Korrespondenca

___________________________________________________________________________

REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

Tiranė, mė 09/03/2004

Nr. K2/F6-3 Prot.

Nr. Dok. 200400297/3

  

Lenda:      Kthim pergjigje

Drejtuar :     Familjareve te viktimes se z. Refat Tozaj

                                                    Selenice

                                                                   V L O R Ė

 

            Te nderuar pjestare te familjes Tozaj !

             Se pari mė lejoni qė edhe njė herė t’ju ngushelloj per humbjen tragjike te njeriut tuaj te aferm, te ndjerit Refat Tozaj.

             Duke patur parasysh kėrkesėn tuaj ne te cilen kerkuat nderhyrjen tone me qellim dėmshpėrblimin per ngjarjen tragjike te ndodhur me daten 23 shkurt 2004 ne minieren e bitumit te Selenices, me pasoje vdekjen dhe tė tė ndjerit Refat Tozaj, ju bej me dije se e drejta e shperblimit te demit eshte nje e drejte kushtetuese qe sanksionohet ne nenin 42/2 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Ajo gjithashtu percaktohet dhe ne nenet 640 e 641 te Kodit Civil ne te cilat thuhet shprehimisht se: “personi qė i ka shkaktuar tjetrit nje dem ne shendetin e tij detyrohet te shperbleje demin duke patur parasysh humbjen ose pakesimin e aftesise per pune te demtuarit, shpenzimet qe jane bere per mjekimin e tij si dhe shpenzime te tjera qe kane lidhje me demin e shkaktuar”.

            Nga ana tjeter ne nenin 61 te Kodit te Proēedures Penale “Padia civile ne proēesin penal”, thuhet se ai qe ka pesuar dem material nga vepra penale, ose trashegimtaret e tij mund te ngrene padi civile ne proēesin penal kunder te pandehurit ose te paditurit civil, per te kerkuar kthimin e pasurisė dhe shpėrblimin e dėmit”.

            Duke konstatuar se kėrkesa juaj ėshtė e drejtė i kam rekomanduar Prokurorit tė rrethit Vlorė pėr ngritjen e padisė civile nė proēesin penal dhe vendosjen e sekuestros nė pronat dhe pasurinė e shoqėrisė franceze tė minierės sė bitumit Selenicė. Por ju a theksojmė se para se tė bėhet kjo gjė duhet qė vetė ju personalisht ose ndonjė avokat privat i caktuar nga ju tė drejtohet nė prokurorinė e Vlorės dhe tė kėrkojė sa mė sipėr.

            Nga ana tjetėr personalisht do t’i drejtohem avokatit Kastriot Brahimnuēaj, kryetar i dhomes sė avokatisė nė Vlorė qė t’ju ndihmojė me asistencė juridike, por gjithsesi kjo varet nga njė marrėveshje qė ju mund tė bėni me ēdo avokat privat qė mund t’ju ofrohet

            Pėr sa mė sipėr lutemi tė njoftoni edhe familjarėt e viktimave dhe minatorėve tė tjerė tė dėmtuar

            Duke besuar nė mirėkuptimin tuaj.

                                                             AVOKATI   I   POPULLIT

                                                                                   Ermir   DOBJANI

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen e njoftimeve

 

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al