REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 209 Prot.                                           Tiranë, më 05/12/2006

   

  

  

       Lënda:      Dergohen mendimet tona lidhur me projektligjin

“Per Policine e Shtetit”

     

Drejtuar:  Kuvendit te Shqiperise

Kryetarit te Komisionit per Çeshtjet Ligjore, Aministraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut,

Z. Fatos BEJA

 

Kryetarit te Komisionit Parlamentar te Sigurise

Z. Leonard Demi

   

Tirane

 

Te nderuar Zoterinj!

 

           Ditet e fundit jemi informuar se eshte pergatitur projektligji “Per Policine e Shtetit”, i cili ka kaluar ne Qeveri dhe i eshte derguar Kuvendit per miratim. Ne mundem te njiheshim me kete projektligj dhe nga studimi i tij rezulton se ai ka mangesi, nderkohe qe disa dispozita te tij shkelin rende te drejtat dhe lirite themelore Kushtetuese e ligjore te shtetasve. Disa nga keto probleme qe kemi konstatuar ne mund te permendim:

1. Neni 10/6, i cili ben fjale per shoqerimin ne zyrat e policise te personave per qellime administrative apo ne zbatim te legjislacionit penal. Ne fakt shoqerimi i personave ne zyrat e policise duhet te kete vetem qellim dhe karakter administrativ dhe jo penal, prandaj perkufizimi i shoqerimit duhet riformuluar duke hequr shprehjen “apo ne zbatim te legjislacionit penal”. Legjislacioni proçedurial penal ben rregullime me Kodin e Proçedures Penale.

2. Neni 27 nuk parashikon se kush i emeron, liron apo largon nga detyra Drejtoret e Drejtorise se Pergjithshme te Policise.

3. Neni 29 nuk parashikon se kush i emeron, liron apo largon nga detyra Drejtoret e Policise se qarqeve dhe Drejtoret Rajonale te Kufirit dhe Migracionit.

4. Gjithashtu nuk parashikohet edhe emerimi i punonjesve te policise ne disa funksione te tjera, siç eshte parashikuar ne ligjin aktual “Per Policine e Shtetit”. Prandaj projektligji duhet te plotesohet me keto mangesi duke parashikuar edhe kompetencat e Ministrit dhe Drejtorit te Pergjithshem te Policise per emerimin, lirimin dhe largimin e punonjesve te policise, sipas funksioneve apo sipas gradave.

5. Neni 40/4/iv permend fjalen “perjashtim” qe ne fakt sipas dispozites per masat disiplinore (neni 74) qe jepen ndaj punonjesve te policise eshte parashikuar “largimi nga policia” e punonjesit te policise dhe jo “perjashtimi nga policia”.

6. Neni 56/3, i cili parashikon rastet e largimit nga policia te punonjesit te policise, duhet te sistemohet me mire duke dale me pika dhe kryeradhe rastet e largimit, siç jane parashikuar rastet e lirimit nga policia te punonjesit te policise ne nenin 56/2.

Pika 4 e nenit 56, ben fjale per lirimin dhe largimin nga detyra te punonjesit te policise, duke iu referuar nenit 53 te ketij ligji. Mirepo neni 53 ben fjale per transferimin e punonjesve te policise nga drejtoret e drejtorive te qarqeve, te drejtorive rajonale te kufirit dhe emigacionit dhe drejtorive qendrore. Pra kjo pike duhet riformuluar e saktesuar.

7. Neni 75, i cili ben fjale per proçesin disiplinor, ne piken 2 duhet te shtohet edhe e drejta e punonjesit te policise qe te ndihmohet edhe nga nje avokat i zgjedhur prej tij ne proçesin disiplinor.

8. Neni 76/2, i cili ben fjale per te drejten e ankimit ne komisionin e apelimit, duhet te riformulohet e te plotesohet me te drejten e punonjesit te policise qe te ankohet ne gjykate kunder vendimit te komisionit te apelimit brenda 30 diteve nga shpallja e tij kur ai eshte prezent ose nga data e komunikimit me shkrim te vendimit kur punonjesi i policise ka qene ne mungese.

Pika 4 e nenit 76, e cila ben fjale per te drejten e ankimit ne gjykate te punonjesit te policise ndaj mases disiplinore te dhene, duhet te plotesohet me afatin kohor te 30 diteve brenda te cilit mund te behet ankimi ne gjykate.

Gjithashtu, duke mbajtur parasysh nje mangesi qe ka patur ligji ne fuqi “Per Policine e Shtetit” te konstatuar edhe nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte ne vendimin unifikues nr. 31, dt. 14.04.2003, sipas te cilit punonjesi i policise edhe kur provohet se hiqet padrejtesisht nga puna nuk mund te rikthehet ne pune ne rruge gjyqsore sepse kjo e drejte nuk eshte e parashikuar ne ligj. Per te eleminuar kete gjendje duhet te plotesohet kjo dispozite me te drejten qe ka punonjesi i policise per t’i kerkuar gjykates nepermjet ankimit (kerkese padise), qe ai te kete te drejte t’i kerkoje asaj anullimin e urdherit te dhenies se mases disiplinore (heqjen e saj) dhe sipas rastit rikthimin ne vendin e punes ne Policine e Shtetit edhe demshperblimin financiar per kohen e qendrimit pa pune.

9. Neni 77, i cili parashikon te drejten e ankimit te punonjesit te policise ne rastet e lirimit nga detyra, duhet te plotesohet me te drejten e tij per te bere ankim brenda afatit ligjor prej 30 ditesh nga komunikimi me shkrim i urdherit te lirimit, si dhe drejten per t’i kerkuar gjykates anullimin e urdherit te lirimit nga detyra, rikthimin ne vendin e punes ne Policine e Shtetit dhe demshperblimin financiar per kohen e qendrimit pa pune.

10. Neni 78/1 e 2, i cili parashikon afatet e evidentimit te mases displinore, fjala “shkaterrohen” ne fund te te dy pikave, duhet te zevendesohet me fjalen “parashkruhen”.

11. Neni 95/1, i cili ben fjale per masat per ruajtjen e rendit ndaj personit qe e cenon ate, duhet te saktesohet e te shprehet me qarte se çfare mase merret ndaj tij, sepse duke qene e pergjithshme krijon premisa per abuzime.

12. Neni 96, i cili parashikon pergjegjesine per gjendjen e objektit ndaj pronarit apo personit qe sillet si pronar, duhet te saktesohet se çfare mase duhet te jepet ndaj tij.

13. Neni 97/l, i cili ben fjale per masat ndaj te treteve, eshte i paqarte prandaj duhet te riformulohet.

Neni 97/2, shprehja “punonjesit e policise, ne menyre te veçante, mund te detyrojne nje person te jape ndihme fizike”, nuk eshte me vend dhe krijon premisa per abuzime nga punonjesit e policise gjate ushtrimit te detyres.

Neni 97/4, nuk percakton sakte organin administrativ perkates, titullari i te cilit miraton llojin dhe masen e kompesimit per perdorimin e objekteve, mjediseve, materialeve dhe mjeteve te shtetasve.

14. Neni 98/2, i cili ben fjale per te drejten e individit per te ndihmuar policine dhe te drejten e perfitimit te tij nese ai gjate ndihmes plagoset, semuret, humbet aftesine per pune dhe ne rast vdekjeje. Fjalia e fundit “Kjo pagese eshte ne perpjestim me pagesen e fundit vjetore te punonjesit te policise, sipas grades qe ai mban”, nuk eshte e sakte, sepse punonjesit e policise kane grada te ndryshme, ndersa individi qytetar nuk ka te tille. Per te eleminuar kete pasaktesi duhet percaktuar masa e shperblimit te individit sipas ndihmes qe ka dhene. Veç kesaj, individi qe ndihmon mund t’i drejtohet gjykates kur vlereson qe ndihma apo kompesimi eshte i pamjaftueshem.

15. Neni 99/1, i cili ben fjale per rastet e njoftimit te individeve per t’u paraqitur ne polici, duhet saktesuar e qartesuar, sepse keshtu siç jane shkruar ne dispozite krijojne premisa per abuzime te policise me kete te drejte. Nderkohe duhet te pasqyrohet edhe lidhja qe ka individi qe thirret nga policia me rastin konkret, si p.sh. ka qene ne vendin e ngjarjes, ka dijeni per vepren penale dhe autorin e saj etj.

16. Neni 100, pika l, qe ben fjale per rastet e shoqerimit te personave ne polici duke iu referuar neneve 27 e 28 te Kushtetutes nuk eshte formuluar drejt. Neni 27 i Kushtetutes ben fjale per heqjen dhe kufizimin e lirise se personit, e cila eshte mase penale dhe jo administrative. Ndersa neni 28 i Kushtetutes nuk ben fjale per raste apo kushte te shoqerimit, por ka te beje me te drejtat e personit te cilit i hiqet liria, si dhe me detyrimin e organeve perkatese per ta derguar personin te cilit i hiqet liria para gjykates brenda afateve te caktuara dhe detyrimin e kesaj te fundit per te vendosur paraburgimin ose lirimin e tij po brenda afatit te caktuar.

Pra ne kete pike te nenit duhet hequr fraza, “vetem ne rastet dhe ne kushtet e parashikuara nga nenet 27 dhe 28 te Kushtetutes” dhe duhet riformuluar me qellim qe shoqerimi te behet vetem per raste me karakter administrativ dhe jo penal.

Ne piken 2 te ketij neni, ne fjaline e pare, duhen hequr fraza “te cilet nuk dyshohen se kane kryer nje veper penale”. Kjo duhet bere sepse personat e shoqeruar lidhen me veprime te karakterit administrativ, ndersa ndaj personave qe dyshohen se kane kryer nje veper penale zbatohet masa shternguese penale e ndalimit dhe jo shoqerimi.

Gjithashtu edhe fjalia e dyte e kesaj pike duhet riformuluar, me qellim qe personat e shoqeruar te qendrojne ne kete gjendje deri ne verifikimin e çeshtjes per te cilen jane shoqeruar, por jo me shume se 10 ore, me qellim qe te mos abuzohet me kete te drejte kohore duke i mbajtur te shoqeruarit deri ne kohen maksimale prej 10 oresh.

Pika 3 e ketij neni duhet hequr, sepse ka te beje me nje kategori personash qe kane kryer ose dyshohen se kane kryer vepra penale, per te cilet zbatohen masa shternguese penale dhe jo masa administrative e shoqerimit.

Pika 5 duhet hequr sepse ben dallimin (diferencimin) e trajtimit te personave te shoqeruar ne polici, sipas kushteve personale e familjare te tyre, nderkohe qe ata te gjithe duhen trajtuar ne menyre te barabarte.

Gjithashtu, sugjerojme qe te shtohet nje pike me vete per te drejtat e personave te shoqeruar ne polici, me qellim qe te gezojne ato te drejta qe parashikohen nga neni 28 i Kushtetutes dhe nenin 2 te ligjit nr. 9109, date 17.07.2003, “Per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise”, i cili citon se: “Avokati jep ndihme juridike:

.... e. Pranise si mbrojtes ne kohen e shoqerimit, ndalimit, arrestimit, gjate proçesit te hetimit, shqyrtimit gjyqesor te personave ne çeshtjet penale”.

17. Neni 102/4, i cili i jep te drejte punonjesit te policise qe te autorizoje perdorimin e forces per t’i marre disa te dhena, si gjurmet e gishtave e te pellembeve te duarve, fotografimin, mostren per analizen e ADN-se, personit te arrestuar apo ndaluar, kur ai kundershton dhenien e tyre, duhet riformuluar dhe kete te drejte, kur kundershtohet nga personi, duhet ta kete vetem gjykata, e cila te marre vendime per keto raste.

Pika 5 e ketij neni, e cila ben fjale per marjen e te dhenave te pershkruara me siper personit te shoqeruar, duhet hequr, sepse sipas nenit 295 te K.Pr.Penale te dhenat identifikuese u meren vetem atyre ndaj te cileve zhvillohen hetime. Siç theksuam edhe me lart shoqerimi behet per qellimi administrative dhe jo penale dhe se i shoqeruari nuk eshte person nen hetim.

Pika 6 e ketij neni, e cila ben fjale per te drejten e punonjesve te policise me detyre ne pikat e kalimit kufitar per marjen e gjurmeve te gishtave me qellim identifikimi te çdo personi qe kalon kufirin, kur ata mendojne se hyrja ose dalja e personit nga territori i Republikes se Shqiperise perben shkelje administrative ose kryerje te nje vepre penale, duhet te riformulohet me qellim qe gjurmet e gishtave t’iu meren personave qe kryejne vepra penale dhe jo atyre qe mendohet se kane kryer vepra penale. Gjithashtu, duhet hequr e drejta e punonjesve te policise per t’iu mare gjurmet e gishtave personave qe kryejne shkelje administrative.

18. Neni 105, pika 3 pas pikes 1 duhet bere 2, sepse gabimisht eshte shkruar dy here pika nr. 3.

19. Neni 107/4, i cili ben fjale per kryerjen e kontrolleve te policise per identifikimin e pronarit te sendeve te bllokuara, nuk parashikon sakte e qarte se per çfare kontrollesh behet fjale, por eshte lene evazive, merr kompetencat e gjykates te parashikuara ne dispozitat e K.Pr.Penale dhe ne kete menyre ajo krijon premisa per abuzime nga policia.

20. Neni 109/l, i cili ben fjale per te drejten e kontrollit te personit nga punonjesi i policise duhet riformuluar dhe hequr e drejta e kontrollit per personat e shoqeruar. Kontrolli i personave te shoqeruar vjen ne kundershtim me nenin 37/3 te Kushtetutes, ku thuhet se: “Askujt nuk mund t'i behet kontroll vetjak jashte proçesit penal, me perjashtim te rasteve te hyrjes ne territorin e shtetit dhe te daljes prej tij ose per te menjanuar nje rrezik qe i kanoset sigurimit publik”. Njekohesisht vjen ne kundershtim dhe kapercim te kompetencave te parashikuara nga dispozitat e K.Pr.Penale te cilat parashikojne kontrollin.

Pika 4 e ketij neni, e cila parashikon te drejten e punonjesit te policise per te bere kontrollin publik te rrobave te trupit te çdo personi, perveç atyre qe kane imunitet, vjen ne kundershtim me nenin 37/3 te Kushtetutes dhe me dispozitat e K.Pr.Penale, sepse cenon te drejten e paprekshmerise personale te personit. Prandaj kjo pike duhet hequr.

Pika 6 e ketij neni, e cila parashikon te drejten e kontrollit intim te personit me autorizim te prokurorit, vjen ne kundershtim me nenin 37/3 te Kushtetutes dhe me dispozitat e K.Pr.Penale nenin 202 e vijues, sepse kete te drejte (kontrollin e personit) e jep gjykata me vendim. Per me teper ne kete rast kemi te bejme me cenim te drejperdrejte te paprekshmerise fizike te personit dhe per kete aresye kjo e drejte i duhet lene gjykates.

21. Neni 109/2, i cili ben fjale per te drejten e kontrollit mjekesor pa miratimin e personit, si marjen e kampioneve te gjakut, ose nderhyrje te tjera ne trup nga nje mjek per qellime ekzaminimi. Sipas kesaj pike kete te drejte e ka gjykata me vendim, mirepo behet edhe perjashtim ne rastet e kercenimit te menjehershem. Dispozita nuk parashikon se kush e ka te drejten e vendimit ne rastet perjashtimore nga rregulli, por ne fakt nenkuptohet policia. Meqenese kemi te bejme me cenim te drejperdrejte te paprekshmerise fizike te personit, kjo e drejte i duhet lene vetem gjykates.

22. Neni 112, i cili ben fjale per te drejten e punonjesve te policise per te bere kontroll antiterrorist kunder banesave, ndertesave, mjediseve dhe hapsirave publike, duhet riformuluar duke vene si kriter te ketyre kontrolleve ekzistencen e dyshimeve te bazuara dhe urgjencen e nderhyrjes e te ushtrimit te kontrollit pa vendim gjyqsor.

23. Neni 115, i cili ben fjale per te drejten e policise per te aplikuar masa te veçante, pergjimin e fshehte te bisedave te nje personi, ne vende publike, pergjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve te nje personi, fotografimin, regjistrimin audio ose vidio, kur disponon te dhena dhe dyshon se nje person ka kryer nje veper penale, ose po planifikon a po organizon te kryeje nje krim. Kjo e drejte realizohet me kerkese te policise drejtuar prokurorit. Kjo dispozite vjen ne kundershtim me nenin 36 te Kushtetutes, i cili garanton fshehtesine e komunikimit. Ne te njejten kohe dispozita vjen ne kundershtim edhe me dispozitat e K.Pr.Penale nenin 221 e 222, te cilat parashikojne se pergjimi behet vetem per tre vepra penale te percaktuara dhe me vendim gjyqesor. Ne dispozitat e K.Pr.Penale eshte parashikuar edhe drejta e prokurorit per te vendosur per pergjimin, por vetem per raste urgjente dhe pas ketij veprimi ai njofton menjehere gjykaten brenda 24 oreve.

24. Neni 120/3, i cili ben fjale per garantimin e fshehtesise se identitetit te punonjesve te strukturave speciale operacionale. Nga praktika e deritanishme kemi konstatuar se me kete formulim kjo dispozite behet pengese per organin e prokurorise per hetimin e çeshtjeve penale te filluara per vepra penale te kryera nga keta punonjes policie gjate kryerjes se detyrave, por ne kapercim te kompetencave ligjore. Prandaj kjo pike duhet riformuluar dhe identiteti i tyre duhet te behet i njohur organit te prokurorise qe heton nje veper penale te kryer nga keta punonjes, me qellim qe vepra penale te mos ngelet pa u zbardhur dhe fajtori te mos ngelet pa u ndeshkuar. Ketu te parashikohet detyrimi i organit te prokurorise qe te ruaje identitetin e tyre.

Besojme se sugjerimet tona do te meren ne konsiderate gjate shqyrtimit te projektligjit ne Komisionin Parlamentar qe drejtohet nga ana Juaj.

 

                                                                                        Me respekt

 

                                                              AVOKATI I POPULLIT

 

                                                                  Ermir DOBJANI

                                                                      

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.