|
VENDIM
Nr.20,
datė 11.07.2006
NĖ
EMĖR TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė
nga:
Gjergj Sauli,
Kryetar i Gjykatės Kushtetuese
Alfred Karamuēo, Anėtar i
Fehmi Abdiu,
Anėtar i
Kujtim Puto, Anėtar i
Vjollca Meēaj,
Anėtare e
Xhezair Zaganjori, Anėtar i
Petrit Plloēi,
Anėtar i
Sokol Sadushi,
Anėtar i
Kristofor Peēi, Anėtar i
me
sekretare Arbenka Lalica, mė datė 21.03.2006, mori nė shqyrtim
nė seancė gjyqėsore me dyer tė hapura ēėshtjen me nr.22 Akti
qė i pėrket:
K E R K U E S:
1.
KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT,
pėrfaqėsuar nga zoti Njazi Jaho, me autorizim.
2.
AVOKATI I POPULLIT,
pėrfaqėsuar nga zoti Ermir Dobjani.
3.
GRUPI SHQIPTAR I TE DREJTAVE TE NJERIUT,
pėrfaqėsuar nga znj. Elsa Ballauri.
SUBJEKT I INTERESUAR: KESHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKES
SE SHQIPERISE,
pėrfaqėsuar nga zoti Enkelejd
Alibej, me autorizim.
O B J E K T I:
1. Shfuqizimi si i papajtueshėm me Kushtetutėn i
vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave nr.43, datė 27.01.2006
Pėr shmangien e nepotizmit dhe ndikimin e pushtetit nė
rekrutimin dhe karrierėn e personelit tė administratės
publike; nr.44, datė 27.01.2006 Pėr shmangien e nepotizmit
nė administratėn publike dhe nr.48, datė 27.01.2006 Pėr
disa shtesa nė Vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr.205, datė
13.04.1999 Pėr miratimin e dispozitave zbatuese tė Kodit
Doganor nė Republikėn e Shqipėrisė, tė ndryshuar;
2.
Pezullimin e vendimeve tė mėsipėrme tė Kėshillit tė
Ministrave.
BAZA LIGJORE:
Nenet 17, 18, 49, 107, 116, 118, 131/c, 134/dh tė
Kushtetutės tė Republikės sė Shqipėrisė; nenet 27-31 e 45 tė
ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 Pėr organizimin dhe
funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė
si dhe nenit 24 tė ligjit nr.8454, datė 04.02.1999 Pėr
Avokatin e Popullit.
Kėrkuesit
kanė
parashtruar kėto shkaqe pėr shfuqizimin e vendimeve tė mėsipėrme:
1.
Nė tė tre vendimet e Kėshillit tė Ministrave janė kufizuar pa
ligj tė drejtat e njeriut tė parashikuara nė Kushtetutė duke u
shkelur parimi i barazisė para ligjit, parimi i mosdiskriminimit
si dhe e drejta e punonjėsve pėr tė fituar mjetet e jetesės me
punė tė ligjshme qė e zgjedhin ose e pranojnė vetė (nenet 17,
18 dhe 49 tė Kushtetutės);
-
Nga pėrmbajtja e dispozitave kushtetuese del se ėshtė vetėm
Kuvendi qė vlerėson nėse pėr shkak tė njė interesi publik
ose nė mbrojtje tė tė drejtave tė tė tjerėve mund tė
kufizohen kėto tė drejta, duke iu pėrmbajtur kritereve sipas
nenit 17 tė Kushtetutės.
2.
Nga dispozitat konkrete tė ligjeve ku mbėshteten vendimet, nuk
rezulton qė Kėshilli i Ministrave tė jetė ngarkuar me
nxjerrjen e akteve nėnligjore pėr tė kufizuar tė drejtat e
shtetasve, pėr shkak tė lidhjeve tė tyre familjare, tė gjinisė
ose tė krushqisė;
-
Neni 9 i Kodit tė Punės ku ėshtė mbėshtetur vendimi nr.43,
ndalon ēdo lloj diskriminimi pėrfshirė edhe atė pėr lidhje
familjare.
3.
Pėrmbajtja e vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave vjen ndesh
me kėrkesat e nenit 107 tė Kushtetutės pėr caktimin e nėpunėsve
nė administratėn publike dhe garancitė e qėndrimit nė detyrė;
- Kėshilli i Ministrave u ka dhėnė kėtyre vendimeve efekte
prapavepruese. Ato caktojnė rregulla edhe pėr marrėdhėnie qė
kanė lindur para hyrjes nė fuqi tė tyre si dhe tė ligjeve ku
ato janė bazuar.
4. Vendimet e Kėshillit tė Ministrave janė njė rast i pastėr
diskriminimi pėr arsye tė lidhjeve familjare. Masa e largimit
nga puna nuk ėshtė nė proporcion me synimin qė kėrkohet tė
arrihet dhe qė ėshtė lufta kundėr korrupsionit. Ligji pėr
etikėn dhe ai pėr konfliktin e interesave mjaftojnė pėr
kontrollin e metodave abuzive e korruptive.
Pėrfaqėsuesi i subjektit tė interesuar parashtroi
kėto shkaqe, sipas tė cilave vendimet e Kėshillit tė
Ministrave janė nė pajtim me Kushtetutėn:
1. Qėllimi i nxjerrjes sė vendimeve diktohet nga kushtet aktuale
tė gjendjes sė korrupsionit nė dogana e tatime. Ato janė nė pėrputhje
me frymėn dhe qėllimin e legjislacionit nė fuqi, kryesisht me
ligjin pėr etikėn dhe konfliktin e interesave, duke detyruar dhe
bėrė tė zbatueshme kufizimet e vendosura nė kėto ligje.
2. Vendimet janė nxjerrė duke respektuar kushtet e delegimit tė
nenit 118 tė Kushtetutės, nga organi i autorizuar dhe pėr ēėshtje
tė pėrcaktuara nga ligji.
3. Nuk krijohen situata diskriminuese pėr faktin se ekzistojnė
kushte tė ndryshme si pėr kategoritė e fushave ku shtrihen
vendimet e Kėshillit tė Ministrave ashtu edhe pėr personat e veēantė.
Nė tė dy rastet nuk kemi tė bėjmė me kushte tė njėjta,
prandaj nuk cenohet barazia para ligjit.
4. Shprehja vetėm me ligj nė nenin 17 tė Kushtetutės nuk
duhet kuptuar vetėm me ligj tė Kuvendit, por edhe nė bazė tė
ligjit. Kjo ėshtė shkronja dhe fryma e dispozitės, sepse ligji
nuk shterron njė ēėshtje tė caktuar dhe mund tu lejojė
shkallė diskrecioni organeve zbatuese.
5. Vendimet kanė adoptuar standarde kufizuese pėr lidhjet
familjare, bazuar nė njė pėrligje tė arsyeshme dhe objektive,
nė propocion me gjendjen qė i ka krijuar, pėr interes publik
dhe pa tejkaluar kufizimet e Konventės Evropiane pėr tė Drejtat
e Njeriut.
GJYKATA
KUSHTETUESE,
pasi dėgjoi relatorin e ēėshtjes Kristofor Peēi,
pėrfaqėsuesit e, kėrkuesve, tė subjektit tė interesuar, dhe
bisedoi ēėshtjen nė tėrėsi;
V E R E N:
Shkaqet
e parashtruara nga kėrkuesit evidentojnė probleme tė kontrollit
kushtetues nė aspektin e pajtueshmėrisė sė akteve normative me
Kushtetutėn dhe marrėveshjet ndėrkombėtare. Gjatė shqyrtimit
tė ēėshtjes, Gjykata Kushtetuese vlerėsoi tė bazuar kėrkesėn
pėr pezullim tė zbatimit tė vendimeve tė Kėshillit tė
Ministrave deri nė njė vendim pėrfundimtar tė Gjykatės
Kushtetuese dhe me vendimin e datės 21.03.2006, vendosi
pezullimin e tyre. Gjithashtu, ajo ēmon se analiza e ēėshtjeve
qė dalin nė funksion tė kontrollit kushtetues tė kėtyre
akteve normative lidhet me faktin nėse vendimet e kundėrshtuara
kufizojnė tė drejtat e njeriut dhe nėse ato janė nė pajtim me
Kushtetutėn dhe Konventėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut.
Pėr
kėtė, ėshtė e nevojshme qė tė analizohen njė sėrė
dispozitash tė Kushtetutės qė trajtojnė drejtpėrsėdrejti
problemet e ngritura ose tė lidhura me to dhe sidomos nenet 4,
17, 18, 49 tė Kushtetutės.
Neni
49 i Kushtetutės ka kėtė pėrmbajtje:
1.
Secili ka tė drejtė tė fitojė mjetet e jetesės me punė tė
ligjshme, qė e ka zgjedhur ose pranuar vetė. Ai ėshtė i lirė
tė zgjedhė profesionin, vendin e punės, si dhe sistemin e
kualifikimit tė vet profesional.
2.
Tė punėsuarit kanė tė drejtėn e mbrojtjes shoqėrore tė punės.
E
drejta pėr punė qė garanton neni 49/1 i Kushtetutės, pėrfshin
zgjedhjen e profesionit, vendin e punės dhe sistemin e
kualifikimit profesional, me qėllim sigurimin e mjeteve tė jetesės
nė mėnyrė tė ligjshme. Zgjedhja e profesionit, siē
parashikohet nga dispozita kushtetues, ėshtė njė e drejtė e
individit nė sensin, qė ai i pėrkushtohet njė veprimtarie pėr
tė siguruar mjetet e jetesės.
Kjo
e drejtė e individit pėr tė pėrfituar me punė tė ligjshme,
fiton rėndėsi edhe nga pikėpamja sociale, pasi puna si
profesion ėshtė njė vlerė edhe pėr kontributin qė i sjell
shoqėrisė nė tėrėsi.
E
drejta pėr punė dhe liria e profesionit nėnkupton ēdo
veprimtari tė ligjshme qė sjell tė ardhura dhe qė nuk ka afat
tė pėrcaktuar, me pėrjashtim tė rregullimeve tė veēanta
ligjore. Nė kėtė kuptim, veprimi i organeve shtetėrore qė
sjell pasoja tė drejtpėrdrejta nė pengimin e veprimtarisė
profesionale, pėrbėn cenim tė kėsaj lirie veprimi. Garancia qė
i jep Kushtetuta individit lidhur me tė drejtėn pėr punė dhe
lirinė e profesionit, ka si qėllim mbrojtjen e tyre nga
kufizimet e papėrligjura tė shtetit.
Liria
e profesionit nuk ėshtė thjeshtė njė e drejtė pėr tė patur
njė vend pune. Ajo nuk duhet kuptuar si e drejtė sociale, por
dhe si liri negative qė nuk lejon ndėrhyrjen ose pengimin e
shtetit, gjatė ushtrimit tė saj.
Pėrcaktimi
qė i bėn neni 49 i Kushtetutės tė drejtės pėr punė duhet tė
merret nė kuptim tė dyfishtė. Ajo pėrbėn njė detyrim pozitiv
qė kėrkon angazhimin shtetėror pėr tė krijuar kushte tė pėrshtatshme
pėr realizimin e njė tė drejte tė tillė, por edhe detyrim
negativ, i cili kėrkon mosndėrhyrjen e shtetit pėr tė cenuar kėtė
tė drejtė. Nė kėtė mėnyrė e trajton tė drejtėn pėr punė
edhe doktrina kushtetuese, duke theksuar se liria pėr punė
mbrohet nga rregullimet kushtetuese.1
2.
Sipas nenit 17 tė Kushtetutės, tė drejtat dhe liritė e
individit mund tė kufizohen vetėm me ligj. Gjykata Kushtetuese
vlerėson se nė radhė tė parė duhet tė sqarohet se, ēkuptohet
me termin ligj. Kjo pėr faktin se nė kundėrshtim me pretendimet
e kėrkuesve, subjekti i interesuar argumenton, se me fjalėn
ligj, duhet tė nėnkuptohen tė gjitha aktet normative, pra kjo
shprehje duhet kuptuar nga dhe nė bazė tė ligjit.
Duke
iu referuar pėrmbajtjes sė nenit 17 tė Kushtetutės, Gjykata
Kushtetuese ēmon se kjo dispozitė, nė mėnyrėn se si ėshtė
formuluar, nuk i ka lėnė mundėsi delegimi ndonjė organi tjetėr
pėrveē Kuvendit si organ pėrfaqėsues. Qėllimi i kėtij neni
ėshtė, qė nė rastin e kufizimeve, jo vetėm qė duhet tė
respektohen kriteret e tjera tė caktuara nė tė, por nė mėnyrė
qė garancitė tė jenė sa mė tė plota, kompetent duhet tė jetė
vetėm njė organ dhe pikėrisht, organi mė i lartė ligjvėnės.
Shprehja vetėm me ligj ka kuptimin qė nė rast se ėshtė
i nevojshėm kufizimi i njė tė drejte tė parashikuar nė
Kushtetutė, atėherė ky vlerėsim ėshtė nė diskrecion vetėm
tė ligjvėnėsit dhe jo tė organeve tė tjera, pėrfshirė edhe
Kėshillin e Ministrave. Rastin e delegimit tė kompetencave
Qeverisė pėr aktet me fuqinė e ligjit, Kushtetuta e ka shprehur
nė nenin 101 duke pėrcaktuar edhe kriteret pėrkatėse tė njė
rregullimi tė tillė, gjė qė nuk e ka bėrė nė nenin 17.
Termi
ligj i pėrdorur nė Kushtetutė dhe nė pėrgjithėsi nė
legjislacion, ka raste qė nėnkupton njė interpretim tė gjerė
duke pėrfshirė dhe aktet nėnligjore. Kjo ka tė bėjė me
rastet qė u pėrkasin rregullimeve tė pėrgjithshme, qė nėnkuptojnė
pėrdorimin e fjalės ligj nė kuptim tė legjislacionit ose tė sė
drejtės dhe jo tė aktit tė organit ligjvėnės. Pėr tė pėrcaktuar
nėse ndodhemi para njėrit ose tjetrit variant, rėndėsi ka tė
sqarohet konteksti, nga i cili del qėllimi i normės. Nisur nga
konteksti, fjala ligj, nė nenin 17 tė Kushtetutės, nuk ka tė
njėjtin kuptim me atė tė pėrdorur nė nenin 18 barazia para
ligjit. Kjo shprehje e fundit identifikohet me tė drejtėn nė
pėrgjithėsi, ndėrsa e para tė referon nė kompetencėn e njė
organi tė vetėm. Konteksti nė tė cilėn ėshtė pėrdorur
shprehja vetėm me ligj nuk lejon qė tė bėhet interpretim
i zgjeruar. Kjo edhe pėr faktin se njė interpretim i tillė i
normave kushtetuese mund tė bėhet vetėm nė aspektin pozitiv,
kur ky interpretim shkon nė favor tė mbrojtjes sė tė drejtave
dhe jo e kundėrta si nė rastin nė shqyrtim. Kėtė qėndrim ka
mbajtur dhe Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut nė
praktikėn e saj. 2
Koncepti
i zgjeruar i termit ligj qė pėrdoret nė doktrinė, nuk vlen pėr
nenin 17 tė Kushtetutės. Shprehja pėrjashtuese vetėm me
ligj e pėrdorur nė nenet 11/3 dhe 17 tė Kushtetutės, kanė
tė bėjnė me kufizime tė tė drejtave dhe kanė kuptim tė njėjtė,
atė tė interpretimit tė ngushtė, nė dallim nga dispozitat e
tjera ku fjala ligj mund tė kuptohet mė gjerė.
Nė
kėtė pėrfundim, veē sa u pėrmend, arrihet edhe duke iu
referuar fjalės vetėm qė pėrmendin nenet 11/3 e 17 tė
Kushtetutės. Pėrdorimi i kėsaj fjale nuk ėshtė i rastit, por
pėr tė treguar se kufizime tė tilla nuk mund tė vendosen me
ndonjė akt tjetėr pėrveē ligjit.
Gjykata
Kushtetuese ēmon se rregullimi i parashikuar nė nenin 17 pėr
kufizimin e tė drejtave dhe lirive vetėm me ligj, ka tė bėjė
edhe me pėrcaktimin e kompetencės sė njė organi konkret qė nė
kėtė rast ėshtė vetėm Kuvendi. Njė shprehje e tillė tė
referon nė kompetencėn e organit ligjvėnės dhe nxjerrja e
akteve tė tjera pėr tė rregulluar marrėdhėnie tė tilla,
cenon kompetencat e kėtij organi.
Duke
pėrfunduar analizėn e shprehjes vetėm me ligj,
parashikuar nė nenin 17 tė Kushtetutės, Gjykata Kushtetuese,
vlerėson se ēdo interpretim i kundėrt, ėshtė padyshim njė
zhvleftėsim i garancisė qė jep Kushtetuta pėr mbrojtjen e tė
drejtave dhe lirive tė njeriut dhe efektivisht do ti cenonte kėto
liri e tė drejta.
3.
Pėrveē sa sipėr, vendimet e Kėshillit tė Ministrave, objekt kėrkese,
i shtrijnė efektet edhe pėr ato marrėdhėnie qė kanė lindur mė
parė. Nė bazė tė tyre, personat e punėsuar nė sektorėt pėrkatės
tė pėrcaktuar nė kėto vendime, detyrohen tė lenė vendin e
punės, nėqoftėse vėrtetohet shkaku i papajtueshmėrisė qė ka
tė bėjė me lidhjet nepotike apo lidhjet nepotike me pushtetin.
Nga
pėrmbajtja e vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave nr.43 e 48,
del se lidhje nepotike me pushtetin ekzistojnė apo lindin kur
konkurrentėt apo personeli ... kanė apo krijojnė lidhje
nepotike. Kurse nė vendimin nr.44, pėrcaktohet se pėrbėn
shkak pėr ndėrprerjen e marrėdhėnieve tė punės ekzistenca e
lidhjeve ....
Nga
kėto shprehje kuptohet se vendimeve u ėshtė dhėnė fuqi
prapavepruese, duke prekur edhe ata punonjės qė kanė qenė nė
marrėdhėnie pune para daljes sė vendimeve. Antikushtetutshmėria
e vendimeve nuk qėndron vetėm nė faktin se vendimet e Kėshillit
tė Ministrave kanė efekt edhe pėr marrėdhėniet e krijuara mė
parė, por dhe pėr shkak tė mosrespektimit tė parimit tė
proporcionalitetit, sepse punonjėsve qė preken nga kėto vendime
nuk u sigurohet punė tjetėr. Sipas kėtij parimi, nga tė gjitha
mjetet e ndryshme qė mund tė shfrytėzohen pėr tė arritur njė
qėllim tė ligjshėm, autoriteti administrativ duhet tė pėrdorė
mjetet ligjore mė tė pėrshtatshme, me tė cilat, mund tė
arrihet nė shkaktimin e padrejtėsisė mė tė vogėl pėr njė
individ. Prandaj duhen pėrdorur vetėm mjetet qė shkaktojnė
padrejtėsinė minimale pėr individin dhe me masa sa mė pak tė
dėmshme pėr tė. Kjo nėnkupton elementin e dytė tė parimit.
Ky parim kėrkon detyrimisht dhe plotėsimin e kushtit tė tretė,
sipas tė cilit ndėrhyrja nė tė drejtat e individit nuk duhet tė
jetė jashtė raportit tė qėllimeve tė aspiruara. Nė kėtė mėnyrė,
pėrfshirja e tre elementeve tė domosdoshėm kėrkon, qė njė
masė ose mjet, duhet tė jetė i pėrshtatshėm dhe i nevojshėm
pėr tė arritur njė qėllim tė kėrkuar dhe mjeti e qėllimi tė
qėndrojnė nė pėrpjestim tė arsyeshėm.
Parimi
i shtetit tė sė drejtės ku tė mbėshtetet njė shtet
demokratik, nėnkupton sundimin e ligjit dhe mėnjanimin e
arbitraritetit, me qėllim qė tė arrihet respektimi dhe
garantimi i dinjitetit njerėzor, drejtėsisė dhe sigurisė
juridike. Disa nga elementet e shtetit tė sė drejtės qė lidhen
me objektin e kėtij shqyrtimi kushtetues janė parimi i ndarjes sė
pushteteve, miratimi i ligjeve nė pėrputhje me Kushtetutėn, mbėshtetja
e veprimtarisė sė organeve ekzekutive vetėm nė ligj, kontrolli
i administratės, garantimi i tė drejtave dhe lirive themelore
dhe parimi i sigurisė juridike.
Sipas
doktrinės, praktikimi i njė profesioni mund tė kufizohet nga
rregullime tė arsyeshme qė mund ti atribuohen konsideratave tė
sė mirės sė pėrgjithshme. Situata ndryshon kur shteti
drejtohet pėr tė kontrolluar kushtet objektive tė pranimit nė
njė vend pune. Nė kėto raste, kufizimet janė tė lejueshme vetėm
nė terma shumė tė ngushta dhe tė pėrcaktuara. Pėrgjithėsisht,
legjislatori mund tė vendosė kushte tė tilla vetėm kur ato
nevojiten pėr tė treguar rreziqe jashtėzakonisht shumė tė
mundėshme pėr interesa tė njė rėndėsie thelbėsore tė
komunitetit.3
Lidhur
me kėtė, Gjykata Kushtetuese nė njė vendim tė saj shprehet se
Doktrina e sė drejtės kushtetuese ka pranuar se siguria
juridike ėshtė ndėr elementet thelbėsorė tė shtetit tė sė
drejtės. Kjo siguri presupozon veē tė tjerave besueshmėrinė e
qytetarėve tek shteti dhe pandryshueshmėrinė e ligjit pėr marrėdhėniet
e rregulluara. Besueshmėria ka tė bėjė me faktin se qytetari
nuk duhet tė shqetėsohet vazhdimisht pėr ndryshueshmėrinė dhe
pasojat negative tė akteve normative qė cenojnė dhe pėrkeqėsojnė
njė gjendje tė vendosur me akte tė mėparshme. Nuk do tė
kishim tė bėnim me njė rast tė garantimit tė besueshmėrisė
nė sistemin e normave juridike nėse siguria lidhur me njė
situatė tė caktuar juridike nuk mund tė justifikohej dhe nuk
mund tė mbrohej materialisht. 4
Duke
iu referuar rastit konkret, lidhur me rregullimet qė bėjnė tre
vendimet e Kėshillit tė Ministrave pėrsa i pėrket efekteve
prapavepruese, duhet theksuar se edhe nė rast se kėto kufizime
do tė ishin bėrė me ligj, sipas kritereve tė nenit 17/1 tė
Kushtetutės, duhej tė zbatoheshin parimet e pėrmendura mė
lart.
Pėrfundimisht,
Gjykata Kushtetuese vlerėson se kėrkesa e paraqitur ėshtė e
bazuar, duhet tė pranohet dhe se vendimet e Kėshillit tė
Ministrave duhen shfuqizuar si tė papajtueshme me Kushtetutėn.
PĖR
KĖTO ARSYE;
Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, nė bazė tė
neneve 131 shkronja c, 134 shkronjat dh, f tė
Kushtetutės si dhe tė neneve 49 e 72 tė ligjit nr.8577, datė
10.02.2000 Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės
Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė, me shumicė
votash,
V
E N D O S I
:
Shfuqizimin si tė papajtueshėm me Kushtetutėn tė
vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave nr.43, datė 27.01.2006
Pėr shmangien e nepotizmit dhe ndikimin e pushtetit nė
rekurtimin dhe karrierėn e personelit tė administratės
tatimore; nr.44, datė 27.01.2006 Pėr shmangien e
nepotizmit nė administratėn publike dhe nr.48, datė
27.01.2006 Pėr disa shtesa nė vendimin nr.205, datė
13.04.1999 tė Kėshillit tė Ministrave Pėr miratimin e
dispozitave zbatuese tė Kodit Doganor nė Republikėn e Shqipėrisė,
tė ndryshuar.
- Ky vendim ėshtė pėrfundimtar, i formės sė prerė dhe hyn nė
fuqi me botimin nė Fletoren Zyrtare.
Tirane,
me 11.07.2006
Nr.
22 i Regj. Themeltar.
Nr.
20 i Vendimit.
1.
Livio Paladini, Diritto Constituzionale, CEDAM, Padova, 1991
2.
Vendimi Delcourt kundėr Belgjikės, datė 23.07.1968.
3.
Donald P.Kommers The Constitucional Jurisprudence of The
Federal Republic of Germany, 2 edit, Duke University Press,
Durham and London, 1997
4.
Vendimi nr.26, datė 02.11.2005 i Gjykatės Kushtetuese
|