Ne
procesin e pergatitjes se ketij projektligji, institucioni yne ka
dhene mendimet e tij te cilat, sikurse rezultojne ne relacionin
bashkelidhur projektligjit, kane sherbyer si baze per kete variant te
derguar nga Qeveria per procedure miratimi ne Kuvend. Na vjen mire që
është pranuar varianti i propozuar nga ne që të krijohet një
institucion i ri, i pavarur, me fuqi vendimarrëse për këtë qëllim.
Ne
pergjithesi mendojme se ky projektligj perfaqeson nje perpjekje te
dukshme per permiresimin dhe plotesimin e kuadrit ligjor ne vend, duke
krijuar bazen ligjore te nevojshme per mbrojtjen dhe garantimin e te
drejtave te subjekteve te te dhenave personale.
Megjithate,
ka vend per permiresim apo ndryshime ne disa parashikime te bera ne
kete projektligj, dhe me konkretisht;
1.
Gjykojme qe
pavaresisht faktit se, ne Kreun VIII te projektligjit eshte dhene i
plote kuptimi i Komisionerit per mbrojtjen e te dhenave personale, ai
duhej te ishte parashikuar si nje nga termat e shpjeguara ne nenin 3
te projektligjit. Ky mund te konsiderohet edhe si nje element i
teknikes legjislative, pasi, qe ne piken 2/c, te nenit 7, te
projektligjit jepet nje kompetence e komisionerit, nderkohe qe vetem
ne nenin 29 te projektligjit kuptohet se çfare perfaqeson komisioneri
per mbrojtjen e te dhenave personale.
2.
Ne piken 2/c, te
nenit 7 te projektligjit, thuhet shprehimisht qe:
“Perpunimi
i te dhenave sensitive behet vetem nese;
-
autorizohet nga komisioneri, per nje interes te rendesishem publik”.
Eshte
e paqarte nese, ne kete rast do te merret parasysh kushti i vendosur
ne piken 2/a te ketij neni, ku thuhet se; “subjekti
i te dhenave ka dhene pelqimin, qe mund te revokohet ne çdo çast dhe
e ben te paligjshem perpunimin e metejshem te te dhenave”,
dhe
per me teper, çfare do te konsiderohet nje interes i rendesishem
publik.
3.
Ne piken 4, te
nenit 7 te projektligjit, eshte parashikuar shprehimisht;
“Perpunimi
i te dhenave sensitive ne rrethana te tjera nga ato te percaktuara ne
piken 2, te ketij neni, percaktohet me vendim te Keshillit te
Ministrave, vetem per qellime te interesave te rendesishme publike,
nen masa te pershtatshme mbrojtese”.
Gjykoj
se ky lloj parashikimi mund te krijoje probleme me parashikimin e bere
ne nenin 17 te Kushtetutes, lidhur me kufizimin e te drejtave dhe
lirive te parashikuara ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, ku
thuhet qe:
“1.Kufizime
te te drejtave dhe lirive te parashikuara ne kete Kushtetute mund te
vendosen vetem me ligj per nje interes publik ose per mbrojtjen e te
drejtave te te tjereve. Kufizimi duhet te jete ne perpjestim me
gjendjen qe e ka diktuar ate.
2.Keto
kufizime nuk mund te cenojne thelbin e lirive dhe te te drejtave dhe
ne asnje rast nuk mund te tejkalojne kufizimet e parashikuara ne
Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut”.
Edhe
ne llogjiken e ndertimit te vete ketij neni ne projektligj shihet se,
rasti i parashikuar ne piken 2/c eshte nje perjashtim, qe lidhet me
nje kufizim ne mbrojtjen e te dhenave personale sensitive te subjektit
perkates te te dhenave personale, per nje interes te rendesishem
publik.
A
mundet qe nje akt nenligjor i Qeverise te zevendesoje kompetencen e
Kuvendit, per te kufizuar te drejten kushtetuese te individit per te
mbrojtur te dhenat e tij personale, ne rrethana te paparashikuara
shprehimisht ne ligj? Natyrshem qe jo. Gjykojme se kjo pike vjen ne
kundershtim me Kushtetuten dhe me vete frymen e projektligjit ne
teresine e tij.
4.
Permbajtja e nenit
11 te projektligjit, gjykojme se nuk ruan nje balance ndermjet
ruajtjes dhe respektimit te te drejtave dhe lirive vetjake themelore
te njeriut, te parashikuara shprehimisht ne Kushtetute.
Ne
kete nen thuhet shprehimisht qe:
“Perpunimi
i te dhenave personale vetem per qellime gazetarie, literature ose
artistike perjashtohet nga zbatimi i neneve 5,6,7,8,12,18,21 e 28 te
ketij ligji, vetem nese ruajtja e konfidencialitetit, sipas ketyre
dispozitave, pengon ushtrimin e te drejtes se lirise se shprehjes”.
Eshte
pranuar tashme se te drejtat themelore te individit nuk jane te
pakufizuara dhe kufizimi qendron pikerisht aty ku e drejta e individit
ndeshet ne radhe te pare me te drejten konkrete te nje individi
tjeter, apo kur peshorja anon dukshem nga interesi publik dhe jo nga
interesi i ngushte i individit.
Ne
kete sens, kushdo qe perpunon te dhena personale vetem per qellime
gazetarie, literature ose artistike, do te ndeshet ne radhe te pare me
te drejten e individit, subjekt i ketyre te dhenave personale, per
t’i mbrojtur ato. A duhet ne kete rast qe ruajtja e
konfidencialitetit si nje e drejte themelore e individit per mbrojtjen
e te dhenave te tij personale, te dale si nje pengese e dores se dyte,
ndaj te drejtes se lirise se shprehjes se gazetarit apo çdo subjekti
tjeter te parashikuar sipas ketij neni?
A
ka nje interes publik konkret ne perpunimin e te dhenave personale siç
parashikohet ne kete nen? A mundet qe nje nen i tille pergjithesues te
mbuloje çdo rast specifik te perpunimit te te dhenave personale vetem
per qellime gazetarie, literature ose artistike?
Mendojme
qe jo. Eshte e vertete se liria e shprehjes nuk i nenshtrohet censures
paraprake, por kjo censure nuk ka te beje me mospasjen e te drejtes se
individit per te mbrojtur te dhenat e tij personale. Ne kete percaktim
gjykojme se veç sa me lart, nuk eshte marre parasysh as legjislacioni
ne fuqi per arkivat.
Ne
keto terma mund te diskutohet edhe per percaktimin e dhene ne piken 3,
te nenit 12 te projektligjit.
5.
Ne nenin 15, pika
1 nuk eshte dhene ne menyre korrekte nominimi i germave perkatese, te
referuara ne nenin 6 te projektligjit (nuk ekzistojne germa “e”
dhe “f”, ne nenin 6).
6.
Ne piken 1, te
nenit 26 te projektligjit, citohet shprehimisht “…regjistri, qe
administrohet nga Komisioneri,…”. Po keshtu ne piken 2, te
nenit 31 te projektligjit, parashikohet se: “Komisioneri krijon
nje regjister per dokumentimin e te gjitha njoftimeve dhe
autorizimeve, qe ai kryen ne ushtrimin e kompetencave te tij, ne
fushen e mbrojtjes se te dhenave personale”.
Nisur
nga eksperienca jone si institucion gjate ketyre viteve, ne baze te
kompetencave qe n’a jepen ne Ligjin nr.8517 date 22.07.1999 “Per
mbrojtjen e te dhenave personale”, gjykojme se kjo eshte nje pjese e
manget ne parashikimin e bere ne projektligj. Per kete qellim ne
projektligj duhet te jepej shprehimisht se cili eshte qellimi i
mbajtjes se ketij regjistri, çfare perfaqeson ai, si dhe menyren e
mbajtjes dhe informacionin qe do te ruhet ne te. Nje element tjeter
shume i rendesishem per kete regjister eshte edhe e drejta e aksesit
ne te.
7.
Komisioneri per mbrojtjen e te dhenave personale, ne percaktimet e
bera ne projektligj, del si organ vendimmarres (neni 9/1, neni 30,
neni 31) dhe si nje hallke ankimi administrativ (neni 16/1). Duke
analizuar gjithe kompetencat qe i jepen ketij organi te pavarur te
krijuar me ligj, eshte e pakuptimte permbajtja e nenit 30/2, ne te
cilen thuhet qe:
“Komisioneri,
ne rast shkeljesh serioze, te perseritura ose te qellimshme, te ligjit
nga nje perpunues, veçanerisht ne rastet e perseritura te moszbatimit
te rekomandimeve te tij, e denoncon publikisht ose e raporton çeshtjen
ne Kuvend dhe ne Keshillin e Ministrave”.
Funksionimi
i ketij intitucioni te ri te pavarur, te krijuar me ligj dhe
kompetencat qe atij i jane dhene, e radhisin ate ne grupimin e
organeve vendimmarrese dhe jo rekomanduese, ndaj edhe pjesa e
moszbatimit te rekomandimeve e parashikuar ketu, eshte e pakuptimte
dhe nuk ndjek rrjedhen e parashikimeve te projektligjit. Mendojme se
kjo pike e nenit 30 duhet hequr.
Duke
besuar ne mirekuptimin Tuaj,
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI