Drejtuar:
Ministrit
te Mbrojtjes
Zotit
Ismail LLESHI
Tiranė
Duke patur
parasysh interesin e pėrbashkėt pėr forcimin e veprimtarisė sė
Administratės Publike, mbi bazėn e parimeve tė shtetit ligjor, kemi
menduar qė nė bashkėpunim me Institucionin tuaj, tė organizojmė
njė seminar tė pėrbashkėt pėr ankesat dhe kėrkesat ne
lidhje me Forcat e Armatosura dhe nevojat e pėrmirėsimit tė
legjislacionit nė kėto fusha.
Pjesėmarrės
nė kėtė seminar do tė jenė: stafi i Avokatit tė Popullit dhe
stafi juaj. Kurse tė ftuar do tė jenė nga Komisionet e Ligjeve e te
Mbrojtjes nė Parlament, Ministria e Drejtesise, dhe perfaqesues nga
Komandat e Njesive dhe Reparteve Ushtarake, Policia Ushtarake,
Prokuroria dhe OJQ te interesuara etj.
Duke
qenė bashkėorganizatorė, pėrballimi i shpenzimeve do tė bėhet
nga Avokati i Popullit nėpėrmjet Danidės si dhe nga Institucioni
juaj .
Ne
mendojmė se ky seminar duhet pėrgatitur tė mbahet nė Tiranė, pėr
1 ditė, nė 3 mujorin e dyte tė vitit 2001. Megjithatė pėr tė pėrcaktuar
tė gjitha modalitetet e duhura, nga ana jonė ėshtė caktuar
Komisioneri qė mbulon kėto probleme, zoti Jorgo Dhrami.
Duke
besuar se nuk do tė mungojė predispozicioni dhe dėshira juaj per kėtė
aktivitet, lutemi na dėrgoni deri nė datėn 30 Janar 2001 opinionet
tuaja si dhe emrin e pėrfaqėsuesit tuaj pėr realizimin e kėtij
projekti.
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI