___________________________________________________________________________

 

                                                                                                                                 

VENDIM

Nr.26, datė 24.4.2001

 

NĖ EMĖR TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

 

Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga:

Fehmi Abdiu,                  Kryetar i Gjykatės Kushtetuese

Sabri Rrapi,                    Anėtar  i            “            “          

Hajredin Fuga,                Anėtar  i           “            “

Alfred Karamuēo,          Anėtar  i            “            “

Kristofor Peēi,               Anėtar  i            “            “

Kujtim Puto,                  Anėtar  i            “            “

Sokol Sadushi,              Anėtar  i            “            “

Zija Vuci,                     Anėtar  i            “            “

me sekretare Arbenka Lalica, nė datat 19.12.2000 dhe 15.01.2001, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore me dyer tė hapura ēėshtjen nr.94/3 Akti qė i pėrket:

 

K ė R K U E S: AVOKATI I POPULLIT, zoti Ermir Dobjani.

 

SUBJEKTE Tė INTERESUARA:

1. AUREL SELMANI, i pėrfaqėsuar nga avokati Krenar Loloēi.

2. KėSHILLI I MINISTRAVE, nė mungesė.

 

O B J E K T I:

 

“Shfuqizimin, si tė papajtueshėm me Kushtetutėn, tė pikės 1 shkrojna “c”, tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr. 119, datė 18.03.2000”.

 

Kėrkuesi ka kėrkuar shfuqizimin e kėsaj dispozite, duke parashtruar kėto shkaqe:

1. Ajo vjen nė kundėrshtim me pikėn 1 tė nenit 4 tė Kushtetutės, qė garanton tė drejtėn e pronės private. Duke i dhėnė shtetit, me rastin e privatizimit tė shoqėrive tregtare me kapital shtetėror tė drejtėn e disponimit edhe pėr truallin qė u ėshtė kthyer ish- pronarėve me vendim tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompesimit tė Pronave, kjo dispozitė cenon padrejtėsisht tė drejtėn e tyre si pronarė ekskluzivė tė kėsaj prone. Mbi kėtė pronė qė nuk ėshtė e tija, shteti nuk ka tė drejtė tė bėjė asnjė disponim.

2. Pėrsa i pėrket kategorisė tjetėr tė ish-pronarėve qė Komisionet e Kthimit dhe tė Kompensimit tė Pronave vetėm i kanė njohur atyre tė drejtėn e pronėsisė mbi kėto troje, kėta pėrsėri e kanė fituar kėtė pronė, por meqėnėse kjo i nėnshtrohet kufizimeve tė vendosura nga shteti, ky ėshtė i detyruar, nė bazė tė pikės 4 tė nenit 41 tė Kushtetutės, t’i japė atyre njė shpėrblim tė drejtė.

3. Kriteri i pranuar nė kėtė dispozitė pėr pėrllogaritjen e kėtij shpėrblimi, qė jepet nė formė aksionesh, duke ju referuar ēmimit tė shitjes sė trojeve shtetėrore tė pėrcaktuar sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.312, datė 30.06.1994, ka krijuar njė pabarazi tė dukshme nė trajtim, midis kėsaj kategorie pronarėsh dhe atyre qė iu shpronėsohet prona pėr interes publik, sepse shpėrblimi pėr kėta tė fundit shkon deri nė 5 herė mė shumė.

 

GJYKATA KUSHTETUESE,

 

pasi dėgjoi relatorin Zija Vuci, Avokatin e Popullit, avokatin e subjektit tė interesuar dhe shqyrtoi e analizoi ēėshtjen nė tėrėsi,

 

 

 

V ė R E N:

 

Pika 1 shkronja “c” e vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.119, datė 18.03.2000, e denoncuar nga Avokati i Popullit pėr papajtueshmėri me Kushtetutėn, ka kėtė pėrmbajtje: “Ish-pronarėt e truallit kanė tė drejtė tė marrin aksione tė shoqėrisė qė privatizohet nė bazė tė sipėrfaqes sė truallit brenda kufizimit tė shoqėrisė dhe ēmimit tė truallit tė pėrcaktuar sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.312, datė 30.06.1994”.

            Nė seancė plenare, kėrkuesi ka sqaruar pėrmbajtjen e kėrkesės, duke parashtruar se atė e ka ushtruar nė interes tė tė gjithė ish-pronarėve, pa pėrjashtuar edhe ata qė Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave iu ka njohur vetėm tė drejtėn e kompensimit tė truallit.

            Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi shkaqet pėr tė cilat ėshtė kėrkuar shfuqizimi i dispozitės sė lartpėrmendur, konkludon se disa prej kėtyre shkaqeve meritojnė tė merren nė konsideratė pasi ka argumenta, tė cilat hedhin dritė mbi karakterin antikushtetues tė njė pjese tė kėsaj norme juridike.

Dihet se qėllimi i daljes sė saj ka qenė pėrgatitja e terrenit pėr tė vėnė nė jetė njė formė tė re kompensimi, tė krijuar me ligjin nr.8334, datė 23.04.1998 “Pėr privatizimin e shoqėrive tregtare qė veprojnė nė sektorėt jostrategjikė”, por pa ju shmangur frymės qė pėrshkon Kushtetutėn dhe ligjin nr.7698, datė 15.04.1993 “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve”. Referimi i kėsaj dispozite nė ēmimet e shitjes sė trojeve shtetėrore, tė pėrcaktuara sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.312, datė 30.06.1994 dhe vlerėsimi nė bazė tė kėtyre ēmimeve i sipėrfaqes sė truallit ish-pronė private e ndodhur kjo brenda kufizimit tė shoqėrisė tregtare, e redukton nė mėnyrė tė ndjeshme tė drejtėn pėr kompensim tė ish-pronarit. Vlera e kėtij trualli, qė i jepet atij nė formė aksionesh ėshtė disa herė mė e vogėl se ajo qė ėshtė vendosur t’i kompensohet nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Kjo pėr arsye se ēmimet shtetėrore pėr kėtė kategori sendesh tė palujtshme, aktualisht janė mė tė ulta se ēmimet qė diktohen nga nevojat e tregut. Pėr mė tepėr, nė kėtė dispozitė nuk parashikohet, me nėnkuptimin qė nuk lejohet as konvertimi i kėsaj vlere, sipas indeksit tė rritjes sė ēmimeve. Eshtė e qartė, se njė rregullim i tillė dėmton interesat e kėsaj kategorie ish-pronarėsh. Ai iu kufizon atyre tė drejtėn pėr shpėrblimin e dėmeve tė shkaktuara nga veprimet e paligjshme tė organeve shtetėrore. Kjo ėshtė njė e drejtė themelore qė ka gjetur pasqyrim nė nenin 44 tė Kushtetutės dhe rrugėt pėr realizimin e saj janė caktuar veēanėrisht nė ligjin 7698, datė 15.04.1993 “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve”.

Format e kompensimit tė parashikuara nė kėtė ligj, si edhe ajo e krijuar rishtaz me ligjin nr.8334, datė 23.04.1998 “Pėr privatizimin e shoqėrive tregtare qė veprojnė nė sektorėt jostrategjikė”, vėrtet ndryshojnė nga njėra-tjetra, por tė gjitha udhėhiqen nga i njėjti qėllim: qė tė ndreqin, brenda mundėsive dhe kushteve ekonomiko-sociale tė vendit padrejtėsitė e regjimit tė kaluar, tė kryera nė dėm tė pronės private, nėpėrmjet shtetėzimeve, shpronėsimeve, konfiskimeve ose me ēdo mėnyrė tjetėr tė padrejtė.

Pėr arritjen e kėtij qėllimi, kėrkohet qė detyrimeve tė shtetit pėr kompensimin e trojeve tė zėna, pėr aq sa kanė vendosur komisionet e kthimit dhe kompensimit tė pronave, t’iu korrespondojė e drejta e ish-pronarėve tė truallit, e cila, duke u vlerėsuar ekonomikisht, tė mos jetė nėn nivelin e kėrkesės kushtetuese pėr njė shpėrblim tė drejtė.

Veē kėsaj, mosrespektimi i kėtij kriteri nė formulimin e dispozitės sė sipėrpėrmendur tė Kėshillit tė Ministrave, i lė shteg edhe njė shkelje tjetėr kushtetuese.

Ish-pronarėt, tė cilėve ajo iu adresohet, vihen nė kushte pabarazie nė krahasim me ish-pronarėt e tjerė tė trojeve tė zėna me objekte tė ndėrtuara nga shteti, ku nuk zhvillojnė aktivitet shoqėritė tregtare tė komanduara prej tij.

Tė dy kėto grupe ish-bashkėpronarėsh ndodhen nė situata juridike tė njėllojta dhe i pėrkasin tė njėjtės kategori. Si njėrit, ashtu dhe tjetrit, nuk i ėshtė kthyer trualli pėr shkak se ka qenė i zėnė dhe komisionet e kthimit dhe kompensimit tė pronave, iu kanė njohur atyre vetėm tė drejtėn e kompensimit.

Nė aspektin ekonomik, kjo e drejtė, nė ēdo formė qė tė realizohet, duhet t’iu sigurojė titullarėve tė saj pėrfitime pasurore tek tė cilat tė mos vėrehen ndryshime tė dukshme. Njė kėrkesė e tillė ėshtė e lidhur me nevojėn e zbatimit tė parimit kushtetues tė barazisė pėrpara ligjit, tė sanksionuar nė nenin 18 tė Kushtetutės. Nė fakt, dispozita e kontestuar nga Avokati i Popullit, duke iu referuar ēmimeve tė pėrcaktuara sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.312, datė 30.06.1994, pėr vlerėsimin e aksioneve tė destinuara pėr ish-pronarėt e kėtyre trojeve, i kundėrvihet kėtij parimi.

Fakti se kėto troje ndodhen brenda kufizimit tė shoqėrisė tregtare tė komanduar nga shteti, nuk do tė thotė qė ish-pronarėt e tyre tė trajtohen ndryshe nga ish-pronarėt e tjerė qė nuk u janė kthyer pronat. Prania e kėsaj rrethane, nė kuptim tė nenit 18 pika 2 tė Kushtetutės, nuk pėrbėn shkak tė arsyeshėm pėr tė pėrligjur dallimin midis tyre.

Pra, i vetmi burim i kėtyre shkeljeve kushtetuese ėshtė referenca e kėsaj dispozite nė ēmimet e pėrcaktuara sipas vendimit tė sipėrm tė Kėshillit tė Ministrave. Pėr rrjedhojė, ajo nė kėtė pjesė duhet tė shfuqizohet, me qėllim qė ky organ shtetėror tė bėjė njė formulim tė ri tė kėtij akti normativ. Pėr kėtė, ėshtė e nevojshme tė respektohen mirė e me kujdes kėrkesat e nenit 181 tė Kushtetutės.

Kjo dispozitė i ve si detyrė shtetit qė, brenda njė afati tė caktuar, 2-3 vjeēar, tė bėjė rregullimet e nevojshme ligjore pėr ēėshtjet qė lidhen me shpronėsimet e konfiskimet e kryera pėrpara miratimit tė Kushtetutės. Nė kėtė kategori ēėshtjesh bėn pjesė edhe ajo qė i pėrket pa pėrjashtim tė gjithė ish-pronarėve qė nuk ju ėshtė kthyer trualli.

Mėnyra e kompensimit tė tyre, sipas kėsaj norme kushtetuese, do tė bėhet duke u udhėhequr nga kriteret e pėrcaktuara nė nenin 41 pika 4 tė Kushtetutės, i cili parashikon se shpronėsimet ose masat e tjera kufizuese tė pronėsisė, tė vendosura pėr interesa publikė, lejohen vetėm pėrkundrejt njė shpėrblimi tė drejtė.

Zbatimi i kėtij kriteri nė zgjidhjen e problemit tė kėtyre ish-pronarėve, diktohet edhe nga fakti se e drejta e tyre pėr kompensim, ndonėse ėshtė njė e drejtė kredie, prejardhjen dhe bazėn e saj e ka nė tė drejtėn reale tė pronėsisė mbi truallin, i cili nuk i pėrket mė atyre, por aktualisht i pėrket shtetit.

I ndryshėm ėshtė qėndrimi i Gjykatės Kushtetuese, pėrsa i pėrket shkaqeve tė tjera pėr tė cilat kėrkohet tė deklarohet e papajtueshme me Kushtetutėn, dispozita qė pėrbėn objektin e kėsaj kėrkese.

Nė kundėrshtim me sa ka pretenduar kėrkuesi, ajo nuk iu adresohet ish-pronarėve qė komisionet e kthimit dhe kompensimit tė pronave ju kanė kthyer trojet. Edhe nė qoftė se kėto prona ndodhen brenda kufizimit tė shoqėrive tregtare, ata e kanė rifituar tė drejtėn e pronėsisė mbi kėtė pasuri. Qėnia e tyre si titullarė tė vetėm tė kėsaj prone, nuk mund tė vihet nė dyshim, aq mė tepėr nė qoftė se ata e kanė hedhur atė nė emėr tė vet pranė zyrės sė regjistrimit tė pasurive tė palujtshme.

Por, pavarėsisht nga kjo mangėsi, kėrkesa ėshtė e argumentuar dhe pėr arsyet qė u thanė mė sipėr, duhet pranuar, duke u shfuqizuar pjesa referuese e pikės 1 shkronja “c” e vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.119, datė 18.03.2000.

Meqėnėse ekzistojnė kushtet e parashikuara nė nenin 42/2 tė ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė” duhet tė shfuqizohet si antikushtetuese edhe pjesa referuese e pikės 4 tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.438, datė 14.08.1995, e cila ka tė njėjtėn pėrmbajtje.

 
PėR  KėTO ARSYE:

 

Gjykata Kushtetuese, duke u bazuar nė nenin 131 shkronja “c” tė Kushtetutės dhe nė nenin 72 tė ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, me shumicė votash,

 
V E N D O S I:

 

Shfuqizimin si antikushtetues tė pikės 1 shkronja “c” tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.119, datė 18.03.2000 “Pėr procedurat e privatizimit me ankand tė paketave shtetėrore tė aksioneve tė shoqėrive qė veprojnė nė sektorėt jo strategjike”, si dhe tė pikės 4 tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.438, datė 14.08.1995 “Pėr privatizimin e ndėrmarrjeve shtetėrore tė transformuara nė shoqėri tregtare”, vetėm pėr pjesėt ku ato shprehen: E para, “dhe ēmimit tė truallit tė pėrcaktuar sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.312, datė 30.06.1994” dhe e dyta, “…nė pėrpjestime qė i pėrgjigjen ēmimit tė truallit tė njohur nė bazė tė vendimit pėrkatės tė Kėshillit tė Ministrave nr.312, datė 30.06.1994”.

Ky vendim ėshtė pėrfundimtar, i formės sė prerė dhe hynė nė fuqi ditėn e botimit nė Fletoren Zyrtare.

 

MENDIMI I PAKICėS

           

Jam kundėr vendimit tė shumicės qė shfuqizoi si tė papajtueshme me Kushtetutėn pikėn 1, gėrma “c”, tė vendimit nr.119, datė 18.03.2000 tė Kėshillit tė Ministrave, pėr kėto arsye:

            Avokati i Popullit, nė kėrkesėn e paraqitur nė Gjykatėn Kushtetuese tė Shqipėrisė, ka kėrkuar qė tė shfuqizohet si antikushtetes vendimi i Kėshillit tė Ministrave, pika 1 gėrma “c”, me arsyetimin se vjen nė kundėrshtim me pikat 1 e 4, tė nenit 41 tė Kushtetutės. Nė kėtė dispozitė, e cila goditet nga Avokati i Popullit, ėshtė parashikuar se ish-pronarėt e truallit kanė tė drejtė tė marrin aksione tė shoqėrisė qė privatizohet, nė bazė tė sipėrfaqes sė truallit, tė pėrcaktuar nė vendimin e Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave tė ish-pronarėve, brenda kufizimit tė shoqėrisė dhe ēmimit tė truallit tė pėrcaktuar sipas vendimit nr.312, datė 30.06.1994 tė Kėshillit tė Ministrave.

            Sipas kėrkuesit, referimi tek vendimi nr.312, pėr pėrcaktimin e vlerės sė truallit ish-pronė private, pėrbėn shkelje tė nenit 41/1 dhe 4 tė Kushtetutės, sepse kjo pasuri e palujtshme, duke iu kthyer ish-pronarit ėshtė bėrė pronė e tij, se ka pushuar sė qėni si pronė shtetėrore dhe se shteti nuk mund t’i diktojė atij ēmimin e shitjes tė kėsaj pasurie, ashtu siē vepron me objektet qė ka nė pronėsi dhe qė janė ngritur mbi kėtė truall. Ky arsyetim i kėrkuesit nuk ėshtė i drejtė, prandaj dhe nuk duhej tė pranohej. Ish-pronari i truallit, nė rastin konkret, nuk ėshtė pronar i atij trualli dhe se ky truall nuk ka pushuar “sė qėni pronė e shtetit”. Me vendim tė Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, ai ėshtė njohur si ish-pronar i truallit, por nuk mund t’i kthehej pasi ishte i zėnė me objekte tė ndėrtuara plotėsisht nga shteti, ēka pajtohet me nenin 4 tė ligjit nr.7698, datė 15.04.1993 “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve”, pėr rrjedhojė ėshtė pronė shtetėrore derisa do tė privatizohet. Nė kėto raste, ish-pronarit i njihet e drejta e kompensimit nė njė nga format e parashikuara nė nenin 16 tė ligjit nr.7698 “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve”, ose kur ėshtė rasti, i njihet e drejta e parablerjes. Kur ish-pronari nuk ėshtė kompensuar pėr truallin e zėnė, sipas pikės 1, gėrma “c”, tė vendimit nr.119 tė Kėshillit tė Ministrave, ka tė drejtė tė marrė aksione pėr truallin, nė shoqėrinė tregtare qė privatizohet. Sipas kėtij vendimi, pėr vlerėn e truallit si pjesė e kapitalit themelor tė shoqėrisė, ish-pronari nuk merr pjesė nė ankandin e aksioneve. Ai zotėron njė pėrqindje tė caktuar tė aksioneve, e cila mbetet e pandryshuar, nė raport me pjesėn tjetėr tė kapitalit tė shoqėrisė, pavarėsisht nga rezultati i ankandit.

            Sipas kėtij vendimi, ēmoj se pronari nuk ėshtė kufizuar nė tė drejtėn e pronės, sepse ai po tė dėshirojė pėrfiton aksione lidhur me sipėrfaqen e truallit dhe ēmimin e tij, ndryshe ai ka tė drejtė tė kėrkojė tė kompensohet nė njė nga format e parashikuara nė nenin 16 tė ligjit nr.7698 “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve”.

            Pra, pika 1 gėrma “c” e vendimit qė u kėrkua tė shfuqizohet, realizon tė drejtėn e ish-pronarėve pėr t’u kompensuar pėr ish-pronėn e tyre kur privatizohen shoqėritė tregtare shtetėrore dhe nuk ka tė bėjė me ēka parashikohet nė nenin 41 tė Kushtetutės tė Republikės sė Shqipėrisė, qė kėrkuesi pretendon se ėshtė shkelur. Neni 41 i Kushtetutės, siē dihet, rregullon marrėdhėniet ndėrmjet pronarėve ekzistues dhe shtetit kur bėhen shpronėsime ose kufizime tė tė drejtės sė pronėsisė vetėm pėr interesa publike. Por, nė kėto raste ish-pronari i truallit nuk ėshtė pronar i tij pėr arsyet e pėrmendura mė lart dhe as qė mund tė bėhet fjalė se kemi tė bėjmė me rastet e shpronėsimit dhe konfiskimit, neni 181 i Kushtetutės, siē pretendon kėrkuesi.

            Duke u ndodhur ēėshtja si mė sipėr, nuk mund tė pranohet se vendimi i Kėshillit tė Ministrave nr.119, datė 18.03.2000, krijon pabarazi aplikimi tė ēmimeve tė parashikuara nė vendimin nr.312, datė 30.06.1994 tė Kėshillit tė Ministrave, si i vetmi kriter pėr llogaritjen e vlerės tė trojeve ish-pronė private pėr efekt tė konvertimit tė saj nė aksione, pėr shkak se nuk ndodhemi pėrpara shpronėsimeve, por para privatizimit me ankand tė paketave shtetėrore tė aksioneve tė shoqėrive tregtare, qė veprojnė nė sektorė jostrategjikė, ku kapitali ėshtė tėrėsisht shtetėror dhe jo e ish-pronarėve. Pra, nė kėto raste shteti shet pronėn e tij.

            Nė kėto rrethana, mendoj se kėrkesa duhej tė rrėzohej si e pa mbėshtetur.

                                                                                                                A N ė T A R

                                                                                                                        S. Rrapi

 

 

ARSYETIM PARALEL

 

Qė t’i jepet pėrgjigje kėrkesės sė Avokatit tė Popullit, lidhur me kushtetutshmėrinė e vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.119, mendoj qė paraprakisht duhet krijuar njė koncept i qartė pėr pėrcaktimin e pronėsisė sė truallit qė shtrihet nėn njė objekt, pra pėr  pronėsinė e trualli tė zėnė.

Pyetja qė shtroj ėshtė: Ky truall, nė bazė tė ligjit “Per kthimin e pronave” ėshtė pronė shtetėrore apo pronė private? Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje e gjej nė argumentat qė do tė rradhis mė poshtė.

Ligji u njeh ish pronarėve tė drejtėn e pronėsisė.

Neni 1 i ligjit “Pėr kthimin e pronave ish pronarėve” parashikon: “ky ligj u njeh ish-pronarėve apo trashėgimtarėve tė drejtėn e tyre tė pronėsisė pėr pronat e shtetėzuara, tė shpronėsuara apo tė konfiskuara…, si dhe pėrcakton mėnyrat dhe masat pėr kthimin apo kompensimin e tyre.”.

Neni 4 parashikon: “U njihet e drejta e pronėsisė dhe u kthehen ish-pronarėve trojet e pazėna dhe ndėrtesat, ndėrsa neni 16 parashikon: “kur trojet janė zėnė me ndėrtime tė pėrhershme pronarėt kompensohen…”. Ligji kur jep definicionin e pronės kupton pasurinė e palujtshme nė formėn e tokės, pra si truall i zėnė dhe i pazėnė. Kjo ėshtė e parashikuar nė nenin 2 dhe 3 tė ligjit tė sipėrcituar. 

Posedimi, gėzimi dhe disponimi janė tagre tė pronarit dhe nė tėrėsinė e tyre pėrbėjnė tė drejtėn subjektive tė pronėsisė. Kėto tagre pronari i realizon vetė nė mėnyrė tė pavarur, por nuk pėrjashtohet mundėsia t’i realizojė edhe me anė tė personave tė tjerė. Nė rastin kur pronari nuk i realizon vetė drejtpėrdrejt kėto tagre, ato pėrsėri i mbeten atij dhe, tė tretėt veēse ndihmojnė pronarin nė bazė tė marrėdhėnies qė ata kanė vendosur. Pra, tė tre tagret e pronarit, veē e veē ose tė gjitha sė bashku mund t’i kalojnė njė personi tjetėr qė nuk ėshtė pronar. Kjo mund tė ndodhė:

-  nė bazė tė kontratės sė lidhur me pronarin, (psh., kontrata e qirasė, e depozitės), 

- nė bazė tė njė akti administrativ ose nė bazė tė ligjit (veprimet e pėrmbaruesit ndaj sendeve tė sekuestruara, apo kur shteti i kalon subjekteve tė sė drejtės publike, institucioneve shtetėrore kėto tė drejta).

Nė tė gjitha rastet, pronari nuk e humbet tė drejtėn e pronėsisė, pasi ai vazhdon tė mbetet pronar, por vetėm kufizohet pėrkohėsisht mundėsia pėr t’i ushtruar vetė kėto tagre. Neni 149 i Kodit Civil parashikon se “Pronėsia ėshtė e drejta pėr tė gėzuar dhe disponuar lirisht sendet, brenda kufijve tė caktuar nga ligji”.  Kjo do tė thotė se e drejta e pronėsisė nuk ėshtė absolutisht e pakufizuar. Kėtu del njė tipar tjetėr i pėrmbajtjes sė tė drejtės sė pronėsisė qė ėshtė karakteri i kufizuar i tagreve tė pronarit. 

Kur kufizohen tagret e pronarit ndodhemi pėrpara posedimit tė jopronarit, i cili dihet qė ndahet nė posedim tė ligjshėm dhe tė paligjshėm. Nė rastet qė sipėrcitova ndodhemi pėrpara posedimit tė ligjshėm tė jopronarit, sepse jopronari i ka kėto tagre nė bazė tė njė kontrate, tė njė akti administrativ apo tė ligjit. Pra ai ėshtė njė posedues i pėrkohshėm, por nuk ėshtė pronar.

Ligji “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve” pėrmban pikėrisht kėtė kuptim qė unė shtjellova. Prona me kėtė ligj u kthehet ish-pronarėve, pra atyre u njihet nga ligji e drejta e pronėsisė, e cila nė disa raste paraqitet si njė e drejtė e kufizuar, sepse trualli i zėnė mbahet nė mėnyrė tė ligjshme nga jopronari, qė nė rastin konkret ėshtė shteti. Vetė shteti u ka njohur tė drejtėn e pronėsisė kėtyre ish-pronarėve edhe mbi truallin e zėnė, por nuk ua kthen. Kjo do tė thotė se shteti nuk ėshtė mė pronar i kėtij trualli tė zėnė. Kėtė e ilustroj me shembuj nga praktika e privatizimeve.

Nė rastin kur ndodhemi pėrpara njė objekti, psh., magazinė apo repart, qė do tė privatizohet, shteti i njeh ish-pronarit tė drejtėn e parablerjes sė objektit, meqenėse ka njė vendim tė Komisionit tė Kthimit tė Pronave. Ish-pronari e blen kėtė objekt. Meqenėse ai bleu objektin, shteti automatikisht i jep edhe truallin, pa kryer asnjė akt formal, kontratė shitjeje, apo dhurimi me ish-pronarin e truallit. Nėse trualli i zėnė nėn objekt do tė konsiderohej pronė shtetėrore, atėhere shteti, duhej detyrimisht ta shiste truallin, pra tė pėrpilonte njė kontratė. Por shteti nuk e shet dot truallin, sepse edhe vetė e kupton se nuk ėshtė pronar i tij dhe se ish-pronari ėshtė pronar i vėrtetė.     

Edhe nė rastin kur objektin nuk e blen ish-pronari, por njė i tretė, pėrsėri shteti nuk ka tė drejtė tė shesė truallin, pa kryer kompensimin pėr ish-pronarin. Pra, vetėm kur ish-pronari tė jetė kompensuar me njė nga format e kompensimit, psh., me obligacione, apo me truall, i cili ėshtė truall shtetėror, atėhere shteti si rrjedhojė e kėtij kompensimi mund tė bėhet pronar i truallit tė zėnė nėn objekt dhe atėherė mund edhe t’ia shesė njė tė treti. Pėr sa kohė ish-pronari nuk ėshtė kompensuar nė njė nga format, trualli i zėnė mbetet pronė e tij.

Eshtė e vėrtetė se, nė praktikėn e kthimit tė pronave, apo tė privatizimeve, janė krijuar keqkuptime tė ligjit, por mendoj se nuk duhet tė nisemi nga kjo praktikė e ngatėrruar ligjore, por nga kuptimi qė ka apo qė duhet tė ketė ligji.

Pėrderisa ligji “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave” u njeh tė drejtėn e pronėsisė ish-pronarėve dhe koncepti im pėr truallin e zėnė konsolidohet nė mendimin se nuk kemi tė bėjmė me truall shtetėror, por me truall privat, atėhere kjo i jep zgjidhje ēėshtjes tjetėr qė lidhet me kushtetutshmėrinė e referimit tek vendimi nr.312 i Kėshillit tė Ministrave.

Pra, referimi qė bėn vendimi nr.119 i Kėshillit tė Ministrave, lidhur me tė drejtėn e ish-pronarėve pėr tė pėrfituar aksione, duke e llogaritur truallin me ēmimin qė pėrcakton vendimi nr.312, ėshtė antikushtetues.

Pėr njė truall qė shteti nuk ėshtė pronar nuk mund tė vendosė ēmime. Shteti mund tė vendosė vetėm pėr t’i dhėnė zgjidhje procesit tė privatizimit. Meqenėse trualli i zėnė ėshtė llogaritur, apo duhet llogaritur nė kapitalin e shoqėrisė anonime qė do tė privatizohet, pa dijeninė e pronarit tė vėrtetė tė saj, atėherė mendoj se kemi tė bėjmė me ato lloj kufizimesh tė sė drejtės sė pronės qė barazohen me shpronėsimin. Pra, pėrderisa pronari nuk mund tė gėzojė lirisht pronėn e tij, ky ėshtė njė kufizim, por nga ana tjetėr, edhe shteti, meqėnėse duhet tė kryejė procedurėn e privatizimit ėshtė i detyruar t’i jap zgjidhje problemit. E vetmja zgjidhje e drejtė pėr tė pėrfunduar procedurėn e privatizimit si dhe pėr tė mos cenuar pronarin e truallit, mbetet njohja e kėtij veprimi si njė kufizim nė tė drejtėn e pronės dhe detyrimi pėr t’i dhėnė pronarit shpėrblimin e drejtė.

Ky ėshtė koncepti kushtetues dhe i Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut. Kriteret qė parashikon neni 41 i Kushtetutės qė janė garantimi i pronės private e shpėrblimi i drejtė, si dhe koncepti i Konventės pėr gėzimin e pronės nė mėnyrė tė qetė janė orientimet bazė mbi tė cilat duhet tė zgjidhen tė gjitha ēėshtjet qė lidhen me shpronėsimet dhe konfiskimet e kryera pėrpara miratimit tė Kushtetutės, konformė dhe nenit 181 tė saj.

Nisur nga ky arsyetim, unė jam kundėr arsyetimit tė shumicės, por bashkohem me tė vetėm nė pjesėn e dispozitivit tė vendimit qė pranon kėrkesėn duke e shfuqizuar si antikushtetues referimin tek vendimi nr.312 i Kėshillit tė Ministrave.    

 

A N ė T A R

Sokol Sadushi

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al