REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr.  54   Prot.                                              Tiranė, mė 18/05/2000

 

KERKESE

 

Kerkuesi: Avokati i Popullit, zoti Ermir Dobjani

 

Person i interesuar:  Kuvendi i Republikes se Shqiperise

                           

Objekti i kerkeses:  Interpretimi i pikes 2 te nenit 134 te Kushtetutes

                                 se Republikes se Shqiperise, miratuar me ligjin 

                                 nr .8417, date 21.10.1998, qe ka hyre ne fuqi me

                                 28 nentor 1998

 

Baza ligjore e kerkeses:  Nenet 124 dhe 134 te Kushtetutes, pika 2 

                                e nenit 71 te ligjit nr.8577, date 10.02.2000 "Per

                                organizimin dhe funksionimin e Gjykates

                                Kushtetuese te Republikes se Shqiperise" .

 

Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise.

 

Tirane

 

 

Ne piken 1 te nenit 134 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise percaktohen subjektet ligjore qe kane te drejte te bejne kerkese ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Shqiperise. Ne germen "dh" te kesaj pike eshte percaktuar si subjekt i tille institucioni i Avokatit te Popullit.

Ne piken 2 te nenit 134 te Kushtetutes eshte caktuar se Avokati i Popullit, krahas disa subjekteve te tjere, "mund te beje kerkese vetem per ēeshtje qe lidhen me interesat e tij".

Ky percaktim per Avokatin e Popullit eshte ruajtur duke u formuluar ne te njejten menyre edhe ne nenet 49, 52 dhe 71 te ligjit nr.8577 date 10.02.2000, ku

rregullohen procedurat e veēanta te gjykimit ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Shqiperise.

Ne nenin 60 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise eshte percaktuar objekti i veprimtarise duke sanksionuar se "Avokati i Popullit mbron te drejtat, lirite dhe interesat e ligjshem te individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme ose te parregullta te organeve te administrates publike". Ky objekt nenin 2 te ligjit nr.8454, date 04.02.1999 "Per Avokatin e Popullit" eshte zgjeruar me tej me "shtesen" si edhe te treteve qe veprojne per llogari te saj (adrninistrates publike). Gjithashtu ne nenin 24 te ketij ligji eshte percaktuar e drejta e Avokatit te Popullit per te bere rekomandime legjislative dhe per t'i rekomanduar Gjykates Kushtetuese shfuqizimin e ligjeve apo akteve normative qe sipas tij jane shkaku qe krijon premisa per shkelje te te drejtave te njeriut.

Nga permbajtja e Kushtetutes dhe ligjit organik per "Avokatin e Popullit" del se veē ketij objekti interesat e Avokatit te Popullit perfshijne edhe probleme te tilla si pavaresia e tij, buxheti i veēante, statusi personal dhe imuniteti i Avokatit etj. Pra eshte e qarte se kemi disa lloj interesash te ketij institucioni, gje qe ben te nevojshem interpretimin e tyre nga nje organ kompetent, siē eshte Gjykata Kushtetuese.

Nevoja e ketij interpretimi eshte evidentuar edhe ne diskutimet teorike per problemet e Kushtetutes dhe te Gjykates Kushtetuese.

Per keto aresye, ne baze te dispozitave ligjore te permendura ne bazen ligjore te kesaj kerkese, kerkojme interpretimin e pikes 2 te nenit 134 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise lidhur me ate se ēfare duhen konsideruar ēeshtje qe lidhen me interesat e Avokatit te Popullit.

 

                                                                           

                                                         AVOKATI  I  POPULLIT

                   

                                                        Ermir DOBJANI  

                                             

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al