REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 160  Prot.                                           Tiranë, më 07/07/2008

   

Lenda:        Mendime per projekt ligjin “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin Nr. 9418 date 20.05.2005 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar, qe ndodhet per shqyrtim e miratim ne Kuvendin e Shqiperise.

       

   

Drejtuar:    Kryetarit te Komisionit Parlamentar per Çeshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut

Z. Fatos BEJA

 

Kryetarit te Komisionit per Ekonomine dhe Financat

Z. Edmond SPAHO

 

Kryetarit te Komisionit per Sigurine Kombetare

Z. Leonard DEMI

                                     Tirane

 

Per dijeni:  Shoqates Kombetare te Ushtarakeve ne Rezerve te Shqiperise

                                       Tirane

  

  

 

Mbi bazen e kerkeses se Shoqates Kombetare te Ushtarakeve ne Rezerve te Shqiperise, Avokati i Popullit studjoi projekt ligjin dhe parashtron si vijon:

Parimi i kushtetutshmerise nenkupton ekzistencen e rendit juridik te mbeshtetur mbi harmonine e ndersjellte te akteve juridike dhe pajtueshmerine e tyre me ligjin themelor te vendit, Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.

Mbi bazen e ketij parimi te gjithe aktet e tjera juridike, duhet te jene ne pajtim me Kushtetuten si akti me i larte juridik.

Nisur nga ky parim dhe mbi bazen e kerkeses se drejtuar nga ana e Shoqates Kombetare te Ushtarakeve ne Rezerve, me ane te vendimit nr.9 date 26.02.2007, Gjykata Kushtetuese ka vendosur: “Shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te neneve 1, 2 ( pika 5 dhe 6 , 7, shkronja a, b) dhe 9, te Ligjit nr.9481 datë 16.02.2006 “Per disa ndryshime ne Ligjin nr.9418 date 20.05.2005 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve të Forcave te Armatosura ne Republiken e Shqiperise“.

Duke qene se nenet e sipercituara te Ligjit “Per disa ndryshime ne Ligjin nr.9418 date 20.05.2005 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te forcave te Armatosura ne Republiken e Shqiperise“, jane shfuqizuar tashme, Qeverise dhe Kuvendit te Shqiperise i mbetet detyra qe nepermjet realizimit te proçesit ligjvenes, te miratojne dispozitat e reja ligjore qe detyrimisht duhet te vijne ne perputhje me percaktimet e dhena ne vendimin nr.9 date 26.02.2007 te Gjykates Kushtetuese.

Ky detyrim ligjor nuk eshte permbushur ende, ndonese ka kaluar nje periudhe prej 18 muajsh nga dita e shpalljes se vendimit te Gjykates Kushtetuese.

Nderkohe, se fundmi jemi njohur me projekt ligjin “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin Nr. 9418 date 20.05.2005 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar, dhe relacionin e tij shpjegues, qe Keshilli i Ministrave i ka propozuar per shqyrtim e miratim Kuvendit te Shqiperise.

Duke analizuar relacionin shpjegues te ketij projekt ligji konstatojme se:

Relacioni shpjegues, nuk perputhet me dispozitat e dhena ne vete projekt ligj. Ne relacion gjejme te pasqyruar perpjekjet per te shpjeguar se ne projekt ligj jane permbushur kerkesat e vendimit te sipercituar te Gjykates Kushtetuese, por nga studimi i projekt ligjit nuk rezulton keshtu, pasi nuk gjenden dispozita te posaçme qe evidentojne kete gje. Si ne kete relacion, ashtu edhe ne kete projekt ligj, nuk jane pasqyruar drejte dhe ne menyre eksplicite kerkesat e Vendimit te Gjykates Kushtetuese.

Relacioni shpjegues nuk paraqet perpjekje serioze dhe korrekte per te shpjeguar plotesimin e detyrimit qe rrjedh nga vendimi i Gjykates Kushtetuese. Ne te konstatohet vazhdimi i cenimit te parimit te sigurise juridike, pasi ne projekt ligjin e dhene, vazhdon te ulet masa e pensioneve te ushtarakeve ne raport me ate te percaktuar ne Ligjin nr.9418 date 20.05.2005 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura ne Republiken e Shqiperise”.

I vetmi rregullim qe del qarte ne relacionin shpjegues te ketij projekt ligji, eshte ai i njohjes si vjetersi sherbimi per efekt te pensionit suplementar  si ushtarak, e te gjithe kohes se denimit apo internimit per motive politike.

Ne relacionin shpjegues, lidhur me problemin e diferencimit te ushtarakeve, behet arsyetimi se cili eshte shkaku per kete diferencim. Ky arsyetim eshte se ushtaraket aktuale perveç te drejtes per te perfituar pension ne nje moshe me te madhe, derdhin edhe nje kontribut 2% te pages bruto.

Pra qendrimi i relacionit edhe ne kete pike eshte i gabuar po te ballafaqohet me vendimin e Gjykates Kushtetuese, i cili dispoziten qe ka bere kete diferencim e shpall antikushtetuese dhe per rrjedhoje nuk le shteg per qendrime ekuivoke.

Vendimi i Gjykates Kushtetuese ka trajtuar si te papajtueshme me Kushtetuten ndarjen e ushtarakeve ne dy grupe, per efekt te trajtimit me pension te parakohshem per vjetersi sherbimi ne rast punesimi, ashtu siç parashikohet ne nenin 1, te Ligjit nr.9481 date 16.02.2006 “Per disa ndryshime ne Ligjin nr.9418 date 20.05.2005 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura ne Republiken e Shqiperise”.

Gjithashtu eshte trajtuar si e papajtueshme me Kushtetuten pagesa nga buxheti i shtetit ne nivelin e pages minimale te kontributeve te sigurimeve shoqerore te detyrueshme, per periudhat kur ushtaraket jane trajtuar financiarisht si ushtarake ne reforme, si dhe fillimi i efekteve financiare nga data 15.04.2006 dhe jo nga data 1.01.2006, ashtu siç e parashikonte Ligji nr.9418 date 20.05.2005.

Gjykata Kushtetuese ka pranuar se ligji i kundershtuar duhej nxjerre jo per te bere dallime ndermjet ushtarakeve qe kane sherbyer para dhe pas vitit 1991, por per te siguruar funksionimin e rregullt te Forcave te Armatosura, ne kushtet e reja ekonomiko-shoqerore te sistemit te ekonomise se tregut.

Sa me siper, sugjerojme qe ne projekt ligj te gjeje pasqyrim korrigjimi i ketyre papajtueshmerive, te reflektuara ne nenet 1, 2 ( pika 5 dhe 6 , 7, shkronja a, b) dhe 9, te Ligjit nr.9481 datë 16.02.2006 “Per disa ndryshime ne Ligjin nr.9418 date 20.05.2005 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura ne Republiken e Shqiperise“.

Duke analizuar permbajtjen e dispozitave te dhena ne projekt ligj, konstatohet se:

1.Ne pikat 1 dhe 2 te nenit 8, te Ligjit nr.9418 date 20.05.2005 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise” te ndryshuar, parashikohet se:

“-Paga referuese, per efekt te perfitimeve nga ky ligj, perbehet nga paga baze mujore per grade, sipas viteve te sherbimit, se bashku me shtesat, qe perfiton ushtaraku i se njejtes grade ne çastin e lindjes se te drejtes se perfitimit.

-Per ushtarakun, qe ka dale ne rezerve ose ne lirim, para apo pas dates se shtrirjes se efekteve financiare te ketij ligji dhe e drejta per te perfituar i lind pas kesaj date, paga referuese per efekt te perfitimeve nga ky ligj perbehet nga paga baze, se bashku me shtesat qe ka ushtaraku aktiv, ne po ate funksion ose grade, ne çastin qe i lind e drejta per te perfituar”.

Sipas nenit 2 te projekt ligjit, ne nenin 8 pas pikes 3, shtohet nje pike me kete permbajtje:

“Per efekt te perllogaritjes se pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi, paga referuese perbehet nga paga baze se bashku me shtesat qe perfitohen nga ushtaraku i te njejtes grade ne momentin e lindjes se te drejtes per pension dhe perllogaritet si mesatare e pagave referuese sipas viteve te qendrimit per çdo grade apo funksion. Rregullat e perllogaritjes se pages mesatare referuese per gjithe karjeren percaktohen me VKM”.

Problemi qe evidentohet ne formulimin e dhene ne kete nen te projekt ligjit, eshte togfjaleshi “ne momentin e lindjes se te drejtes per pension”, i cili faktikisht ne ligj percaktohet “ne çastin e lindjes se te drejtes se perfitimit”.

Per korrektesi te definicionit te dhene shprehimisht ne ligj, gjykojme se duhet te zevendesohet togfjaleshi i projekt ligjit, me ate te dhene shprehimisht ne ligj.

2.Sipas projekt ligjit, ne piken 1, te nenit 3 te tij percaktohet se:

“-Ne nenin 12 pika tre ne fund shprehja “te indeksuara ne koeficentin e indeksit te pensioneve”, te zevendesohet me shprehjen “e indeksuar me koeficentet e indeksimit te bazes se vleresuar”.

Ne piken 3, te nenit 12 te Ligjit nr.9418 date 20.05.2005 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te
Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise” te ndryshuar, parashikohet se:

“Periudha e trajtimit me pagese kalimtare, per efekt te zbatimit te Ligjit nr.7703 date 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore ne RSH”, njihet si periudhe sigurimi. Kontributi per keto kategori perballohet nga Buxheti i Shtetit dhe derdhet mbi bazen e pages referuese, mbi te cilen eshte llogaritur pagesa kalimtare, por, ne çdo rast, brenda kufijve te pages minimale dhe maksimale, te indeksuar me koeficentet e indeksit te pensioneve”.

Pikepyetja qe shtrohet me kete ndryshim te percaktimit qe kerkohet te behet sipas projekt ligjit, eshte nese koeficenti i indeksimit te bazes se vleresuar, ne krahasim me percaktimin e dhene “koeficentet e indeksit te pensioneve”, perben, apo passjell cenim te parimit kushtetues te sigurise juridike, apo jo. Sikunder eshte shprehur ne vendimin nr.9 date 26.02.2007 te Gjykates Kushtetuese; “Si rregull, nuk mund te mohohen interesa dhe pritshmeri te ligjshme te qytetareve nga ndryshimet ne legjislacion dhe shteti duhet te synoje te ndryshoje nje situate te rregulluar me pare vetem nese ndryshimi sjell pasoja pozitive, konkretisht trajtim me te mire financiar per subjektet perfituese”.

Nese koeficenti i indeksit te pensioneve eshte me i larte se ai i indeksimit te bazes se vleresuar, sikurse jepet ne projekt ligj, atehere kemi te bejme me cenim te parimit kushtetues te sigurise juridike. Gjykojme se percaktimi i bere ne projektligj, duhet te analizohet ne kete fryme dhe ne perputhje me vendimin e sipercituar te Gjykates Kushtetuese.

3.Ne piken 2, te nenit 3 te projekt ligjit, thuhet se:

“Shtohet pika 4 me kete permbajtje: Per te gjithe ushtaraket qe kane dale ne rezerve a ne lirim periudha e trajtimit financiar sipas vendimeve te KM nr.225 date 29.05.1992 dhe nr.7 date 10.01.1996, njihet si periudhe sigurimi per efekt te zbatimit te Ligjit nr.7703 date 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore ne RSH”. Kontributet llogariten ne baze te pages mbi te cilen eshte llogaritur trajtimi financiar, e indeksuar me koeficentin e indeksimit te bazes se vleresuar per te gjithe periudhen. Fondet per pagesat e kontributeve jepen nga buxheti i shtetit ne vartesi te numrit te personave qe perfitojne pension. Paga mbi te cilen eshte llogaritur trajtimi financiar, kur zgjidhet nga ushtaraku, merret edhe si page bruto per efekt te llogaritjes se pensionit te pleqerise dhe pensionit suplementar.

Menyra dhe kriteret e zbatimit te kesaj pike percaktohen me VKM”.

Nderkohe ne piken 6, te nenit 14 te Ligjit nr.9418 date 20.05.2005 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise”, thuhet qe;

“Periudha 1.07.1992 deri 31.12.1998, per ushtaraket e dale ne reforme njihet periudhe sigurimi per efekt te pensionit te plote te pleqerise. Kontributet per kete periudhe derdhen nga Buxheti i Shtetit, ne baze te pages referuese nga çasti kur ka lindur kjo e drejte. Menyra kushtet dhe kriteret e zbatimit te kesaj pike percaktohen me vendim te KM”.

Gjykojme se eshte e pakuptueshme ne menyren se si eshte dhene percaktimi ne projekt ligj, se; “Paga mbi te cilen eshte llogaritur trajtimi financiar, kur zgjidhet nga ushtaraku, merret edhe si page bruto per efekt te llogaritjes se pensionit te pleqerise dhe pensionit suplementar”??. Nga ana tjeter, shtesa e propozuar ne projekt ligj, ne thelb perben nje perseritje te zgjeruar te pikes 6, te nenit 14 te Ligjit nr.9418 date 20.05.2005, me perjashtim te percaktimit qe eshte theksuar me lart.

4.Ajo çka bie ne sy ne permbajtjen e nenit 5 te projekt ligjit eshte se, ndryshon nenin 14 te Ligjit nr.9418 date 20.05.2005, ne keto momente:

-         referon nenin 13 te ndryshuar sipas projekt ligjit, si kusht per percaktimin e mases se pensionit te parakohshem.

-         shtohet nocioni i pages referuese mesatare.

-         masa e pensionit te parakohshem zvogelohet nga maksimumi, katerfishi i pensionit baze (sipas nenit 14 ekzistues ne ligj), ne dyfishin e pensionit baze. E njejta llogjike me nje shtese prej 2% te pensionit maksimal per çdo vit qe ushtaraku ka paguar kontribute shtese, ndjek percaktimin e bere ne germen ii, te projekt ligjit.

-         ka nje reduktim te percaktimeve te metejshme te dhena ne projekt ligj, krahasuar me percaktimet aktuale ne ligj.

Ne keto kushte gjykojme se perseri jemi para cenimit te parimit kushtetues te sigurise juridike dhe te parimit te shtetit te se drejtes.

5.Ne kete projekt ligji parashikohet qe mosha per te perfituar nje pension te parakohshem per vjetersi sherbimi, nga data e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, behet 47 vjeç per grate dhe 52 vjeç per burrat. Ky formulim ka perkeqesuar kushtet e perfitimit te pensionit te parakohshem.

Konkretisht ne nenin 4 te projekt ligjit thuhet qe:

“Neni 13 ndryshon si vijon:

Ushtaraket e sherbimit aktiv te perhershem, pavaresisht nga koha e daljes ne rezerve/lirim, deri ne plotesimin e kushteve per pension te plote pleqerie, sipas ligjit nr.7703 date 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore ne RSH”, perfitojne pension te parakohshem per vjetersi sherbimi ne masen e paracaktuar ne nenin 14 te ketij ligji, kur plotesojne vjetersine e sherbimit ushtarak, ne masen 12 vjet per femrat dhe 15 vjet per meshkujt dhe kane mbushur moshen 47 vjeç femrat dhe 52 vjeç meshkujt.

Ne nenin 13, te Ligjit nr.9418 date 20.05.2005, percaktohet se:

“Ushtaraket e sherbimit aktiv te perhershem, pavaresisht nga koha e daljes ne rezerve/lirim, deri ne plotesimin e kushteve per pension te plote pleqerie, sipas ligjit nr.7703 date 11.05.1993 “Per sigurimet shoqerore ne RSH”, perfitojne pension te parakohshem per vjetersi sherbimi, kur plotesojne vjetersine e sherbimit ushtarak, ne masen 12 vjet per femrat dhe 15 vjet per meshkujt dhe kane mbushur moshen 44 vjeç femrat dhe 47 vjeç meshkujt.

Ne radhe te pare, verehet se ne menyre krejt te pajustifikueshme, projektligji ngre moshen e percaktuar per daljen ne pension te parakohshem si per femrat ashtu edhe per meshkujt, perkatesisht me nga 3 dhe 5 vjet. Nga ana tjeter ketu shtohet kriteri i paracaktimit duke referuar nenin 14 te ligjit, nderkohe qe vete neni 14 i ligjit ka pesuar ndryshime te tjera qe cenojne parimin e sigurise juridike dhe vijne ne kundershtim me frymen dhe percaktimet e vendimit te Gjykates Kushtetuese.

Ne keto kushte, neni 4 i projekt ligjit bie ndesh me Ligjin nr.9418 date 20.05.2005 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise”, te ndryshuar dhe me vendimin nr.9 date 26.02.2007 te Gjykates Kushtetuese.

 

Ne keto kushte gjykojme se projekt ligji i paraqitur eshte i paplote dhe qe nuk pasqyron kerkesat e parashtruara ne vendimin e Gjykates Kushtetuese, duke mos marre keshtu ne konsiderate ruajtjen e parimit te sigurise juridike dhe te barazise ne ligj, sipas se ciles, ligji parakupton zgjidhje te njellojta per individe ne kushte te njellojta.

Ne vendimin e Gjykates Kushtetuese eshte dhene i qarte mesazhi se, ushtaraket e dale ne pension para vitit 2004, jane njelloj me ata qe dalin ne pension pas vitit 2004. Kjo barazi eshte percaktuar qarte ne nenin 5, te Ligjit nr.9210 date 23.03.2004, ku pranohet se si ushtaraket ne lirim, ashtu dhe ata aktive, gezojne ne menyre te njellojte statusin e ushtarakut.

Gjykojme se do te ishte me e drejte qe ne projekt ligjin e ri te reflektohej vetem plotesimi i kerkesave te vendimit te Gjykates Kushtetuese, duke bere korrigjimet perkatese, ne dispozitat qe kjo gjykate i ka shpallur antikushtuese. Kjo menyre veprimi do te parandalonte nje kerkese te re per shpalljen e papajtueshmerise me Kushtetuten te dispozitave ligjore te sipercituara.

Problemet qe do te duhet te zgjidhi projekt ligji qe keni ne shqyrtim jane:

1. Njohja si periudhe e vjetersise se sherbimit, periudhen nga viti 1992 deri ne vitin 1998, duke derdhur ne buxhetin e shtetit kontributet per sigurimet shoqerore.

2. Njohjen e te drejtes per t’u punesuar pas daljes ne rezerve, apo ne lirim.

3. Mosberja e diferencimit midis ushtarakeve te dale ne rezerve, apo lirim, sipas periudhave qe ata perfitojne te drejten e pensionit.

4. Moscenimi i te drejtave qe ata kane fituar me hyrjen ne fuqi te Ligjit nr.9418 date 20.05.2005 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise”.

5. Moslejimin qe nepermjet projekt ligjit te ri te behet ulja e mases se pensionit. Per kete Gjykata Kushtetuese eshte shprehur qarte ne vendimin e saj, kur thote se: “E drejta per pension eshte nje e drejte qe perfshihet ne grupin e te drejtave ekonomiko- sociale qe per nga natyra, jane te drejta pozitive”.

Ne kete kontekst, eshte detyrim i shtetit te tregohet aktiv, per t’u garantuar shtetasve sigurimin e mjeteve te pershtateshme per nevojat jetesore ne rastet e fatkeqesive, semundjeve, invaliditetit, pleqerise dhe papunesise se padeshiruar. Keto mundesi shteti duhet t’i garantoje pa lejuar diskriminim te paarsyeshem dhe jo objektiv. Parimi i barazise ose e drejta per barazi e parashikuar ne nenin 18 te Kushtetutes, kerkon qe te gjithe shtetasit te jene te barabarte para ligjit. Nga ana tjeter Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, duke sanksionuar kete te drejte, nuk i ka dhene asaj kuptimin e nje te drejte absolute.

Respektimi i parimit te barazise kerkon ndermjet te tjerave mosdiskriminimin e grupeve apo individeve ne kushte te njejta, pa arsye te perligjura. Ky parim kerkon qe te gjitha subjektet te trajtohen ne menyre te njejte, por nuk formulon ndalime qe te mund te behet trajtim i diferencuar kur individet dhe grupet nuk ndodhen ne kushte te njejta, apo te ngjashme, apo kur ka nje justifikim te arsyeshem e objektiv, duke vendosur keshtu nje raport te arsyeshem dhe perpjestimor midis mjeteve te perdorura dhe qellimit qe synohet te arrihet.

Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut, në jurisprudencen e saj, ka theksuar se dallimi ne trajtim do te konsiderohet diskrimininues, ne veshtrim te standarteve te percaktuara ne nenin 14, te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut, kur ai nuk ka justifikim te arsyeshem e objektiv, pra kur ai nuk ndjek nje; “Qellim te ligjshem ose kur nuk ekziston marredhenie e arsyeshme dhe perpjestimore ndermjet mjeteve te perdorura dhe qellimit qe synohet te arrihet”.

Argumenti i perdorur nga ana e Qeverise se, interesi publik eshte ai i pakesimit te shpenzimeve shteterore, sjell si pasoje jo vetem demtimin e nje kategorie ushtarakesh (ata qe kane dale ne pension para hyrjes ne fuqi te ligjit per statusin e ushtarakut), por edhe vendosjen e kesaj kategorie ne nje trajtim diskriminues pa justifikim te arsyeshem e objektiv, meqenese kjo ndarje nuk bazohet ne vitet e sherbimit, ne moshen, ne graden, ne pagen referuese, siç edhe percaktohen ne nenet 7 dhe 8, (te pa ndryshuar germa “a”) te Ligjit nr.9418 date 20.05.2005.

Per me teper, duke marre ne konsiderate kushtet ne te cilat kjo kategori ushtarakesh del ne pension te parakohshem (mosha relativisht e madhe e profesioni si ushtarak), ajo e ka te veshtire, jo vetem nje kualifikim te ndryshem nga ai ushtarak, por edhe punesimin.   

Pare ne kete kendveshtrim mendojme se, projekt ligji ka nevoje per rregullime, te cilat mund te jene edhe me te shumta se keto te konstatuara ketu, por qe realisht lidhen me nevojen e analizes nen driten e percaktimeve te dhena ne vendimin nr.9 date 26.02.2007 te Gjykates Kushtetuese, si dhe te respektimit te parimeve te rendesishme kushtetuese, te barazise, sigurise juridike dhe te shtetit te se drejtes.

Duke besuar ne mirekuptimin Tuaj,

    

 

                                                           Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.