REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 101/1 Prot.                                           Tiranë, më 05/06/2006

   

  

       Lënda: Jepen mendime ne lidhje me projekt-vendimin e Keshillit te Ministrave “Per Miratimin e Strategjise Kombetare per Mbrojtjen e Konsumatoreve dhe Mbikqyrjes se Tregut”.

Drejtuar:  Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes

        Z.Genc RULI

   

TIRANE

 

                    I nderuar Z.Minister !

 

          Institucioni i Avokatit te Popullit e vlereson bashkepunimin me organin tuaj dhe ju siguron nje mbeshtetje te vazhdueshme ne drejtim te realizimit te te gjitha objektivave kombetare per permiresimin e standarteve te mireqeverisjes dhe respektimit te te drejtave, lirive dhe interesave te ligjshme te individeve.

          Ne kete kuader, ashtu siç duhet te jeni ne dijeni, Institucioni i Avokatit te Popullit ka permbushur nje veprimtari te kahershme, lidhur me mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te konsumatorit shqiptar dhe ka dhene ndihmen e tij per evidentimin dhe nderhyrjen per zgjidhje ne rastet kur prane tij jane paraqitur ankesa konkrete te kesaj fushe.

Sigurisht qe krahas Ligjit Nr.8454 dt.4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit” (me ndryshimet perkatese) nje tjeter baze e sigurte per te permbushur veprimtarine tone institucionale ne kete rast ka qene dhe Ligji Nr.9135 dt.11.09.2003 “Per Mbrojtjen e Konsumatorit”, ne nenin 55 te te cilit, Avokati i Popullit autorizohet te pranoje ankesa nga konsumatoret dhe shoqatat e tyre per veprime te parregullta dhe te paligjshme te organeve te administrates publike ne fushen e mbrojtjes se konsumatoreve.

          Instituconi i Avokatit te Popullit ka qene ne korrent te vazhdueshem te situates qe po kalon konsumatori yne, ku niveli i ulet i veprimtarise shteterore per garantimin e tregjeve, mallrave dhe sherbimeve te sigurta eshte shfrytezuar dhe vazhdon te shfrytezohet ne menyre kriminale nga biznesmene apo ofrues sherbimesh te veçante, duke rrezikuar seriozisht jeten, shendetin dhe pergjithesisht cilesite e jetes se konsumatorit.

          Per kete qellim Avokati i Popullit ju ka paraqitur se fundi me ane te Rekomandimit Nr. K3/M20-2 Prot dt.20/03/2006 nevojen e nxjerrjes urgjente te akteve nenligjore per bashkerendimin e strukturave shteterore per mbikqyrjen e tregut. Kjo nderhyrje u nxit me shume referuar situates kritike, me te cilen u perball vendi yne gjate kercenimeve serioze te gripit te pulave, ku nga institucionet shteterore u konstatua nje nivel i dobet i bashkeveprimit dhe organizimit.

Perveç kesaj u vune re nje sere organesh shteterore ne veprim, te cilat per nga organizimi dhe vartesia te linin pershtypjen sikur te gjitha ministrite kane struktura te specializuara per mbrojtjen e konsumatorit. Ky kaos administrativ nuk mund te funksionoje kurresesi me efektivitet per aq kohe sa nuk eshte i organizuar dhe strukturuar ne menyre hierakike me nje plan veprimi dhe organizimi te centralizuar, qofte dhe me raste bashkeveprimi aty ku nuk eshte e mundur realizmi i unifikimit te organeve.

                Megjithate, duke patur shprese tek iniciativat qeveritare ne kete fushe, kemi besim se te gjitha te metat e vena re do te shmangen me profesionalizem dhe se afermi shpresojme se kesaj fryme do ti jape nje hov te ri dhe fillimi i proçedurave intesive te perafrimit te legjislacionit ne kete fushe, me nenshkrimin e marreveshjes se Asocim-Stabilizimit me BE-ne.          Avokati i Populli pasi u njoh me Projekt-Vendimin e Keshillit te Ministrave “Per Miratimin e Strategjise Kombetare per Mbrojtjen e Konsumatoreve dhe Mbikqyres se Tregut” referuar kendveshtrimit dhe opinioneve te tij per kete fushe, ju paraqet ne vijim disa sugjerime konkrete per t’i implementuar ne dokumentin e strategjise kombetare, te cilat i shohim te nevojshme dhe te lidhura ngushte me nje sere veprimesh dhe masash te tjera administrative dhe organizative nga ana e Qeverise Shqiptare dhe ministrive te linjes:

 

1.Megjithese nga Keshilli Bashkerendues per Mbrojtjen e Konsumatoreve eshte miratuar me Urdherin e Kryeministrit Nr.50 dt.05.04.2006, mendojme se ky dokument nuk eshte i plote dhe duhet plotesuar me propozimet tuaja. Konkretisht ne kete keshill nuk gjen vend Avokati i Popullit dhe roli i tij mjaft i rendesishem ne mbrojtje te konsumatorit, çka ne nje kuptim zhvlereson dhe rendesine qe insitucionit tone i ka dhene vete ligji “Per Mbrojtjen e Konsumatorit”. Kontributi i Avokatit te Popullit ne Keshillin Bashkerendues jo vetem do te ndikoje ne plotesimin e nje tabloje me reale per situaten e konsumatoreve, por do te jete dhe nje ndihme e vlefshme per partneret e tjere ne marrjen e atyre masave te cilat kane impakt te fuqishem ne permiresimin e standarteve te te drejtave dhe interesave te ligjshme te individeve.

 

2. Ashtu siç u shprehem edhe me lart, mendojme se eshte mjaft e rendesishme qe ne dokumentin e paraqitur, nje pjese te veçante duhet t’i jepet qartesimit te proçesit koordinues te organeve shteterore dhe unifikimi ne terma te shkurter kohor i atyre organeve, te cilat aktualisht rezultojne te ndare dhe te paorganizuar. Mendojme se pa kete veprim nuk mund te kuptohet nje zbatim efektiv i strategjise kombetare per mbrojtjen e konsumatorit.

 

3. Nga eksperienca dhe konstatimet tona institucionale, mendojme se duhet te nenvizohet nevoja e rritjes se burimeve njerezore, financiare dhe te kapaciteteve teknike me aparatura bashkekohore per te garantuar nje mbikqyrje te specializuar te tregut dhe sherbimeve. Aktualisht ne Tirane nga Inspektorati i Shendetit Publik behen jo me shume se dy analiza vjetore te ujit te pijshem, ç’ka le shume per te deshiruar, por qe justifikohet me mungese fondesh.

 

4. Mendojme se veprimtaria e Keshillit Bashkerendues duhet te finalizohet jo vetem nga veprime konkrete informuese, organizative apo plane masash, por ajo duhet te konkretizohet dhe me raporte te veçanta 6 mujore apo vjetore, lidhur me gjendjen e te drejtave dhe interesave ekonomike te konsumatorit ne vend. Raporte zyrtare ne kete fushe kane munguar deri me sot. Ato jane kryer terthorazi ne baze te ankesave konkrete nga Institucioni i Avokatit te Popullit, duke zene vend ne raportet e tij vjetore ose jane kryer ne menyre sporadike nga OJF te ndryshme.

 

5. Lidhur me sistemin e njoftimit dhe marrjes se informacionit per gjendjen dhe problematikat e fushes se konsumatorit, mendojme se perveç OJF-ve, Avokati i Popullit duhet te ishte rradhitur si aktor kryesor ne kete fushe veprimi, per aq kohe sa ai vazhdon te shqyrtoje ne vazhdimesi ankesa te konsumatoreve.

 

6.Kemi mendimin se Inspektorati i Pergjithshem prane METE-s qe eshte propozuar te krijohet per mbrojtjen e konsumatorit, duhe te jete teper operativ dhe mjaft efiçent. Mendojme se ai duhet te organizohet ne formen e grupeve task force ( me specialiste te fushave te ndryshme) dhe te veproje kryesisht, duke krijuar njekohesisht lehtesira ne komunikimin me çdo konsumator. (Linja telefoni pa pagese etj). Mendojme se ne kete rast eshte mjaft e rendesishme te modelohet nje strukture e mireorganizuar per te sensibilizuar qytetaret dhe per ti bere ata pjese te perpjekjeve per nje mbiqyrje sa me te mire te produkteve dhe sherbimeve ne treg.

 

7.Mendojme se krahas masave qe parashikohen te merren ne riorganizmin e organeve te mbikqyrjes se tregut, nje vend te veçante duhet te zene perpjekjet e shpejta te Qeverise Shqiptare per te propozuar projekt ligje apo per te miratuar vendime ne lidhje me percaktimin e standarteve te produkteve, sherbimeve dhe ambjenteve tregtare qe ofrohen per kete qellim.

 

8.Referuar grafikut te struktures te mbrojtjes se konsumatorit ne aneksin 1 te Projekt-Vendimit propozojme qe te parashikohet edhe Institucioni i Avokatit te Popullit si organ i parashikuar me ligj per mbrojtjen e konsumatorit. Ky propozim vlen t’i bashkelidhet sugjerimit te meparshem per te qene pjese e Keshillit Bashkrendues.

 

9. Mendojme se lista e prezantuar, lidhur me produktet apo sherbimet qe do te kontrollohen nga instancat perkatese shteterore nuk eshte e plote, pasi ne te mungon mbikqyrja e disa lloje rrezatimesh, te cilat jane mjaft te demshme per jeten dhe shendetin e konumatoreve.

 

          Duke perfunduar, Institucioni i Avokatit te Popullit vlereson edhe njehere kete inicitive per te garantuar me teper te drejtat e konsumatoreve dhe per te vene gurin e themelit ne mbrojtjen e tyre me ane te strategjive afat gjate ne shkalle kombetare. Ne keto kushte duke deshiruar qe sugjerimet tona te gjejne vend gjate miratimit te dokumentit final te ketij Projekt-Vendimi, ju sigurojme bashkepunimin dhe mbeshtetjen tone institucionale ne permbushjen e plan veprimit kombetar per mbrojtjen e te drejtave te konsumatorit.

 

 

          Duke besuar ne mirekuptimin tuaj,

 

                                                                                        Me respekt

 

                                                              AVOKATI I POPULLIT

 

                                                                  Ermir DOBJANI

                                                                      

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.