I
nderuar Zoti Kryeministėr,
Nėpėrmjet mediave jemi informuar pėr takimin qė Ju keni bėrė
me delegacionin e Kėshillit tė Europės, tė kryesuar nga Kryetari i
Komitetit kundėr Torturės. Gjatė takimit delegacioni Ju ka dorėzuar
raportin e Komitetit kundėr Torturės pėr Shqipėrinė. Kėtė
raport dhe rekomandimet e bėrė nė tė, Ju ja keni bėrė tė njohur
anėtarėve tė Qeverisė nė mbledhjen e datės 05.04.2006.
Ne vlerėsojmė maksimalisht qėndrimin Tuaj lidhur me raportin
dhe veēanėrisht angazhimin ndaj rekomandimeve tė tij. Eshtė e vėrtetė
qė tė paktėn qysh nga viti 2000 qė ekziston institucioni i
Avokatit tė Popullit, Komiteti kundėr Torturės i ka ngritur kėto
probleme, tė cilat gjithashtu janė mbėshtetur nga ne nė tė gjitha
Raportet vjetore qė kemi paraqitur nė Kuvendin e Shqipėrisė, duke
ju kėrkuar autoriteteve shqiptare dhe veēanėrisht atyre tė policisė
e tė burgjeve zbatimin e rekomandimeve. Ne kemi vendosur pėr tė
burgosurit telefonin pa pagesė me nr.800 1111 dhe kjo linjė
funksionon. Por pėr ankesa nga vendet e paraburgimit apo komisariatet
e policisė kjo linjė nuk funksionon pėr arsye tė mos mbulimit tė
shpenzimeve financiare.
Nė vijim tė angazhimit Tuaj, nė zbatim
tė rekomandimeve tė Komitetit Kundėr Torturės pėr pėrmirėsimin
e kushteve nė burgje dhe respektimin e tė drejtave tė tė dėnuarve
e tė paraburgosurve, Ju kėrkojmė qė linja telefonike e komunikimit
tė drejtpėrdrejtė nga komisariatet e policisė pėr tė
paraburgosurit tė vendoset edhe me Institucionin e Avokatit tė
Popullit. Ne gjykojme se vendosja e kėsaj linje do tė ndikonte shumė
nė parandalimin e shkeljeve dhe nė tė njėjtėn kohė do tė rriste
mė shumė edhe angazhimin e Institucionit tonė nė mbrojtjen e tė
drejtave tė tyre.
Gjithashtu Ju vemė nė dijeni se me shkresėn tonė Nr. 119/1
Prot., dt. 16.12.2005, i kemi dėrguar Ministrit tė Drejtėsisė z.
Bumēi, projektligjin pėr ndryshimin dhe pėrmirėsimin e nenit 86 tė
Kodit tonė Penal pėr veprėn penale tė torturės dhe i kemi
rekomanduar atij qė nėpėrmjet Qeverisė tė propozojė ndryshimin pėrkatės
nė Kuvendin e Shqipėrisė.
Ministri
i Drejtėsisė me shkresėn Nr. 8855/1 Prot., dt. 06.01.2006, na
informoi se e mirėpriti rekomandimin tonė dhe do ta konsiderojė
maksimalisht atė nė kuadrin e ndryshimeve qė do ti bėhen Kodit
Penal. Me kėtė rast do tė sugjeronim qė ky ndryshim tė bėhet sa
mė shpejt, mbase pa pritur ndryshime tė tjera tė Kodit Penal.
Duke
besuar nė mirėkuptimin Tuaj,
Me respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI