REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr.  A-3/4   Prot.                                          Tiranė, mė 15/11/2000

 

KERKESE

 

Kerkuesi:           Avokati i Popullit i Republikes se Shqiperise

                                  Zoti Ermir DOBJANI

 

Subjekte te 

interesuara:         Kryeministri i Republikes se Shqiperise

                           Zoti ILIR META

 

 

Objekt:                 Deklarimi i papajtueshmėrisė me Kushtetutėn i

                          pikės 1 tė gėrmės “c” tė Vendimit tė Kėshillit tė

                          Ministrave nr.119, datė 18.03.2000

 

Perpara: Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise.

 

TIRANE

 

 

            Njė shtetas, ish pronar trualli, me anė tė letrės sė tij, ėshtė ankuar se VKM nr.119 datė 18.03.2000 “Pėr proēedurat e privatizimit me ankand tė paketave shtetėrore tė aksioneve tė shoqėrive tregtare, qė veprojnė nė sektorėt jostrategjikė” i ka kufizuar atij dhe ish pronarėve tė tjerė, nė kushte tė barabarta me tė, njė nga tė drejtat themelore tė njeriut, atė tė ushtrimit tė sė drejtės sė pronės sė tij tė ligjshme.

Nga shqyrtimi i gjithė legjislacionit pėrkatės, Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, legjislacionit mbi Pronat nė pėrgjithėsi si dhe akteve pėrkatėse tė Kėshillit tė Ministrave rezulton:

V.K.M. nr.119 datė 18.03.2000 nė pikėn 1 tė gėrmės “c” pėrcakton proēedurat pėr llogaritjen e paketės sė aksioneve pėr ish pronarėt e truallit. Ndėrmjet tė tjerave aty thuhet se “Ish pronarėt e truallit..… kanė tė drejtė tė marrin aksione tė shoqėrisė qė privatizohet, nė bazė tė sipėrfaqes sė truallit….. brenda kufizimit tė shoqėrisė dhe ēmimit tė truallit, pėrcaktuar sipas vendimit nr.312, datė 30.06.1994, tė Kėshillit tė Ministrave”.

          Ne mendojmė se nė gėrmėn “c”, pika 1 e Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.119, datė 18.03.2000, qė pėr ēmimin e truallit referon zbatimin e V.K.M. nr.312 datė 30.06.1994 pėrbėn njė shkelje tė pikave 1 dhe 4 tė nenit 41 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė pėr mbrojtjen e sė drejtės sė pronės private.

Vendimi i Kėshillit tė Ministrave Nr. 312, datė 30.06.1994, ashtu siē thotė edhe titulli i tij ka pėr qėllim qė tė caktojė ēmimin e truallit qė shitet pėr ndėrtim personave fizikė e juridikė, si dhe ēmimin e qerasė sė truallit qė u jepet nė pėrdorim kėtyre personave. Nė kėtė vendim nuk pėrmendet se pėr cilat troje ėshtė fjala, por nėnkuptohet se bėhet fjalė vetėm pėr trojet pronė shtetėrore, sepse qė nga viti 1994 qė ka dalė vendimi e mė pas ēmimi i tokės private dhe qeraja e saj janė liberalizuar.

Por ky vendim ka shėrbyer (siē ėshtė pėrdorur deri mė sot) pėr tė pėrcaktuar edhe vlerėn e tokės nėn objektet qė do t’i nėnshtrohen procesit tė privatizimit, edhe kur toka (trualli) nuk ėshtė pronė shtetėrore.

Dihet se V.K.M. nr. 119 datė 18.03.2000 pėrbėn njė paketė tė proēesit tė privatizimit dhe gjithēka ėshtė liberalizuar me pėrjashtim tė caktimit tė ēmimit tė tokės. Dhe kjo paraqet njė kontradiktė.

Shteti ka tė drejtė tė pėrcaktojė vlerėn e elementeve tė objektit pronė shtetėrore qė do tė privatizojė, siē janė vlera e ndėrtesave, e makinerive e paisjeve, amortizimin e tyre, mjetet e xhiros, detyrimet e mbetura financiare, etj., dhe kėto i pėrcakton nė mėnyrė tė njėanshme, pasi ėshtė i vetmi pronar i tyre. Po kėshtu, shteti ka tė drejtė tė pėrcaktojė edhe vlerėn e truallit ku gjendet objekti, kur toka ėshtė pronė shtetėrore.

Por ēėshtja ndryshon kur ndėrmarrjet apo shoqėritė tregtare qė privatizohen janė ngritur ose ndodhen nė troje, pronė private, tė cilat u janė njohur e kthyer ish-pronarėve nė bazė tė ligjit 7698 datė 23.04.1993 “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve”. Njė gjė e tillė, natyrshėm, e lidh ēėshtjen e ēmimit tė vlerėsimit tė truallit me tė drejtėn e pronės, e cila, siē dihet, ėshtė njė ndėr tė drejtat themelore tė njeriut, tė parashikuara edhe nė Kushtetutėn tonė tė vitit 1998.

Pra, nėse shteti mund dhe duhet tė pėrcaktojė vlerėn e elementeve tė objektit, qė ndodhen mbi truall siē u pėrmendėn mė lart, pasi ėshtė i vetmi pronar, njė gjė tė tillė nuk mund dhe nuk duhet ta bėjė pėr pėrcaktimin e vlerės sė njė trualli, pronar i tė cilit nuk ėshtė mė shteti, por njė person tjetėr fizik ose juridik, tė cilit i ėshtė kthyer prona me vendim tė Komisionit tė Kthimit tė Pronave. Nėse shteti sillet njėlloj, si pėr pronėn e tij, ashtu dhe pėr njė pronė qė nuk i pėrket, atėherė ndodhemi pėrpara cėnimit tė hapur tė sė drejtės sė pronėsisė qė parashikohet e mbrohet nga neni 41 i Kushtetutės, i cili thotė se:

Pika (1): E drejta e pronės private ėshtė e garantuar.

Pika (4): Shpronėsimet ose ato kufizime tė sė drejtės sė pronės qė barazohen me shpronėsimin, lejohen vetėm pėrkundrejt njė shpėrblimi tė drejtė.

Sigurisht kur bėhet privatizimi i njė objekti sipas kushteve qė pėrcakton Vendimi Kėshillit tė Ministrave Nr.119 dt.18.03.2000 nuk ndodhemi pėrpara shpronėsimit, por pėrpara njė kufizimi esencial tė pronėsisė tė pronarit tė truallit, qė i ėshtė kthyer pronėsia me vendim tė Komisionit tė Kthimit e Kompensimit tė Pronave, sepse pronari s’ėshtė mė nė gjendje tė ushtrojė lirisht tė gjitha tagrat e pronėsisė. Nė rastin e njė objekti qė privatizohet, ndodhemi pėrpara njė situate tė komplikuar. Objekti mbi tokė ėshtė pronė shtetėrore, ndėrsa toka (trualli) ėshtė pronė private. Secili prej kėtyre pronarėve, veēanėrisht pronari i tokės, nuk ėshtė nė gjendje tė disponojė lehtėsisht pronėn e tij. Pėr tė zgjidhur njė konflikt tė tillė, i cili ėshtė krijuar si pasojė e transformimit tė ekonomisė nga njė ekonomi e centralizuar nė njė ekonomi tregu, ėshtė ndjekur, rruga e mesme qė parashikon qė pronarit tė tokės, meqenėse i kufizohet e drejta e pronės, t’i jepet njė shpėrblim i drejtė nė aksione. Nė kėtė kuptim ish pronari apo pronari i tokės duhet tė marrė aq aksione sa ėshtė vlera e tokės nėn objekt dhe pėrreth tij. Kjo rrugė deri nė njė farė mase pėrputhet me frymėn e Kushtetutės, e cila i trajton nė mėnyrė tė barabartė kufizimin e tė drejtės sė pronės me shpronėsimin pėrkundrejt njė shpėrblimi tė drejtė.

          Por nga ana tjetėr, kjo do tė thotė qė si nė rastin e kufizimit tė sė drejtės sė pronės, ashtu dhe nė atė tė shpronėsimit, masa e shpėrblimit pėr pronarin qė zhvishet nga pronėsia, duhet tėjetė jo vetėm e drejtė, por edhe e barabartė.

Kėtė e garanton ligji nr.8561, datė 22.12.1999 “Pėr shpronėsimet dhe marrjen nė pėrdorim tė pėrkohshėm tė pasurisė pronė private pėr interes publik”.

Por nuk ndodh kėshtu nė rastet e privatizimeve, kur pėr tė llogaritur ēmimin e truallit zbatohet vendimi Nr. 312 datė 30.06.1994. Masa e shpėrblimit me aksione e pėrllogaritur sipas kėtij vendimi, ėshtė shumė herė mė e vogėl se sa masa e shpėrblimit qė u jepet pronarėve qė shpronėsohen sipas ligjit 8561 datė 22.12.1999.

          Nga praktika ka dalė qė vlerėsimet qė kanė bėrė grupe tė ndryshėm tė ekspertėve pėr shpronėsimin e trojeve nė rrethe tė ndryshme tė vendit janė disa herė mė tė mėdha sesa vlerat qė parashikon vendimi 312. Shih p.sh. vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr.596, datė 16.12.1999, i cili, nė lidhje me shpronėsimin e njė sipėrfaqe prej 179 metra katrore truall nė Ersekė, zbatoi njė ēmim prej 1500 lekė pėr metėr katrore (Gazeta Zyrtare nr.36, 1999, faqe 1417). Nė fakt, pėr tė njėjtėn sipėrfaqe po tė zbatohej vendimi 312, masa e shpėrblimit do tė ishte 320 lekė pėr metėr katrore, d.m.th. gati pesė here mė pak. Ky dallim nė shpėrblim, mendojmė se ilustron nė mėnyrė konkrete pabarazinė qė shkakton zbatimi i vendimit nr.312 datė 30.06.1994, krahasuar me shpėrblimin qė aplikohej sipas ligjit 7848, datė 25.07.1994 “Pėr shpronėsimet pėr interes publik, si dhe pėr marrjen nė pėrdorim tė pėrkohshėm tė pasurisė sė paluajtėshme” ose sipas ligjit tė ri tė shpronėsimeve Nr.8561 datė 22.12.1999, qė ka hyrė nė fuqi me 1 mars 2000.

          Ėshtė pikėrisht ky ndryshim i dukshėm ose, e shprehur ndryshe, kjo pabarazi nė trajtimin e pronarit, tė cilit vlera e tokės i llogaritet mbi bazėn e ēmimeve qė cakton V.K.M. nr.312 datė 30.06.1994, qė pėrbėn kufizim tė sė drejtės sė pronės private dhe qė vjen nė kundėrshtim me nenin 41, pika 4, tė Kushtetutės, nė dallim me pronarin qė shpronėsohet.

Pėr tė gjitha kėto arsye, nė bazė tė pikės 3 tė nenit 63 tė Kushtetutės dhe pikės “b” tė nenit 24 tė ligjit nr.8454, datė 04.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit”, me datėn 28.07.2000 i propozuam Kryeministrit Zotit Ilir Meta qė tė ndryshohet pika 1 nė gėrmėn “c” tė V.K.M. nr.119, datė 18.03.2000, duke pėrcaktuar se “Ēmimi i truallit caktohet sipas rregullave qė caktojnė pikat 1 dhe 2 tė nenit 17 tė ligjit nr.8561, datė 22.12.1999 “Pėr shpronėsimet…”. Nė atė propozim theksuam se ndryshimi i pikės 1 tė gėrmės “c” tė V.K.M. nr.119, datė 18.03.2000 do tė ishte edhe njė kontribut i rėndėsishėm i Qeverisė pėr tė zbatuar nenet 178 dhe 181 tė Kushtetutės, pėr tė rregulluar drejtė ēėshtjet e ndryshme qė lidhen me shpronėsimet dhe konfiskimet e kryera para miratimit tė kėsaj kushtetute, duke u udhėhequr kėshtu nga kriteret e nenit 41 tė saj.

          Por mė datėn 25.10.2000, zoti Ilir Meta na pėrgjigjet se “ēėshtje tė tilla, qė duhet tė pajtojnė tė drejtėn e pronės nga njėra anė, me tranzicionin dhe shpejtėsinė e nevojshme tė reformės nga ana tjetėr, mbeten gjithnjė shumė tė interpretueshme juridikisht… Vendimi i Kėshillit tė Ministrave nr.119 datė 18.03.2000, ndryshe nga parashtrimi juaj nuk i referohet trojeve tė njohura e tė kthyera ish pronarėve. Pronat e kthyera nuk pėrfshihen nė kapitalin e shoqėrisė qė privatizohet. Pėr pronėn e pėrfshirė nė Genplanin e objektit zbatohen legjislacioni i privatizimit dhe jo ai i kthim kompensimit”.

          Si rrjedhojė, propozimi ynė u refezua sepse sipas pėrgjigjes sė mėsipėrme tė zotit Kryeministėr “Pėrfundimisht nuk mendojmė se kemi tė bėjmė me ndonjė cėnim direkt tė neneve Kushtetuese dhe se ēėshtja e masės sė vlerėsimit mund tė pėrmirėsohet herė pas here jo thjeshte duke respektuar “tregun e trojeve”; por edhe legjislacionin dhe logjikėn e privatizimit nė tėrėsi”.

          Duke studjuar ligjin nr.8334, datė 23.04.1998 “Pėr privatizimin e shoqėrive tregtare qė veprojnė nė sektorėt jostrategjikė”, mbi bazėn e tė cilit ėshtė nxjerrė Vendimi i Kėshillit tė Ministrave Nr.119, dt.18.03.2000, dhe analizuar pėrgjigjen e mėsipėrme del se ajo ėshtė e pasaktė dhe kontradiktore nė pėrmbajtjen e saj. Kjo del e qartė nga pėrmbajtja e nenit 1 tė ligjit nr.8334, datė 23.04.1998 ku thuhet qartė se “Vlera e truallit, brenda kufijve tė shoqėrisė, ėshtė pjesė e pandarė e kėtij kapitali (themeltar). Ish pronarėt e truallit, si subjekte kėrkuese kanė tė drejtė tė marrin aksione nė pėrpjestim me vlerėn e truallit tė njohur, nė bazė tė vendimit tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave”.

          Duke pasur parasysh se po nė kėtė dispozitė theksohet se “Vlera e truallit pėrcaktohet sipas akteve ligjore dhe nėnligjore nė fuqi…” del se pėrderisa nuk ka ndonjė ligj qė tė caktojė kriteret dhe kushtet pėr vlerėn e truallit, nuk mund tė vazhdohet tė bėhet kjo gjė me anė tė Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.312, datė 30.06.1994, i cili efektivisht emėrohet “Pėr ēmimin e truallit qė shitet dhe pėr qeranė e truallit qė u jepet nė pėrdorim pėr ndėrtime personave fizikė dhe juridikė”.

          Aq mė tepėr po tė kemi parasysh edhe pikėn 2 tė nenit 181 tė Kushtetutės, Vendimi i Kėshillit tė Ministrave nr.312, datė 30.06.1994 nuk mund tė zbatohet. Sipas pikės 2 tė nenit 181 tė Kushtetutės “Ligjet dhe aktet e tjera normative tė miratuara para datės sė hyrjes nė fuqi tė kėsaj Kushtetute dhe qė kanė tė bėjnė me  shpronėsimet dhe konfiskimet do tė zbatohen kur nuk vijnė nė kundėrshtim me tė”.

          Pėr tė gjitha kėto arsye, nė bazė tė gėrmės “dh” tė nenit 134 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė dhe nenit 24 tė ligjit nr.8454, datė 04.02.1999” Pėr Avokatin e Popullit”

 

K Ė R K O J M Ė

 

          Deklarimin tė papajtueshėm me Kushtetutėn dhe shfuqizimin e pikės 1 tė gėrmės “c” tė Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave Nr.119 datė 18.03.2000 si dhe tė ēdo akti tjetėr normativ tė Qeverisė qė i referohet kjo dispozitė nė lidhje me caktimin e vlerės sė truallit tė ish pronarėve qė ju ėshtė kthyer prona me vendim tė Komisioneve tė Kthimit e Kompensimit tė Pronave.

 

 

                                                                           

                                                         AVOKATI  I  POPULLIT

                   

                                                        Ermir DOBJANI  

                                             

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al