KOMITETI  KOORDINUES NDERKOMBETAR

TE INSTITUCIONEVE KOMBETARE  PER PROMOVIMIN

DHE MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE NJERIUT

 

INSTITUTI DANEZ PER TE DREJTAT E NJERIUT

___________________________________________________________________________

 

Z. Kryetar

Avokati i Popullit

Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, Nr.3

Tirana -ALBANIA

 

I dashur Z. Kryetar i Institucionit,

Ne cilesine time si Kryetar i Komitetit Koordinues Nderkombetar te Institucioneve Kombetare  per Promovimin dhe Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut (ICC), ju lutem informohuni se,  anetaret  e ICC miratuan rekomandimin e bere nga Nen/Komiteti i Akreditimit* gjate sesionit te 14 te ICC-se me 15 Prill 2004.

Rekomandimi, i pasqyruar ne raportin e Nen/Komisionit, pranon se  Institucioni i Avokatit te Popullit te Shqiperise  vepron ne perputhje me  Parimet e Parisit dhe per kete arsye i jepet  statusi A  i akreditimit. Rezervimi i meparshem vendosur akreditimit tuaj, per rrjedhoje eshte hequr.  Per nje permbledhje te detajuar te diskutimit dhe dokumentacionit informues, ju lutemi konsultohuni me raportin e bashkengjitur te Nen/Komitetit.

Ju lutemi, mbani parasysh qe ne zbatim te Nenit 3(g) te Rregullores se Procedures se ICC, akreditimi i nje institucioni kombetar mund te rishikohet nga Komiteti.

Sektori per Institucionet Kombetare i Zyres se Komisionerit te Larte  per te Drejtat e Njeriut te  Kombeve te Bashkuara, ne cilesine  e sekretariatit te ICC-se, sikurse edhe une, jemi gati t`ju sigurojme cdo informacion shtese te nevojshem.

Ju lutem, Z. Kryetar, pranoni sigurimet e konsiderates time me te larte.

Sinqerisht i juaji,

Morten Kjaerum

Kryetar i Komitetit Koordinues

Nderkombetar, ICC.

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al