Tė
nderuar zotėrinj tė Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė
Shqipėrisė,
Institucionet kushtetuese Kontrolli i Lartė i Shtetit
dhe Avokati i Popullit, paraprakisht janė njohur me
projektligjin e pėrgatitur nga Qeveria Pėr pagat, shpėrblimet
dhe strukturat e institucioneve tė pavarura kushtetuese dhe
institucioneve tė tjera tė krijuara me ligj, pėr tė cilin
paraqitėm nė Kuvend vėrejtjet dhe sugjerimet pėrkatėse, me
qėllim qė ky ligj tė ishte nė pėrputhje me Kushtetutėn e
Republikės sė Shqipėrisė dhe ligjet organike tė
institucioneve kushtetuese qė pėrfaqėsojmė.
Megjithatė nga ana e Kuvendit nuk u morėn parasysh kėto
vėrejtje. Si rrjedhim, Kuvendi miratoi me shumicė tė thjeshtė
Ligjin nr.9584 datė 17.07.2006 Pėr pagat, shpėrblimet dhe
strukturat e institucioneve tė pavarura kushtetuese dhe
institucioneve tė tjera tė pavarura tė krijuara me ligj.
Nisur jo vetėm nga titulli i ligjit, por nga pėrmbajtja
e pikės 1 tė nenit 1, nenit 4, pikės 2 tė nenit 7, nenit 9,
pikave 1 dhe 2 tė nenit 10, si dhe nenit 20 tė kėtij ligji, vėrejmė
se kėto dispozita janė tė papajtueshme me Kushtetutėn nė dy
aspekte:
1.
Nė aspektin formalo juridik, ligji nė fjalė nuk pajtohet:
a.
Me nenin 6 tė Kushtetutės qė pėrcakton se Organizimi
dhe funksionimi i organeve tė parashikuara nė kėtė Kushtetutė
rregullohen me ligjet e tyre pėrkatėse, pėrveē rasteve kur nė
Kushtetutė parashikohet ndryshe.
Dihet
se elementet e strukturės dhe organikės (numri i punonjėsve)
janė pjesa e pandarė e konceptit organizim tė njė
institucioni apo ēdo strukture tjetėr shtetėrore. Kėto dy
elemente aktualisht, nė zbatim tė kėsaj Kushtetute, janė
rregulluar shprehimisht nė ligjet pėrkatėse organike tė
institucioneve tona. Konkretisht nė nenet 31, 32 e 35 tė
ligjit Pėr Avokatin e Popullit dhe me nenin 12 tė ligjit
Pėr Kontrollin e Lartė tė Shtetit. Kjo papajtueshmėri
ekziston edhe nė raport me ligjet organike tė institucioneve tė
tjera Kushtetuese tė thirrur nė kėtė gjykim si subjekte tė
interesuara.
b.
Me gėrmėn a tė pikės 2 tė nenit 81 tė Kushtetutės qė
pėrcakton se ligjet pėr
organizimin dhe funksionimin e institucioneve tė parashikuara nga Kushtetuta miratohen me tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve
tė Kuvendit. Konkretisht dihet se nga votimi i ligjit qė
kundėrshtojmė ka rezultuar se ai ėshtė miratuar nga shumica
e pėrbėrė mė pak se 84 deputetė. Kėtė e vėrteton edhe
fakti se nė Kuvend nuk u fut pėr votim projektligji Pėr
disa shtesa dhe ndryshime nė disa ligje organike, miratuar
me Vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 353 datė
14.06.2006, i cili ėshtė depozituar nė Kuvend nė tė njėjtėn
kohė me propozimin e ligjit tė miratuar nr.9584 datė
17.07.2006.
2.
Nė aspektin substancial dispozitat e ligjit qė kėrkojmė tė
shpallet si antikushtetues cėnojnė pavarėsinė e disa
institucioneve Kushtetuese. Kjo pavarėsi pėr institucionin e
Avokatit tė Popullit garantohet nga pika 2 e nenit 60 tė
Kushtetutės ku parashikohet shprehimisht Avokati
i Popullit ėshtė i pavarur nė ushtrimin e detyrės sė
tij. Po kėshtu edhe pėr Kontrollin e Lartė tė Shtetit
pika 1 e nenit 162 e Kushtetutės pėrcakton se ėshtė
institucioni mė i lartė i kontrollit ekonomik e financiar. Ai
u nėnshtrohet vetėm Kushtetutės dhe ligjeve. Kjo pavarėsi
garantohet me dispozita tė Kushtetutės edhe pėr institucione
tė tjera Kushtetuese.
Dėshirojmė
tė theksojmė se, ashtu siē dihet dhe pėrcaktohet edhe nė tė
gjitha tekstet e shkencave juridike nocioni i pavarėsisė sė
njė institucioni pėrfshin tre aspekte; pavarėsinė
organizative, pavarėsinė funksionale dhe atė financiare.
Ne
gjykojme se percaktimet e bera ne Ligjin nr.9584 date 17.07.2006
Per pagat, shperblimet dhe strukturat e institucioneve te
pavarura kushtetuese dhe institucioneve te tjera tė pavarura te
krijuara me ligj, i kundėrvihen hapur kėtyre parimeve si
dhe garancive kushtetuese dhe ligjore nga tė cilat buron pavarėsia
dhe integriteti i institucioneve kushtetuese qė pėrfaqėsojmė.
a.
Pavarėsia organizative e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit dhe
Avokatit tė Popullit shprehet nė mėnyrėn e:
-
zgjedhjes sė Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit
dhe tė Avokatit tė Popullit.
Ata zgjidhen nė Kuvend,
me njė mandat pėrkatėsisht 7 dhe 5 vjeēar me tė drejte
rizgjedhjeje dhe nuk emėrohen nga Qeveria (ekzekutivi).
Gjithashtu edhe tė gjithė stafet tė cilėt punojnė nė kėto
institucione zgjidhen dhe emėrohen nga ne, me pėrjashtim tė
tre komisionerėve qė propozohen nga Avokati i Popullit dhe
zgjidhen nga Kuvendi.
-Imuniteti
i Kryetarit tė KLSH-sė dhe Avokatit tė Popullit
ėshtė njė tjetėr element i pavarėsisė, pasi ata gėzojnė
imunitetin e gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė.
Nė
Ligjin nr.8454 datė 4.02.1999 Pėr Avokatin e Popullit,
pavarėsia e garantuar nė Kushtetute detajohet nė disa
elemente tė tjerė shumė tė rėndėsishėm pėr funksionimin
normal tė kėtij institucioni nė pėrputhje me objektin e punės
qė ai ka. Tė tillė elemente janė:
-Emėrimi
i njė pėrfaqėsuesi vendor (neni 32) nga vetė Avokati i
Popullit, pėr
njė ēėshtje dhe pėr njė kohė tė caktuar.
-Personeli
i Zyrės sė Avokatit tė Popullit bėn pjesė nė Shėrbimin
Civil. Struktura dhe organika e zyrės sė Avokatit tė Popullit
caktohet nga Avokati i Popullit. Nė tėrėsinė e vet, neni 35 i Ligjit Pėr Avokatin e Popullit
shpreh dhe sanksionon pavarėsinė, jo vetem ne pėrzgjedhjen
dhe emėrimin e personelit (veē komisionereve), por edhe te
drejten qe ka Avokati i Popullit per percaktimin e organizimit
te brendshem te zyres se tij.
Ne
Ligjin organik Per Kontrollin e Larte te Shtetit, detajimi
i elementeve te tjere shume te rendesishem per funksionimin
normal te ketij institucioni, shprehet ne:
-Te
drejten qe ka Kryetari i KLSH-se
per caktimin e drejtoreve te departamenteve dhe per te vendosur
per departamentet e veta rajonale (neni 10).
-Te
drejten e Kryetarit te KLSH-se
per te vendosur per strukturen, organiken dhe emertimin e
funksioneve te KLSH-se, kompetencat dhe detyrat e drejtoreve dhe
njesive organizative (neni 12).
b.
Pavarėsia funksionale qėndron nė faktin se asnjė organ apo
institucion tjetėr qė pėrbėjnė tre pushtetet nuk mund tė
na ndėrhyjnė nė trajtimin e ēėshtjeve qė pėrbėjnė objektin e veprimtarisė sė institucioneve tona. Kjo sepse
sipas nenit 162/1 tė Kushtetutės, Kontrolli
i Lartė i Shtetit ėshtė institucioni mė i lartė i
kontrollit ekonomik e financiar.
Ai u nėnshtrohet vetėm
Kushtetutes dhe ligjeve.
Sipas nenit 60/2 tė Kushtetutes tonė, Avokati
i Popullit ėshtė i pavarur nė ushtrimin e detyrės sė tij.
c.
Pėr pavarėsinė financiare, kushtetuta nė nenin 60/3 shprehet
se Avokati i Popullit ka buxhet tė
veēantė, tė cilin e administron vetė.
Financimi i institucioneve tona qė bėhet nga buxheti i
shtetit, nė kėtė kuptim, pėrcaktohet nė njė kre tė veēantė.
Projektbuxheti propozohet nga vetė
Avokati i Popullit nė Komisionin e Pėrhershem tė Ekonomisė
dhe Financave dhe Privatizimit, i
cili e paraqet mė pas pėr miratim nė Kuvend.
Tė
njėjtėn rrugė, sipas pėrcaktimeve tė nenit 3 tė Ligjit
Pėr Kontrollin e Lartė tė Shtetit ndjek edhe rasti i
buxhetit vjetor tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit qė
propozohet nga Kryetari i KLSH-sė.
3.
Qė nė titullin e ligjit qė pėrbėn objekt shqyrtimi
konstatohet se bėhet njė barazim nė trajtimin e institucioneve
tė pavarura kushtetuese,
me ato tė tjera tė quajtura tė pavarura, tė krijuara me
ligj. Nuk mund tė cėnohen parimet kushtetuese qė lidhen
me pavarėsinė e Institucioneve te Pavarura Kushtetuese, nga
iniciativa te ekzekutivit per barazim apo njetrajtesim te ketyre
organeve. Kjo vlen edhe per trajtimin e tyre nga pikepamja
organizative dhe financiare, duke mbajtur parasysh prevalencen e
institucioneve te krijuara me Kushtetute, ndaj atyre te krijuara
me ligj.
Ky
konstatim behet me i dukshem po ti referohemi permbajtjes se
pikes 2, te nenit 1 te ketij ligji, ku termi institucione
te Pavarura Kushtetuese dhe institucione te tjera te pavarura te
krijuara me ligj, merret si nje dhe i pandare, nderkohe
qe me pas jepen nominalisht emertesat e institucioneve konkrete
qe perfshihen ne kete grupim, por edhe duke bėrė pėrjashtime
pėr Gjykatėn e Lartė, Prokurorinė dhe Bankėn e Shqipėrisė.
Ndalemi
ne kete moment, pasi konceptimi korrekt per institucionet sipas
menyres se krijimit dhe rolit te tyre, percakton edhe nje sere
parimesh dhe rregullash te tjera te rendesishme, respektimi i te
cilave nuk ben gje tjeter, por shkon ne perputhje me Kushtetutėn
e cila i ka krijuar ato dhe ka percaktuar edhe specifika te
tjera ne kete funksion.
Ēėshtja
qe shtrohet eshte se, a duhet te barazohen ne trajtimin
organizativ, administrativ dhe financiar njekohesisht institucionet
e pavarura Kushtetuese, me ato te tjera, te pavarura te krijuara me ligj?
Kur
bejme fjale per Institucione te Pavarura Kushtetuese,
kuptojme qe keto institucione parashikohen shprehimisht per
krijimin dhe funksionimin e tyre nga Kushtetuta. Ky grupim
institucionesh, sikurse ai i Kuvendit, Presidentit, Gjykates
Kushtetuese, Avokatit te Popullit, Kontrollit te Larte te
Shtetit etj, me kete menyre krijimi dhe rregullimi, kane
ligjerisht nje garanci me te madhe per ekzistencen dhe
funksionimin normal te tyre, pasi garant ne kete mes eshte vete
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise. Ne perputhje me nenin 116
te Kushtetutes dhe ne reference te hierarkise te akteve
normative qe kane fuqi ne territorin e Republikes se Shqiperise,
Kushtetuta qendron mbi marreveshjet nderkombetare te ratifikuara, mbi ligjet
dhe aktet normative te Keshillit te Ministrave.
Ne kete kendveshtrim, nuk mund te vihet shenje barazimi per dy
kategorite e sipercituara te institucioneve qe trajtohen ne kete
ligj. Problemet qė dėshėron tė rregullojė ligjvėnėsi mund
tė rregullohen vetėm duke zbatuar dhe respektuar garancitė
kushtetuese tė parashikuara nė nenet 6 dhe 81/2a tė Kushtetutės.
4.
Nė nenet 7 dhe 9 te ligjit, shihet tendenca e qarte per
barazimin dhe unifikimin e kabineteve te ministrive me ato te
institucioneve te pavarura kushtetuese, sikurse sekretar i
pergjithshem dhe specialist i ministrive me ato te
institucioneve te pavarura kushtetuese. Per ēfare pavaresie do
te bejme fjale ne kete percaktim te ri qe ben ligji, kur ėshtė
njė parim dhe standart i njohur
nderkombetar per keto institucione,
kontributi i tyre ne sistemin e kontrollit te pushtetit si
shembull i pushtetit qe
kontrollon pushtetin.
Nje
element shume i rendesishem qe ka ndikuar ndjeshem ne punen e
paanshme, profesionale te KLSH-sė dhe Avokatit te Popullit, ka
qene pikerisht sistemi stimulues i pagave dhe shperblimeve te
nepunesve civile dhe funksionareve te kabinetit ne keto
institucione, sistem ky i mbeshtetur ne bazen ligjore ekzistuese
dhe nė parimet e funksionimit si institucione te pavarura
kushtetuese. Prishja e sistemit aktual tė pagave, struktures
dhe organikes ekzistuese te ketyre dy institucioneve, sikurse
parashikohet ne kete ligj, perben ne thelb cenim te pavaresise
te garantuar per to nga Kushtetuta.
Ne
perfundim te kesaj analize kemi krijuar mendimin se, ligji
objekt shqyrtimi nga ana Juaj, vjen ne kundershtim me
Kushtetuten, duke cenuar pavaresine e institucioneve te
Kontrollit te Larte te Shtetit te Avokatit te Popullit, per sa
vijon:
-
Ne teresine e vet cenon pavaresine e ketyre
institucioneve ne elementet me te ndjeshem ate te organikes,
struktures dhe pagave apo shperblimeve.
-
Barazohet niveli i percaktimit te pagave te nepunesve te
institucionit, me pjesen tjeter te administrates qe eshte nen
varesine e ekzekutivit. Nderkohe ky nivel i ri qe kerkon te
vendoset eshte i paargumentuar per vete statusin ligjor qe kane
institucionet tona.
-
Krijohet premisa per cenimin e elementeve te tjere qe
percaktojne termin e dhene ne Kushtetute per pavaresine e
institucioneve kushtetuese.
-
Mund te vleresohet si forme presioni nga ana e
ekzekutivit, ndaj institucioneve qe, ne fund te fundit, cilesohen
si te pavarur,
por qe ne thelb nuk jane
vendimmarrese.
Parashikimet
e bera ne kete ligj gjykojme se do te kene pasoja direkte ne
performacen ne teresi te institucioneve te Kontrollit te Larte
te Shtetit dhe te Avokatit te Popullit, jo vetem ne aspektin
juridiksional dhe te kompetences, por do te ndihen tek burimet
njerezore dhe financiare.
*
*
*
Parimet
nderkombetare te krijimit dhe funksionimit te institucioneve te
pavarura kushtetuese, sikurse Kontrolli i Larte i Shtetit dhe
Avokati i Popullit parashikojne se krijimi, organizimi dhe
funksionimi i tyre, duhet te kete garancite e nevojshme per
ruajtjen institucionale te pavaresise se tyre. Konkretisht,
Deklarata e Limes pėr Institucionet Supreme tė Kontrollit dhe
normat e kontrollit duhet tė gjejė zbatim nėpėrmjet
praktikave kushtetuese e ligjore qė mundėsojnė njė aktivitet
sa mė tė paanshėm dhe objektiv tė tyre. Mė konkretisht, kjo
Deklaratė pėrcakton:
Kapitulli
V:
Pavarėsia e Institucioneve Supreme tė Kontrollit, pika 2
pėrcakton se: Institucionet Supreme tė Kontrollit duhet tė
kenė pavarėsinė funksionale dhe organizative tė nevojshme pėr
pėrmbushjen e detyrave tė tyre.
Kapitulli
VI:
Pavarėsia e titullarėve dhe zyrtarėve tė Institucioneve
Supreme tė Kontrollit, pika 3 pėrcakton se: Nė karrierėn
e vet profesionale, stafi i Institucioneve Supreme tė
Kontrollit nuk duhet tė influencohet dhe tė ketė vartėsi nga
institucionet e kontrolluara.
Kapitulli
VII:
Pavarėsia financiare e Institucioneve Supreme tė Kontrollit,
pikat 1 dhe 3 parashikojnė qė: Institucionet Supreme tė
Kontrollit duhet tė kenė tė gjithė mjetet e duhura
financiare pėr pėrmbushjen e detyrave tė tyre. Atyre duhet
tu sigurohet pėrdorimi i fondeve tė alokuara, nėn njė
kapitull tė veēantė buxheti, nė mėnyrėn qė ato shohin mė
tė pėrshtatshme.
Nė
kuadėr tė detyrimeve tė marra pėrsipėr nė formėn e marrėveshjeve
ndėrkombėtare, duhet pėrmendur edhe Ligji nr.9590 datė
27.07.2006 Pėr ratifikimin e Marrėveshjes sė
Stabilizim-Asociimit ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe
Komuniteteve Europiane e shteteve tė tyre anėtare, qė nė
nenin 90, pėrcakton se:
Palėt bashkėpunojnė nė mėnyrė
tė veēantė pėr tė zhvilluar njė sistem efikas tė
Kontrollit Financiar dhe tė Brendshėm Publik dhe sisteme tė
auditimit tė jashtėm nė Shqipėri, nė pėrputhje me
standartet dhe metodologjitė e pranuara botėrisht si dhe me
praktikat mė tė mira tė BE-sė.
Veē kesaj, rekomandimi
nr.1615 i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te
Europes mė 8 Shtator 2003, pėr institucionin e Ombudsmanit
pohon se: Garantimi i burimeve te mjaftueshme per kryerjen
e te gjithe pergjegjesive te institucionit qe tė ushtrohen ne
menyre te pavarur nga nderhyrjet e mundshme te ekzekutivit, si
dhe sigurimi i autonomise per ēeshtje te buxhetit dhe stafit,
duhet te jete pikesynim kryesor i realizimit nga vendet anetare,
(pika 7/vii).
Ne
vijim te angazhimeve dhe qendrimeve nderkombetare per rolin dhe
pavaresine e institucioneve kombetare te te drejtave te njeriut,
Karta e Kopenhagenit miratuar ne Konferencen e OSBE-se, 29
Qershor 1990, parashikon se: Shtetet anetare duhet te
mundesojne ngritjen dhe forcimin e institucioneve kombetare ne
fushen e te drejtave te njeriut dhe te shtetit ligjor, duke
dhene garancite e duhura per pavaresine e integritetin e tyre.
Moszbatimi i kritereve te Kopenhagenit bazuar ne statutin e
anetaresise te Keshillit te Europes, passjell pezullimin ose
kalimin e anetarit ne rolin vezhgues ne mbledhjet e organeve
perkatese te ketij organizmi nderkombetar.
Ne
thelb keto percaktime jo vetem japin parimet e ngritjes dhe
funksionimit te institucioneve te pavarura kushtetuese, sikurse
Kontrolli i Larte i Shtetit dhe Avokati i Popullit, por perbejne
edhe nje detyrim pėr shtetin tone ne marreveshjet nderkombetare
te nenshkruara dhe te ratifikuara, moszbatimi i te cilave perben
mospermbushje te standarteve te kerkuara duke u parashikuar edhe
sanksione.
Pėr
tė gjitha arsyet e mėsipėrme
K
Ė R K O J M Ė:
Tė shqyrtoni dispozitat e sipėrpėrmendura tė Ligjit
nr.9584 datė 17.07.2006 dhe tė deklaroni papajtueshmėrinė e
tyre me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė.
Kryetari
i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit
Avokati i Popullit
Robert
ĒEKU
Ermir
DOBJANI
Tiranė, mė 03.10.2006