Athine,
06/05/2004
Nr.
i Protokollit: 2202.2/2003
Zevendes
Ombudsmani
Z.
Ermir Dobjani
Avokati
i Popullit
Republika
e Shqiperise
Bul.
“Deshmoret e Kombit” Nr. 3
Tirane,
Shqiperi
Per:
Raportimin
e zhdukjes se femijeve Shqiptare nga institucionet
publike
per kujdesin e femijeve ne Greqi
I dashur Z. Dobjani,
Persa i perket letres suaj me
30/01/2003 rreth zhdukjes se femijeve Shqiptare ne Greqi te
raportuar nga fondacioni “Terre des Hommes” dhe te botuar ne
Gazeten Britanike The
Independent dhe ne Gazeten Shqiptare Shekulli,
deshirojme t’ju informojme si me poshte:
Departamenti i te Drejtave te
Femijeve prane Ombudsmanit Grek, qe u krijua ne Korrik 2003, ka
perfunduar kohet e fundit hetimin e pretendimeve te
siperpermendura. Çeshtja
nen hetim ishte zhdukja e nje numri te madh femijesh – pjesa me
e madhe e tyre ishin Shqiptare – nga institucioni Grek per
kujdesin rezidencial “Agia
Barbara”, ku ata ishin vendosur nga autoritetet Greke, gjate
periudhes 1998-2002. Zhdukja
e femijeve ndodhi gjate zbatimit te nje projekti me titull
“Mbrojtja dhe Kujdesi Social i Femijeve te Rruges”, i cili u
sipermor bashkarisht nga Ministria e Shendetesise dhe Mireqenies
Sociale dhe Ministria e Rendit Publik ne 1998, me synim per t’i
siguruar strehim, kujdes dhe rehabilitim numrit ne rritje te
femijeve ne zonat urbane te Greqise - kryesisht Athine – te
cilet i jane ekspozuar formave te ndryshme te rrezikimit dhe
shfrytezimit.
Procedura e hetimit dhe
perfundimet, konkluzionet dhe propozimet e Ombudsmant Grek jane
paraqitur ne Raportin e Ombudsmanit Grek mbi Zbatimin e Programit “Mbrojtja dhe Kujdesi Social i Femijeve te
Rruges” nje kopje e te cilit ju eshte bashkangjitur.
Raporti i eshte paraqitur Ministrise Greke te Shendetesise
dhe Solidaritetit Social (ish Ministria e Shendetesise dhe
Mireqenies Sociale), e cila eshte Departamenti qeveritar
pergjegjes per çeshtjet qe kane te bejne me mireqenien dhe
mbrojtjen e femijeve, si dhe per zbatimin e politikave ose masave
per rritjen e kujdesit dhe mbrojtjes se çdo grupi te veçante
femijesh.
Hetimet e Ombudsmanit Grek
konfirmuan se, ne te vertete, nje numer i madh femijesh, kane ikur
nga institucioni kujdestar “Agia Barbara”, ku ata ishin
vendosur gjate periudhes 1998-2002, dhe zyrtarisht quhen te
“zhdukur” sepse atyre nuk ju dihet vendndodhja nga policia ose
autoritete te tjera. Faktoret
qe kane çuar ne zhdukjen e ketyre femijeve, lidhen me faktin se
zbatimi i nje programi jashtezakonish kerkues dhe ambicioz qe
synonte sigurimin e strehimit dhe kujdesit te viktimave-femije te
trafikimit dhe shfrytezimit, u krye pa permbushjen e standarteve
minimale te nevojshme per arritjen e qellimeve te tij, persa i
perket planifikimit dhe burimeve. Hetimi
zbuloi se asnje zyrtar shteteror i perfshire ne program nuk kishte
marre zyrtarisht pergjegjesine per zbatimin e tij te plote ne
asnje stad. Planifikimi
fillestar i programit tregon keqllogaritje serioze te rangut dhe
veshtiresise se problemeve dhe nevojave te femijeve qe adresonte.
Femijet ne fjale, shume prej te cileve ishin Shqiptare, nuk
u vendosen ne nje institucion te ngritur posaçerisht per te
mbrojtur viktimat e trafikimit dhe shfrytezimit, por perkundrazi,
nje nje shtepi ekzistuese kujdesi per vajza, problemet dhe nevojat
e te cilave ndryshonin dukshem nga ato te “femijeve te
rruges”, qe ishin ne qender te programit.
Nuk kishte asnje dispozite per fonde shtese ose per
personel te veçante ne kendveshtrimin e funksionimit te
programit. Stafi ekzistues
ishte i pamjaftueshem, sepse nuk ju sigurua asnje trajnim i
specializuar ne lidhje me nevojat dhe veshtiresite e ketij grupi
te veçante femijesh, qe rezultoi ne pamundesi per te adresuar
nevojat e tyre ose per te vendosur rregulla.
Nuk kishte perkthyes per te lehtesuar komunikimin midis
personelit dhe atyre femijeve qe nuk flisnin Greqisht.
Pavaresisht se kishte nje angazhim paraprak te Ministrise
se Rendit Publik per t’i siguruar mbrojtje policore “Agia
Barbara-s”, nje mbrojtje e tille nuk u sigurua. Perfundimisht, nuk kishte sherbime dhe burime plotesuese te
mjaftueshme qe do te lehtesonin rehabilitimin dhe integrimin
social te pergjithshem te femijeve.
Si pasoje, per sa me siper,
pjesa me e madhe e femijeve te vendosur ne “Agia Barbara”,
midis 1998-2002, nuk paten mundesi te pershtaten dhe nje numer i
madh i tyre iken menjehere pas pranimit te tyre.
Disa femije, familjet e te cileve kishin vendbanim ne
Shqiperi, u riatdhesuan; megjithate, asnje procedure nuk u ndoq
dhe asnje mase nuk u mor per te garantuar kthimin e tyre te
sigurte ne nje mjedis familjar te pershtatshem.
Megjithate, hetimet e
Ombudsmanit Grek, nuk prodhuan asnje prove te transaksioneve
ekonomike midis personelit kujdestar ose profesionisteve te tjere
dhe paleve te treta, ose te ndonje forme tjeter korrupsioni.
Ne deshirojme t’ju
informojme se, pas botimit te Raportit, ka patur publicitet te
gjere rreth çeshtjes, dhe Zevendesministri i Ministrise se
Shendetesise dhe Solidaritetit Social, Z. Kostantopulos, shprehu
publikisht mirenjohjen e Ministrise ndaj perfundimeve te
Ombudsmanit si dhe angazhimin per adoptimin e propozimeve te
Ombudsmanit rreth prezantimit te politikave dhe masave per te
shmangur nje fenomen te ngjashem ne te ardhmen.
Ne deshirojme te shprehim
shqetesimin e veçante te Departamentit per te Drejtat e Femijeve
prane Ombudsmanit Grek per çeshtjet qe kane te bejne me
trafikimin dhe shfrytezimin e femijeve si dhe angazhimin e
Autoritetit tone ne vazhdimin e perpjekjeve per zbatimin e
politikave efektive per mbrojtjen e viktimave-femije, ne nivel
kombetar.
Pres me padurim bashkepunimin e metejshem ne te ardhmen
ne lidhje me çdo ceshtje me interes te perbashket,
Juaji
sinqerisht,
GEORGE
MOSCHOS
Zevendes
Ombudsman
Kryetar i Departamentit per te Drejtat e Femijeve
|