REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr.  266   Prot.                                           Tiranė, mė 13/12/2002

 

KERKESE

 

Kerkuesi:         1. Avokati i Popullit i Republikes se Shqiperise

                                     Ermir DOBJANI

 

                                2. Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise e

                              perfaqesuar nga avokati Dorian Ēeliku

  

 

Subjekte te 

interesuara:        1. Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise

                         2. Shoqeria "Eurovini" sh.p.k

                              e perfaqesuar nga avokati Fatmir Braka

 

 

Objekt:                Shfuqizimin si te papajtueshem me kushtetuten

                         dhe ligjin, te Vendimit te Keshillit te Ministrave

                         Nr.441 dt. 26/09/2002 "Per ndalimin e

                         menjehershem te veprimtarise se shfrytezimit te

                         reres dhe zhavorrit ne shtreterit e lumenjeve".

 

Baza ligjore:     Neni 11, 41pika 1 dhe 4, 118, 131 pika c, 134

                         pika "dh" e "r' te Kushtetutes se Republikes se

                         Shqiperise, Ligji Nr. 8093 dt. 21/03/1996 "Per

                         rezervat ujore" dhe neni 24 pika c i ligjit Nr.

                         8454 dt. 4/02/1999 "Per A vokatin e Popullit".

 

 

Perpara Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise.

 

TIRANE

 

 

Ne Institucionin e Avokatit te Popullit, ka paraqitur nje ankese shtetasi Bujar Hasaj, Administrator i Shoqerise "Eurovini" Sh.p.k, duke parashtruar se megjithese disponon license te rregullt dhe eshte pronar i truallit ku ka vendosur impiantet e thyerjes e te fraksionimit te zhavorrit, Policia e Ndertimit Tirane, pa marre parasysh ligjin, nepermjet dy shkresave, ka urdheruar pezullimin e veprimtarise se subjektit dhe ēmontimin e menjehershem te impiantit te thyerjes dhe fraksionimit te zhavorrit.

Po keshtu, prane Shoqates se Ndertuesve te Shqiperise, jane te shumta ankesat e anetareve te saj si subjekte te licensuara qe ushtrojne veprimtarine e tyre ne fushen e inerteve, te cilet pretendojne se ne kundershtim me ligjin u eshte pezulluar veprimtaria dhe jane urdheruar te ēmontojne impiantet e thyerjes dhe fraksionimit te zhavorrit.

Duke marre shkas nga keto pretendime, pasi beme verifikimet e nevojshme na rezultoi se Policia e Ndertimit Tirane ka vepruar ne zbatim te VKM Nr.441 dt.26/09/2002 dhe mendojme se :

Vendimi i mesiperm i Qeverise, eshte nxjerre ne kundershtim me nenin 118 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, sepse nuk ka pasur aspak parasysh ligjin Nr.8093 dt.21/03/1996 "Per rezervat ujore", i cili ne nenin 6 te tij percakton mjaft qarte se: "Keshilli Kombetar i Ujit eshte organi qendror vendimor per administrimin e rezervave ujore. Keshilli Kombetar i Ujit drejtohet nga Kryetari i Keshillit te Ministrave". Pra organi qe mund te marre vendime dhe qe duhet te administroje rezervat ujore eshte percaktuar nga ligji dhe eshte Keshilli Kombetar i Ujit dhe jo Qeveria.

Ky tejkalim kompetence nga pikepamja proceduriale eshte shoqeruar dhe me shkelje te renda kushtetuese e ligjore edhe ne permbajtjen e Vendimit Nr.441 dt.26/09/2002, pika 1 dhe 2 e me konkretisht:

Pika 1. percakton : "Ndalimin e menjehershem te veprimtarise se shfrytezimit te reres dhe zhavorrit ne shtreterit e te gjithe lumenjve ".

Ne vleresojme se shtrirja pa kufizim e ketij ndalimi per te gjithe subjektet pa dallim, si ne kohe, ashtu edhe ne objekt (te gjithe lumenjve) demton edhe ato subjekte qe jane te licensuara, qe kane shfytezuar shtreterit e lumenjve per prodhimin e reres dhe zhavorrit sipas parametrave shkencore dhe kur nga ky shfrytezim nuk ka ardhur ndonje pasoje konkrete. Thene me shkurt, ky ndalim "En block" penalizon pa te drejte te gjithe subjektet, pa bere dallim, ne nje kohe qe eshte deklaruar dhe vertetuar shkencerisht se shfrytezimi i disa lumenjeve nuk krijon asnje pasoje te demshme por e kunderta.

Pika 2. percakton : "Ēmontimin e te gjitha impianteve te thyerjes dhe fraksionimit te zhavorrit qe nxirret nga shtreterit e lumenjeve, deri me dt.31/12/2002 ".

Urdherimi ne kete forme mendojme se vjen ne kundershtim me Kushtetuten tone neni 11 dhe 44/1 dhe nuk perputhet as me legjislacionin tone civil. Kemi mjaft raste, sic eshte edhe ai i pales se interesuar firmes "Eurovini" ne kete kerkese, qe subjektet prodhuese te inerteve i kane instaluar makinerite apo linjat e prodhimit ne token ose truallin qe kane ne pronesi te tyre. Pra vendimi objekt kundershtimi cenon rende te drejtat e pronesise te pronarit te ligjshem te cilat mbrohen edhe me disa nene ne Kushtetuten tone.

Ne vijim te argumentave tona e gjejme me vend te parashtrojme faktin se keta pronare te ligjshem te tokave dhe makinerive do te vazhdojne veprimtarine me ato makineri, duke shfrytezuar gurin gelqeror, (dhe jo shtreterit e lumenjeve per aq kohe sa gjykohet shkencerisht e ndaluar). ashtu sic parashikon edhe pika 3 e VKM Nr .441 dt.26/09/2002.

Duke ju referuar edhe nje here Kushtetutes na lejoni te citojme nenin 11/3 qe thote se: "Kufizime te veprimtarise ekonomike mund te vendosen vetem me ligj dhe vetem per arsye te rendesishme publike". Ne rastin konkret jane vendosur jo me ligj, por me nje vendim qeverie jo kufizime, por bllokim dhe ndalim te veprimtarise ekonomike.

Po keshtu ne ligjin Nr.8093 dt.21/03/1996 ne nenet 22 dhe 23/2 eshte parashikuar organi qe vendos rishikimin, anullimin, pezullimin ose kufizimin e lejeve, autorizimeve dhe koncesioneve per raste te percaktuara qarte ne ligj. Gjithashtu ne kerkuesit e gjejme me vend t'ju informojme se perpara kesaj kerkese qe ju kemi drejtuar Ju te nderuar gjyqtare te Gjykates Kushtetuese, kemi konsumuar te drejten tone morale dhe ligjore qe na jep ligji Nr.8454 dt.4/02/1999 "Per Avokatin e Popullit" neni 24/b dhe i kemi rekomanduar Keshillit te Ministrave te ndryshonte VKM Nr .441 dt.26/09/2002.

Ne pergjigjen me Nr.3992 prot dt.14/11/2002 qe na dergon Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave, na thuhet se u jane dhene shpjegimet e duhura te gjitha institucioneve shteterore, organizmave te huaja, subjekteve private dhe individeve qe kane patur verejtje ne lidhje me VKM Nr.441 dt.26/09/2002, por nuk na thuhet asnje argument ligjor kundershtues per sa i kemi parashtruar.

Ne keto kushte dhe nisur nga sa parashtruam me lart, ne mbeshtetje te nenit 134 germa "dh" e "f " te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe nenit 24 germa "c" te ligjit Nr.8454 dt.4/02/1999 "Per Avokatin e Popullit"

 

KERKOJME

 

Shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te VKM Nr.441 dt.26/09/2002 "Per ndalimin e menjehershem te veprimtarise se shfrytezimit te reres dhe zhavorrit ne shtreterit e lumenjve" . 

 

 

Me respekt Kerkuesit

                                                                           

 Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise        AVOKATI  I  POPULLIT

                  Kryetari

           Shkelqim Bumēi                          Ermir DOBJANI  

                                             

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al