REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

Njėsia Pėr Parandalimin e Torturės

___________________________________________________________________________

 

Nr. 136 Prot.                                           Tiranė, mė 04/06/2008

   

Lenda:        Sugjerohet njoftimi i organizmave ndėrkombėtarė pėr pėrmbushjen e detyrimeve tė Protokollit Opsional tėKonventės kundėr Torturės nga ana e Shtetit Shqiptar

       

   

Drejtuar:     Ministrit tė Punėve tė Jashtme

 Z. Lulzim BASHA

                                    TIRANĖ

  

  

  

 

I nderuar Z. Ministėr!

 

Kuvendi i Shqipėrisė ka ratifikuar me Ligjin Nr.9094 dt.03.07.2003 “Protokollin Opsional tė Konventės Kundėr Torturės dhe Trajtimit ose Dėnimit tė Egėr, Ēnjerėzor ose Poshtėrues (OPCAT)”. Qėllimi i kėtij Protokolli ėshtė vendosja e njė sistemi tė rregullt vizitash tė ndėrrmarra nga organe tė pavarura kombėtare nė ambjente ku njerėzve u ėshtė privuar liria, me synimin qė tė parandalohet tortura dhe trajtimi ose dėnimi i egėr, cnjerėzor ose poshtėrues.

Nė nenet 2 dhe 16 tė kėtij Protokolli parashikohet se ēdo Shtet Palė ka detyrimin tė marrė masa tė efektshme pėr tė parandaluar aktet e torturės ose trajtimit apo dėnimit tė egėr, cnjerėzor ose poshtėrues nė tė gjithė territorin nėn juiridiksionin e tij.

Gjithashtu, Neni 17 i kėtij Protokolli detyron ēdo Shtet Palė tė emėrojė ose krijojė mekanizmin e pavarur kombėtarė parandalues.

Nė pėrmbushje tė detyrimeve tė mėsiperme, ju njoftojmė se Institucionit tė Avokatit tė Popullit i ėshtė ngarkuar nė janar tė vitit 2008 detyra e Mekanizmit Kombėtar pėr Parandalimin e Torturės (MKPT). Pėr kete qellim Avokati i Popullit ne janar 2008 krijoi Njesinė per Parandalimin e Tortures si strukturė e veēantė ne permbushje te rolit tė tij si MKPT, e cila aktualisht ėshtė kompletuar pjesėrisht me stafin perkatės dhe po vijon punėn normalisht .

Nė mars 2008, u miratua nga Kuvendi i Shqiperisė Ligji nr.9888 datė 10.03.2008 “ Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė Ligjin nr.8328, datė 16.04.1998 “Pėr tė Drejtat dhe Trajtimin e tė Dėnuarve me Burgim”, ku nė nenet 74.1, 74.2, 74.3 u pėrcaktuan kompetencat dhe garancitė e Mekanizmit, si dhe format e mbikqyrjes se ambjenteve te burgjeve dhe paraburgimit gjithmonė nėn autoritetin e Avokatit tė Popullit.

Nderkohe ju bėjme me dije se Avokati i Popullit ka filluar te permbushė veprimtarine e tij si MKPT duke kryer inspektime dhe vizita te veēanta ne disa prej ketyre institucioneve. Gjithashtu kemi marrė pjese nė disa tavolina tė pėrbashkėta tė organizuara nga Ministria e Puneve tė Jashtme pėr pregatitjen e raportimeve tė ardhshme pranė Komitetit kundėr Torturės (CAT) OKB dhe Komitetit pėr Parandalimin e Torturės (CPT) pranė Kėshillit tė Europės.

Nisur nga kėto zhvillime, sugjerojmė qė nė zbatim tė detyrimeve ndėrkombėtare tė njoftoni zyrtarisht Sekretariatin e Pergjithshėm tė OKB-sė dhe institucionet e tjera ndėrkombėtare qė merren me parandalimin e torturės pėr evenimentin e ngritjes dhe vėnies nė funksionim tė Mekanizmit Kombėtar pėr Parandalimin e Torturės pranė Avokatit tė Popullit tė Republikės sė Shqipėrisė.

Njoftimi zyrtar qė duhet tė kryhet nga ana Juaj, i hap rrugėn fillimit tė njė bashkėpunimi tė ngushtė me organizmat ndėrkombėtarė pėr ēėshtjet e monitorimit, parandalimit dhe raportimit te rasteve te torturės nė vendin tonė.

            Ky njoftim na eshte kerkuar qe te behet sa me shpejt zyrtarisht edhe ne takimet tona me partneret nderkombetare te interesuar, me qellim qe te perfitohet edhe nga projektet per trajnime etj.

 

            Duke besuar nė bashkėpunimin Tuaj,

    

 

                                                           Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.