|
Raport
Nga
data 19-22 tetor 2004 nje grup nga zyra e Ombudsmanit te
Danimarkes vizitoi institucionin e Ombudsmanit shqiptar ne
Tirane. Qellimi i vizites ishte
ndjekja e zhvillimit pas perfundimit te programit Danida qe mbeshteti
fillimin dhe konsolidimin e Ombudsmanit shqiptar.
Grupi
danez perbehej nga kryetari i grupit Jens Olsen, Drejtor i
marredhenieve nderkombetare dhe Z. Christian Moller, menaxher i
teknologjise informatike.
Gjate
vizites u zhvilluan nje varg takimesh dhe diskutimesh.
Permbajtja e tyre eshte permbledhur shkurtimisht me
poshte.
Permbledhje
U
be takimi me Ombudsmanin e Shqiperise, Z. Ermir Dobjani
temat e diskutuara si me poshte:
-
Zhvillimi i institucionit shqiptar dhe impakti i tij ne
shoqerine shqiptare pas 5 vjetesh ekzistence. Nuk ka dyshim qe
institucioni eshte kthyer ne nje faktor te rendesishem,
nepermjet nje perpjekje
shume te vendosur si
per trajtimin e rasteve ashtu edhe per marredheniet me publikun.
Z. Dobjani mbaron mandatin e tij 5 vjecar ne shkurt 2005
dhe do te kandidoje per nje mandat te ri.
Z. Dobjani permendi hapjen e zyrave rajonale si nje
prioritet te mundshem per periudhen tjeter te kohes ne te
ardhmen.
-Marredheniet
me jashte, kohet e fundi
z. Dobjani dhe z. Artur Lazebeu, Shef i Kabinetit, moren pjese
ne nje seminar ne Jordani lidhur me ngritjen e mundshme te
institucionit te ombudsmanit ne Jordani. Institucioni shqiptar
ka qene gjithashtu nje force levizese per nje projekt rajonal qe
perfshin institucionet e vendeve perreth ky projekt eshte
pezulluar perkohesisht por
ka shume mundesi te kthehet ne jete.
Grupi
danez pati nje diskutim te frutshem dhe te gjate me z. Dobjani dhe
z. Lazebeu lidhur me temen e eksportimit te konceptit te
Ombudsmanit, te
mbeshtetjes dhe shkembimit
te experiences me institucione te ngjashme. Mendimi i
grupit Danez eshte shume pozitiv ne konstatimin se si
institucioni shqiptar e ka konsoliduar tashme veten ne ate
menyre sa te jete ne gjendje te ofroje mbeshtetjen dhe
eksperiencen e vet jashte shtetit.
Grupi
danez u takua me
komisioneret e Ombudsmanit shqiptar per te diskutuar nder te
tjera zhvillimin ne numrin e rasteve dhe te tematikave te rasteve.
U diskutuan disa shembuj rastesh. Komisioneret
e informuan grupin danez se perafersisht nje e katerta e
rasteve te perfunduara kane qene zgjidhur ne favor te ankuesit
gje qe ēoi ne nje
shkembim pikepamjesh se si te matesh suksesin e nje institucioni
ombudsmani.
Gjithashtu
u diskutua mbi rastet me iniciative, zhvillimin ne metodat
e punes dhe ēeshtjet e antikorrupsionit.
U
be nje takim me stafin e juristeve ku u shkembyen pikepamje mbi
perceptimin e tyre per punen dhe zhvillimin e institucionit
si dhe per perdorimin e sistemit kompjuterik.
Se
fundi, grupi danez pati nje takim me z. Anastas Leka, menaxherin
e sistemit kompjuterik, ku u diskutuan nje numer tematikash ne
detaje. Ketu perfshihet procedurat e ruajtjes se te dhenave,
kapaciteti i bazes se te dhenave, zhvillimi i sistemit,
strategjia IT, procedurat e prokurimit etj. Gjithashtu u
diskutua nje ēeshtje
ende e paperfunduar qe eshte ajo e mirembajtjes se sistemit.
Shkembimi
i mendimeve dhe keshillimet midis z. A. Leka
dhe institucionit danez kane qene ne vazhdim gjate gjithe
kohes se perfshirjes se
institucionit te ombudsmanit danez ne Shqiperi dhe do te
vazhdojne.
Konkluzioni
Per
mendimin e grupit, misioni
ne Tirane ishte shume i frutshem. Shkembimi i mendimeve
midis te dy institucioneve vazhdon te sherbeje si inspirim dhe
megjithe nje lloj reserve lidhur me
ēeshtjen e buxhetit qe perben nje kerkese, grupi danez
ndan me institucionin shqiptar te njejtin qendrim pozitiv per
punen ne te ardhmen. Ne pritje te rezultatit te zgjedhjes se
Ombudsmanit Shqiptar ne 2005, grupi danez do te vazhdoje te
kerkoje mundesite e bashkepunimit midis institucionit danez dhe
atij shqiptar ne fushen e marredhenieve nderkombetare.
10
nentor 2004
Jens
Olsen Christian
Mųller
|