___________________________________________________________________________

 

                                                                                                                                 

VENDIM

Nr.49, datė 31.7.2000

 

NĖ EMĖR TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

 

            Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga:

            Fehmi Abdiu,             Kryetar i Gjykatės Kushtetuese

            Sabri Rrapi,               Anėtar i                        “            “

            Zija Vuci,                  Anėtar i                        “            “

            Alfred Karamuēo,      Anėtar i                        “            “

            Kristofor Peēi,           Anėtar i                        “            “          

            Kujtim Puto,              Anėtar i                        “            “

            Sokol Sadushi            Anėtar i                        “            “

            Hajredin Fuga            Anėtar i                        “            “

                     

 

            me sekretare Arbenka Lalica, nė datė 17.7.2000, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore me dyer tė hapura ēėshtjen me nr. te Aktit qė i pėrket:

 

  

KĖRKUES : AVOKATI I POPULLIT, pėrfaqėsuar ng z . Ermir Dobjani.

SUBJEKTE TĖ INTERESUARA :

1.KUVENDI I SHQIPĖRISĖ,    nė mungesė

2.KĖSHILLI  I  MINISTRAVE, nė mungesė

 

O B J E K T I

 

Interpretimi i pikės 2 tė nenit 134 tė Kushtetutės sė Republikės  sė Shqipėrisė. Kėrkuesi ka parashtruar kėto shkaqe nė kėrkesėn e tij .

Ndėr subjektet qė kanė tė drejtė tė vėnė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese pėrshihet edhe Avokati i Popullit , por sipas nenit 134 pika 2 tė Kushtetutės, kėrkesėn mund ta bėjė “vetėm, pėr ēėshtje qė lidhen me interesat e tij”. Pėrcaktimi nėpėrmjet interpretimit, tė rrethit tė ēėshtjeve qė pėrbėjnė interesa tė “Avokatit tė Popullit, nė kėtė  moment paraqet rėndėsi pėr funksionimin e institucionit tė Avokatit tė Popullit. Kėto interesa mund tė ishin:

Ēėshtjet, qė lidhen me mbrojtjen e tė drejtave, lirive dhe interesave tė ligjshme  tė individėve apo grup individėsh , siē pėrcaktohet  nė nenin 60, pika  1 e Kushtetutės dhe Ligji nr.8454, datė 04.02.1999 “Pėr Avokatin e  Popullit”.

Ēėshtjet qė lidhen me pavarėsinė  e tij nė ushtrimin e funksionit, qė pėrcaktohen nė nenin 60, pika 2 e 63 tė Kushtetutės dhe ligjit organik “Pėr Avokatin e  Popullit”.

Ēėshtjet, qė kanė tė bėjnė me buxhetin, strukturėn, organikėn, pagat, etj.

Ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me mėnyrėn e zgjedhjes, imunitetin e pagės, kohėzgjatja nė detyrė dhe papjatueshmėrinė nė kėtė funksion, qė parashikohen nga nenet 61 e 62 tė Kushtetutės dhe nga ligji organik.

 

GJYKATA KUSHTETUESE

 

Pasi dėgjoi kėrkuesin si dhe diskutoi ēėshtjen nė tėrėsi,

 

 

V Ė R E N

 

Sipas nenit 134 tė Kushtetutės, subjektet qė mund tė venė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese ndahen nė dy grupe; nė subjekte qė mund tė ushtrojnė kėrkesė nė mėnyrė tė pakushtėzuar dhe nė subjekte, qė  mund tė ushtrojnė kėrkesė tė kushtėzuar “vetėm pėr ēėshtje qė lidhen  me interesat e tyre”. Ky dallim, del nga pėrmbajtja e pikės 2, tė nenit 134 tė Kushtetutės dhe nė kėtė kategori subjektesh qė mund t’i drejtohen Gjykatės Kushtetuese, nė mėnyrė tė kushtėzuar, pėrfshihet  edhe Avokati i Popullit. Mė konkretisht, nė pikėn 2 tė nenit 134 thuhet: ” subjektet e parashikuara nė paragrafet dh............ tė paragrafit 1 tė kėtij neni, mund tė bėjnė kėrkesė  vetėm pėr ēėshtje qė lidhen pėr interesat e tyre”.

Sipas nenit 131 tė Kushtetutės dhe tė neneve tė tjera tė saj, nė juridiksionin e  Gjykatės Kushtetuese pėrfshihen mjaft ēėshtje pėr tė cilat kjo vendos, por nga fryma e Kushtetutės qė gjen zbėrthim nė ligjin nr. 8577,datė 10.02.2000 “ Pėr organizimin dhe funkionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė “Avokati i Popullit ka tė drejtė tė parashtrojė kėrkesė nė Gjykatėn Kushtetuese pėr pajtueshmėrinė e ligjit ose tė akteve tė tjera normative me Kushtetutėn ose me marrėveshjet ndėrkombėtare (neni 49), pėr pajtueshmėrinė e marrėveshjeve ndėrkombėtare me kushtetutėn (neni 52) dhe pėr interpretimin e Kushtetutės (neni 71), gjithnjė kur ēėshtja lidhet me interesat e tij.

Nė bazė tė paragrafit tė parė, tė nenit 60 tė Kushtetutės tė Republikės sė Shqipėrisė, Avokati i Popullit ka pėr funksion tė tij “tė mbrojė tė drejtat, liritė dhe interesat e ligjshme tė individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e tė parregullta tė organeve tė administratės publike”. Nė kėtė kuptim, me ēėshtje qė lidhen me interesat  e Avokatit tė Popullit do tė jenė pikėrisht ato ēėshtje, qė lidhen me kėtė funksion kushtetues tė ngarkuar Avokatit tė Popullit, kur si rrjedhojė e zbatimit tė  ligjit, e aktit normativ nėnligjor, nga veprimet ose mosveprimet e organeve tė administratės publike, kėto interesa  janė cėnuar duke shkelur tė drejtat, liritė dhe  interesat  e ligjshme tė individėve, shkelje kėto, tė konstatuara nė procesin e veprimtarisė sė Avokatit tė Popullit, gjatė shqyrtimit tė ankesave, kėrkesave dhe njoftimeve qė i paraqiten atij.

Kushtetuta, nė nenin 60, paragrafi 2 e 3 , nė nenin 61 dhe 62 tė saj, vendos rregulla tė organizimit dhe tė funksionimit tė institucionit tė Avokatit tė Popullit . Nė kuptim tė nenit 134, paragrafi 2 tė Kushtetutės, me interesa tė Avokatit tė Popullit do tė konsiderohen edhe rastet e cėnimit tė kėtyre rregullave kushtetuese, qė kanė tė bėjnė me organizimin dhe funksionimin e institucionit tė Avokatit tė Popullit, pavarėsisht, nėse janė vėrtetuar ose jo pasojat.

 

PĖR KĖTO ARSYE,

 

Gykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, duke u bazuar nė nenin 134, paragrafi 2 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė dhe nė nenet 71, 72 dhe 79 tė Ligjit nr. 8577,datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, njėzėri

 

V E N D O S I

 

1.Avokati i Popullit, nė kuptim tė nenit 134, paragrafi 2 tė Kushtetutės mund t’i drejtohet me kėrkesė Gjykatės Kushtetuese pėr rastet e parashikuara nė nenet 49, 52 dhe 71 tė ligjit 8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese sė Republikės sė Shqipėrisė”, pėr ēėshtje qė lidhen me funksionin e tij nė mbrojtje tė drejtave, lirive dhe interesave tė ligjshme tė individit, kur kėto janė shkelur nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e tė parregullta tė organeve tė administratės publike e tė konstatuara nga Avokati i Popullit, si dhe kur janė cėnuar rregullat kushtetuese pė organizimin dhe funskionimin e institucionit tė tij.

2. Ky vendim ėshtė  pėrfundimtar, i formės sė prerė dhe ka fuqi nga miratimi i Kushtetutės.

 

U shpall sot me datė 31.07.2000

Nr.51 i Rregj. Themeltar

Nr. 49 i Vendimit              

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al