REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 543/1 Prot.                                          Tiranė, mė 03/01/2002

   

Lenda:        Dėrgohen mendime pėr dy projekt-ligjet pėr pronat  

   

Drejtuar:    Kryetarit te Komisionit te ēeshtjeve Kushtetuese dhe te Ligjeve

 

Zotit    Spartak BRAHO

TIRANE

 

Kryetarit te Komisionit te te Drejtave te Njeriut dhe te Minoriteteve

 

Zotit Vasil MELE

TIRANE

 

 

        

     

           Bashkėlidhur po ju dėrgojmė mendimet e Avokatit tė Popullit pėr pėrmirėsimin e projekteve tė pėrgatitura “ Pėr disa ndryshime  nė ligjin nr.7698, dt.15.04.1993 “Pėr Kthimin dhe Kompesimin e Pronave ish-pronarėve” dhe “Pėr disa ndryshime nė Ligjin nr.7699, dt.21.04.1993 “Pėr kompesimin nė vlerė ose me troje tė ish-pronarėve tė tokave bujqėsore, kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve”.

           Mendimet tona jane rradhitur sipas neneve te projekteve qe na jane derguar.

           Ju bejme te ditur se paraprakisht, qe ne fazen e hartimit te projekteve nga Qeveria, i kemi derguar zv. Kryeministrit, z. Gjinushi, propozimet tona, mjaft prej te cilave jane pasqyruar ne kete projekt qe ka derguar Qeveria prane Jush.

           Megjithate, ne insistojme qe te mbahen paraysh edhe keto propozime qe po ju dergojme bashkelidhur, te cilat nuk jane pasqyruar ne projektin e Qeverise.

                                

  

                                                                          Me respekt

   

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 

 

______________________________________________________________

 

Mendime pėr ndryshime nė projekt- ligjin "Disa ndryshime nė Ligjin nr.7698, dt.15.04.1993 "Pėr Kthimin dhe Kompesimin e pronave ish-pronarėve."

 

Lidhur me projekt ligjet e paraqitura mendojmė tė bėhen ndryshimet dhe shtesat si mė poshtė:

 

NENI 3

Nė paragrafin e dytė tė projektit, pas fjalėve "datė.15.04.1993" tė shtohen fjalėt "ose tė marra pa tė drejtė nga shteti nė cdo mėnyrė tjetėr."

 

NENI 7

Nė projekt ligj, paragrafi i dytė i nenit 7 ndryshohet si mė poshtė: "Kur ndėrtesat nuk janė shembur dhe nuk janė blerė nga shteti, edhe kur pėrdoren pėr qėllime publike, u njihet pronėsia ish-pronarėve."

 

NENI 10

Ky projekt-nen tė ndyshoje si mė poshtė:

"Kur ndėrtesat e pronarėve janė tjetėrsuar te persona tė tretė, ato u kthehen pronarėve, ndėrsa shteti u kthen personave te tretė vlerėn reale tė objektit nė pėrputhje me vlerėn e tregut.

Nėse personi i tretė nuk ėshtė dakort me masėn e kėsaj vlere, ka tė drejtė brenda 30 ditėve nga njoftimi tė vendimit tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompesimit tė Pronave prane Qarkut, t'i drejtohet Gjykatės."

 

NENI 11

Nė paragrafin e parė, shtohet njė fjali: "Kundėr vendimit tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompesimit tė Pronave pranė Qarkut pėr masėn e shpėrblimit, personi i tretė ka tė drejtė qė brenda 30-ditėve nga marrja dijeni i vendimit, t'i drejtohet Gjykatės nėse nuk ėshtė dakort me kėtė masė."

Nė kėtė nen fjalia: "Ngarkohet Kėshilli i Ministrave pėr nxjerrjen e akteve nėnligjore pėrkatėse" tė hiqet.

 

NENI 13

Nė fund tė pikės "D" tė shtohet fjalia: "Kundėr mėnyrės e masės sė kompesimit pronari ka tė drejtėn e ankimit nė gjykatė brenda 30­ditėve nga marrj a dij eni".

 

NENI 15

Mbas fjaleve: "tė Pronave" shtohet fjalia: "Detyrat, kompetencat, organizimi dhe pėrberja e kėtij Komiteti, pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave".

 

NENI 16

Nė paragrafin e parė, tė dytė, tė tretė dhe tė pestė pas fjalėve: "tė pronave" tė shtohen fjalėt: "tė Qarkut".

Po nė kėtė nen, paragrafi i katėrt tė hiqet.

Nė fund tė paragrafit tė tretė dhe tė pestė, tė shtohen fjalėt: " brenda 30-ditėve nga marrja dijeni."

Pas nenit 18 tė shtohet njė nen me kėtė pėrmbajtje " Ngarkohet Kėshilli i Ministrave qė brenda njė muaji nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, tė nxjerrė Ate nėnligjore nė zbatim tė tij".

 

 

Nė projekt-ligj tė shtohet njė nen me kėtė pėrmbajtje: "Procesi i Kthimit tė Pronave tė pėrfundojė brenda datės _______            ".

 

Mendojmė se nė kėtė mėnyrė qė ėshtė redaktuar ky projekt-ligj, duke mos i dhėnė fuqi prapavepruse, sjell diferencim nė trajtimin e pronarėve, lidhur me masėn e kthimit tė pronave, midis pronarėve tė cilėve ju jane kthyer ato me vendim tė Komisioneve pėrkatėse siē parashikonte lig'ji, si edhe pronarėve qė do tė trajtohen me kėtė projekt. Mendojmė se ky problem, i fuqisė prapavepruese tė ligjit, duhet patur parasysh nė redaktimin pėrfundimtar tė projektit.

 

 

Pėr sa i pėrket projekt lig,jit pėr " Disa ndryshime ne lig,jin nr.7699, dt. 21.04.1993" Pėr kompesimin nė vlerė ose me troje tė ish­pronarėve tė tokave bujqėsore, kullotave, livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve".

 

 

MENDOJMĖ:

 

Meqė sugjerimet tona tė mėparėshme kanė gjetur vend nė projekt ligjin e paraqitur, kemi vetėm sugjerimin qė pas nenit 2 tė shtohet njė nen me kėtė pėrmbajtje:" Brenda njė muaji nga hyrja nė fuqi i kėtij ligji, Kėshilli 1 Ministrave tė nxjerrė aktet nenligjore nė zbatim tė tij".

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.