REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr.  K2/G8-10 Prot.                                    Tiranė, mė 02/03/2006

Nr. Dok. 200400846/10

   

Lenda:        Informacion pėr problemet qė kanė ngritur tė denuarit nė Greqi dhe qė vuajne denimet nė Shqipėri  

       

   

Drejtuar:    Kryetarit tė Komisionit Parlamentar pėr Ēėshtjet Ligjore, Administratėn Publike dhe tė Drejtat e Njeriut

   

Z. Spartak NGJELA

 

Kuvendi i Shqipėrisė

 

 

Per dijeni:  Ministrit tė Drejtėsisė

 

Z. Aldo  BUMĒI

                                                                             Tiranė

      

I nderuar Zoti Kryetar i Komisionit,

           Lidhur me kėrkesėn tuaj verbale tė bėrė me dt.28.02.2006 pėr njė informacion pėr ankesat e tė denuarve shqiptarė nė Greqi tė cilėt aktualisht vuajnė denimet penale nė burgjet shqiptare, ju informojmė si mė poshtė:

Institucioni i Avokatit tė Popullit ka shqyrtuar me vėmėndjen e duhur ankesat e shtetasve shqiptarė tė denuar nė Greqi tė cilėt janė ekstraduar dhe aktualisht vuajnė denimet penale nė burgjet Shqiptare.

Pretendimet kryesore tė tyre mund tė pėrmblidhen si mė poshtė:

1. Ankohen se nė masat e dėnimit ndaj tyre ka arsye tė bazuara pėr tė menduar se kanė ndikuar konsideratat negative tė gjykatave greke pėr racėn dhe fenė e shqiptarėve tė gjykuar. Sipas tyre, kur nė tė njėjtin proēes janė akuzuar shtetas grekė si bashkėpunėtorė me shqiptarėt, grekėt janė favorizuar duke ju dhėnė pafajėsi ose dėnime mjaft tė ulta nė krahasim me shqiptarėt.

2. Gjatė gjykimeve nė Greqi ka patur raste tė rėnda tė shkeljes sė tė drejtave tė njeriut, si mungesė tė pėrkthyesve qė njohin gjuhėn shqipe (rasti Vavacula), apo qė avokatėt grekė nuk i kanė ndihmuar realisht pėr tė bėrė mbrojtje profesionale, apo nuk kanė bėrė ankim nė gjykatat e shkallėve mė tė larta, me mendimin se nuk do ju lejohet ekstradimi nė Shqipėri, apo se do t’u ngrihet dėnimi.

3. Dėnimet pėr trafikim tė lėndėve narkotike kryesisht, Kanabis sativa (qė ėshtė njė nga drogat mė tė lehta dhe nė disa shtete europiane nuk dėnohet, p.sh. nė Holandė), janė tepėr tė rėnda, krahasuar edhe me dėnimet e zbatuara pėr raste analoge nė Shqipėri.

4. Nuk kanė patur mundėsi tė apelojnė vendimet e njohjes sė vendimeve tė gjykatave greke nė gjykatat shqiptare tė Apelit apo nė Gjykatėn e Lartė.

Duke patur vazhdimisht  ankesa tė tė dėnuarve pėr kėto probleme, janė bėrė takime mė tė denuarit qė vuajnė denimet nė Burgun e Rrogozhinės, nė Burgun e Vaqarit, nė Burgun e Lushnjės dhe atė tė Peqinit. Vetė Avokati i Popullit bashkė mė disa deputetė tė Komisionit Parlamentar tė tė Drejtave tė Njeriut ka takuar kėta tė burgosur nė Burgun e Lushnjės. Ata janė sqaruar se vendimet e gjykatės greke janė jashtė juridiksionit tė zyrės sonė dhe se shqyrtimi i kėtyre vendimeve nga gjykatat tona nuk mund tė bėhet. Disa vendime unifikuese tė Gjykatės sė Lartė i ndalojnė gjykatat qė tė marrin nė shqyrtim vendimet e dhėna nga gjykatat greke. Sipas konventave ndėrkombėtare kėto ankesa nuk mund tė zgjidhen me rigjykime apo rishikime tė vendimeve gjyqėsore nga sistemi gjyqėsor shqiptar.

Mendimi ynė ka qenė dhe ėshtė qė i vetmi institucion qė mund t’i japė njė zgjidhje pozitive ankesave qė do tė rezultojnė tė drejta ėshtė aplikimi nga Presidenti i Republikės i tė drejtės sė faljes sė pjesshme apo tė plotė ndaj ēdo kėrkese nė mėnyrė individuale.

Zyra jonė ka tėrhequr nga burgjet disa vendime tė tė denuarve nė Greqi dhe qė aktualisht vuajnė denimin nė Shqipėri  pėr shqyrtimin rast pas rasti nėse pretendimet e tyre kanė bazė ligjore. Nė kėtė ēėshtje bashkėpunimi me Ministrinė e Drejtėsisė dhe Drejtorinė e Pėrgjthshme tė Burgjeve ka qėnė shumė i mire. Por ka pengesė se nga Greqia Ministrisė sė Drejtėsisė i janė dėrguar ekstrakte tė vendimeve tė Gjykatave tė Apelit dhe jo vendime tė gjykatave tė shkallės sė parė, nga ku mund tė mėsohet mė shumė rreth pretendimeve tė tė dėnuarve.

Qė tė realizohet ndihma pėr kėta tė dėnuar duhet patjetėr qė Drejtoria e Bashkėpunimit Gjyqėsor Ndėrkombėtar dhe Ministria e Drejtėsisė tė na vėnė nė dispozicion vendimet e plota tė gjykatave greke, tė pėrkthyera nė gjuhen shqipe. Vetėm pasi tė studjojmė vendimet e plota tė ēdo tė denuari, ne do tė mund tė konkludojmė nė se ekzistojnė kushtet ligjore pėr tė bėrė propozime pėr falje. Mbas kėtij verifikimi individual tė vendimit gjyqėsor grek mund t’i propozohet Presidentit tė Republikės falja pjesore ose e plotė e dėnimit pėr ata tė dėnuar nė Greqi qė do tė vlerėsohet se duhet tė aplikohet falje.

Zyra e Avokatit tė Popullit ėshtė e gatshme tė bashkėpunojė pėr kėtė ēėshtje me ekspertėt e Kuvendit tė Shqipėrisė, tė Ministrisė sė Drejtėsisė dhe tė Administratės sė Burgjeve.

Duke besuar nė mirėkuptimin Tuaj, bashkėlidhur ju dėrgojmė praktikat tona me Presidentin, Ministrin e Drejtėsisė, Avokatin e Popullit tė Greqisė etj.

 

 

    

 

                                                              Me respekt  

   

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.