REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

 

VLERESIMI DHE REKOMANDIMET MBI VEPRIMTARINE E ZYRES SE AVOKATIT TE POPULLIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

 

 

Pergatitur nga:

 

ALECK H. TRAWICK, Q.C., FCIArb

 

11 Tetor 2001

 

 

(pjese nga raporti)

 

 

HYRJE

 

          Ky vleresim eshte prezantuar nga Aleck H. Trawick, Q.C., FCIArb, praktikues i ligjit ne Calgary, Alberta, Canada, ish Ombudsman i Provinces se Albertes (1987 - 1989). Zyra e Ombudsmanit te  Provinces se Albertes eshte me e vjetra ne Kanada dhe eshte financuesja  dhe mbeshtetesja teknike me e madhe  e Institutit Nderkombetar te Ombudsmanit, qe ndodhet ne Universitetin e Albertes ne Edmonton, Alberta. Legjislacioni i Ombudsmanit ne Alberta ndan shume karakteristika te perbashketa me legjislacionin per juridiksionin e Ombudsmaneve te tjere perfshire ketu edhe Shqiperine. Popullsia e Shqiperise dhe permasat  dhe shtrirja e veprimtarise se Zyres se Avokatit te Popullit nuk jane pangjashme me ato te Provinces se Albertes.

 

Une jam perzgjedhur dhe mbeshtetur per kete vleresim nga Shoqata e Juristeve Amerikane per Inisiativen Ligjore  te Europes Qendrore dhe Lindore (“CEELI”).

 

 

 

* * *

 

Vezhgimi

 

 

Jam impresionuar shume me cilesine e personelit si dhe me arritjet e Zyres se Avokatit te Popullit sikurse eshte pasqyruar ne Raportin Vjetor. Per nje institucion te ri (te panjohur me pare) te arrish kete shkalle progresi ne kete faze eshte e paprecedente, sipas experiences time. Stafi ne menyre unanime e lavderon  Dr. Dobjani  per energjine dhe perpjekjet e tij ne drejtimin  dhe çuarjen e Zyres se Avokatit te Popullit drejt progresit. Mbeshtetja nga Danimarka  dhe zyra daneze e Ombudsmanit ka qene shume bujare dhe e pakufi, qe ka lehtesuar ndertimin e Zyres se Avokatit te Popullit dhe ka  mbeshtetur  punen e kesaj Zyre. Takimi qe une pata me   Z. Dobjani dhe stafin e tij me ka bindur  se ata jane  te afte dhe te dedikuar ne pune. Me pak me teper asistence  (si poshte shenuar) dhe me pak me shume eksperience, kam besim se Avokati i Popullit do te ece perpara dhe do te behet shtylla kryesore  e ndertimit te demokracise ne Republiken e Shqiperise.

 

         

REKOMANDIMET

 

Zyra

 

Zyra eshte e paster, e mire ventiluar dhe e mire pajisur, si dhe  shume me lart standarteve  te zyrave qe gezojne departamentet qeveritare ne Tirane, ato  qe une vizitova. Gjithe stafi ka akses ne kompjuter siç kerkohet te jete. E gjithe kjo eshte kryesisht ne saje te bujarise se qeverise daneze. Megjithate,  veprimtaria e kesaj Zyre  do te rezultonte me e mire nese do te besheshin permiresimet e meposhtme:

 

a)      Komisioneret kane nevoje per zyra te veçanta qe te punojne ne menyre eficente dhe te takojne individualisht ata qe kane nen mbikqyrje.

 

b)     Zyra ka vetem nje dhome takimesh per t’u takuar me ankuesit; me shume dhoma jane te domosdoshme (shiko me poshte).

 

c)     Nuk ka hapesire per recepsionin me perjashtim te  nje ndenjese  te vogel, ne te hyre te Zyres, per ankuesit  qe presin. Hyrja ne institucion realizohet  me paraqitjen e secilit para kameres vendosur jashte deres kryesore dhe me hapje nga brenda. Nderkohe qe duhet te kete nje sigurim te domosdoshem, duhet edhe te planifikohet nje sistem me i mire  per te terhequr ankuesit.  Nje dhome e veçante per pritjen e popullit  (ideale  ne katin e pare) ku ankuesit mund te ulen ne menyre te kenaqshme, duke patur mundesine te shohin edhe posterat apo broshurat qe  flasin per veprimtarine e Avokatit te Popullit. Eshte e rendesishme qe njerezit te mos krijojne impresionin  qe ata duhet te qendrojne jashte  dhe te presin te hyne  tek nje tjeter burokraci zyre shteti. Imazhi i mirepritjes  se te gjithe ankuesve, pa dallim sa te perulur jane, eshte nje karakteristike shume e rendesishme  e Zyres se Ombudsmanit.

 

d) Avokati i Popullit sapo ka marre  ne perdorim nje dhome takimesh ne  bodrumet e nderteses, e cila perdoret per  te marre ankesat gojore dhe per te takuar ankuesit. Nje zgjerim i kesaj siperfaqeje sipas nje planifikimi te caktuar do te donte nje kohe te gjate per te permbushur rekomandimin e mesiperm.

 

e)  Duhet te instalohet nje sistem UPS kur Zyra te kompjuterizoje sistemin e ankesave per te shmangur  keshtu çdo fshirje informacioni qe mund te vije nga mungesa e furnizimit  me energji elektrike ne Tirane. Sikurse  kuptova nga Z. Lleshi,  ky system parashikohet brenda fondit qe levrohet nga asistenca e Danides.

 

 

Personeli

 

a)  Zyra duket te kete nje staf te mjaftueshem ne raport me numrin e ankesave  por organizimi dhe procedura e trajtimit te ankesave         (shiko  me poshte Ankesat jashte Juridiksionit) mund te kene nevoje per disa ndryshime per ta bere ngarkesen e punes te  perpunohet ne menyre me eficente.

 

 

b)    Secili seksion ka  numer stafi te barabarte, d.m.th, çdo Komisioner ka 5 ndihmes-komisionere, por ngarkesa e punes nuk eshte shperndare po ne menyre te barabarte. Shperndarja e fushave ankimuese ndermjet te tre Komisionereve, percaktuar sipas Ligjit per Avokatin e Popullit,  nuk ishte bazuar, sipas Z. Leka,  ne ndonje projekt parashikues per ngarkesen e punes. Megjithate vihet re  qe numri i ankesave  nuk eshte tregues per kohen qe nevojitet apo veshtiresite ne zgjidhjen e tyre. Eshte e rekomandueshme qe  caktimi i ndihmes komisionereve prane  tre Komisionereve  dhe mundesia qe disa prej tyre  te punojne me dy apo me shume komisionere  ne varesi te ngarkeses se punes, duhet te analizohet pikerisht ne baze te nevojes.

 

c)     Ndihmes-komisioneret jane te gjithe juriste. Kjo mund te çoje ne nje rezultat me teper legalistik dhe me pak praktik ne fusha te caktuara. Standartet e vleresimit te Ombudsmanit per veprimet administrative nuk jane vetem legalistike por perfshijne gjithashtu mendimin  se çfare konsiderohet e drejte dhe e pershtatshme. Megjithese Ombudsmanet Europiane kane rekrutuar pergjithesisht vetem juriste, 10 Ombudsmanet kanadeze dhe Zyrat e Ombudsmaneve  ne Australi dhe Zelanden e Re kane  punesuar specialiste,  eksperienca  dhe edukimi i te cileve  mund te lidhet ngushte me  natyren e ankeses- d.m.th nje llogaritar, nje gazetar apo nje ish officer policie. Shumica e ketyre Zyrave psh, tani punesojne nje specialist te  burimeve njerezore  si  investigues, per shkak te numrit te madh te ankesave  nga vete sherbimi publik per praktika pune te padrejta, ngacmime etj.  Une vura re se Avokati i Popullit tani po merr ankesa te tilla siç marrin te gjitha Zyrat e  Ombudsmaneve ne bote. Ligjshmeria  dhe praktikat e drejta  nuk jane gjithmone e njejta gje dhe nganjehere  jane ne kundershtim me njera tjetren. Standartet ligjore  mund te ruhen nepermjet miratimit qe  Avokati i Popullit dhe Komisioneret i bejne çdo rekomandimi qe del nga Zyra.

 

 

d)    Shume nga ndihmes-komisioneret jane rekrutuar ne saj te eksperiencave te tyre te meparshme  me  departamentet qeveritare te investiguara. Kjo gje mund te sjelle  rezultate te shpejta  ne disa raste  por  mund te sjelle ne raste te tjera rezultate me pak te kenaqshme, keshtu qe duhet te kete nje monitorim te drejtperdrejte. Avantazhi shpresojme te jete kredibiliteti  qe ndihmes-komisioneri ka me ish departamentin e tij; disavantazhi mund te jete  tendenca per te mbrojtur ish koleget ose  ato praktika qe ai vete ka perdorur kur ishte aty i punesuar. Avokati i Popullit vete duhet te siguroje te ruhet nga nje skepticizem i shendetshem  ne investigimin e te gjitha ankesave.

 

 

e)     Ndihmes-komisioneret jane tashme te specializuar per fusha te veçanta te ankesave  brenda juridiksionit te Komisionerit te tyre, me  fleksibilitet ne varesi te ngarkeses se punes. Sipas eksperiences  se shumices se Zyrave te Ombudsmaneve,  ndihmes-komisioneret duhet te levizin ne baze te nje rotacioni te perseritur (ndofta nje here ne dy vjet) per te shmangur lodhjen rutine qe ne vetvete eshte armiku i investigimit per drejtesi dhe ligjshmeri. Kjo gjendje shfaqet ne ndonje Zyre edhe brenda skemes se rotacionit,  dhe kjo eshte arsyeja  qe ne shumicen e ligjeve per Ombudsmanin, Ombudsmanit i jepet diskrecion i plote per punesimin e stafit te tij. Prandaj Avokati i Popullit duhet te jete vigjilent persa i perket rekomandimeve pozitive apo vendimeve se ankesat jane te pabazuara.

 

f)  Stafi eshte i shqetesuar per kompjuterizimin ne te ardhmen dhe     bisedojne per te ruajtur si rezerve sistemin manual. Kjo nuk eshte  produktive. Zyra duhet te siguroje  qe Departamenti i Informacionit Teknologjik (IT) te jete plotesisht i familjarizuar  dhe i trajnuar per zbatimin e hardware dhe software  te domosdoshme  per sistemin kompjuterik ne menyre qe t’i jape  ndihme te menjehershme stafit e te forcoje besueshmerine e tyre ne kete system. Do te ishte e nevojshme  eksperienca e personave te veçante  me njohuri per hardware dhe software.   Nje pjese e madhe e punes se Zyres se Ombudsmanit eshte  mbledhja, ruajtja dhe rregullimi i informacionit lidhur me investigimin. Eshte shume e rendesishme qe kompjuterizimi ne te  ardhmen te procedoje me sukses.

 

 

 

 

Ndertimi i Besimit - Fitimi i Respektit dhe Besueshmerise nga Institucionet qe investigohen

 

 

a)  Zyra e AP si te gjithe zyrat e ombudsmaneve ndeshet me indiferencen, mungesen e pergjigjes dhe ndonjehere  me ndonje provokim  juridik nga organizmat qe investigohen. Te gjitha keto Zyra shprehin here pas here   irritimin e tyre per keto çeshtje. Historia e Zyrave te Ombudsmanit ne te gjithe boten  pasqyron keto probleme. Shqiperia nuk eshte e vetme ne kete drejtim dhe me te vertete ka bere progres te dukshem brenda nje kohe te shkurter te veprimtarise se saj.

 

b)  Problemi i lartpermendur  luftohet me mire  nepermjet nje bashkepunimi       parimor  me Institucionet qe investigohen dhe qe  tashme  eshte bere praktike e punes  ne Zyren e Avokatit te Popullit.

 

 

1.     Hapi i pare eshte negocimi  per nje protokoll te shkruar me organet qe rregullojne çeshtjen e ankesave. Kjo ne vetvete  ka veshtiresi. Megjithate nje protokoll i tille eshte  bere per shembull me Drejtorine e Burgut te Tiranes qe te lejohen vizitat investiguese (kjo nuk eshte e parashikuar ne Ligjin e Avokatit te Popullit) (shiko me poshte), dhe me Kryeprokurorin e Rrethit te Tiranes.  Me shume duhet te behet ne kete drejtim  dhe perpjekja  e Avokatit te Popullit per t’i bindur moralisht, sikurse shihet ne keto raste, duhet te vazhdoje.

 

2.     Zyra e Avokatit te Popullit ka vene re se ne disa qeverisje lokale  problemi eshte sistematik. Ata nuk kane ne dispozicion as staf, as lehtesira apo ndonje keshillim ne menyre qe te merren me ankesat. Zyra e Avokatit te Popullit po punon ne vazhdimesi me keto organe  per te asistuar  kur ankesa kalon pa pergjigje. Ky eshte  nje hap i rendesishem por i vogel  per ndertimin e besueshmerise.

 

3.     Ne rastet kur  ndeshesh  me kryenecesine, procesi i lodhshem dhe i ngadalshem i ndjekjes  se çeshtjes, ne pritje te pergjigjes, qe vijon me kalimin e çeshtjes tek Komisioneri apo vete Avokati i Popullit qe per te marre pergjigjen nderhyjne tek nivelet me te larta te departamentit qeverises i perfshire ne kete çeshtje, duhet te vazhdoje te ndiqet rast pas rasti. Ky proces i lodhshem nuk eshte i pazakonte per asnje Zyre Ombudsmani.

 

4.     Avokati i Popullit duhet te tregohet i gatshem t’i drejtohet shtypit ne rastet kur pergjigja e kerkuar nuk vjen, meqenese kjo eshte nje arme e rendesishme qe e perdor Avokati i Popullit. Megjithate, ne procesin e ndertimit te besimit kjo alternative duhet perdorur vetem mbasi te gjitha masat e nje presioni te vazhdueshem  nuk kane dhene asnje rezultat.

 

5.      Mund te kete ndonje  mundesi ndihmese nga Grupi i Miqve te Avokatit te Popullit per kete çeshtje, pasi  realizueshmeria e Institucionit te Avokatit te Popullit shikohet nga Keshilli i Europes si nje gje e rendesishme per forcimin e institucioneve demokratike ne Shqiperi. Do te ishte ndihmuese nje ankese qe mbeshtetet nga nje OJQ e rendesishme apo nje Ambasade Europiane lidhur me kryenecesine e nje departamenti te caktuar.

 

6.     Se fundi, Ligji per Avokatin e Popullit mund te doje te forcohet ne kete drejtim. Legjislacioni i Ombudsmanit Danez ne Nenin 19(3) permban te drejten e thirrjes ne proces gjyqesor  per te arritur te marre nje pergjigje te nje investigimi. Akti i Ombudsmanit te Albertes permban kete te drejte (Seksioni 17) te drejten e hyrjes ne ambjentet e zyrave dhe te kontrollit    (Seksioni 20) dhe e konsideron si kundervajtje mosbashkepunimin (Seksioni 30). Akti i Avokatit te Popullit mund te doje te fuqizohet ne Nenin 22 me qellim qe t’i jape Avokatit te Popullit autoritet legjislativ qe te marre pergjigjet dhe te perfundoje investigimet.

 

 

Akses Konfidencial me  Avokatin e Popullit dhe Investigimet

 

 

a)  Dy temat e mesiperme jane te nderthurura, d.m.th Avokati i Popullit ka shprehur irritim qe nuk ka te drejte sipas ligjit te Avokatit te Popullit te beje inspektime  p.sh. ne burgje dhe spitale psikiatrike. Kjo eshte e lidhur me  mungesen e te drejtes  se individeve te mbyllur ne keto institucione, per te bere ankesa konfidenciale me shkrim Avokatit te Popullit te cilat te mos ju hapen dhe te mos nderhyet ne to.

 

b) Sikurse eshte permendur me siper, leja per te inspektuar ne burgje  eshte marre me protokoll si psh ajo midis Drejtorise se Burgut te Tiranes  dhe Avokatit te Popullit. Megjithate, ky protokoll nuk parashikon konfidencialitetin e komunikimit me te burgosurit dhe korrespondenca qe del nga burgu kontrollohet nga zyrtaret e burgut.

 

c) Çfare me siper eshte thene, nxjerr ne pah nje problem serioz, dmth zor se mund te kete ankese  lidhur me trajtimin ne keto institucione ne qofte se ankesa duhet te kaloje  nepermjet stafit institucional dhe ku i burgosuri  do te behet subjekt i masave ndeshkimore per kete.

 

d)  Shumica e legjislacioneve te Ombudsmaneve permbajne si te drejten e inspektimit ne keto ambjente ashtu  edhe  te drejten e patjetersueshme per te komunikuar  konfidencialisht me Zyren e Ombudsmanit. Psh. Neni 13(1) i legjislacionit te Ombudsmanit Danez parashikon  te drejta te tilla sikurse edhe Seksioni 13 i Aktit te Albertes.

 

e)  Ne veme re se ne kerkesen e tij te koheve te fundit drejtuar Kuvendit te Republikes se Shqiperise per amendimin e Ligjit te Avokatit te Popullit, Avokati i Popullit  ka kerkuar te drejten e inspektimit ne amendim te Nenit 19/1.  Ne mendojme  se amendimi duhet  te shkoje me tej dhe te permbaje gjithashtu nje procedure per sigurimin e konfidencialitetit te ankeses. E drejta per inspektim ne vijim te nje ankese sikurse kerkohet nga Neni 19/1 nuk do te ishte i dobishem neqoftese Avokati i Popullit  nuk mundet thjesht te hyje dhe te marre ankesen brenda institucionit.

 

f)  Shumica e Institucioneve te Ombudsmanit   qe kane juridiksion mbi burgjet dhe spitalet psikiatrike apo vendeve te tjera ku  njerezit jane te privuar nga liria, veprojne si me poshte shenuar, gje qe ne e rekomandojme Avokatin e Popullit ta marre ne konsiderate:

 

1.     Nje sistem posterash ne cdo institucion  per te vene ne dijeni te burgosurit mbi ekzistencen e Avokatit te Popullit dhe  çfare ai ben.

 

2.      Zarfe ne dispozicion ku mund te futen ankesat konfidenciale.

 

3.     Nje numer telefoni pa pagese (shih me poshte gjithashtu) qe ju lejon te burgosurve  te kontaktojne verbalisht Avokatin e Popullit ne çdo kohe.

 

4.     Vizita te rregullta ne instituconet qe kane treguar te kene patur probleme ne te shkuaren, me nje shoqerues publicitar per viziten e Ndihmes Komisionerit, keshtu qe  njerezit mund te takohen me te dhe te bejne ankesat e tyre verbale.

 

 

 

Publikimi dhe Aksesi  me Zyren e  Avokatit te Popullit

 

a) Pervec sugjerimeve te bere me lart lidhur me  hapesiren e recepsionit te Zyres, dhe per t’i dhene mundesine  atyre qe ju eshte kufizuar liria neper institucione qe te kontaktojne lirisht me Zyren e Avokatit te Popullit,  behen me tej sugjerimet e meposhtme:

 

b) Aksesi telefonik  per Avokatin e Popullit  ende nuk eshte mire planifikuar dhe  i zbatueshem. Eshte e vertete qe kur i telefonon kesaj Zyre nuk behet identifikimi si Zyra e Avokatit te Popullit dhe  nuk vjen nga telefoni asnje pergjigje ndihmuese. Nganjehere telefoni nuk ka pergjigje fare. Duhet vendosur nje menyre protokollare qe  personi qe pergjigjet ne telefon te identifikoje qartesisht qe eshte Zyra e Avokatit te Popullit dhe qartesisht te ftoje dhe ndihmoje telefonuesit  drejt sherbimeve te Zyres. Shumica e Zyrave te Ombudsmaneve kane numra telefoni pa pagese kudo ku ata kane juridiksion keshtu qe  telefonatat mund te behen nga kudo dhe pa kosto. Une jam vene ne dijeni se  kjo eshte krejt e mundur te behet edhe ne Shqiperi dhe  me permiresimin e vazhdueshem te komunikimit  me telefon pa pagese, kjo duhet te konsiderohet me prioritet.

 

c) Lidhur me njohjen e Zyres brenda Shqiperise dhe brenda institucioneve qeveritare, Avokati i Popullit ka bere pune te shkelqyer koordinuar me median lokale dhe broshurat qe Zyra vete i ka pergatitur, si ato te formes se gjate  qe shpjegojne  historine e Zyres  dhe Zyren vete ashtu edhe broshuren e shkurtuar qe shpjegon  çfare kjo Zyre ben dhe sugjeron se njerezit qe  kontaktohen ne kete Zyre jane  profesionalisht te pergatitur dhe te dobishem.

 

Me poshte jane dhene disa sugjerime  qe mund te ndihmojne  per punen e metejshme,   per publicitetin dhe aksesin:

 

1.     Media ka qene bashkepunuese ne publikimet lidhur me Zyren e Ombudsmanit nderkohe qe ata mund t’i kishin perqendruar keto publikime mbi rastet qe mund te çonin drejt nje reputacioni te keq. Megjithate, media  ne Shqiperi, si gjithe mediat, nuk jane shume te interesuara te shkruajne thjesht pershkrime mbi nje institucion. Shume  juridiksione Ombudsmanesh  bejne reklama  per te bere te njohur tek njerezit Zyren e Ombudsmanit  (nepermjet emisioneve ne radio dhe TV, neper gazeta, programe te aksesueshme nga publiku apo duke paguar per reklama ne media). Ne Shqiperi, sikurse jam vene ne dijeni, televizori eshte mjeti universal per t’u pare dhe gazetat jane “ushqim per t’u ngrene”. Te dyja keto media duhet te konsiderohen nga Avokati i Popullit per reklama te drejtperdrejta.

 

2.     Sikunder eshte rasti ne shumicen e juridiksioneve ku popullsia eshte e shperndare neper disa qytete te medha, qytete te vogla dhe krahina, Avokati i Popullit ka menduar per zyra satelit. Shume Ombudsmane kane perjetuar rezistencen e qeverive per te financuar zyrat satelite, pasi keto jane pare si shpenzime te panevojshme. Nje opsion qe Ombudsmani i Albertes ka perdorur per shume vjet  eshte organizimi i udhetimeve ne zonat rurale me publicitet paraprak, shpesh te perqendruar ne nje prezantim publik ne nje klub sherbimesh lokale, ne nje organizate fetare etj, e kombinuar kjo e  me nje dite marrjesh ankesash ne nje vendodhje  te bere te njohur me pare. Nje vizite e tille duhet te paraprihet duke siguruar qe publikimet e Ombudsmanit te jene  vene ne dispozicion te njerezve dhe nje poster te jete vendosur ne vende strategjike  si ne zyren e postes, zyrat e pushtetit lokal etj. Keto vizita  mund te kombinohen gjithashtu  me  nje vizite ne administraten lokale per ta informuar ate  mbi juridiksionin e Ombudsmanit per  investigimin e ankesave dhe per te vendosur lidhjet me nje person kontakti  nese ka ndonje ankese qe kerkon investigim ne ate zone.

 

3. Nje menyre tjeter efektive  qe shume Institucione te Ombudsmanit e perdorin eshte te takosh dhe te  shperndash informacion  tek grupet e ndryshme  te Legjislatures per te bere me dije perfaqesuesit (dhe me shprese edhe zonen e tyre elektorale) lidhur me funksionet e  Ombudsmanit dhe çfare ai mund te beje  per te ndihmuar ankuesit e zones se tyre. Anetaret e zgjedhur ne çdo juridiksion ndajne se bashku nje karakteristike dhe pikerisht qe  duhet te demonstrojne  disa aftesi per te ndihmuar votuesit e tyre me qellim qe te rizgjidhen. Zyra e Ombudsmanit mund te ishte shume e dobishme  ne ndihme te zyrave ne zonat elektorale qe ato te kene akses ndaj sherbimeve te qeverise dhe sigurisht ka edhe fuqi investiguese qe asnje deputet individualisht nuk e disponon. Eksperienca ime  eshte qe te realizohet nje sesion i tille  me secilin grup dhe perfaqesues te tij ne fillim te  sesionit te ri legjislativ krijojne  nje publicitet shume te mire per Zyren, krijojne miredashjen e  deputeteve kur  probleme ne zonat e tyre elektorale zgjidhen nga Zyra e Ombudsmanit. Kjo dashamiresi eshte ndonjehere shume e dobishme kur kerkon me shume mbeshtetje per Zyren si psh. rritje te buxhetit, amendime legjislative etj. Duhet te theksohet  se procesi i berjes me dije  duhet te jete i paanshem per te gjitha partite, pa asnje favorizim ndaj partise ne pushtet, ne menyre qe te kete puna sukses.

 

 

* * *

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.