I
nderuar z.Kryeminister,
Ratifikimi nga ana e shtetit tone te Konventes “Per mbrojtjen e
individeve ne lidhje me perpunimin automatik te te dhenave
personale” me ligjin nr.9288, date 7.10.2004 dhe protokollit te saj
shtese “Mbi mbrojtjen e individeve ne lidhje me perpunimin automatik
te te dhenave personale nga organet mbikqyrese dhe fluksi nderkufitar
i te dhenave”, me ligjin nr.9287 date 7.10.2004, parashikon te
drejtat dhe pergjegjesite qe merr persiper pala nenshkruese per
respektimin e te drejtes per mbrotjen e te dhenave personale, ndaj
perpunimit automatik te tyre.
Ne
nenin 4 te Konventes (detyrat e paleve), percaktohet shprehimisht se:
1.
Secila pale merr masat e nevojshme ne ligjin vendas per te bere te
efektshme principet themelore per mbrojtjen e te dhenave te paraqitura
ne kete kapitull.
2.Keto
masa merren jo me vone se ne momentin e hyrjes ne fuqi te kesaj
konvente ne lidhje me Palen perkatese.
Nga
ana tjeter, ne nenin 1 te Protokollit Shtese te Konventes,
parashikohen shprehimisht “Organet Mbikqyrese” ne formen e nje
“Autoriteti Mbikqyres”, qe do te gezojne pushtet investigues dhe
nderhyres dhe te cilet kane si kompetence perfshirjen e tyre ne proçedurat
gjyqesore, duke sjelle para autoriteteve juridike kompetente rastet e
dhunimit te parimeve baze te Konventes.
Per
kete çeshtje, ne daten 23.03.2007, Avokati i Popullit priti ne nje
takim nje delegacion te Keshillit te Europes, te perbere nga z. Emilio
Aced Felez, z. Graham Sutton dhe zj. Sophie Meudal Leenders, eksperte
ne fushen e mbrojtjes se te dhenave personale, ku u diskutua me lidhje
me vleresimin e situates per mbrojtjen e te dhenave personale ne
Shqiperi. Thelbi i gjithe diskutimit te zhvilluar, veç te tjerave u
perqendrua ne faktin nese, eshte dhe a mund te jete “Autoriteti
Mbikqyres”, Institucioni i Avokatit te Popullit ne Shqiperi.
Faktikisht, ne nenin 15 te ligjit nr.8517 date 22.07.1999 “Per
mbrojtjen e te dhenave personale”, percaktohet se;
“Ankimi
tek Avokati i Popullit dhe kompetencat e tij ne fushen e te dhenave
personale rregullohen nga ligji nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin
e Popullit”.
Avokati
i Popullit krijon nje regjister te trajtimit te te dhenave
personale”.
Por
rastet e ankesave kane qene te pakta dhe regjistri nuk eshte krijuar,
sepse vete ligji nuk eshte i qarte ne percaktimin konkret se çfare do
te kuptohet me regjistrin e trajtimit te te dhenave personale qe
mbahet nga Avokati i Popullit dhe nga ana tjeter, si do te aplikohet
ky regjister brenda kuadrit te kompetencave te Avokatit te Popullit,
pa dubluar funksionin e regjistrave te protokollit apo arkives se
institucionit.
Pas
ketyre diskutimeve, Avokati i Popullit mbajti qendrimin se nuk mund te
jete Institucioni i Avokatit te Popullit, “Autoriteti Mbikqyres” i
percaktuar ne termat e dhena te Protokollit Shtese te Konventes “Per
mbrojtjen e individeve ne lidhje me perpunimin automatik te te dhenave
personale”, per keto arsye:
1.Sipas
protokollit shtese, “Autoriteti Mbikqyres” duhet te jete nje organ
i pavarur, i cili ka kompetencen e hetimit dhe nderhyrjes,
si dhe kompetencen per t’u perfshire ne proçese gjyqesore,
per te sjelle ne vemendjen e organeve kompetente gjyqesore shkeljen e
dispozitave te ligjit te brendshem (neni 1 / 2a). Avokati i Popullit
eshte nje organ i pavarur kushtetues, por edhe pse ai ka kompetenca
investiguese dhe ndermjetesimi (dhe jo ne termat e nderhyrjes), ai nuk
mund te perfshihet ne proçese gjyqesore, veç rasteve qe kane te
bejne me çeshtje qe i perkasin ne kuptimin privat atij vete si
institucion.
2.Legjislacioni
i vendeve te tjera ne fushen e mbrojtjes se te dhenave personale, ne
rrethin e subjekteve te cilet futen ne juridiksionin e ligjit per
mbrojtjen e ketyre te dhenave, perfshin edhe subjektet private te
cilet perpunojne te dhenat personale. Ligji “Per Avokatin e
Populit”, e kufizon rrethin e subjekteve nen juridiksionin e tij,
vetem tek administrata publike dhe te tretet qe veprojne per llogari
te saj. Edhe ky fakt tregon ndryshimin e nje organi mbikqyres ne kete
kontekst, me Avokatin e Popullit.
3.Pra,
pavaresisht faktit se “Autoriteti Mbikqyres” paraqitet si i
pavarur, ai perkufizohet ne termat e organit vendimmarres dhe si nje
hallke efektive e ankimit administrativ. Avokati i Popullit eshte nje
organ i pavarur, por ai vepron ne termat e ndermjetesimit (dhe jo
nderhyrjes) dhe te rekomandimit (e jo te vendimmarrjes), per me teper
qe nuk mund te konsiderohet si hallke efektive e ankimit
administrativ. Per keto arsye, Avokati i Popullit (Ombudsmani) per nga
vete natyra klasike, natyre qe eshte percaktuar ne Kushtetute dhe
misheruar ne Ligjin nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e
Popullit”, nuk ka pika takimi te ndjeshme dhe nuk mund te
konsiderohet “Organ Mbikqyres” per mbrojtjen e te dhenave
personale.
4.Vendimet
e “Autoriteteve Mbikqyrese”, kunder te cileve ka ankesa, mund
te apelohen ne gjykate. Ne thelb dhe per nga natyra e tij klasike,
si institucion i parashikuar ne Kushtetute, Avokati i Popullit si
produkt te tij perfundimtar njeh rekomandimet dhe propozimet dhe jo
vendimet. Po keshtu nisur nga parashikimet e bera ne ne Ligjin “Per
Avokatin e Popullit”, te gjitha pergjigjet apo rekomandimet e ketij
institucioni nuk mund te ankimohen sikurse aktet administrative (nenin
131 i Kodit te Proçedures Administrative), pasi vete natyra e tij nuk
e perfshin ate ne rrethin e organeve te administrates publike qe mund
te konsiderohen si hallka te ankimit administrativ, per çeshtje qe
futen ne objektin e shqyrtimit nga ana e tij.
5.Perafrimi
me keto terma kerkon detyrimisht ndryshimin e Kushtetues se Republikes
se Shqiperise, qe eshte nje proçes jo i lehte, pasi kerkon votim te
cilesuar (jo me pak se 84 vota).
6.Eksperienca
e vendeve te tjera si p.sh ajo e Spanjes, ka treguar se nuk eshte e
lehte t’i atribuosh nje Avokati Populli nje detyre te tille, sikurse
ate te nje organi mbikqyres per mbrojtjen e te dhenave personale, ndaj
edhe jane krijuar organizma te tjere me efikase. Per me teper edhe
atje ku ekziston nje Ombudsman me funksion mbrojtjen e te dhenave
personale, ky i fundit nuk ka nje objekt kaq te gjere pune, sikurse
Avokati i Popullit ne Shqiperi.
Per
te gjitha keto arsye, ne kuadrin e permiresimit te kuadrit ligjor ne
lidhje me te dhenat personale, eshte mese e domosdoshme qe te
krijohet nje institucion apo organ tjeter i pavarur ne vend, ne
termat e “Autoritetit Mbikqyres”, per te mundesuar edhe
permbushjen e detyrimeve qe lindin nga aktet nderkombetare te
ratifikuara nga ana e shtetit tone, ne fushen e mbrojtjes se te
dhenave personale.
Duke
besuar ne mirekuptimin tuaj, menduam t’jua bejme te ditur
paraprakisht mendimin tone per kete çeshtje.
Me respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI