REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

 Nr. 159 Prot.                                              Tiranė, mė 04/06/2007

   

Lenda:        Pėr projekt ligjin “Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė Ligjin nr. 7895, datė 27.1.1995 Kodi Penal i Republikės sė Shqipėrisė, i ndryshuar”

       

   

Drejtuar:    Z. Fatos  BEJA

Kryetarit tė Komisionit pėr Ēėshtjet Ligjore,

Administratėn Publike dhe tė Drejtat e Njeriut

 

 

Per dijeni:   Znj. Majlinda BREGU

Ministre e Integrimit

  

                                                     TIRANE

        

     

I nderuar Z. Kryetar, 

 

Institucioni i Avokatit tė Popullit, u njoh me draftin e projektligjit tė propozuar nga Deputetja znj. Majlinda Bregu “Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė Ligjin nr. 7895, datė 27.1.1995 Kodi Penal i Republikės sė Shqipėrisė, i ndryshuar”.

Sė pari, dėshiroj tė vė nė vemendjen Tuaj se e mbėshtetim inisiativėn pėr tė parashikuar nė Kodin Penal veprat penale tė parashikuara nė kėtė projektligj, pasi ato janė nė frymėn e Konventės se Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtat e Fėmijėve, e ratifikuar qė nė 1992 nga Shqipėria. Gjithashtu kėto shtesa janė nė pėrputhje edhe me Rekomandimet Pėrfundimtare tė Komitetit tė OKB-sė pėr tė Drejtat e Fėmijėve, tė nxjerra nė 31 Mars 2005. Kryesisht, kjo theksohet nė paragrafin 50 dhe 51 tė Rekomandimit tė Komitetit pėr tė Drejtat e Fėmijėve, ku pėrcaktohet shprehimisht ndalimi i dhunės fizike ndaj fėmijės, sidomos nė familje. Ky projektligj do ta rendis Shqipėrinė nė listėn e shteteve qė ndalojnė me ligj ushtrimin e dhunės fizike ndaj fėmijės nė familje, nė zbatim edhe tė Fushatės Globale Kundėr Dhunės Fizike ndaj Fėmijėve. Po kėshtu, vlerėsojmė iniciativėn pėr tė pėrkufizuar dhe ndaluar dhunėn psikologjike ndaj fėmijėve.

 

Pas analizimit tė projekt-ligjit nė fjalė dhe kuadrit ligjor ndėrkombėtar pėrkatės, kemi disa sugjerime nė lidhje nenet e propozuara. Mė konkretisht:

 

1. Neni 2 tė Projekt Ligjit pėr njė shtesė nė Neni 124 / a “Abuzimi i fėmijės”:

Paragrafi i parė i kėtij neni pėrcakton konceptin e dhunės fizike ndaj fėmijėve. Listimi i akteve tė cilat mund tė shkaktojnė plagosjen e fėmijės nė kuptimin e kėtij neni, e limiton fushėn e zbatimit tė saj, pasi lė jashtė forma tė tjera qė mund tė shkaktojnė plagosjen e fėmijėve. Gjithashtu, koncepti i “mbytjes” sė fėmijės tė parashikuar nė kėtė paragraf, nuk ėshtė nė pėrputhje me frymėn e Kodit Penal, sepse mbytja e njė personi sipas kėtij kodi ka si pasojė vdekjen e personit ose e mbetur nė tentativė kjo. Ndėrsa pėr veprimet ndaj fėmijėve, kur ato sjellin si pasojė plagosjen e lehtė, apo dėmtime tė tjera trupore, ato parashikohen nga dispozitat penale pėr plagosje e lehtė me dashje apo rrahje.

Pėr sa mė sipėr sugjerojmė qė paragrafi i sipėrcituar tė ndryshohet nė:

 

“Ēdo plagosje e fėmijės, me dashje dhe qė ka ardhur ndėr tė tjera si pasojė e rrahjes sė vazhdueshme, shkundjes, djegies, kafshimit, kapjes pėr ta mbytur si dhe ēdo lloj tjetėr ushtrimi dhune ndaj fėmijės nga prindėrit, motra, vėllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari ligjor, njė i afėrm i familjes ose ēdo person tjetėr qė e ka pėr detyrė tė kujdeset pėr fėmijėn, kur nuk ka shkaktuar plagosjen e rėndė, vetėvrasjen apo vdekjen e fėmijės, dėnohet me gjobė ose burgim deri nė 3 vjet.”

 

Njė sugjerim tjetėr pėr kėtė paragraf ėshtė qė terminologjia e pėrdorur “plagosje e fėmijės” tė zėvendėsohet me terminologjinė ligjore ndėrkombėtare tė pėrdorur “dhuna fizike ndaj fėmijės”. Pėrdorimi i kėtij definicioni shmang listimin e formave tė dhunės fizike qė mund tė ushtrohen ndaj fėmijėve.

Ky paragraf mund tė formulohet edhe si:

 

 “Ushtrimi i dhunės fizike me dashje ndaj fėmijės nga prindėrit, motra, vėllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari ligjor, njė i afėrm i familjes ose ēdo person tjetėr qė e ka pėr detyrė tė kujdeset pėr fėmijėn, kur nuk ka shkaktuar plagosjen e rėndė, vetėvrasjen apo vdekjen e fėmijės, dėnohet me gjobė ose burgim deri nė 3 vjet.”

 

2. Neni 3 tė Projekt Ligjit pėr njė shtesė nė Neni 128/ē “Shitja e Fėmijėve”:   

Vlerėsojmė faktin e vendosjes sė kėtij neni dhe pėrshtatjes deri diku tė pėrcaktimit tė veprės penale tė “shitjes sė fėmijės” me kuadrin ligjor ndėrkombėtar.

Njė pėrkufizim mė tė plotė tė “shitjes sė fėmijės” dhe qėllimeve qė pėrfshihen nė kėtė veper penale, jepen nga Protokolli Shtesė tė Konventės pėr tė Drejtat e Fėmijėve pėr shitjen e fėmijėve, prostitucionin dhe pornografinė tek fėmijėt (Neni 3.1). Meqenėse Shqipėria ka ndėrmarrė hapat pėr tė ratifikuar kėtė Protokoll, sugjerojmė qė kjo vepėr penale tė pėrcaktohet nė pėrputhje me Protokollin nė fjalė, pėr tė shmangur shtesat e mėtejshme tė kėtij neni. Kėshtu rekomandojmė qė tė shtohet si njė ndėr qėllimet e shitjes sė fėmijės edhe “pėrfshirja e fėmijės nė punė tė detyruar”.

Njė mangėsi tjetėr i kėtij draft neni ėshtė mungesa e pėrkufizimit se ēfarė do tė konsiderohet “shitje e fėmijės”. Kuadri ligjor ndėrkombėtar pėrcakton se:

 

“Shitja e fėmijės kupton ēdo akt ose transaksion gjatė tė cilit fėmija transferohet nga njė person ose njė grup personash tek tė tjerė pėrkundrejt njė fitimi material ose ēdo pėrfitimi tjetėr”.

 

Gjithashtu nė Nenin nė fjalė vihet re se dėnimi i parashikuara pėr shitjen e fėmijės, janė mė tė ulėta se ato tė parashikuara pėr veprat penale qė sjellin pasojat e shitjes sė fėmijės. Mendojmė se dėnimet e dhėna duhet tė jenė nė tė njėjtin kontekst me ato tė vepres penale tė trafikimit tė fėmijės tė parashikuara nė kėtė Kod.

Pėr sa mė sipėr rekomandojmė qė ky nen tė formulohet si mė poshtė:

 

“Ofrimi, dhėnia apo pranimi i shitjes sė fėmijės pėr qėllime tė shfrytėzimit seksual, transferimit tė organeve tė fėmijės pėr qėllime fitimi, pėrfshirja e fėmijės nė punė tė detyruar apo birėsimit tė paligjshėm tė tij dėnohet me burgim 10 deri nė 20 vjet. Shitja e fėmijės kupton ēdo akt ose transaksion gjatė tė cilit fėmija transferohet nga njė person ose njė grup personash tek tė tjerė pėrkundrejt njė fitimi material ose ēdo pėrfitimi tjetėr”.

 

            Duke vlerėsuar maksimalisht kėtė proēes, gjykojmė se vėrejtjet dhe rekomandimet e paraqitura mė lart do tė ndihmojnė nė njė vendimmarrje sa mė objektive, nė lidhje me projekt ligjin nė fjalė tė pėrgatitur.

Duke qenė i bindur se sa mė sipėr do tė kėtė vemendjen dhe mirėkuptimin Tuaj, si dhe do t’ju komunikohet tė gjithė deputetėve tė Komisionit Tuaj.

 

    

 

                                                           Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.