|
VENDIM
Nr.2,
datė 3.2.2004
NĖ
EMĖR TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
Gjykata
Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga:
Fehmi
Abdiu
Kryetar i Gjykatės Kushtetuese
Zija
Vuci
Anėtar i
Alfred
Karamuēo
Anėtar i
Kristofor
Peēi
Anėtar i
Kujtim
Puto
Anėtar i
Petrit
Plloēi
Anėtar i
Sokol
Sadushi
Anėtar i
Gjergj
Sauli
Anėtar i
me
sekretare Arbenka Lalica, nė datė 24.1.2002, mori nė shqyrtim nė
seancė gjyqėsore me dyer tė hapura ēėshtjen me nr.213/13/1
Akti qė i pėrket:
KĖRKUES:
AVOKATI I POPULLIT, Ermir Dobjani.
SUBJEKTE
TĖ INTERESUARA:
KUVENDI
I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ, nė mungesė.
KĖSHILLI
I MINISTRAVE I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ, pėrfaqėsuar nga
Genc Ēifligu.
SHOQĖRIA
ISMAILI SHPK, nė mungesė.
DHOMA
E TREGTISĖ TIRANĖ, pėrfaqėsuar nga Luan Bregasi.
DREJTORIA
E PĖRGJITHSHME E DOGANAVE, pėrfaqėsuar nga Petrit Ago.
OBJEKTI:
Shfuqizimi si tė papajtueshme me Kushtetutėn tė pikave 3 e 5 tė
nenit 289 tė ligjit nr.8449, datė 27.1.1999 Kodi Doganor i
Republikės sė Shqipėrisė.
BAZA
LIGJORE: Neni 134/dh i Kushtetutės, neni 24/c i ligjit nr.8454,
datė 4.2.1999 Pėr Avokatin e Popullit, si dhe neni 13 i
Konventės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut.
Avokati
i Popullit ka kėrkuar shfuqizimin si tė papajtueshme me
Kushtetutėn tė pikave 3 e 5 tė nenit 289 tė Kodit Doganor, pėr
kėto shkaqe:
-
Rregullat qė pėrmbajnė dispozitat e mėsipėrme, sipas tė
cilave lejohet ankimi nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave
dhe nė gjykatė, vetėm pas pagimit tė gjobės dhe tė detyrimit
doganor, mohojnė realisht tė drejtėn e ankimit.
-
Kėto dispozita vijnė nė kundėrshtim me nenin 13 tė Konventės
Europiane Pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe me
nenin 8 tė Deklaratės Universale tė tė Drejtave tė Njeriut, tė
cilat parashikojnė tė drejtėn e njė ankimi efektiv pėrpara njė
instance kombėtare kur personit i cenohen tė drejtat themelore.
GJYKATA
KUSHTETUESE,
pasi
dėgjoi relatorin e ēėshtjes Gjergj Sauli, kėrkuesin, pėrfaqėsuesit
e subjekteve tė interesuara, si dhe bisedoi ēėshtjen nė tėrėsi,
VĖREN:
Shoqėria
Ismaili sh.p.k., ka paraqitur nė institucionin e Avokatit tė
Popullit njė ankesė, nė tė cilėn ka parashtruar se ėshtė
gjykuar padrejtėsisht pėr kundėrvajtje nga Drejtoria e Doganave
Tiranė, duke u detyruar me shumėn prej 13 000 000 lekė qė pėrfaqėson
gjobėn dhe detyrimin doganor tė papaguar. Nė ankesėn e saj,
ajo ka parashtruar gjithashtu se i ėshtė mohuar e drejta e
ankimit kundėr vendimit tė dhėnė pėr kundėrvajtje, pasi
autoritetet doganore i kanė vėnė si kusht pagimin paraprakisht
tė shumės sė sipėrme, duke iu referuar pikave 3 e 5 tė nenit
289 tė ligjit nr.8449, datė 27.1.1999 Kodi Doganor i Republikės
sė Shqipėrisė.
Avokati
i Popullit ka pretenduar se me kėrkesėn e paraqitur pėr
shqyrtim legjitimohet qė tė vėrė nė lėvizje Gjykatėn
Kushtetuese nė bazė tė nenit 134 pika 1 shkronja dh tė
Kushtetutės, si dhe tė nenit 24 shkronja c tė ligjit Pėr
Avokatin e Popullit.
Gjykata
Kushtetuese, duke iu referuar Kushtetutės, dispozitave tė ligjit
nr.8577, datė 10.2.2000 Pėr organizimin dhe funksionimin e
Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė, si dhe
jurisprudencės sė saj, ēmon se Avokati i Popullit nuk
legjitimohet nė paraqitjen e kėrkesės.
Subjektet
qė vėnė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese sipas nenit 134 tė
Kushtetutės ndahen nė dy grupe. Avokati i Popullit bėn pjesė nė
grupin e dytė ku, krahas tij, pėrfshihen edhe subjekte tė
tjera, si organet e qeverisjes vendore, organet e bashkėsive
fetare, partitė politike, shoqatat dhe individėt. Subjektet e kėtij
grupi, nė bazė tė pikės 2 tė nenit tė mėsipėrm tė
Kushtetutės, ndryshe nga subjektet e grupit tė parė, tė drejtėn
pėr tė vėnė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese e kanė tė
kufizuar vetėm pėr ēėshtje qė lidhen me interesat e
tyre.
Gjykata
Kushtetuese ēmon se rėndėsi tė veēantė ka pėrcaktimi i ēėshtjeve
qė lidhen me interesat pėr tė cilat Avokati i Popullit ka tė
drejtė tė vėrė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese. Pėrcaktime
tė tilla janė bėrė fillimisht me vendimin nr. 49, datė
31.7.2000 tė Gjykatės Kushtetuese, me tė cilin ėshtė
interpretuar pika 2 e nenit 134 tė Kushtetutės. Sipas kėtij
vendimi interpretues, Avokati i Popullit ka tė drejtė tė
parashtrojė nė Gjykatėn Kushtetuese kėrkesė pėr papajtueshmėrinė
e ligjit ose tė akteve tė tjera normative me Kushtetutėn ose me
marrėveshjet ndėrkombėtare; pėr papajtueshmėrinė e marrėveshjeve
ndėrkombėtare me Kushtetutėn, si dhe pėr interpretimin e
Kushtetutės, por vetėm kur nė kėto raste ēėshtja lidhet me
interesat e tij. Nė kėtė vendim, si ēėshtje qė lidhen me
interesat e Avokatit tė Popullit konsiderohen shkeljet e
rregullave kushtetuese, qė kanė tė bėjnė me organizimin e
funksionimin e institucionit tė tij, parashikuar nė nenin 60
paragrafi i dytė dhe i tretė, nė nenet 61 e 62 tė Kushtetutės.
Dispozitat
e ligjit qė kėrkohet tė shfuqizohen trajtojnė ēėshtje tė
fushės sė doganave. Ato nuk kanė lidhje me organizimin dhe
funksionimin e institucionit tė Avokatit tė Popullit dhe nuk e
prekin atė. Nė kėto kushte, Avokati i Popullit, nė kuptim tė
nenit 134 pika 2 tė Kushtetutės, nuk legjitimohet nė paraqitjen
e kėrkesės, sepse ajo nuk ka lidhje me interesat e tij.
Njė
qėndrim i tillė ėshtė mbajtur nga Gjykata Kushtetuese edhe me
vendimin nr.178, datė 8.11.2001, pėr ēėshtjen me objekt
shfuqizimin si antikushtetues tė ligjit nr.8377, datė 22.7.1998
Pėr shpalljen e moratoriumit tė detyrimeve tė pashlyera tė
ish-ndėrmarrjeve tė tregtisė sė jashtme. Me kėtė vendim
ėshtė rrėzuar kėrkesa qė ka paraqitur Avokati i Popullit me
arsyetimin se asnjė normė e kėtij ligji nuk kishte prekur
strukturėn organizative tė institucionit tė Avokatit tė
Popullit dhe nuk kishte penguar statusin e tij si person juridik,
rrethana kėto qė pėrmenden nė mėnyrė indikative nė vendimin
interpretues nr.49, datė 31.7.2000 tė Gjykatės Kushtetuese.
Vendosja
e Avokatit tė Popullit nė grupin e dytė tė subjekteve qė kanė
tė drejtė tė vėnė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese nė mėnyrė
tė kufizuar shpjegohet me faktin se Avokati i Popullit ėshtė njė
institucion i krijuar pėr mbrojtjen e tė drejtave tė individit
nė fushėn e veprimtarisė tė administratės publike dhe jo tė
Kuvendit. Kjo del edhe nga pėrmbajtja e nenit 25 tė ligjit
organik Pėr Avokatin e Popullit, ku ligjet dhe disa akte tė
tjera janė lėnė jashtė juridiksionit tė tij.
Kėrkuesi
pretendon se legjitimohet pėr tiu drejtuar Gjykatės
Kushtetuese edhe sipas nenit 24 shkronja c tė ligjit Pėr
Avokatin e Popullit, me argumentin se kjo dispozitė i jep tė
drejtėn qė ti bėjė Gjykatės Kushtetuese rekomandime pėr
shfuqizimin e akteve ligjore dhe se, sipas tij, rekomandimi duhet
tė njėsohet me kėrkesėn. Ky pretendim ėshtė i pabazuar.
Termi
kėrkesė ėshtė i ndryshėm nga termi rekomandim.
Proceduralisht gjykatat vihen nė lėvizje pėr shqyrtimin e ēėshtjeve
tė kompetencės sė tyre nėpėrmjet kėrkesė-padive dhe jo nėpėrmjet
rekomandimeve. Edhe Gjykata Kushtetuese nuk mund tė vihet nė lėvizje
me rekomandimin e Avokatit tė Popullit, sepse mjeti qė e vė nė
lėvizje atė ėshtė vetėm kėrkesa. Sipas nenit 134 tė
Kushtetutės, Gjykata Kushtetuese vihet nė lėvizje vetėm me
kėrkesė tė subjekteve tė parashikuara nė kėtė dispozitė,
ku bėn pjesė edhe Avokati i Popullit. Kėrkesa e paraqitur nga
subjektet e parashikuara nė dispozitėn e mėsipėrme, ndryshe
nga rekomandimi, ka karakter detyrues. Ajo e ngarkon Gjykatėn
Kushtetuese me detyrimin qė tė shqyrtojė ēėshtjen e paraqitur
sipas procedurave tė parashikuara nga ligji i saj organik dhe nė
pėrfundim tė japė vendimin pėrkatės.
PĖR
KĖTO ARSYE,
Gjykata
Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, nė bazė tė nenit 72
tė ligjit nr.8577, datė 10.2.2000 Pėr organizimin dhe
funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė,
me shumicė votash,
VENDOSI:
-
Rrėzimin e kėrkesės.
-
Ky vendim ėshtė pėrfundimtar, i formės sė prerė dhe hyn nė
fuqi ditėn e botimit nė Fletoren Zyrtare.
MENDIMI
I PAKICĖS
Jam
krejtėsisht kundėr vendimit tė shumicės.
1.
Nė kėtė ēėshtje dalin dy probleme, por i pari dhe kryesori ėshtė
legjitimimi.
Me
fjalė tė tjera: A legjitimohet Avokati i Popullit tė kėrkojė
pėrpara Gjykatės Kushtetuese shfuqizimin e njė ligji si
antikushtetues kur nga ushtrimi i funksioneve tė tij ka dalė se
administrata publike shkel tė drejtat e njeriut si rezultat i
zbatimit tė njė ligji antikushtetues?
Sqarimi
i kėtij problemi merr rėndėsi tė posaēme, veēanėrisht, pėr
shkak tė qėndrimeve qė ka mbajtur ndaj kėtij problemi Gjykata
Kushtetuese nė vendime tė ndryshme.
a)
Nė vendimin nr.43, datė 31.7.2002, i cili ėshtė vendim
interpretues, pranohet nė analizė tė fundit legjitimimi i
Avokatit tė Popullit pėr ato ēėshtje, citoj: kur si
rrjedhojė e zbatimit tė ligjit, e aktit normativ e nėnligjor,
nga veprimet ose mosveprimet e organeve tė administratės publike
... janė cenuar tė drejtat, liritė dhe interesat e ligjshme tė
individėve, shkelje kėto tė konstatuara nė procesin e
veprimtarisė sė Avokatit tė Popullit gjatė shqyrtimit tė
ankesave, kėrkesave dhe njoftimeve qė i paraqiten, etj..
b)
Nė vendimin tjetėr, pėr njė ēėshtje konkrete (nr.178, datė
8.11.2001) Gjykata Kushtetuese shprehet kundėr legjitimimit tė
Avokatit tė Popullit pėr tė kėrkuar papajtueshmėrinė e
ligjeve me Kushtetutėn (duke bėrė pėrjashtim vetėm pėr
ligjet qė lidhen me vetė veprimtarinė e vetė organit). Nė
vendim, ndėr tė tjera, theksohet se Avokati i Popullit nuk mund
ti drejtohet Gjykatės Kushtetuese kur nuk del qė njė ligj
citoj: tė ketė prekur strukturėn organizative tė organit qė
ka drejtuar, tė ketė cenuar sadopak statusin e tij si person ose
tė punonjėsve tė tjerė tė institucionit, apo ti ketė
penguar ata nė ushtrimin e kompetencave qė kanė lidhje me
funksionet e tij. Mė tej, vendimi mban qėndrim kategorik se
pa qenė tė pranishme kėto rrethana, Avokati i Popullit nuk
mund ti drejtohet Gjykatės Kushtetuese dhe ta investojė atė
nė shqyrtimin e ēėshtjes. Nė vendim pėrdoren edhe
argumente tė tjera, por baza mbetet ai i cituar mė sipėr. Nė
vendimin tjetėr nr.26, datė 24.4.2001, Gjykata Kushtetuese
pranon shfuqizimin e njė akti normativ si burim i shkeljeve
kushtetuese kėrkuar nėpėrmjet Avokatit tė Popullit.
Nė
kėto kushte, ende pa u futur tek analiza e dispozitave
kushtetuese, pa dhėnė argumente nė rastin teorik dhe pa iu
referuar tendencave e praktikave ndėrkombėtare, pyetja shtrohet:
Cilin vendim do tė marrim pėr bazė ne, Avokati i Popullit,
juristėt, avokatėt apo edhe qytetarėt? Do tė marrim pėr bazė
njė vendim interpretimi tė Gjykatės Kushtetuese qė ėshtė
pjesė integrale e vetė Kushtetutės dhe burim i mirfilltė i sė
drejtės kushtetuese, apo njė vendim po tė Gjykatės
Kushtetuese, i cili ka tė bėjė me njė ēėshtje konkrete dhe qė
nuk ka pėr objekt tė drejtpėrdrejtė interpretimin apo
riinterpretimin e dispozitės kushtetuese?
Pėr
mua, pa as mė tė voglin ekuivok, pėr bazė duhej tė merrej
vendimi interpretues pėr atė natyrė e cila u theksua mė lart.
Ky
ėshtė argumenti i parė, baza pėr pranimin e legjitimimit tė
Avokatit tė Popullit.
2.
Vetė Kushtetuta, si kusht themelor pėr ndėrhyrjen e Avokatit tė
Popullit parashikon ... veprime tė paligjshme apo tė
parregullta tė administratės publike ....
A
i gjejmė kėto premisa te ēėshtja objekt shqyrtimi?
Mendoj
se po.
Nuk
besoj tė ketė kundėr, pėr faktin se administrata doganore ndaj
tė cilit ėshtė bėrė ankimi ėshtė administratė publike.
Por, unė njėkohėsisht mendoj se nuk mund tė qėndrojė
arsyetimi qė ndėrsa ndaj akteve apo veprimeve tė kundėrligjshme
Avokati i Popullit mund tė reagojė qoftė edhe duke ngritur kėrkesė
nė Gjykatėn Kushtetuese, kurse ndaj akteve apo veprimeve
antikushtetuese Avokatit tė Popullit i mungojnė kompetencat. Unė
do tė thosha se problemi i ligjshmėrisė nė kuptimin e gjerė pėrfshin
edhe antikushtetutshmėrinė dhe nė kėtė kuptim aktet apo
veprimet e administratės publike, tė cilat janė tė bazuara nė
ligje antikushtetuese, pėrbėjnė veprimtari antikushtetuese e si
tė tilla janė objekt i veprimtarisė sė Avokatit tė Popullit,
kurse ligjet ku ato mbėshteten janė objekt shqyrtimi nga Gjykata
Kushtetuese.
3.
Nė ndihmė tė qėndrimit tė mėsipėrm vjen edhe qėndrimi i
mbajtur nė literaturėn tonė juridike. ... nė Gjykatėn
Kushtetuese Avokati i Popullit mund tė kėrkojė vetėm
shqyrtimin e ligjit antikushtetues qė ėshtė bėrė bazė e
cenimit tė tė drejtave tė individit nėpėrmjet akteve tė
administratės. Kontrolli nė kėto raste do tė kishte mė shumė
natyrė objektive dhe vendime me fuqi tė pėrgjithshme. Kėshtu
e trajton kėtė problem Kristaq Traja nė librin Drejtėsia
Kushtetuese, faqe 264.
4.
Nė shqyrtimin e interpretimin e dispozitave qė kanė tė bėjnė
me kompetencat e Avokatit tė Popullit nuk mund tė anashkalohen
rrethanat sociale. Unė shtroj pyetjen: Nėse individit i ėshtė
shkelur njė e drejtė kushtetuese si pasojė e njė ligji
antikushtetues a nuk paska tė drejtė ai tė realizojė tė drejtėn e tij
nėpėrmjet njė organi tė posaēėm, i cili ėshtė krijuar dhe
ekziston pikėrisht pėr ta mbrojtur atė nga arbitraritetet e
pushtetit.
Duke
mbajtur pozicion tė kundėrt pėr kėtė problem, nė praktikėn
e Gjykatės Kushtetuese, me kėtė vendim ravijėzohen dy qėndrime
tė cilat pėrbėjnė pėr mua njė paradoks. Pėr tė shfuqizuar
njė ligj si antikushtetues ne jemi vėnė nė lėvizje edhe nga
shoqata (tė mėdha e tė vogla) mjafton qė nė statutet e tyre tė
kishin pėr detyrė mbrojtjen e interesave tė anėtarėve. Edhe pėr
rastin nė fjalė, nuk kishte diskutim sikur kėtė kėrkesė ta bėnte
Dhoma e Tregtisė, Bashkimi i Biznesmenėve apo dhe ndonjė kryesi
komuniteti fetar. Pengesa nėpėrmjet interpretimeve i bėhen vetėm
kompetencave dhe funksioneve tė Avokatit tė Popullit, i cili jo
me statut e rregullore, por me Kushtetutė ėshtė subjekt
kushtetues me funksione tė posaēme nė drejtim tė mbrojtjes sė
tė drejtave e lirive tė qytetarėve.
5.
Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shqyrtojė kėtė ēėshtje pa
shqyrtuar edhe tendencat e prirjet qė vihen re sot nė Europė e
mė gjerė lidhur me rolin dhe kompetencat e Avokatit tė
Popullit. E nėse ne themi qė ne aspirojmė pėr nė Europė, kėto
tendenca duhet ti kemi parasysh. Nėse ne kemi aspiratė futjen
nė Bashkimin Europian, nuk duhet tė harrojmė se Bashkimi
Europian ka njė Kartė tė tė Drejtave tė Njeriut, miratuar nė
Nicė, nė dhjetor tė vitit 2000, nė nenin 43 tė sė cilės
parashikohet ndėrhyrja e Avokatit tė Popullit pėr tė gjitha
keqadministrimet e institucioneve apo organeve tė komunitetit me
pėrjashtim tė gjykatave.
Janė
njė sėrė rekomandimesh tė Kėshillit tė Europės (1985,
1997), ku theksi vihet veēanėrisht tek, citoj: Zgjerimi dhe
forcimi i pushteteve tė ombudsmanit nė mėnyra tė tjera qė tė
inkurajojnė njė vėzhgim efektiv tė tė drejtave dhe lirive tė
njeriut nė funksionin e administratės. Tendencėn e pėrgjithshme
tė forcimit tė kompetencave tė Avokatit tė Popullit e gjejmė
edhe nė njė sėrė aktesh ndėrkombėtare apo dhe kushtetuta.
Nė
kėtė vėshtrim, kam qenė e jam pėr legjitimimin e Avokatit tė
Popullit.
ANĖTAR
A.
Karamuēo
MENDIMI
I PAKICĖS
Nuk
mund tė jemi dakord me mendimin e shumicės, pėr arsye se me
zgjidhjen qė ka dhėnė ajo e ka kufizuar tė drejtėn e Avokatit
tė Popullit pėr tė qenė njė subjekt qė mund tė inicojė
kontrollin e kushtetutshmėrisė sė ligjit pėrpara Gjykatės
Kushtetuese. Nė jurisprudencėn e kėsaj Gjykate kjo pėrbėnte
njė ēėshtje tė debatueshme tė aspektit kushtetues, por me qėndrimin
e mbajtur sė fundi nė kėtė vendim, ndoshta pėr njė periudhė
kohe relativisht tė gjatė, Avokati i Popullit nuk do tė mund tė
pėrfshihet nė axhendėn e gjykimeve abstrakte qė trajtojnė
kushtetutshmėrinė e ligjeve.
Pėr
tė inicuar shqyrtimin e kushtetutshmėrisė sė ligjit ėshtė
vetė Kushtetuta qė ia njeh kėtė tė drejtė Avokatit tė
Popullit nė nenin 134 tė saj. Gjykata Kushtetuese, nė vendimin
e saj interpretues nr.49, datė 31.7.2000, ka pranuar se ēėshtje
qė lidhen me funksionin kushtetues tė Avokatit tė Popullit janė
edhe rastet kur si rrjedhojė e zbatimit tė ligjit nga veprimet
ose mosveprimet e administratės publike cenohen tė drejtat e
shtetasve. Gjithashtu nė nenin 49 tė ligjit Pėr organizimin
dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė
nuk mohohet kjo e drejtė. Ky ligj shkon edhe mė tej, kur nė
nenin 52 i njeh Avokatit tė Popullit tė drejtėn pėr tė kėrkuar
papajtueshmėrinė e marrėveshjeve ndėrkombėtare me Kushtetutėn
para ratifikimit, ndėrsa nė nenin 71 e njeh edhe si subjekt qė
kėrkon interpretimin e Kushtetutės.
Shumica,
nė vendimin e saj, pėrpiqet tė arsyetojė se pengesė pėr tė
legjitimuar Avokatin e Popullit ėshtė vendimi interpretues, si
dhe njė vendim pėr njė rast konkret tė kėsaj Gjykate.
Paraprakisht sqarojmė se referenca kryesisht nė vendimin
interpretues bėhet nė mėnyrė parciale. Vendimi interpretues i
Gjykatės Kushtetuese ka dy momente tė rėndėsishme:
Sė
pari, ai pranon se ēėshtje qė lidhen me interesat e Avokatit tė
Popullit do tė jenė ato ēėshtje qė lidhen me funksionin
kushtetues tė tij kur si rrjedhojė e zbatimit tė ligjit e
aktit normativ nga veprimet ose mosveprimet e organeve tė
administratės publike kėto interesa janė cenuar duke shkelur tė
drejtat, liritė dhe interesat e ligjshme tė individėve, shkelje
kėto tė konstatuara nė procesin e veprimtarisė sė Avokatit tė
Popullit gjatė shqyrtimit tė ankesave, kėrkesave dhe njoftimeve
qė i paraqiten atij.
Sė
dyti, ...nė
kuptim tė nenit 134 paragrafi 2 tė Kushtetutės, me interesa tė
Avokatit tė Popullit do tė konsiderohen edhe rastet e cenimit tė
kėtyre rregullave kushtetuese, qė kanė tė bėjnė me
organizimin dhe funksionimin e institucionit tė tij....
Shumica
ka pėrdorur si argument kryesor pikėn e dytė tė sipėrcituar
duke e kondicionuar legjitimimin e Avokatit tė Popullit vetėm pėr
ēėshtje qė prekin drejtpėrsėdrejti atė si person juridik nė
tė drejtat e organizimit dhe funksionimit tė organit qė ai pėrfaqėson.
Nuk
mendojmė se ėshtė e nevojshme qė pėr tė arsyetuar qėndrimin
tonė tė merremi vetėm me pėrmbajtjen e vendimeve tė sipėrcituara
tė Gjykatės Kushtetuese, pasi ato janė tė botuara dhe
gjithkush mund ti analizojė, aq mė tepėr qė kėndvėshtrimet
tona pėr argumentet janė tė kundėrta.
Nė
kėto rrethana, pėrqendrimi tek elementet thelbėsore qė pėrmban
neni 60 i Kushtetutės, tė analizuara dhe interpretuara nė njė
kuptim tė gjerė dhe nga njė kėndvėshtrim oponent ndaj
vendimit tė shumicės, mendojmė se i vlen argumenteve tė njė qėndrimi
pakice.
Sipas
nenit 60 tė Kushtetutės Avokati i Popullit mbron tė drejtat,
liritė dhe interesat e ligjshme tė individit nga veprimet ose
mosveprimet e paligjshme e tė parregullta tė organeve tė
administratės publike.
Kur
Avokati i Popullit konstaton se janė shkelur tė drejtat e
individit nga veprimet e paligjshme tė administratės publike, ai
duhet tė ndėrhyjė. Ky ėshtė thelbi i veprimtarisė sė tij.
Sipas kėtij neni tė Kushtetutės, Avokati i Popullit duhet tė
dallojė paligjshmėrinė apo parregullsinė nė veprimet e
organeve tė administratės publike. Ai kėtė funksion e realizon
duke u ballafaquar me Kushtetutėn e ligjin dhe kur bindet se kėto
veprime janė tė paligjshme ose tė parregullta, duhet tė ndėrhyjė.
Gjithashtu, ai mund tė rekomandojė qė tė evitohet kjo
paligjshmėri nė tė ardhmen.
Pyetja
qė shtrohet nė kėtė rast ėshtė: Kur Avokati i Popullit, i
cili ėshtė nė gjendje tė vlerėsojė paligjshmėrinė e njė
veprimi tė administratės publike, bindet se kjo paligjshmėri qė
ka cenuar individin rrjedh nga antikushtetutshmėria e ligjit tė
zbatuar, atėherė a mund ai tė heshtė, apo duhet tė ndėrhyjė
qė shtetasit tė mos dhunohen nė tė drejtat e tyre?
Koncepti
i paligjshmėrisė nuk duhet reduktuar vetėm nė zbatimin e
gabuar apo moszbatimin e ligjit. Paligjshmėria ėshtė njė
koncept shumė mė i gjerė. Paligjshmėria ėshtė njė koncept qė
lidhet edhe me antikushtetutshmėrinė dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse
e saj. Pėrpara paligjshmėrisė do tė ndodhemi edhe kur njė
organ zbaton njė ligj dhe kryen njė veprim qė sipas Avokatit tė
Popullit nuk ėshtė nė pėrputhje me Kushtetutėn, sepse
individit nga ky veprim mund ti cenohet njė e drejtė. Nėse
nga ekzistenca e njė ligji qė pretendohet si antikushtetues
cenohen tė drejtat e individėve, Avokati i Popullit nuk duhet tė
qėndrojė indiferent. Pėrkundrazi, ai duhet tė veprojė duke ndėrhyrė
me mjetet e tij juridike. Kjo pėrbėn thelbin e veprimtarisė sė
tij dhe njė nga mjetet qė Kushtetuta atij i ka dhėnė ėshtė
dhe inicimi i ēėshtjes nė Gjykatėn Kushtetuese.
Prandaj
nė konceptin kushtetues tė veprimeve tė paligjshme tė organeve
tė administratės publike pėrfshihen edhe ato raste kur organet
administrative, nėpėrmjet zbatimit tė njė ligji qė mund tė
jetė antikushtetues, cenojnė tė drejtat dhe liritė themelore tė
shtetasve.
Funksioni
kryesor i Avokatit tė Popullit ėshtė mbrojtja e tė drejtave
dhe lirive tė shtetasve. Konstatimi nga Avokati i Popullit i
rasteve kur cenohen tė drejtat dhe liritė themelore tė
shtetasve pėrfshihet nė juridiksionin e tij dhe kjo lidhet plotėsisht
me interesat e tij si organ kushtetues. Mjetet juridike qė ai pėrdor,
si kėrkesa, raportimi, rekomandimi e propozimi nuk kanė tė bėjnė
me kompetencat. Kėrkesa qė Avokati i Popullit ushtron pėr
papajtueshmėrinė e ligjit me Kushtetutėn nuk pėrbėn pushtet
kontrolli ndaj veprimtarisė sė Kuvendit, siē arsyeton shumica.
Ashtu siē nuk pėrbėn pushtet kontrolli ndaj ekzekutivit e
drejta e tij pėr tė kėrkuar para Gjykatės Kushtetuese
papajtueshmėrinė e akteve normative tė Kėshillit tė
Ministrave. Kėrkesa ose rekomandimi pėr tė vendosur nė vend
ligjin e shkelur nuk mund ti ndalohen pėr ti pėrdorur njė
individi ēfarėdo dhe aq mė tepėr Avokatit tė Popullit. Kėrkesa
pėr tiu drejtuar njė institucioni (locus standi) nuk ėshtė
pjesė e kompetencės lėndore. Legjitimimi ėshtė njė koncept
juridik qė lidhet me interesin dhe jo me kompetencėn.
Nga
pikėpamja formale, neni 134 pika 2 e Kushtetutės ėshtė i
zbatueshėm nė kėtė rast, lidhur me tė drejtėn e kėtij
subjekti pėr tė inicuar njė gjykim kushtetues. Ky nen i
Kushtetutės kėrkon njė lidhje tė drejtpėrdrejtė midis ligjit
tė kontestuar pėr antikushtetutshmėri dhe interesit tė
subjektit pėrkatės. P.sh. interesi i subjekteve qė parashikohen
nė kėtė dispozitė kushtetuese duhet parė nė aspektin nėse
ligji qė kontestohet ka lidhje me funksionin pėr tė cilin ato
subjekte janė krijuar. Njė organ i qeverisjes vendore apo njė
organ i bashkėsisė fetare duhet tė provojė pėrpara Gjykatės
Kushtetuese interesin qė ka me ligjin konkret. Shoqatat, tė
cilat nė praktikėn e Gjykatės Kushtetuese janė legjitimuar si
subjekte, mjafton tė provojnė pėrpara saj se kanė njė lidhje
me ligjin objekt shqyrtimi qė ato tė konsiderohen tė
legjitimuara.
Pėrgjithėsisht
ky ėshtė qėndrimi qė jurisprudenca e Gjykatės Kushtetuese ka
mbajtur nė raste tė tilla. Gjykata Kushtetuese nuk mund tė
analizojė te kėto subjekte kompetencėn lėndore, sepse jo tė
gjithė e kanė tė pėrcaktuar atė. Ajo vlerėson interesin qė
kanė kėto subjekte me ēėshtjen nė shqyrtim. Pėrsa i pėrket
Avokatit tė Popullit, i cili funksion kryesor ka konstatimin e
rasteve tė dhunimeve tė tė drejtave dhe lirive tė shtetasve, bėhet
pėrjashtimi nga ana e shumicės, duke ia mohuar pėrdorimin pėrpara
Gjykatės Kushtetuese tė tė vetmit mjet juridik efikas. Ky qėndrim
i shumicės e lė pa efektivitet veprimtarinė e Avokatit tė
Popullit nė rastet kur aktet e organeve tė administratės
publike, megjithėse bazohen nė ligj, shkelin tė drejtat
themelore tė shtetasve. Kėto raste nuk janė tė pakta nė
praktikė nė kushtet kur neni 118/2 i Kushtetutės sanksionon njė
lidhje tė domosdoshme midis kėrkesave tė ligjit dhe aktit nėnligjor.
Jo
pa qėllim Kushtetuta i ka dhėnė kėtij organi njė vend tė rėndėsishėm.
Nė qoftė se do tė ekzistonte vetėm neni 60 i Kushtetutės
nuk do tė kishte asnjė lidhje midis Avokatit tė Popullit dhe
Gjykatės Kushtetuese. Pikėrisht ėshtė neni 134 i saj qė i
njeh tė drejtėn e njė gjykimi abstrakt edhe Avokatit tė
Popullit, mjafton qė ai tė vėrtetojė interesin nė ēėshtjen
konkrete dhe jo kompetencėn.
Edhe
sipas legjislacionit ndėrkombėtar, Avokati i Popullit
(ombudsmani) kėtė funksion ka, por megjithatė ai mund tė kėrkojė
inicimin e njė gjykimi kushtetues pėr antikushtetutshmėrinė e
ligjit.[1] Tė gjitha referencat nė ligjet e vendeve tė
tjera japin dhe njė tendencė qė ekziston nė kėtė drejtim,
nga e cila nuk mund tė pėrjashtohet Republika e Shqipėrisė.
Pra,
Avokati i Popullit fushėn e tij tė veprimtarisė e ka tė
fokusuar tek mbrojtja e tė drejtave dhe lirive tė shtetasve nga
veprimet e paligjshme e tė parregullta tė organeve tė
administratės. Avokati i Popullit sipas Kushtetutės mbron pikėrisht
shtetasit nga shkelja qė u bėhen tė drejtave dhe lirive tė
tyre dhe ka kėtė funksion kryesor. Mjeti qė duhet pėrdorur pėr
tė eliminuar kėtė cenim duhet tė jetė kushtetues. Neni 134 i
Kushtetutės ia njeh kėtė tė drejtė Avokatit tė Popullit.
ANĖTAR
ANĖTAR
K.
Puto
S. Sadushi
[1]
Po
tė shohim ligjin slloven do tė vemė re njė pėrputhje me
Kushtetutėn tonė. Ombudsmani slloven pėrcakton paligjshmėrinė
ose parregullsinė nė organet e administratės publike dhe i
propozon atyre eliminimin e kėtyre parregullsive. Njė ndėr
mjetet qė ai pėrdor ėshtė edhe inicimi i gjykimeve pėr
antikushtetutshmėrinė e ligjit nė Gjykatėn Kushtetuese. E rėndėsishme
ėshtė pėr praktikėn e Gjykatės Kushtetuese sllovene qė tė
ushtrojė njė proces seleksionues mjaft serioz pėr tė gjetur
interesin e ligjshėm tė ngritur nė ankesė.
Ligji
austriak ka akoma mė shumė ngjashmėri me konceptin e
Kushtetutės tonė. Neni 148/a thotė : Ēdo njeri ka tė drejtė
tė ankohet pranė institucionit tė Avokatit tė Popullit pėr
njė shkelje tė sė drejtės sė tij private nga veprimet ose
mosveprimet e parregullta tė administratės shtetėrore.
Kjo pėrbėn kompetencėn lėndore tė Avokatit tė Popullit, e
megjithatė ky organ ka tė drejtė ti drejtohet Gjykatės
Kushtetuese austriake pėr kushtetutshmėrinė e njė ligji tė
aprovuar.
|