|
Nr. 46
Prot.
Tiranė, mė 9
shkurt 2006
Kėrkesė
Kėrkues:
Komiteti
Shqiptar i Helsinkit
Rr. Gjin Bue Shpata, Pll. 5/1, Ap. 4
Tiranė
Tel/faks: +355 4 233 671
Avokati i Popullit
Bulevardi
Deshmoret e Kombit, nr. 3,
(Ndertesa
perballe Kryeministrise), kati II
Tel:
+355 4 232 462
Grupi
Shqiptar i tė Drejtave tė Njeriut
Rr.
Deshmoret e 4 Shkurtit
Pll.
7/1, shkalla 2, Ap. 1
Tirana
Tel:
+355 4 251 995
Qendra per Studimet Parlamentare
Rr.
Sami Frasheri, Pallatet e Aviacionit, 3/15,
Tel/Fax:
+355 4 240 214
Subjekti i interesuar:
Kėshilli
i Ministrave i Republikės sė Shqipėrisė
Pėrpara:
Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė
T
i r a n ė
Objekti:
Shfuqizimi si antikushtetues i:
1.
Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr. 43, datė
27.I.2006 .Pėr shmangien e nepotizmit
dhe ndikimit tė pushtetit
nė rekrutimin dhe karrierėn e personelit tė administratės
tatimore.
2. Vendimit tė Kėshillit tė
Ministrave nr. 44, datė 27.1.2006 Pėr shmangien e nepotizmit
nė administratėn publike.
3. Vendimit tė Kėshillit tė
Ministrave nr.48, datė 27.1.2006 Pėr disa shtesa nė vendimin
nr.205, datė 13.IV.1999 tė Kėshillit tė Ministrave Pėr
miratimin e dispozitave zbatuese tė Kodit Doganor tė Republikės
sė Shqipėrisė tė ndryshuar.
Paraprakisht:
1. Kėrkojmė pezullimin
e zbatimit tė tre vendimeve tė mėsipėrme tė Kėshillit tė
Ministrave pasi zbatimi i tyre do tė sjellė pasoja tė dėmshme
qė cėnojnė interesat e ligjshme tė shtetasve.
Baza ligjore:
1
Nenet 17, 18, 49, 107, 116 dhe 118 tė Kushtetutės sė
Republikės sė Shqipėrisė, nenet 131, germa c dhe 134
germa dh (pika 1 germa f dhe pika 2 e Kushtetutės sė
Republikės sė Shqipėrisė si dhe nenet 27-31 tė ligjit nr.
8577 datė 10.02.2000 Pėr organizimin dhe funksionimin e
Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė.
2
Neni 45 i
ligjit nr. 8577 datė 10.02.2000 Pėr organizimin dhe
funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė.
3
Neni 24 i Ligjit nr.8454 date 4.02.1999 Per Avokatin e
Popullit, ndryshuar me Ligjin nr.9398 datė 12.05.2005
Tė nderuar zotėrinj gjyqtarė tė Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė
Shqipėrisė,
1.
Nė tė tre vendimet e sipėrcituar tė Kėshillit tė
Ministrave janė kufizuar pa ligj tė drejtat e njeriut tė
parashikuara nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė.
Konkretisht: parimi i barazisė para ligjit, parimi i
mosdiskriminimit si dhe e drejta e punonjėsve pėr tė fituar
mjetet e jetesės me punė tė ligjshme qė ata zgjedhin ose
pranojnė vetė.
Nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė thuhet se:
1.
Tė
gjithė janė tė barabartė para ligjit.
2.
Askush nuk
mund tė diskriminohet padrejtėsisht pėr shkaqe tė tilla si
gjinia, raca, feja, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike,
gjėndja ekonomike, arsimore ose pėrkatėsia prindėrore (nenet
18 i Kushtetutės sė RSH)
3.
Secili ka tė drejtė tė fitojė mjetet e jetesės me
punė tė ligjshme, qė e kanė zgjedhur ose pranuar vetė. Ai
ėshtė i lirė tė zgjedhė profesionin, vendin e punės si dhe
sistemin e kualifikimit tė vet profesional (49 tė Kushtetutės).
4.
Kufizimi i tė drejtave dhe lirive tė parashikuara nė kėtė
Kushtetutė mund tė vendoset vetem me ligj pėr njė interes publik ose pėr
mbrojtjen e tė drejtave tė tė tjerėve. Kufizimi duhet tė jetė
nė pėrpjestim me gjendjen qė e ka diktuar ate (neni 17,
paragrafi 1 i Kushtetutės sė RSH).
Nga pėrmbajtja e dispozitave tė mėsipėrme kushtetuese ėshtė e qartė
se ėshtė vetėm Kuvendi i
Shqipėrisė qė vlerėson nėse pėr shkak tė njė interesi
publik ose nė mbrojtje tė tė drejtave tė tė tjetėrve mund tė
kufizohen kėto tė drejta. Gjithashtu, ėshtė Kuvendi i Shqipėrisė
ai qė vlerėson nėse
kufizimet janė ose jo nė pėrpjestim me gjendjen qė e ka
diktuar atė dhe nėse ato cėnojnė ose jo thelbin e tė
drejtave. Kuvendi i
Shqipėrisė ėshtė i
detyruar gjithashtu qė kufizimet e tė drejtave qė mund tė
vendosen, tė mos tejkalojnė ato qė parashikohen nė Konventėn
Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut.
Nga sa u tha mė lart, ėshtė mėse
e qartė se me miratimin e akteve normative tė mėsipėrme,
Kėshilli i Ministrave ka ushtruar atribute qė nuk i
takojnė, duke vepruar kėshtu nė kundėrshtim me nenin 17 tė
Kushtetutės tė Republikės sė Shqipėrisė, sepse ka vėnė
kufizime tė tė drejtave te njeriut me akte nėnligjore.
2.
Vendimet nr. 43, 44, 48 tė Kėshillit tė Ministrave mbėshteten
nė ligjin 8549, datė 11.11.1999 Pėr statusin e nėpunėsit
civil, neni 9 tė ligjit 7961, datė 12.7.1995 Kodit i Punės
i Republikės sė Shqipėrisė; ligjin 9131, datė 8.9.2003, Pėr
rregullat e etikės nė administratėn publike, ligjin nr. 8449,
datė 27.1.1999 Kodi Doganor tė Republikės sė Shqipėrisė
i ndryshuar.
Nė fakt, nė asnjė nga dispozitat e ligjeve tė mėsipėrme nuk del qė Kėshilli
i Ministrave tė jetė ngarkuar me nxjerrjen e akteve nėnligjore
pėr tė kufizuar tė drejtat e shtetasve, tė parashikuara nė
Kushtetutėn e RSH, duke i ndaluar ata tė punėsohen nė kėtė
apo nė atė sektor tė administratės publike pėr shkak tė
lidhjeve tė tyre familjare, tė gjinisė ose tė krushqisė.
Tėrheq vėmendjen faktin se vendimi nr. 43, datė 27.I.2006 .Pėr
shmangien e nepotizmit dhe ndikimit tė pushtetit nė rekrutimin
dhe karrierėn e personelit tė administratės tatimore i
referohet nenit 9 tė ligjit nr. 7961, datė 22.7.1999 Kodi i
Punės sė Republikės sė Shqipėrisė. Nė kėtė nen te
Kodit te Punes thuhet: Ndalohet ēdo lloj diskriminimi nė fushėn
e marrjes nė punė dhe tė profesionit se me diskriminim
kuptohet ēdo dallim, pėrjashtim ose parapėlqim qė bazohet nė
racė, ngjyrė, seks, moshė, fe, bindje politike, kombėsi,
origjinė shoqėrore, lidhje
familjare.
Kėshilli i Ministrave duke iu referuar dispozitės sė mėsipėrme tė
Kodit tė Punės, dispozitė qė ėshtė nė pėrputhje me nenin
18 dhe 49 tė Kushtetutės, ka kufizuar njė tė drejtė tė
parashikuar nė Kushtetutėn e RSH, duke bėrė tė kundėrtėn e
asaj qė parashikohet nė kėtė nen te Kodit te Punės.
3. Sipas nenit 107,
paragrafi i dytė i Kushtetutės sė RSH, Nėpunėsit nė
administratėn publike caktohen me konkurs mė pėrjashtim tė
rasteve tė parashikuara nė ligj.
Me vendimet e Kėshillit tė Ministrave ndalohet punėsimi pėr shkaqe tė
lidhjeve familjare, gjinie ose krushqie, madje edhe nė qoftė se
punonjėsi ėshtė pranuar nė pėrputhje me ligjin Pėr
statusin e nėpunėsit civil, ai detyrohet tė largohet, nėse
rezulton se ka lidhje familjare, gjinie apo krushqie me
Presidentin e Republikės dhe stafin e tij politik etj.
Kėshilli i Ministrave i
jep zbatimit tė kėtyre vendimeve fuqi jo vetėm pėr ata qė do
tė punėsohen, por edhe pėr ata qė kanė vite qė janė punėsuar
nė kėto detyra, efekte prapavepruese. Kjo
vjen nė kundėrshtim me pikėn 3 tė nenit 107 tė Kushtetutės ku
thuhet se Garancitė e qėndrimit nė detyrė dhe trajtimi
ligjor i nėpunėsve publikė rregullohen me ligj, sepse
largimi i nėpunėsve nga shėrbimi civil bėhet vetėm nė bazė
tė nenit 21 dhe 25 gėrma d tė nenit 25 tė ligjit nr.
8549, datė 11.11.1999 Statusi i nėpunėsit civil, pėr
shkaqet e pėrmendura nė kėto ligje.
Kėto tre vendime caktojnė rregulla edhe pėr marrėdhėnie qė janė
rregulluar shumė kohė para hyrjes nė fuqi tė ligjeve ku thuhet
se ato janė bazuar. P.sh: Kodi i Punės ka hyrė nė fuqi nė
vitin 1995, Statusi i Nėpunėsit Civil nė vitin 1999, Kodi
Doganor nė vitin 1999, etj. dhe kėto ligje vetė nuk kanė patur
fuqi prapavepruese.
Theksojmė se as nė fushėn
penale nuk zbatohet efekti prapaveprues kur nė kohėn e kryerjes
sė veprės penale nuk kishte ligj pėr ta ndėshkuar atė.
Veē sa mė sipėr, sipas nenit 118 tė Kushtetutės, aktet nėnligjore, siē janė edhe vendimet e Kėshillit tė
Ministrave, merren nė bazė edhe pėr zbatim tė ligjeve nga
organet e parashikuara nė Kushtetutė e RSH. Nė rastin konkret
vendimet e Kėshillit tė Ministrave rregullojnė ēėshtje qė
janė nė kompetencėn ekskluzive tė Kuvendit tė RSH dhe qė
bien ndesh edhe me parimet qė pėrcaktohen nė ligjin Statusi
i nėpunėsit civil dhe ligjet e tjera ku mbėshteten kėto
akte normative.
Duke patur parasysh se mėnjėherė pas hyrjes nė fuqi tė vendimeve tė mėsipėrme
dhe udhėzimit tė mėsipėr cituar:
1
Do tė fillojnė procedurat e plotėsimit tė formularėve
dhe verifikimet pėrkatėse qysh nė momentin e kėrkesave pėr tė
punėsuar,
2
Se efektet e
tyre do tė shtrihen edhe nė personat e punėsuar mė parė por qė
mund tė kenė lidhje familjare, gjinie apo krushqie brenda njė
institucioni publik si edhe nė sektorin e doganės e tė
tatimeve,
3
Pėr parandalimin e pasojave tė dėmshme, sepse mund tė
punėsohen persona tė tjerė nė vend tė atyre qė do hiqen dhe
nė qofte se kėta tė fundit fitojnė ligjėrisht tė drejtėn e
rikthimit, rikthimi ėshtė praktikisht i pamundur, duke ju humbur
tėrėsisht tė drejtėn e punėsimit.
Palėt kėrkuese e konsiderojmė tė justifikueshme kėrkesėn e tyre pėr
pezullim te menjėhershėm tė ekzekutimit tė kėtyre akteve
normative tė kundėrshtuara.
Nė pėrfundim pėr tė gjitha arsyet qė pėrmendėm mė lart,
Kėrkojmė:
1. Fillimisht
pezullimin e zbatimit tė vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave
tė mėposhtme:
-
Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr. 43, datė 27.1.2006
.Pėr shmangien e nepotizmit dhe ndikimit tė pushtetit nė rekrutimin dhe karrierėn e
personelit tė administratės tatimore.
-
Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr. 44, datė 27.1.2006
Pėr shmangien e nepotizmit nė administratėn publike.
-
Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.48, datė 27.1.2006 Pėr
disa shtesa nė vendimin nr.205, datė 13.4.1999 tė Kėshillit tė
Ministrave Pėr miratimin e dispozitave zbatuese tė Kodit
Doganor tė Republikės sė Shqipėrisė tė ndryshuar.
2.
Nė pėrfundim tė shqyrtimit, shfuqizimin si
antikushtetues tė vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave objekt
shqyrtimi.
Kėrkuesit:
Prof.as.dr. Vasilika HYSI
Avokati i
Popullit
Drejtore Ekzekutive
Prof. as. dr. Ermir DOBJANI
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Elsa BALLAURI
Drejtore ekzekutive
Grupi Shqiptar pėr tė Drejtat e Njeriut
Sokol BERBERI
Drejtor ekzekutive
Qendra pėr Studimet Parlamentare
_____________________________________________________________________
Fjala e Avokatit tė Popullit para Gjykatės Kushtetuese nė shqyrtimin e
ēėshtjes nė datėn 21 mars 2006
I
nderuar zoti Kryetar
Tė
nderuar zotėrinj anėtar tė Gjykatės Kushtetuese
Ne,
Organizatat joqeveritare dhe Avokati i Popullit jemi rojtare
publike te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut ne
Shqiperi. Kėtė detyrė ne nuk e bėjmė vetem me deklarata
publike por perdorim te gjitha rruget institucionale qe na lejon
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise pėr kėtė qėllim. Ne kemi
deklaruar dhe deklarojmė se te paditesh Qeverine ne Gjykaten
Kushtetuese nuk do te thote se i kundervihesh qellimeve te saj te
mira per luften kunder korrupsionit dhe nepotizmit ne
administraten publike shqiptare. Por ne kemi kerkuar dhe kėrkojmė
qe kjo lufte apo reforme te jete brenda kornizave te njohura
te respektimit te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, te
njohura nga Kushtetuta shqiptare, aktet nderkombetare dhe
legjislacioni ynė pėr marrėdhėniet e punės nė administratėn
publike.
Njė
nga argumentet kryesore qė paraqitet nė kėrkesėn tonė pėr
shpalljen si antikushtetuese tė vendimeve tė mėsipėrme ėshtė
fakti se sipas nenit 17 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė,
organi kompetent pėr tė vendosur kufizimin e ligjeve dhe tė
drejtave tė shtetasve tė parashikuara nė Kushtetutė, ėshtė
Kuvendi. Nė kėtė nen thuhet se kufizimi i kėtyre tė
drejtave vendoset vetėm me ligj. Ky nen i Kushtetutės sonė
nuk citon qė kėto liri dhe tė drejta duhet tė jenė themelore
ose jothemelore. Ky nen thotė qartė liritė dhe tė drejtat e
parashikuara nė kėtė Kushtetutė. Dhe e drejta e punės sė
ligjshme ėshtė parashikuar nė nenin 49 tė Kushtetutės sonė,
ashtu siē garancia e qėndrimit nė detyrė dhe trajtimi ligjor i
nėpunėsve publikė janė gjithashtu tė parashikuara nga neni
107 po i Kushtetutės sonė.
Sipas
mendimit tonė kėto vendime janė antikushtetuese dhe tė
paligjshme, sepse Qeveria ka marrė kompetencat e Parlamentit duke
shkelur nenin 7 tė Kushtetutės sonė qė parashikon ndarjen e
pushtetit ligjvėnės nga ai ekzekutiv. Si tė tilla ato vendime
janė automatikisht antikushtetuese dhe tė pavlefshme. Ne mendojmė
se tė paktėn kėto tre vendime tė qeverisė janė
nė shkelje tė disa neneve tė kushtetutės, konkretisht
neneve 7, 17, 18, 49, 107 dhe 118 tė saj.
Ne
gjithashtu mendojmė se lufta kunder korrupsionit dhe konfliktit
te interesave nuk mund te legjitimohet me akte nenligjore, qė nuk
bazohen nė Kushtetutė dhe nė ligjet nė fuqi.
Keto
tre vendime shkelin parimin kushtetues te garancive ligjore te
mbrojtjes sė punės tė nepunesve. Konkretisht ato shkelin pikėn
3 tė nenit 107 tė Kushtetutės qė thotė garancitė e qėndrimit
nė detyrė dhe trajtimi ligjor i nėpunėsve publikė rregullohen
me ligj. Siē do ta argumentojmė tre vendimet jane nė shkelje
te ligjit Per statusin e nepunesit civil dhe Kodit tė
Punes. Shkaqet qė nė tre vendimet e Qeverisė caktohen si shkaqe
pėr tė ndėrprerė marėdhėniet e punės mund tė jenė shkaqe
qė duhen patur parasysh para fillimit tė marrėdhėnieve tė punės,
por kurresesi atyre nuk mund tu jepet fuqi prapavepruese sepse
cėnojmė garancitė dhe trajtimin ligjor tė nėpunėsve, tė
cilat i mbron neni 107 i Kushtetutės sonė.
Antikushtetueshmėria
e tre vendimeve tė atakuara del edhe nė raport me nenin 118 tė
Kushtetutės, sidomos tė pikave 1 dhe 2 tė kėtij neni (118) qė
thonė se:
1.
Aktet nėnligjore nxirren nė
bazė dhe pėr zbatim tė ligjeve nga organet e parashikuara nė
Kushtetutė.
2.
Ligji duhet tė autorizojė nxjerrjen e akteve nėnligjore, tė pėrcaktojė
organin kompetent, ēėshtjet qė duhen rregulluar, si dhe parimet
bazė tė tė cilave nxirren kėto akte.
Ky
nen kushtetues kufizon te drejten e organeve administrative qe te
nxjerrin akte nenligjore vetėm ne ato raste kur ligji ja ka
njohur shprehimisht kete te drejte. Pra ky nen kushtetues duke
parashikuar kushtetutshmerinė e aktit normativ, percakton dhe
kushtet e
ligjshmerise se tij. Asnje
akt normativ nuk mund te tejkaloje caqet e ligjit. Ne qofte se
organi nxjerr nje akt normativ tej hapesires se ligjit, pra nuk
respekton kriteret qe jep kjo dispozite kushtetuese, eshte e
kuptueshme se akti do te jete i paligjshem, por njekohesisht dhe
antikushtetues.. Pra
mosrespektimi i kerkesave te nenit 118 pika 2 e ben aktin normativ
te paligjshem nga njera ane, por dhe antikushtetues. Dihet se
kushtetueshmerine e aktit normativ e kontrollon Gjykata
Kushtetuese. Ne kete rast konkret eshte e pashmangshme perputhja e
koncepteve te paligjshmerise me ato te antikushtetutshmerise.
Ne rastin
konkret, VKM nr.44 eshte ne kundershtim me Ligjin nr.9131 date
08.09.2003 Per rregullat e etikes ne administraten publike
dhe me Ligjin Per statusin e nenpunesit civil
Kjo per arsye se:
1.
Neni 3, pikat 1 e 2 tė Ligjit nr.9131 date 08.09.2003
Per rregullat e etikes ne administraten publike parashikojnė:
1.
Nė kryerjen e funksioneve, nėnpunėsi i administratės publike
duhet tė respektojė parimet si mė poshtė:
a)
tė kryej detyrat, nė pėrputhje me legjislacionin nė
fuqi;............
2.
Kėshilli i Ministrave nxjerr rregulla nė zbatim
tė parimeve
tė treguara nė pikėn 1 tė kėtij neni.
Po
ti referohemi permbajtjes se aktit normativ nr.44 datė
27.01.2006 kostatojme se ne te nuk jane vendosur rregulla ne
zbatim te parimeve te mesiperme, por
eshte parashikuar si nje parim i ri qe eshte perfshirja si element
te etikes se nenpunesve te administrates publike dhe shmangia e
nepotizmit. Ne asnje prej parimeve te sipercituara nuk
permendet as drejteperdrejt dhe as ne menyre indirekte se zbatimi
i ndonjerit prej tyre ka te beje me nepotizimin.
Pra
akti normativ nuk eshte nxjerre ne baze e per zbatim te ligjit dhe
nuk ka rregulluar ato ēeshtje per te cilat ligji e ka autorizuar
organin kompetent, ne rastin konkret Keshillin e Ministrave.
Nga ana tjeter
duke qene se ky vendim shtrihet per te gjithe nenpunesit e
administrates publike te cilet gezojne statusin e nenpunesit
civil, verejme se duke parashikuar deklarimin e lidhjeve si me
siper, perben nje shkelje te Ligjit Per statusin e nenpunesit
civil. E themi kete per arsye se referuar ketij ligji. VKM
nr.44 shprehet se ka dalė nė zbatim tė pikės 2 tė nenit 4 tė
ligjit nr.8549 datė 11.11.1999 Statusi i nėpunėsit Civil.
Duke parė kėtė ligj, pikėn 2 tė nenit 4 dhe nenin 29 tė kėtij
ligji, del se Kėshilli i Ministrave nxjerr akte nėnligjore nė
zbatim tė tij nė pėrputhje me parimet e pėrgjithshme tė pėrcaktuar
nė nenet 13 deri 26 tė kėtij ligji. Lidhur me ēėshtjen, VKM
nr.44 ka bėrė shtesa
tė rasteve pėr tė cilat mund tė largohen nga shėrbimi civil nėpunėsit,
raste tė cilat janė pėrcaktuar nė mėnyrė taksative nė nenet
19 dhe 21 tė kėtij ligji. Por qė tė largosh nga detyra
nėpunėsit civil nė rastet e caktuara nga VKM nr.44 duhet tė bėsh
shtesa nė ligjin Pėr statusin e nėpunėsit civil me
amendamente tė miratuara nga Kuvendi i Shqipėrisė dhe jo me
akte tė Qeverisė.
Gjithashtu sa
me siper, duke i mohuar te drejten individeve per te konkuruar
pikerisht ne institucionet te cilat ekziston mundesia e
nepotizimit, automatikisht
shtohet nje kerkese e pergjithshme per pranimin ne sherbimin civil.
Nje nga parimet e rendesishme te ketij ligji eshte pikerisht konkurimi
i hapur bazuar ne merita. Duke
bere nje kufizim te tille, akti normativ cenon drejteperdrejt kete
parim, sepse nuk do te kemi me nje konkurim te hapur bazuar me
merita.
Nga ana tjeter perdorimi i termit punonjesit e
skualifikuar pėrbėn nje konfuzion, per faktin se referuar
nenit 34 e vijues te Kodit te Proēedurave Adminsitrative,
skualifikimi ka te beje me perjashtimin nga nje veprimtarine
vendimmarrese te personave zyrtare.
Nga
ana tjeter skualifikimi nuk njihet si nje nga rastet kur nenpunesi
civil mund te largohet nga sherbimi civil, referuar Ligjit Per
statusin e nenpunesit civil.
Ne te njejten kohe nenvizojme se, duke pėrcaktuar ky akt
normativ, vendosjen ne liste pritjeje te nenpunesit civil,
referuar pikes 6 te VKM Nr.44, konstatojme se ky parashikim eshte
ne kundershtim me Ligjin Per statusin e nenpunesit civil
i cili e ka te parashikuar qarte rastin kur nenpunesi civil mund
te vihet ne liste pritjeje, siē ėshtė rasti i ristrukturimit. Pra ky akt normativ shton ligjin Per statusin e nenpunesit
civil.
Nderkohe vendimi nr.43, date 27.01.2006 per tatimet
gjithashtu bazohet ne pikėn 2 tė nenit 4 te Ligjit Per
statusin e nepunesit civil. Pėr tė njėjtat arsye edhe ky vendim qeverie ėshtė antikushtetues.
Nje
argument tjeter i antikushtetueshmerise se ketyre tre vendimeve tė
Qeverisė eshte pikerisht edhe efekti prapaveprues i vendimeve ne
fjale.
Konkretisht vendimi Nr. 44 date 27.01.2006 Per shmangien
e nepotizmit ne administraten publike i shtrin efektet dhe mbi
ato maredhenie te cilat kane lindur para hyrjes ne fuqi te Ligjeve
ne baze e per zbatim te te cileve ai ka dale. Keshtu
vendimi i mesiperm ka dale ne baze te Ligjit Per etiken ne
administraten publike i cili daton 08.09.2003, nderkohe qe
zbatimi i vendimit shtrihet dhe per ata nenpunes civil te cilet e
ka fituar kete status para vitit 2003. Pika 4 e nenit 4 te Ligjit
Pėr etikėn percakton qarte se Konfliktet e mundshme te
interesit te nje kandidati per tu punesuar ne administraten
publike duhet te zgjidhen para emerimit te tij. Pra ne rastin
konkret vendimi ne fjale nuk mund te nderprese maredheniet e punes
per personat e punesuar para hyrjes ne fuqi te ketij ligji, por me
e pakta mund te kete fuqi vetem per maredheniet e punes qe
krijohen pas ketij vendimi.
Ndersa ne vendimin Nr.48 nė lidhje me punonjėsit e
doganave, i cili shton V.K.M Nr.205 date 13.04.1999 i jepet fuqi
konkretisht zbatimit edhe per ata persona per te cilet rekrutimi
eshte bere edhe para daljes tė vete Kodit Doganor, i cili ėshtė
miratuar me ligjin nr.8449 datė 27.01.1999.
Dihet
se efekti prapaveprues i nje akti administrativ ėshtė i
pavlefshem ne rast se ligji e perjashton ate,ose ne rast se akti i
referohet nje periudhe me perpara se te hynte ne fuqi ligji mbi
bazen e te cilit akti nxirret ose ne rast se ai urdheron apo
ndalon nje veprim te se kaluares. Prapaveprueshmeria eshte nje
perjashtim nga rregulli i pergjithshem, sipas te cilit zbatohet
ligji qe eshte ne fuqi ne kohen e lindjes se maredhenies juridike
konkrete dhe se vetėm ligji konkret nė raste tė rralla mund tė
pėrcaktojė vetė rastet e papaveprueshmėrisė sė tij. Nė fakt
asnjė nga ligjet ku bazohen tre vendimet qė caktohen nga
ne nuk ka dispozitė qė tė justifikojė prapaveprueshmėrinė e
3 vendimeve tė Qeverisė.
VKM
nr.43 datė 27.01.2006 Pėr shmangien e nepotizmit dhe ndikimit
tė pushtetit nė rekrutimin dhe karierėn e personelit tė
administratės tatimore ndėr tė tjera bazohet nė nenin 9 tė
Kodit tė Punės nė fuqi. Nė kėtė nen (9) ndėr tė tjera
thuhet se ndalohet ēdo lloj diskriminimi nė fushėn e marrjes
nė punė dhe tė profesionit dhe nė vijim thuhet se ...
Dallimet, pėrjashtimet ose parapėlqimet qė kėrkohen pėr njė
vend pune tė caktuar nuk konsiderohen si diskriminime.... Po
ta marrėsh tė shkėputur kėtė dispozitė tė Kodit tė Punės,
mund tė thuhet se Qeveria e ka tė bazuar VKM nr.43. Por duhet tė
kujtojmė se Kodi i Punės nė fuqi ėshtė miratuar nė vitin
1995, kur nuk kishim Kushtetutėn nė fuqi, tė miratuar nė vitin
1998, kur nuk kishte dalė as ligji Pėr statusin e nėpunėsit
Civil nė vitin 1999, apo kur Shqipėria nuk kishte nėnshkruar
Konventėn Europiane tė tė drejtave tė njeriut nė vitin 1996.
Por duhet ta shofim tė lidhur edhe me nenin 49 tė Kushtetutės,
sidomos pikėn 2, ku thuhet se Tė punėsuarit kanė tė drejtėn
e mbrojtjes shoqėrore tė punės. Dhe mbrojtja shoqėrore e
punės sė kėtyre personave ėshtė pėrcaktuar nė ligjin
Statusi i nėpunėsit Civil dhe nė vetė Kodin e Punės kur
janė pėrcaktuar shkaqet dhe rastet se kur mund tė largohen nga
Shėrbimi Civil ose kur ju ndėrpriten marrėdhėniet e punės, nė
rastet kur nuk i mbulon ligji i Shėrbimit Civil.
Pra
mė e pakta qė mund tė pranohej kushtetutshmėria dhe ligjshmėria
e tre VKM do tė ishte nė qoftė se ato do parashikonin lidhjet
nepotike ose lidhjet nepotike me pushtetin vetėm pėr skualifikim
nga konkurimi pėr vend pune nė administratėn tatimore
apo doganore, por nuk duhej tė parashikonin kėto lidhje si
shkaqe pėr tė humbur tė drejtėn e vendit tė punės. Veē kėsaj
pikat e kėtyre vendimeve nė lidhje me pėrfitimet e pagės vetėm
pėr 15 ditė nė ēastin e lirimit nga detyra, janė njė shkelje
e hapur e masave shoqėrore mbrojtėse tė punėmarrėsit, kur
largohet nga puna pa shkaqe tė pėrligjura.
Kėto vendime
mund tė ishin formuluar mė mirė dhe mund tė mos ishin kundėrshtuar
nėqoftėse do tė siguronin transferime tė ndėrsjellta nė
vende pune paralele, pa cėnuar tė drejtėn pėr punė dhe
mbrojtjen ligjore tė saj.
Keshilli
i Ministrave me nxjerrjen e tre VKM-ve, tė atakuara ka dale
jashte rolit te tij kushtetues, duke marre pozicionin e nje
prodhuesi ligjesh. Keshilli i Ministrave mund te ushtroje vec ato
pushtete qe nuk i jane dhene ne kete rast pushtetit legjislativ.
Por berja e ligjeve eshte kompetence e parlamentit shqiptar. Kėshtu
qė ėshtė shkelur
edhe neni 7 i Kushtetutės sonė pėr ndarjen dhe ballancimin e
pushtetit ligjvėnės me atė ekzekutiv.
E themi kete,
sepse ne frymen e Kushtetutes, Konventes Europiane per te Drejtat
e Njeriut, kjo marredhenie e krijuar mes personave qe kane lidhje
nepotike me pushtetin dhe institucioneve te administrates publike,
eshte nje marredhenie qe ne thelb ndėrpret marredheniet e punes
dhe cenon te drejten e njerezve per punesim ne baze te meritave.
Si nje e drejte themelore e individeve, kjo mund tė bėhet veē
nga ligjvenesi per arsyet e parashikuara ne Kushtetute. Ne kete
sens, ne themi se Keshilli i Ministrave ka dale ne pozicion
antikushtetues, ne kundershtim me frymen e kushtetutes, dhe tė
ligjeve tė tjera nė kėto fusha.
Vendimet
e Keshillit te Ministrave, jane nje rast i paster diskriminimi per
arsye te lidhjeve familjare, cenim i jetes familjare dhe private,
te drejtes per pune, sipas nenit 14 te KEDNJ-se, nenit 1
prg 2 te Kartes Europiane Sociale Tė Ndryshuar, si dhe nenit 18 e
nenit 49 tė Kushtetutes sone. Masa e largimit nga puna te
subjekteve te prekura nga keto vendime,
nuk eshte ne proporcion me synimin qe kerkohet te arrihet
nga qeveria qe eshte lufta ndaj korrupsionit. Nese ne llogjiken e
tij, Keshilli i Ministrave i ka nxjerre keto vendime, sepse
titullaret e institucioneve kushtetuese apo qendrore, me postet qe
kane dhe me pushtetin qe kane, perdorin lidhjet familjare te tyre
per korruptim ne sistemin tatimor apo doganor si dhe me lidhjet
nepotike brenda institucioneve publike, demtojne interesat
publike, ky qellim ne vetvete nuk eshte ne perpjestim me masen e
largimit nga puna te ketyre personave. Kjo sepse duke pasur
parasysh se rastet e skualifikimit te vendosura ne K.P.
Administrative per nje procedure administrative kur ka ankesa
anshmerie, ligji per konfliktin e interesave, si dhe ligji per
etiken mjaftojne per kontrollin e metodave abuzive e korruptive,
rast pas rasti.
Sė fundi ju
kujtoj se nė vitet e diktaturės komuniste, para vitit 1990
kategori tė caktuara njerėzish, pėr shkak tė lidhjeve
familjare tė ashtuquajur tė deklasuar apo armiq klase nuk
lejoheshin qė tė punonin nė disa vende pune si nė punėt e
brendshme, dogana, e tė tjera zyra tė shtetit, kryesisht nė
administratė. Populli nė letrat apo ankesat qė ka paraqitur apo
edhe Mediat kanė bėrė edhe krahasimet pėrkatėse, por jeni ju
qė do vendosni.
Ju faleminderit
pėr vėmėndjen dhe theksoj kėrkesėn pėr shfuqizimin e tre
vendimeve tė sipėrcituara.
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|