I
nderuar Z.Meta!
Republika
e Shqiperise, me vullnetin e saj te plote, duke ju bashkangjitur
vendeve te tjera, ne mbrotje te lirive dhe te drejtave te gjithe
pranuara te individit, eshte bere natyrshem pale e dy konventave
kryesore, lidhur me parandalimin e tortures dhe trajtimeve te tjera
cnjerezore. Konkretisht me Ligjin Nr.7727 dt.30/06/1993 “Per
Aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen kunder Tortures dhe
Vuajtjeve te tjera ose Trajtimit Mizor, Jo Njerezor a Degradues” si
dhe me Ligjin Nr.8135 dt.31/07/1996 “Per Aderimin e Republikes se
Shqiperise ne Konventen Evropiane per
Parandalimin e Tortures dhe Trajtimit ose Ndeshkimit C’Njerezor
ose Degradues” shteti yne eshte bere “Shtet Pale” i ketyre
konventave, duke ratifikuar pa rezerva dhe duke pranuar obligimet dhe
detyrat e tjera te parashikuara ne keto dokumenta.
Sot
realiteti boteror, po ndeshet me nje sere fenomensh te reja, ku dhuna,
trajtimi cnjerezor, torturat (Fizike dhe Psikologjike) kane marre nje
trajte te re duke u gershetuar me nje sere veprimesh te tjera, te
cilat demtojne dhe mohojne ne thelb garancite e individit. Ne keto
kushte, prej kohesh ka dale si detyre paresore e shteteve pale te
“Konventes kunder Tortures” (Miratuar nga Ansambleja e
Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara) per te gjetur menyra dhe forma te
reja per nje lufte sa me te ashper kunder shfaqjeve te tilla
degraduese.
Ne
kete kuader, kohet e fundit, ne sesionin e 57 te Ansamblese te
Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara (Shtator-Dhjetor 2002) nisur nga
nje propozim i meparshem Qeverise se Kosta Rikes (Shtet Pale i
Konventes) Komisioni i te Drejtave te Njeriut ka propozuar nje projekt
protokoll shtese te “Konventes kunder Tortures” ku ka parashtruar
disa forma te reja te kontrollit ndaj ketij fenomeni, te cilat mund te
ndikojne ne nje parandalim sa me efikas te tij.
Ky projekt-protokoll ne parim thellohet ne disa pikepamje
konkrete, per te cilat po ju parashtroj nje permbledhje te shkurter
per sa me poshte:
Komisioni
i te Drejtave te Njeriut, ne mbeshtetje te garancive te parashikuar ne
konvente dhe per nje zbatim sa me korrekt te tyre nga shtetet pale, ka
propozuar ngritjen e nje organizmi nderkombetar per nje inspektim te
rregullt te ambjenteve te izolimit, ku individit i jane kuftzuar disa
te drejta dhe liri per shak te vuajtjes se nje denimi penal ose
kurimit te tij te detyrueshem (dhomat e paraburgimit, kampe, spitale
psikiatrike etj).
Ne
keto kushte, Komiteti i parandalimit te Tortures, si organizem i
perheshem i Konventes, do te kaloje ne nje faze te ristrukturimit,
duke krijuar nje Nen Komitet, i cili do te kete si detyre te tij
funksionale vetem inspektimin e rregullt te ambjenteve te
siperpermendura ne territorin e shteteve pale.
Si
rrjedhim i kesaj, cdo shtet pale duhet te propozoje jo me pak se dy
kandidate per rolin e anetarit te ketij Nen Komiteti, i cili duhet te
plotesohet me nje organike anetaresh deri ne 25 persona (Ne varesi te
numrit te shteteve qe do te ratifikojne kete protokoll). Votimi i
tyre, kryhet ne nje sesion te hapur te Ansambles se Pergjithshme te
Kombeve te Bashkuara, ku shtetet pale do te votojne ne menyre te
fshehte. Ne kete kuader, cdo shtet pale, duhet te beje prezente
ngritjen, ekzistencen dhe funksionimin e nje organizmi kombetar, i
cili te kete ne kompetencat e tij mbrotjen e lirive dhe te drejtave te
shtetasve duke u bere keshtu edhe garant i parimeve te konventes (deri
ne 1 vit pas ratifikimit te ketij protokolli).
Detyrat e Nen Komitetit do te jene:
-
Te krijoje nje draft per venien ne funksionim te Nen Komitetit.
-
Te vizitoje ne menyre sistematike ambjentet e siperpermendura te
shteteve pale dhe te hartoje rekomandime kur veren parregullsi dhe
papajtueshmeri me konventen.
-
Te beje
rekomandime shteteve pale per forcimin e institucioneve kombetare
ne mbrotjen e garantimin e parimeve te konventes.
-
Krijon nje asistence te gjere me keto institucione dhe bashkerendon
punen per vizitat ose inspektimet.
-
Te perpiloje nje raport vjetor per Komitetin kunder Tortures.
Shetet
pale kane keto detyra:
-
Te pranojne vizita nga Nen Komiteti dhe
t’ju krijoje akses te plote ne ambjentet qe do te inspektohen.
-
Shkembejne praktika dhe marredhenie te ngushta me Nen Komitetin, ne
kuptim te permiresimit te kuadrit ligjor kombetar ne perputhje me
konventen.
-
Inkurajojne lehtesite e mundshme per kontakte sa me te mira midis Nen
Komitetit dhe Organizmave Kombetar qe funksionojne per kete qellim.
-
Te marrin ne shqyrtim rekomandimet e Nen Komitetit dhe te hyjne ne
dialog per format dhe menyrat e implementimit te tyre.
-
Te krijojne akses te plote informacioni dhe dokumentacioni per
institucionet kombetare qe veprojne ne perputhje me kerkesat e
konventes.
Detyrat
e institucionit kombetar jane:
-
Te jene te pavaruara dhe te mos influencohen
nga qendrimet zyrtare te shtetit pale.
-
Te kene objekt te veprimtarise se tyre promovimin dhe mbrotjen e te
drejtave dhe lirive te shtesasve
-
Te kryeje inspektime te rregullta te
ambjenteve te siperpermendura
-
Te hartojne rekomandime ndaj organeve
shteterore per ndreqjen e problemeve dhe kuadrit ligjor qe rregullojne
veprimtarine e ketyre ambjenteve ne perputhje me normat e Kombeve te
Bashkuara te miratuara per kete qellim, duke qene ne konformitet edhe
me rekomandimet e Nen komitetit.
-
Te propozojne drafte ose projekte konkrete per kuadrin ligjor ne fuqi
shtetit pale.
Kjo
permbledhje mendoj se krijon nje vizion te qarte te permbajtjes ne
pergjithsi te projekt-protokollit dhe ravijezon shume sakte qellimet
dhe synimet e tij. Ne kete kendveshtrim, mendoj se pjese integrale e
tij, mund te jete edhe shteti yne. Kete mendim e shikoj si nje detyrim
kushtetues qe duhet te permbushe shteti shqiptar, per parandalimin e
shume fenomeneve, qe ne esencen e tyre perbejne shkelje te lirive dhe
te drejtave te qytetareve.
Ne
keto kushte, kam arritur ne perfundimin qe t’ju parashtroj keto
propozime konkrete:
1.
Te krijojme sensibilizimin e nevojshem ndaj organizmave perkates te
shtetit shqiptar, per te marre ne konsiderate dhe mbeshtetur kete
projekt protokoll.
2.
Te ndikojme ne ratiftkimin e tij ne Kuvend, duke perdorur argumenta qe
kane lidhje me objektin e veprimtarise tone.
3.
Te evidentojme ne planin nderkombetar vullnetin e mire te shtetit dhe
te Avokatit te Popullit per implementimin e ketij drafti dhe
angazhimin tone per te qene pjese funksionale e tij.
4.
Te shikojme te arsyeshme propozime konkrete ne Kuvend lidhur me
ndryshime ne ligjin “Per Avokatin e Popullit” ku theksi te
konsistoje midis te tjerash ne rolin supervizor dhe inspektues (Ex
Officio) te ketij organi ne ato ambjente ku individi gezon te drejta
dhe liri te kufizuara.
Mendoj
se realizimi i ketyre propozimeve, do te perbeje nje hap te mire, ne
funksion te permbushjes se standarteve me te larta, per persosjen e
ruajtjes dhe mbrojtjes se te drejtave dhe lirive themelore te
individeve.
Duke
besuar ne mirekuptimin tuaj.
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI