REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 57 Prot.                                                Tiranė, mė 03.03.2006

   

  

          Lenda:               Kerkese per shpjegime

 

          Drejtuar:           Zv.Ministrit te Drejtesise

                                    Z. Vladimir Kristo

TIRANE

 

 

I nderuar Z. Kristo,

     

Duke vleresuar marredheniet tona  institucionale te cilat reflektojne pozitivisht ne permiresimin e standarteve te qeverisjes dhe ne drejtim te respektimit te te drejtave dhe lirive themelore te shtetasve, lutemi na dergoni nje informacion per sa me poshte.

                Kuvendi i Shqiperise ka nxjerre Ligjin Nr. 9381, dt. 28.04.2005, “Per kompesimin e burgimit te padrejte”. Ne kete ligj Ministria e Drejtesise dhe Ministria e Financave eshte ngarkuar te nxjerre udhezime te perbashketa per strukturat pergjegjese, formen dhe permbajtjen e dokumentacionit, etj.

Avokati i Popullit ne kuader te mbrojtjes te interesave te ligjshme te shtetasve eshte i interesuar te informohet nese Ministria juaj ne bashkepunim me Ministrine e Financave eshte angazhuar ne nxjerrjen e akteve nenligjore ne baze dhe per zbatim te ligjit.

          Kete kerkese per informacion e bazojme ne nenin 63/4 te Kushtetutes ku percaktohet se “ Organet dhe funksionaret publike jane te detyruar t’i paraqesin Avokatit te Popullit te gjitha dokumentat dhe informacionet e kerkuara prej tij.”

Duke vleresuar impenjimin tuaj, lutemi qe informacionet e siperkerkuara te na e dergoni brenda dates 12.03.2006.

 

                                                                    KOMISIONERI

 

                                                                   Gezim LLESHI

                                                                        

 _________________________________________________________________

 

Shenim: Kjo shkrese i eshte derguar edhe Zv. Ministrit te Financave, z. Florian Mima.


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.