|
Nr. 38 Prot.
Tiranė, mė 23/02/2007
K
Ė R K E S Ė
Kėrkues: AVOKATI I
POPULLIT
Bulevardi
Zhan D'Ark nr. 2,
Tel:
+355 4 380 303
Subjekti
i interesuar: KUVENDI I SHQIPERISĖ
Pėrpara: GJYKATĖS
KUSHTETUESE TĖ
REPUBLIKĖS
SĖ SHQIPĖRISĖ
TIRANĖ
Objekti:
Shfuqizimi
si tė papajtueshėm me kushtetutėn tė fjalės vendbanim nė
pikėn 3 tė nenit 63 tė ligjit nr.9087, datė
19.06.2003 ndryshuar me Ligjin nr. 9297, datė 21.10.2004, dhe
ligjet nr.9341, datė 10.01.2005, nr. 9371, datė 14.04.2005 si
dhe ligjin nr. 9676 datė 13.01.2007 Kodi Zgjedhor i Republikės
sė Shqipėrisė
Baza
ligjore:
Nenet
45 pika 1 dhe 3, 131 germa a dhe 134 germa dh tė
Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, si dhe nenet 27-31
dhe 49 pika 2 tė ligjit nr. 8577 datė 10.02.2000 Pėr
organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės
sė Shqipėrisė. Neni 24 germa c i Ligjit nr.8454 date
4.02.1999 Per Avokatin e Popullit, ndryshuar me Ligjin
nr.9398 datė 12.05.2005
Tė
nderuar zotėrinj gjyqtarė tė Gjykatės Kushtetuese tė Republikės
sė Shqipėrisė,
Nė pikėn 1 dhe 3 tė nenit 45 tė Kushtetutės sė Republikės sė
Shqipėrisė ėshtė parashikuar se:
1.
Ēdo shtetas qė ka mbushur tetėmbėdhjetė vjeē, qoftė
edhe ditėn e zgjedhjeve, ka tė drejtė tė zgjedhė ose tė
zgjidhet
3Tė
dėnuarit qė janė duke vuajtur dėnimin me heqje tė lirisė,
kanė vetėm tė drejtėn pėr tė zgjedhur.
Nė pikėn 3 tė nenit 63 tė ligjit
nr.9087, datė 19.06.2003 ndryshuar me Ligjin nr. 9297, datė
21.10.2004, dhe ligjet nr.9341, datė 10.01.2005, nr. 9371, datė
14.04.2005 si dhe ligjin nr. 9676 datė 13.01.2007 Kodi
Zgjedhor i Republikės sė Shqipėrisė ėshtė pėrcaktuar se:
Nė
burgjet dhe nė vėndet e paraburgimit, pėr zgjedhjet dhe
referendumet vendore, 40 ditė para datės sė votimit, drejtuesi
i Institucionit, pėrgatit listėn e zgjedhėsve me
vendbanim nė njėsinė zgjedhore, ku ndodhet institucioni
dhe ia dorėzon atė kryetarit tė njėsisė sė qeverisjes
vendore pėrkatėse.
Nga
praktika nė zgjedhjet pėr organet e qeverisjes vendore, sipas pėrcaktimit
tė bėrė nė dispozitėn e mėsipėrme, rezulton se pjesa mė e
madhe e tė dėnuarve nė burgje privohen nga e drejta pėr tė
zgjedhur. Kjo pėr arsyen se Kodi Zgjedhor nė listėn e zgjedhėsve
pėr organet e qeverisjes vendore pėrfshin vetėm ata tė dėnuar
qė kanė vendbanimin nė vendin e institucionit ku vuajnė dėnimin
(paraburgim/burg).
Gjatė
zbatimit tė kėsaj dispozite tė Kodit Zgjedhor, Avokati i
Popullit ka konstatuar se nė burgje ka me mijra tė dėnuar qė
kanė vendbanimin e tyre nė qytete tė tjera. Sipas ligjit
ekzistues, ata nuk mund tė regjistrohen nė listat e zgjedhėsve
dhe pėr rrjedhojė nuk votojnė.
Sipas
tė dhėnave zyrtare tė dėrguara pranė Avokatit tė Popullit
nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve mė datė.15.02.2007, nga
rreth 4000 persona qė janė tė dėnuar ose tė paraburgosur nė
rang Republike, vetėm 274 prej tyre janė regjistruar nė
komisionet e njėsive zgjedhore. Kėto janė rastet kur
vendbanimi i tyre pėrputhet me vendin e institucionit ku ata
mbahen si tė privuar nga liria.
Ky
interesim i Avokatit te Popullit ka ardhur si rezultat i disa
ankesave te paraqitura prane zyres se Tij nga persona tė dėnuar,
por dhe nė zbatim tė nenit 14 paragrafi tretė i Ligjit Nr.8454
dt.04.02.1999 Pėr Avokatin e Popullit i ndryshuar, nė
tė cilin kjo e drejtė i jepet kėtij organi edhe kryesisht, nė
rastet kur duhet tė mbrohen interesat e njė komuniteti tė gjerė.
Nisur
nga sa mė lart, Avokati i Popullit me cilėsinė e kėrkuesit
konstaton se pėrmbajtja e Kodit Zgjedhor tė Republikės se Shqipėrise,
konkretisht fjala Vendbanim parashikuar nė nenin 63, pika 3
tė tij, ėshtė bėrė pengesė qė tė dėnuarit tė ushtrojnė
lirisht tė drejtėn pėr tė zgjedhur qė ju njeh Kushtetuta
sipas nenit 45 pika 3 e tij.
Nė
kėto kushte, qė nga vitit 2003, kėrkuesi ka paraqitur
rekomandimet e tij pėr ndryshime nė Kodin Zgjedhor te Republikės
se Shqipėrisė, pranė Kuvendit, Kėshillit te Ministrave,
Komisionit bipartizan pėr proēesin elektoral etj, kėrkesė
e cila nuk ėshtė marrė nė konsideratė megjithė premtimet e bėra.
Gjithsesi
numri i madh i te burgosurve qe ju mohua e drejta e votės gjatė
zgjedhjeve tė fundit Shkurt 2007 pėr organet e qeverisjes
vendore, si dhe qėndimi i Qeverisė me anė tė pergjigjes sė
Ministrisė sė Drejtėsisė me shkresėn Nr.1232/1 Prot
dt.16.02.2007 nė tė cilėn zgjidhja e kėsaj ēeshtje nė
kontekstin kushtetues, sipas tyre, i takonte vetėm Gjykates
Kushtetuese, kanė nxitur Avokatin e Popullit qė kėtė
antikushtetueshmėri flagrante ta bėjė objekt shqyrtimi pėr
zgjidhje pėrfundimtare pranė Institucionit Tuaj tė nderuar.
Nė
kėtė kerkese, Avokati i Popullit ka patur parasysh te evidentojė
hapur vlerėn e vėrtetė qė duhet tė manifestojė e drejta
kushtetutese pėr tė zgjedhur, si njė e drejtė qė buron edhe
nga Protokolli 3 i Konventės Europiane te te Drejtave te Njeriut
dhe Lirive Themelore dhe qė duhet te zbatohet si e pamohueshme
dhe e pandashme, ashtu siē pėrcakton edhe neni 15 pika 1 e
Kushtetutes se Shqiperise.
Nė
kushtet kur transporti i tė gjithe tė burgosurve pranė
vendbanimit tė tyre, pėr tė realizuar tė drejten e votes,
konsiderohet i pazbatueshėm dhe i rrezikshėm pėr sigurinė
publike, mohimi i kėsaj tė drejte nuk mund tė gjeje perligjje
nga organet e ngarkuara nga ligji pėr kėtė proēes, por duhet tė
rregullohet konform frymės sė kushtetutės.
Kerkuesi ka ne
konsiderate nė kėtė rast jo vetėm shfuqizimin e dispozites sė
Kodit Zgjedhor si antikushtetuese, por dhe detyrimin qe Kuvendi i
Shqiperise duhet tė pėrmbushe mė tej pėr tė rregulluar
vakumin ligjor qė do tė krijohet, duke zėvendėsuar fjalėn
Vendbanim me Vendqėndrim.
Nė
kuader tė sqarimit tė rrethanave kushtetuese dhe ligjore tė
legjitimimit te Avokatit te Popullit nė cilesinė e kerkuesit
prane Gjykates Kushtetuese pėr ēėshtjen konkrete, ju referoj ne
argumentat si me poshte vijon:
1.
Kėrkuesi mban nė konsideratė gjatė parashtrimit tė kėsaj
ankese rolin dhe kompetencat e tij qė burojne nga neni 60 i
Kushtetutės dhe Ligji Nr.8454 dt.4.02.1999 Per Avokatin e
Popullit.(i ndryshuar). Keto kompetenca konstatojmė se janė
gjithashtu nė pėrputhje me nenin 49
pika 2 e ligjit nr. 8577 datė 10.02.2000 Pėr organizimin
dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė.
2.
Me ndryshimet e reja ne Ligjin Nr.8454 dt.04.02.1999 Pėr
Avokatin e Popullit me ane te Ligjit Nr.9398 dt.12.05.2005,
Kerkuesit ju njoh e drejta per te marre ne shqyrtim raste te
tilla, duke shfuqizuar paragrafin e dyte tė nenit 25 ku ligji dhe
aktet e tjera normative parashikoheshin jashte juridiksionit te
Avokatit te Popullit.
Nė
ēeshtjen konkrete janė tejkaluar mangesitė e konstatuara nė
Vendimet e Gjykates Kushtetuese Nr.178 dt.08.11.2001 dhe Nr.2
dt.12.02.2004 pėr poziten kushtetuese tė Avokatit te Popullit, pėr
shkak tė ndryshimeve nė ligjin e tij organik. Pėr rrjedhojė, Kėrkuesi
ka bindjen se tashme nuk ekzistojne pengesa kushtetuese apo
ligjore nė kuptim tė legjitimimit tė tij pėr tė parashtruar kėrkesa
pranė gjykatės Tuaj tė nderuar.
3.
Kerkuesi ka ardhur nė dijeni pėr ēėshtjen e mesiperme, nisur
nga ankesat dhe njoftimet qė janė drejtuar prane Tij, kundėr
veprimtarisė sė organeve tė administratės publike dhe
konkretisht Drejtorise se Pergjithshme tė Burgjeve, e cila sipas
ankuesve ju kishte mohuar atyre te drejtėn e votės.
4.
Nė ēėshtjen nė shqyrtim, Avokati i Popullit vėren se interesi
i tij pėr tė ndėrhyrė me mjetet e njohura nga ligji, ka qenė
korrigjimi i pėrmbajtjes antikushtetuese tė dispozitave tė
Kodit Zgjedhor tė Republikes se Shqiperise, tė cilat pėrbėjnė
shkak pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut nga organet e
administrates publike. Ky interes i kėrkuesit nė kontekstin
kushtetues, gjen gjithashtu pėrputhje tė plotė me Vendimin
interpretues te Gjykates Kushtetuese Nr.49 dt.31.07.2000.
Nė
keto kushte, nė bazė tė nenit 131 germa dh tė Kushtetutės
sė Shqiperisė dhe Nenit 24 germa c tė Ligjit Nr.8454
dt.04.02.1999 Per Avokatin e Popullit (i ndryshuar),
Pėr tė gjitha
argumentat dhe faktet e lartpėrmendura:
K
Ė R K O J M Ė
Shfuqizimin si
tė papajtueshėm me Kushtetutėn tė fjalės vendbanim nė
pikėn 3
tė nenit 63 tė ligjit nr.9087, datė 19.06.2003 ndryshuar me
Ligjin nr. 9297, datė 21.10.2004, dhe ligjet nr.9341, datė
10.01.2005, nr. 9371, datė 14.04.2005 si dhe ligjin nr. 9676 datė
13.01.2007 Kodi Zgjedhor i Republikės sė Shqipėrisė si
pjesė dispozite qė bie nė kundėrshtim me pikėn 3 te Nenit 45
tė Kushtetutės sė Republikės se Shqipėrisė.
Kėrkuesi
A
V O K A T I I
P O P U L L I T
Prof.
as. dr. Ermir DOBJANI
|