Republika e Serbise, Provinca Autonome e Vojvodines

OMBUDSMANI I VOJVODINES

___________________________________________________________________________

 

Novi Sad 11 maj 2005

 

Prof.As. Dr. Ermir Dobjani

Avokati i Popullit

 

 

 

I dashur Z. Dobjani,

 

Ne emer te stafit te Ombudsmanit te Provinces Autonome te Vojvodines deshiroj tju shpreh  vleresimin tim  per organizimin e shkelqyer te vizites studimore te delegacionit tone ne Tirane si dhe per bujarine tuaj.

Prezantimi i hollesishem nga stafi juaj mbi zyren e Avokatit te Popullit te Shqiperise , diskutimet per ceshtje te ndryshme qe lidhen me punen e institucioneve tona sikurse dhe vizitat ne institucionet dhe zyrat  e Republikes se Shqiperise, do te kontribuojne patjeter ne permiresimin e cilesise se punes praktike te institucionit tone.

Ne  e konsiderojme kete vizite  si fillimin e bashkepunimit tone te ngushte e te frutshem.Ne vertet besojme se periudha tjeter do te na jape plot mundesira  per shkembim te ideve , strategjive dhe eksperiencave. Ne jemi te sigurt se bashkepunimi yne do te jete nje faktor qe do te ndihmoje ne zhvillimin e institucioneve te Ombudsmanit dhe do te permiresoje respektimin dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne rajon.

Perfitoj nga ky rast te konfirmoje interesin tone per shkembim ekspertesh te zyrave tona sikurse e propozuat ju gjate vizites sone atje. Per shkak te ngarkeses se punes, njeri prej eksperteve tane  mund te qendroje nje jave  ne zyren tuaj ne Tirane, ndersa gjate Korrikut dhe Gushtit koha e qendrimit mund te jete me e gjate, dy jave. Per anetaret e stafit tuaj, koha e qendrimit te tyre ketu mund te jete edhe me e gjate, ne varesi te planeve te zyres tuaj.

           Ishte kenaqesia jone  te ishim mysafiret tuaj ne Tirane dhe besojme qe vizita  te kete qene perfituese per te dy palet.

 

 

                                                                   I juaji sinqerisht

 

                                                                   Petar Teofilovic

                                                 Ombudsmani i Provinces se Vojvodines

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al