Ne
institucionin e Avokatit te Popullit ka paraqitur ankese
qytetari i huaj z. Shaban Yildyrum, pronar i firmes “Exportal
GmbH”, i cili pretendon se nga organet e Shtetit Shqiptar nuk
i ekzekutohet nje detyrim, qe ka pasur ndaj tij ish-ndermarrja e
tregetise se jashtme “ALBKOOP”.
Nga
shqyrtimi i kesaj ankese ka dale se ajo lidhet drejtpersedrejti
me zbatimin e ligjit Nr.8377 dt.22/07/l998 “Per Shpalljen e
Moratoriumit per Detyrimet e Pashlyera te ish-Ndermarrjeve te
Tregetise te Jashtme te Republikes se Shqiperise kundrejt
Kreditorve te Huaj” e konkretisht me nenin 1 paragrafi 3 te
tij, lidhur me ceshtjet gjyqesore me objekt, detyrimet e
ish-ndermarrjeve te tregetise se jashtme ndaj kreditoreve te
huaj.Kjo dispozite ligjore parashikon se “te gjitha ceshtjet
civile qe jane ne shqyrtim, ne cdo hallke gjyqsore, si dhe
vendimet gjyqesore qe kane marre forme te prere diten e hyrjes
ne fuqi te ketij ligji, pezullohen”.
Kjo
dispozite vjen ne kundershtim me Kushtetuten si dhe me
marreveshjet nderkombetare dhe konkretisht:
Ligji, ne forme urdheruese, vendos pezullimin e proceseve
gjyqesore dhe te ekzekutimit te vendimeve gjyqesore te formes se
prere, qe lidhen me
detyrimet ndaj kreditorve te huaj.
Nje
disponim i tille nuk ka karakterin e nje norme materiale apo
proceduriale qe mund dhe duhet te zbatohet nga organet e
pushtetit gjyqesor ne kryerjen e veprimtarise se tyre
kushtetuese. Perkundrazi, duke pasur karakterin e urdherimit,
ajo cenon haptazi kete veprimtari duke e nderprere ate, c'ka
vjen ndesh me parimet e percaktuara ne Nenin 7 te Kushtetutes,
ku sanksionohet ndarja dhe balancimi i pushteteve ligjvenes,
ekzekutiv dhe gjyqesor, si baze per sistemin e qeverisjes ne
Republiken e Shqiperise. Bazuar ne kete parim nuk mund te vihet
ne diskutim se pezullimi i proceseve gjyqesore dhe i ekzekutimit
te vendimeve gjyqesore te formes se prere jane prerogativa te
pushtetit gjyqesor, ne te cilat nuk mund te interferojne
pushtetet e tjera.
Nga
ana tjeter, ligji i mesiperm, duke penguar organet e pushtetit
gjyqesor ne kryerjen e detyrave te tyre kushtetuese, behet shkak
per proces te parregullt dhe te anshem ligjor, duke u shkelur
keshtu neni 42/1 i Kushtetutes se Shqiperise dhe neni 6 i
Konventes Europiane “Per Ruajtjen e te Drejtave te Njeriut dhe
te Lirive Themelore”.
Gjykata
Kushtetuese e Republikes se Shqiperise ne nje rast konkret, duke
shqyrtuar kushtetushmerine e nje dispozite ligjore, e cila
perjashtonte gjykatat nga e drejta e pezullimit e akteve qe
shqyrtonte, eshte shprehur se nje ndalim i tille perben dhunim
dhe mosperfillje te parimeve kushtetuese, mbi organizimin tone
shteteror te bazuar ne ndarjen dhe ballancimin e pushteteve.
Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar me tej, se ky ndalim e ka
c'veshur gjykaten nga nje prerogative e natyrshme e saj, e per
rrjedhoje pengohet ajo qe te zhvilloje nje proces te paaneshem
dhe te rregullt ligjor. (Vendimi nr.9 dt. 31/07/1995).
Qe
dispozita e mesiperme prek drejtpersedrejti veprimtarine e
gjykatave, kjo del qarte edhe nga relacioni qe ka shoqeruar
ligjin ne Kuvendin
Popullor nga Keshilli i Ministrave ku midis te tjerave shprehet
se:
“Aktualisht
presioni i kreditorve te huaj mbi ish-ndermarrjet e tregetise se
jashtme nepermjet gjykatave eshte teper i madh dhe ne te shumten
e rasteve me vendime gjyqsore jane sekuestruar gjendjet e
llogarive te ketyre ndermarrjeve per te shlyer detyrimet e
trasheguara.
Ne
keto kushte del e nevojshme shpallja e Moratoriumit, sepse ky
ligj do te kete efekt jo vetem per administraten publike, por
edhe per sistemin gjyqesor, duke
shmangur gjykimet dhe ekzekutimin e detyruar te ketyre
detyrimeve nga permbaruesit gjyqesore.”
Ne
keto kushte duke u ballafaquar edhe me (reatio legis) te ketij
ligji kuptojme qarte qellimin e tij antikushtetues dhe shkeljen
e tij flagrante perkundrejt parimeve kushtetuese te
lartpermendura dhe Konventes Europiane “Per Ruajtjen e te
Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore”.
Per
sa parashtruam me lart, ne mbeshtetje te nenit 134/dh te Kushtetutes
si dhe te nenit 24/c te ligjit nr.8454 dt.4/02/1999 “Per
Avokatin
e
Popullit”
KERKOJME
Shfuqizimin
si antikushtetues te nenit 1, paragrafi 3 i Ligjit Nr. 8377
dt.
22/07/1998 “Per Shpalljen e Moratoriumit per Detyrimet e
Pashlyera te ish-Ndermarrjeve te Tregetise se Jashtme te Republikes se
Shqiperise
kundrejt Kreditoreve te Huaj”.