VENDIM
I
Mbledhjes se Gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese
Ne
Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Shqiperise, eshte
paraqitur per shqyrtim kerkesa e Komitetit Shqiptar te
Helsinkit, Avokatit te Popullit dhe Grupit Shqiptar per te
Drejtat e Njeriut, me objekt: “Shfuqizimi si antikushtetues i
Vendimeve te Keshillit te Ministrave nr.43, date 27.01.2006
“Per shmangien e nepotizmit dhe ndikimit te pushtetit ne
rekrutimin dhe karrieren e personelit te administrates
tatimore”; nr.44, date 27.01.2006 “Per shmangien e
nepotizmit ne administraten publike”; nr.48, date 27.01.2006
“Per disa shtesa ne vendimin e Keshillit te Ministrave nr.205,
date 13.04.1999 “Per miratimin e dispozitave zbatuese te Kodit
Doganor ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar”; si dhe
pezullimin e zbatimit te vendimeve te mesiperme”.
Mbledhja
e Gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese,
VEREN
Ne
kerkesen drejtuar Gjykates Kushtetuese eshte kerkuar pezullimi i
menjehershem i ekzekutimit te ketyre vendimeve, pasi zbatimi i
tyre do te sjelle pasoja te demshme qe cenojne interesat e
ligjshme te shtetasve.
Mbledhja
e Gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese vlereson se ne rastin
konkret zbatimi i ketyre vendimeve mund te sjelle pasoja qe
prekin interesat e individeve, te cilat jane te pariparueshme,
prandaj ne baze te nenit 45 te ligjit nr.8577, date 10.02.2000
“Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te
Republikes se Shqiperise”, duhet te vendose pezullimin e
vendimeve objekt kerkese.
PER
KETO ARSYE:
Mbledhja
e Gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise,
ne baze te nenit 45 te ligjit nr.8577, date 10.02.2000 “Per
organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te
Republikes se Shqiperise”, me shumice votash,
VENDOSI:
- Pezullimin e zbatimit te Vendimeve te Keshillit te Ministrave
nr.43, date 27.01.2006 “Per shmangien e nepotizmit dhe
ndikimit te pushtetit ne rekrutimin dhe karrieren e personelit
te administrates tatimore”; nr.44, date 27.01.2006 “Per
shmangien e nepotizmit ne administraten publike”; nr.48, date
27.01.2006 “Per disa shtesa ne vendimin e Keshillit te
Ministrave nr.205, date 13.04.1999 “Per miratimin e
dispozitave zbatuese te Kodit Doganor ne Republiken e
Shqiperise”, te ndryshuar”;
-
Ky vendim i njoftohet kerkuesve, Keshillit te Ministrave si dhe
behet publikimi i tij.
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.
Tirane,
me 21.03.2006