REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

  

Nr. K2/S29-4 Prot.                                     Tiranë, më 20/05/2005

Nr. Dok. 200500782/4

 

KERKESE

   

 

DREJTUAR:   Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise

 

TIRANE

 

KERKUES:       Sokol Peza, i biri i Skenderit dhe i Aferdites, i  

                               vitlindjes 1962, lindur dhe banues ne Tirane, Rr.

                        “Hoxha Tasim”, Nr. 105.

 

SUBJEKT I INTERESUAR: Avokati i Popullit i Republikes se

                                                Shqiperise, Ermir DOBJANI

 

 

OBJEKTI :      Shfuqizimin si antikushtetues te Vendimit Unifikues te

                         Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte Nr. 31,

                         date 14.04.2003, Vendimit te Gjykates se Apelit 

                         Tirane Nr. 673, date 13.04.2004 dhe Vendimit te

                         Gjykates se Larte Nr. 1798, dt. 15.10.2004.

 

BAZA LIGJORE: Nenet 7, 35/4, 42/2, 44, 131/f dhe 134/dh dhe g te

                         Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, neni 6/1                                i Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe 

                         neni 32/5 i Ligjit Nr. 8553, dt. 25.11.1999 “Per 

                         Policine e Shtetit.

 

 

 

   

I nderuar zoti  Kryetar,

Une kerkuesi Sokol Peza jam perjashtuar nga Policia e Shtetit me urdherin Nr. 1913, dt. 28.09.2002, te Ministrit te Rendit Publik. Pas perjashtimit kam ngritur padi ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane, kunder Ministrise se Rendit Publik, me objekt anullimin e urdherit te Ministrit te Rendit Publik te cituar me siper dhe perfitimin e pageses kalimtare. Gjykata e Shkalles se Pare Tirane me vendimin Nr. 3414, dt. 21.07.2003, ka vendosur, pranimin e kerkese padise, anullimin teresisht te Urdherit Nr. 1913, dt. 28.09.2002, te Ministrit te Rendit Publik dhe detyrimin e te paditurit te paguaje ne favorin tim pagen kalimtare.

Kunder ketij vendimi, nga pala e paditur, eshte bere ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane, e cila me vendimin Nr. 673, date 13.04.2004, ka vendosur, lenien ne fuqi te vendimit Nr. 3414, dt. 21.07.2003 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ne pjesen qe detyron palen e paditur Ministrine e Rendit Publik te me paguaje mua pagesen kalimtare, ndryshimin e vendimit ne pjesen tjeter dhe rrezimin e padise lidhur me anullimin teresisht te Urdherit te Ministrit te Rendit Publik.

Ne pjesen aresyetuese te vendimit te saj, Gjykata e Apelit Tirane midis te tjerave shprehet se, gjykata ka gabuar ne perfundimin ne te cilin ka arritur duke anulluar teresisht Urdherin Nr. 1913, dt. 28.09.2002, te Ministrit te Rendit Publik. Anullimi i plote i ketij Urdheri passjell dhe kthimin ne punen e mepareshme te paditesit. Rikthimi ne pune eshte nje moment i zgjidhur me Vendimin Unifikues te Gjykates se Larte nr. 31, date 14.04.2003, prandaj nuk shtrohet dhe nuk mund te zgjidhet me vendimin e gjykates. Per kete  pjese vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare duhet te ndryshohet duke mos u anulluar Urdheri i mesiperm i Ministrit te Rendit Publik dhe duke vendosur rrezimi i padise per kete pjese.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane eshte bere rekurs ne Gjykaten e Larte, e cila me vendimin e saj Nr. 1798 , date 15.10.2004, ka vendosur mos pranimin e rekursit.

Edhe ne Institucionin e Avokatit te Popullit kane ardhur disa ankesa nga ish punonjes te Policise se Shtetit apo te Gardes se Republikes, institucione qe jane ne varesi te Ministrise se Rendit Publik. Ata shkruajne se jane perjashtuar padrejtesisht nga Policia apo Garda, me motivacione te pabazuara ne ligj e ne prova dhe ne disa raste denigruese per personalitetin e tyre. Ankuesit, pas perjashtimit nga radhet e Policise apo te Gardes u jane drejtuar organeve gjyqesore me kerkese padi, me objekt anullimin e urdherave administrative te titullarit te Ministrise se Rendit Publik apo te Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, detyrimin e tyre per rikthimin ne pune dhe pagimin e demit te shkaktuar per qendrimin papune.  Ne rastet e ankuesve te cituar me siper, gjykatat, duke perfshire edhe Gjykaten e Larte, kane vendosur pranimin e pjeseshem te padise si dhe te drejten per t’i demshperblyer me disa paga mujore, deri me pagen e nje viti pune. Ndersa kerkesen per t’u rikthyer ne vendin e punes jua kane rrezuar. Vendimet per rrezimin e pjeses se padise qe ben fjale per rikthimin ne pune, Gjykatat i kane mbeshtetur ne Vendimin Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr. 31, date 14.04.2003.

 

Me Vendimin Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr. 31, date 14.04.2003, eshte vendosur se: “me ane te ankimit ne gjykate punonjesi i policise, ashtu si dhe nje numer tjeter punonjesish publike qe kane detyra te caktuar sherbimi ndaj shtetit, per shkak te te cilave veprojne si perfaqesues te shtetit per mbrojtjen e interesave te tij, nuk mund te realizojne gjyqesisht rikthimin ne detyren qe kane pasur, edhe ne qofte se provohet qe jane larguar prej saj pa shkaqe te perligjura”. Ky vendim eshte botuar ne Fletoren Zyrtare Nr. 76 te vitit 2003,  per njesimin e praktikes gjyqesore.

Duke e studjuar me vemendje dhe kujdes kete Vendim Unifikues, rezulton se ai shkel hapur te drejtat e punonjesve te policise dhe bie ndesh me Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe konkretisht me:

1. Nenin 6/1 te Konventes Europiane e te Drejtave te Njeriut, ne te cilin behet fjale per te drejten e individit per nje proçes te rregullt ligjor. Edhe ne nenin 42/2 te Kushtetutes sone parashikohet se: “Kushdo, per mbrojtjen e te drejtave, te lirive dhe interesave te tij kushtetuese dhe ligjore, ose ne rastin e akuzave te ngritura kunder tij, ka te drejten e nje gjykimi te drejte dhe publik brenda nje afati te aresyeshem nga nje gjykate e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”. Por duke mos ju futur akuzave te ngritura ndaj tyre, proçesi nuk konsiderohet i drejte.

2. Nenin 35/4 te Kushtetutes, ku percaktohet se: “Kushdo ka te drejte te kerkoje ndreqjen ose fshirjen e te dhenave te paverteta ose te paplota ose te mbledhura ne kundershtim me ligjin”. Shpesh here punonjesit e policise largohen nga puna (perjashtohen nga Policia e Shtetit) me motive nga me te ndryshmet duke ju referuar te dhenave qe mblidhen ne rruge ligjore e jo ligjore te cilat futen ne dosjet e tyre personale. Gjate gjykimeve te tyre keta punonjes insistojne qe te verifikohen ligjerisht keto te dhena. Por ne Vendimin Unifikues, Gjykata e Larte, ndonese ju jep te drejten e demshperblimit punonjesve te policise qe largohen padrejtesisht nga puna, nuk shprehet per domosdoshmerine per ndreqjen ose fshirjen e te dhenave te paverteta ose te mbledhura ne kundershtim me ligjin, siç po ndodh shpesh here me ta dhe mbi bazen e te cilave perjashtohen nga Policia. Keshtu qe te dhenat ngelen ne dosjet e tyre dhe i pengojne per te ushtruar me vone te drejten e punesimit te tyre sipas profesionit dhe arsimit.

3. Nenin 7 te Kushtetutes, ku percaktohet se: “Sistemi i qeverisjes ne Republiken e Shqiperise bazohet ne ndarjen dhe balancimin e pushteteve ligjvenes, ekzekutiv dhe gjyqesor”. Gjykata e Larte, e cila eshte pjese e pushtetit gjyqesor, nuk mund te marre atributet e pushtetit ligjvenes, siç ka bere ne rastin konkret duke mare rolin e ligjvenesit. Ne fakt ky Vendim po sherben si baze ligjore ne gjykimin e padive te punonjesve te Policise dhe te Gardes se Republikes. Edhe pse Ligji “Per Policine e Shtetit” eshte i manget lidhur me parashikimin e te drejtes se rikthimit ne pune ne rruge gjyqesore te punonjesve te policise, kjo s’i jep te drejte Gjykates te kryeje detyren e pushtetit ligjvenes.

4.     Nenin 44 i Kushtetutes, ku percaktohet se: “Kushdo ka te

drejte te rehabilitohet dhe/ose zhdemtohet ne perputhje me ligjin, ne rast se eshte demtuar per shkak te nje akti, veprimi ose mosveprimi te paligjshem te organeve shteterore”.

Sipas fjalorit te shqipes se sotme, botim i Institutit te Gjuhesise dhe Letersise i vitit 1984, faqe 1015, rehabilitim d.m.th. t’i kthesh dikujt zyrtarisht te drejtat qe i ka humbur ose qe i jane hequr gabimisht; t’i kthesh ose t’i vesh perseri ne vend dikujt emrin e mire ose nderin qe i ishte perlyer. Pra nga ky shpjegim e sqarim i fjalorit, kuptohet qarte qe ne rastet e perjashtimit te pabazuar nga policia, e drejta kryesore qe i hiqet padrejtesisht punonjesit te policise nga akti i paligjshem i organeve shteterore (urdheri i perjashtimit nga Policia apo Garda e Republikes), eshte e drejta per pune. Dhe qe ta rehabilitosh ate do te thote qe t’i rikthesh atij te gjitha te drejtat, ku vendin kryesor e ze rikthimi ne pune, kur provohet gjyqesisht se ai eshte hequr padrejtesisht nga puna. Nuk ka dhe nuk mund te kete de jure e de facto rehabilitim te nje personi te hequr padrejtesisht nga puna vetem me faktin e demshperblimit te tij me pagen e nje viti pune, siç eshte vendosur me Vendimin Unifikues te cituar me siper.

          5. Vendimi Unifikues Nr. 31, date 14.4.2003, vjen ne kundershtim me nenin 32/5 te Ligjit Nr. 8553, date 25.11.1999 “Per Policine e Shtetit”, ne te cilin eshte parashikuar e drejta e punonjesit te policise per t’u ankuar edhe drejtperdrejte ne gjykate ne rastet e perjashtimit nga policia. Perderisa eshte parashikuar e drejta e ankimit ne gjykate e punonjesit te policise, kuptohet qe ai do t’i kerkoje gjykates rivendosjen ne vend te te gjitha te drejtave te shkeluara atij nga urdheri i perjashtimit, dhe e drejta per t’u rikthyer ne pune eshte primare.

Aresyetimi i Gjykates se Larte se,  meqenese Ligji “Per Policine e Shtetit” nuk shprehet per rikthimin ne pune te punonjesve te policise, gjykata nuk e ka nje te drejte te tille, dhe se ne rastet e shqyrtimit te nje ankimi per perjashtim nga detyra ajo ka vetem te drejte te konstatoje ose te vere ne dukje shkeljen e ligjit, nuk eshte i drejte. Pavaresisht se Ligji “Per Policine e Shtetit” nuk shprehet per rikthim ne pune, duhet theksuar se ai ju jep te drejten e ankimit ne gjykate dhe nuk i kufizon te drejtat dhe kerkimet e punonjesit te policise ne ankimin drejtuar gjykates kunder urdherit te perjashtimit. E drejta e ankimit ne gjykate kunder urdherit te perjashtimit nga policia apo puna eshte nje e drejte personale. Ashtu si ne çdo rast tjeter te shqyrtimit gjyqesor, ushtrimi i kesaj te drejte, e ve detyrimisht gjykaten para zgjidhjes se problemit te çeshtjes qe shqyrton. Nuk mund te kuptohet roli i gjykates dhe sidomos roli i vendimmarres i saj, vetem me konstatimin apo venien ne dukje te shkeljes. Ligji nuk kufizon menyren e zgjidhjes se çeshtjes nga gjykata e per pasoje, kur paditesi kerkon rikthim ne punen e meparshme dhe gjykata e pranon te drejte kete zgjidhje, ajo ka te drejte te vendose per rikthimin ne pune.

Gjykata ne rastin konkret ka vepruar ne kundershtim edhe me nenin 1/2 te K.Pr.Civile, sipas te cilit: “Gjykata nuk mund te refuzoje te shqyrtoje dhe te jape vendime per çeshtjet qe i paqiten per shqyrtim, me aresyetim se ligji mungon, nuk eshte i plote, ka kunderthenie ose eshte i paqarte”. Pra edhe pse Ligji “Per Policine e Shtetit” nuk parashikon drejperdrejte kthimin ne pune, kjo nuk legjitimon Gjykaten e Larte te vendose rregulla qe zene vendin e ligjit.

Gjykata e Larte i referohet nje vendimi te Gjykates se Strasbourg-ut ne çeshtjen Pellegrin kunder Frances. Mirepo, ajo e keqiterpreton ate sepse ne vendimin e Gjykates se Strasbourg-ut behet fjale “per disa poste qe kane te bejne me pergjegjesi ne sektorin publik, qe jane ne interesin e pergjithshem, ose me pjesmarrje te ushtrimit te pushteteve qe jepen prej te drejtes publike. Mbajtesit e posteve te tilla perdorin nje pjese te pushtetit sovran te shtetit. Per rrjedhoje, shteti ka nje interes ligjitim per te kerkuar prej ketyre nepunesve nje detyrim te veçante besimi dhe besnikerie”. Nga kjo reference kuptohet qarte qe behet fjale per poste te larta drejtuese ne sektorin publik, pjese e te cilit eshte edhe Policia. Duke ju referuar akteve normative per Policine e Shtetit, punonjesit e policise ndahen ne kater role (nivele apo kategori), roli baze, roli i mesem, roli i larte dhe roli madhor. Dhe ne se gjykatat tona do ti referohen vendimit te Gjykates se Strasbourg-ut, duhet t’i referohen vetem kur kane çeshtje ne gjykim me punonjesit e policise te rolit madhor dhe jo me punonjesit e roleve te tjera. Ky konkluzion del edhe nga vete vendimi Gjykates se Strasbourg-ut, e cila shprehet se, “Nga ana tjeter, ne lidhje me postet e tjera, te cilat nuk kane kete aspekt te“administrimit publik”, nuk ka interes te tille”. Pra kuptohet qarte se, detyrimi i veçante besimi dhe besnikerie, nuk kerkohet per punonjesit e policise te roleve te tjera dhe sidomos per punonjesit e thjeshte te policise apo te Gardes qe mund te jene edhe polic trafiku, magazinier etj, por per drejtuesit kryesore te saj. Aresyetimi ne keto vendime nuk gjen mbeshtetje as ne ligjet e meposhteme:

a) Nr. 8670, dt. 26.10.2000 “Per gradat dhe karieren ushtarake ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise”, ne nenin 28 te te cilit parashikohet e drejta e ushtarakut qe kur mosmarrveshjet nuk zgjidhen te ankohet ne gjykate dhe se (pika 3) “Kur akti i shfuqizuar nga gjykata ka te beje me nxjerrjen ne rezerve ose me lirimin e ushtarakut, ai ka te drejte te rikthehet ne detyren e meparshme ose ne nje detyre tjeter te njejte me ate te meparshmen”.

b) Kodin e Punes, ndryshuar me Ligjin Nr. 9125, date 29.07.2003,  neni  146 (i ndryshuar),  sipas te cilit:  Zgjidhja e kontrates pa shkaqe te aresyeshme eshte e pavlefshme. Per punemarresit ne administraten publike, kur ka nje vendim gjykate te formes se prere per kthimin ne vendin e meparshem te punes, punedhenesi eshte i detyruar te zbatoje kete vendim”.

c) Nr. 8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, ne dispozitat e te cilit parashikohet se, kur nepunesi civil largohet padrejtesisht nga puna ka te drejte te ankohet ne Komisionin e Sherbimit Civil dhe ne gjykate. Keto organe kur konstatojne se ai eshte larguar padrejtesisht nga puna vendosin rikthimin e tij ne vendin e punes.

Pra edhe nga keto akte normative, te cilat mbrojne kategori te ndyshme punonjesish, rezulton se Vendimi Unifikues i cituar me siper dhe Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane Nr. 673, date 13.04.2004, lene ne fuqi me mospranim rekursi nga Gjykata e Larte me Vendimin Nr. 1798, dt. 15.10.2004, duke mos me kthyer ne pune mua dhe punonjesit e policise (te cilet jane pjese e administrates publike), me  diskriminon hapur mua kerkuesin Sokol Peza dhe ata.

Per aresyet e permendura me siper dhe ne baze te dispozitave kushtetuese e ligjore te pershkruara ne bazen ligjore te kesaj kerkese, i kerkojme Gjykates Kushtetuese qe pasi ta shqyrtoj kerkesen tone, te vendose shfuqizimin e Vendimit Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr. 31, date 14.04.2003 dhe Vendimit te Gjykates se Apelit Tirane Nr. 673, date 13.04.2004, lene ne fuqi (me mospranim rekursi) nga Gjykata e Larte me Vendimin Nr. 1798, dt. 15.10.2004, si te papajtueshem me Kushtetuten tone dhe me Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut.

 

Bashkelidhur po ju dergojme edhe nje kopje te Vendimit Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr. 31, date 14.04.2003; Vendimit Nr. 3414, dt. 21.07.2003, te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ndryshuar me vendimin Nr. 673, date 13.04.2004,  te Gjykates se Apelit Tirane, lene ne fuqi (me mospranim rekursi) nga Gjykata e Larte me vendimin e saj Nr. 1798, dt. 15.10.2004; Vendimit te Gjykates se Apelit Tirane Nr. 673, date 13.04.2004 dhe Vendimit te Gjykates se Larte Nr. 1798, dt. 15.10.2004.

 

 

 

 

 

K E R K U E S                     SUBJEKT I  INTERESUAR

 

Sokol  PEZA                          AVOKATI  I  POPULLIT

                                                               Ermir  DOBJANI

                                             

___________________________________________________________________________

 

Kthim në faqen kryesore

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site është ndërtuar dhe mirëmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al