I
nderuar Zoti Kryeminister!
Ne funksion te misionit tone Kushtetues, por njekohesisht shume
fisnik, per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut ne
Republiken e Shqiperise, gjate veprimtarise se vitit 2001,
Institucioni yne, nga ankesat dhe kerkesat e shtetasve ka nxjerre disa
probleme, zgjidhja e te cilave varet nga Qeveria.
Per
kete arsye, ne zbatim te nenit 63 te Kushtetutes qe percakton se
“Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te
propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut
nga administrata publike”, si dhe pikave “a” dhe “b” te
nenit 24 te ligjit 8454, dA.02.1999 “Per
Avokatin e Popullit”, i kemi rekomanduar ish-Kryeministrit Meta 9 çeshtje
per te cilat ka qene e nevojshme iniciativa per pergatitjen e ligjeve,
per nxjerjen e akteve nenligjore apo marrjen e masave organizative
brenda kompetencave te tij.
Per
fat te keq mbase, per shkak te vete problemeve me natyre politike qe
ka patur Qeveria paraardhese, deri tashme nuk kemi marre ndonje
pergjigje zyrtare per keto çeshtje, duke mos zbatuar nenin 63/4 te
Kushtetutes dhe nenin 22 te Ligjit “Per Avokatin e Popullit”.
Duke
njohur personalisht bindjet tuaja te thella per domosdoshmerine e
zbatimit te te drejtave te njeriut, respektimit te institucioneve
kushtetuese, ne te mire te parimit te mireqeverisjes, menduam t’ju
dergojme kopjet e materialeve te siperpermendura. Ne kete menyre
mendojme se Ju japim edhe nje mundesi me teper per te konstatuar masen
e angazhimit ne pune te administrates ne vartesine tuaj, e cila duhet
te jete efiçente, per te zgjidhur problemet dhe respektuar
institucionet e shtetit, pavaresisht nga nderrimi i funksionareve
politike.
Duke
besuar se gjithçka qe kam shkruar do te vleje dhe do te interpretohet
ne sherbim te qellimit te perbashket per ngritjen e standarteve te
mireqeverisjes, lutemi pranoni edhe njehere urimet me te mira per
suksese ne kryerjen e detyres Tuaj te larte.
Mbetemi
ne pritje te angazhimit tuaj.
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI