|
Nr. 149 Prot.
Tiranė, mė 23/06/2009
KERKESE:
Kėrkues:
Institucioni i Avokatit
te Popullit,
Perfaqesuar
nga Avokati i Popullit,
z.
Ermir Dobjani
TIRANE
Subjekt
i interesuar:
Kuvendi
i Shqiperise
Keshilli
i Ministrave i Republikes se
Shqiperise.
Nazmi
Driza
Fshati
Fushe Kastriot, Komuna Kastriot,
Diber
Shoqeria
Dudaj Konstruksion;
Rr.
Brigada VIII, pall.Teknoprojekt, kat.I, perfaqesuar nga
administratori i saj, z.Besnik Dudaj.
Objekti:
1)
Shfuqizimi
si, antikushtetues te Ligjit nr.9948, dt.07.07.2008, Per
shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te
pronesise mbi token bujqesore., si dhe te Vendimit te Keshillit
te Ministrave nr.1269, dt.17.09.2008 Per perberjen, menyren e
funksionimit dhe detyrat e pergjegjesite e strkturave shteterore
te ngarkuara per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te te krijimit
te titujve te pronesise mbi token bujqesore.
2)
Pezullimin e Ligjit nr. 9948, dt. 07.07.2008, Per shqyrtimin e
vlefshmerise ligjore te krijimit e titujve te pronesise mbi token
bujqesore. dhe te Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.1269,
dt.17.09.2008 Per perberjen, menyren e funksionimit dhe detyrat
e pergjegjesite e strkturave shteterore te ngarkuara per
shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te te krijimit te titujve te
pronesise mbi token bujqesore
Baza
ligjore:
Nenet
4, 7, 15, 17, 18, 41, 42 te Kushtetutes se Republikes se
Shqiperise; nenet 27-30, 39, 45 dhe 49/2 te Ligjit nr.8577,
dt.10.02.2000 Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates
Kushtetuese te Republikes se Shqiperise dhe neni 24/c, i
Ligjit nr.8454, dt. 04.02.1999 Per Avokatin e Popullit, i
ndryshuar.
Perpara
:
Gjykates Kushtetuese
TIRANE
Paraqitja
e faktit :
Prane
institucionit tone, kohet e fundit, kane ardhur ankesa nga persona
fizike dhe juridike, ne te cilat shprehet shqetsimi, lidhur me
Ligjin nr.9948, dt.07.07.2008 Per shqyrtimin e vlefshmerise
ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token
bujqesore. Permendim ketu rastin e shtetasit Nazmi Drizi,
banues ne Fshat Kastriot, Komuna Kastriot, Diber, qe ka pretendime
ndaj menyres se funksionimit te Komisionit Vendor prane
Prefektures.
Po
ashtu, te njejtin objekt ankimi ka, edhe administratori i
Shoqerise Dudaj Constructionsh.p.k., z. Besnik Dudaj, me
ankesen qe na ka adresuar. Me kontrata te rregullta dhe pas nje
verifikimi te plote te te gjitha akteve te pronesise ne organet
perkatese, kjo shoqeri ka blere nje siperfaqe toke prej 59.000 m2
ne Gjirin e Lalzit, Durres, prone e regjistruar ne ZRPP- te te
njejtit rreth. Per zbatimin e projektit te tyre te investimit mbi
kete siperfaqe, qe eshte ne shumen 4.89 milion euro, subjekti ka
marre nje kredi bankare prej 8 milion euro. Pikerisht keto
investime po pengohen nga miratimi i ligjit nr.9948, dt.07.07.2008
Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te
pronesise mbi token bujqesore, ku parashikohet qe Komisionet
Vendore te Verifikimit, prane prefekteve
te ēdo qarku, nepermjet shfuqizimit te Akteve te Marrjes
se Tokes ne Pronesi apo ne Perdorim, ne rruge administrative, te
marrin kompetencat e pushtetit gjyqesor.
Te
dy subjekte e lartpermendur, mendojne se fryma e ketij ligji dhe
nene te veēante te tij, bien ndesh me Kushtetuten e Republikes se
Shqiperise.
Ne
nenin 1 te Ligjit te lartpermendur, parashikohet qellimi i tij :
Ky
ligj ka per qellim te percaktoje :
a)
shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te titujve te pronesise mbi
token bujqesore.
b)
strukturat shteterore te ngarkuara per shqyrtimin e vlefshmerise
ligjore
te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore, te dhene
ne pronesi personave fizike ose juridike, vendas, si dhe detyrat e
pergjegjesite e ketyre strukturave.
Ndersa
ne nenin 2 Objekti i vlefshmerise ligjore te tokes ne
pronesi parashikohet qe :
1.
Kanė vlefshmėri ligjore titujt e pronėsisė private mbi
tokėn,
te
krijuar te :
a)
sipėrfaqet, qė mė 1.8.1991 kanė figuruar nė regjistrat
kadastralė, ne zėrin "Tokė bujqėsore" dhe janė pėrfshirė
nė territoret e administruara nga ish-kooperativat bujqėsore
deri nė kohėn e hyrjes nė fuqi tė ligjit nr.7501, datė
19.7.1991 "Pėr tokėn", tė ndryshuar;
b)
sipėrfaqet e tjera tė tokave bujqėsore, tė administruara nga
ish-ndėrmarrjet bujqėsore dhe institucionet e tjera shtetėrore,
tė kaluara pėr ndarje pėr fshatrat e ish-kooperativave bujqėsore
vetėm me miratim tė Ministrit tė Bujqėsisė dhe Ushqimit, deri
nė kohėn e hyrjes nė fuqi tė ligjit nr.8337, datė 30.4.1998
"Pėr kalimin nė pronėsi tė tokės bujqėsore, pyjore,
livadheve dhe kullotave";
c)
sipėrfaqet e tokave bujqėsore tė ish-NB-ve, sipas dispozitave tė
pėrcaktuara nė ligjin nr.8053, datė 21.12.1995 "Pėr
kalimin nė pronėsi, pa shpėrblim, tė tokės bujqėsore".
2)
Nuk kanė vlefshmėri ligjore titujt e pronėsisė nė tė gjitha
sipėrfaqet e tjera, qė mė 1.8.1991 nuk kanė figuruar nė
regjistrat kadastralė, nė zėrin "Tokė bujqėsore",
si pyje, livadhe, kullota, tokė pyjore dhe sipėrfaqe tė tjera tė
tokės jobujqėsore, pavarėsisht miratimit tė ndryshimeve dhe
kalimeve tė kėtyre zėrave nė tokė bujqėsore pas kėsaj
date.
Per
realizimin e ketij qellimi, verifikimit te titujve te pronesise
mbi token bujqesore, krijohet Komisioni Qeveritar i Tokes (me
poshte, KQT) i kryesuar nga Zevendeskryeministri (neni 5) dhe
Komisionet Vendore prane Prefektit te ēdo qarku, qe drejtohen nga
nje Drejtor dhe jane nen autoritertin dhe varesine e e
drejtperdrejte te Prefektit :
1-KV-ja
krijohet pranė prefektit tė ēdo qarku dhe drejtohet nga
drejtori i KV-sė, nėn autoritetin dhe varėsinė e drejtpėrdrejtė
tė prefektit.
2-KV-ja
drejton tė gjithė veprimtarinė pėr shqyrtimin e vlefshmėrisė
sė krijimit tė titujve tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore, nė
juridiksionin e prefekturės, nėpėrmjet:
a)
shqyrtimit dhe verifikimit tė ankesave, kėrkesave,
informacioneve
qė
i paraqiten nga shtetasit dhe strukturat shtetėrore, veprimtaria
e tė cilave lidhet me pronėsinė mbi tokėn bujqėsore:
b)
kontrolleve tė drejtpėrdrejta, tė ushtruara me nismėn e
vet,
mbi
veprimtarinė dhe veprimet e kryera nga ish-komisionet e tokės, tė
tė gjitha niveleve, nė procesin e ndarjes sė tokės. Kėto
kontrolle kryhen tė plota nė sipėrfaqen e tokave tė ish-NB-ve
dhe tė zonės sė zhvillimit me pėrparėsi tė turizmit, tė pėrcaktuara
sipas ligjit nr. 7665, datė 21.1.1993 "Pėr zhvillimin e
zonave, qė kanė pėrparėsi turizmin", tė ndryshuar dhe
akteve nėnligjore nė zbatim tė tij
c)-vendimeve
qė merr nė mbledhjet qė thirren dhe drejtohen nga prefekti.
ē)-zbatimit
tė detyrave dhe vendimeve tė KQT-sė
Duke
u nisur nga permbajtja e neneve sipercituar, si dhe nga permbajtja
e nenit 17 te Ligjit, qe e vlereson te perfunduar krijimin e
titujve te pronesise mbi token bujqesore ne daten e hyrjes ne fuqi
te ketij ligji, me perjashtim te pikave 3, 4, 5 dhe 6 te nenit 8
te Ligjit, nuk eshte e veshtire te kuptohet se me kete Ligj nuk
eshte bere gje tjeter, veēse merret persiper verifikimi,
shqyrtimi dhe dergimi ne gjykate i kerkeses per anullimin e aktit
administrativ, aktit te marrjes se tokes ne pronesi, per te te
gjitha Aktet e Marrjes te Tokes Bujqesore ne Pronesi qe nga viti
1993, e drejte qe eshte atribut i pushtetit gjyqesor. Ky ligj, ne
baze te Kodit te Proēedurave Administrative, mund te legjitimonte
vlefshmerine ose jo, vetem te Akteve te Marrjes se Tokes ne
Pronesi, qe per shkaqe te ndryshme, nuk jane regjistruar ne ZRPP
te rrethit.
Sipas
mendimit te Avokatit te Popullit ky ligj le shteg te gjere per
abuzime, subjektivizem dhe selektivitet gjate zbatimit te tij.
Ligji
ne teresine e tij, perveē te tjerave, paralelizon dhe zevendeson
dispozitat e Kushtetutes dhe te Kodit Civil me ato te Kodit te Proēedurave
Administrative.
Ligji
nr.9948, dt. 07.07.2008 Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore
te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore krijon
struktura shteterore, paralele me gjykatat. Komisioni Qeveritar i
Tokave dhe Komisionet Vendore prane Prefektit ne qarqe, sipas
neneve 6, 7, dhe 8 te Ligjit, ushtrojne kompetenca te tilla, si
zgjidhin mosmarreveshjet midis shtetasve, zgjidhin
konflikte juridiksionale dhe japin ose heqin tituj
pronesie; kompetenca qe jane ekskluzive per pushtetin gjyqesor.
1.
Ligji eshte ne kundershtim parimin e sigurise juridike.
Neni
10 i Ligjit te lartpermendur, cenon elementet dhe tiparet
themelore te parimit te sigurise juridike, krijon ambient
pasigurie per nje mase shume te madhe pronaresh, humbet
besueshmeria e shtetasve tek shteti, nuk jep garanci per
vijueshmeri dhe per ndryshime legjislacioni ne perputhje me
Kushtetuten.
Me
ligjet nr.7501, dt.19.07.1991 Per token, i ndryshuar,
nr.8053, dhe ate me dt.21.12.1995 Per kalimin ne pronesi, pa
shperblim, te tokes bujqesore dhe me akte te tjera nenligjore,
shume subjekte kane fituar te drejten e pronesise mbi token
bujqesore. Ndersa me Ligjin qe kontestojme per papajtueshmeri me
Kushtetuten, organet administrative kane te drejten te
verifikojne, shqyrtojne dhe anullojne titujt e pronesise.
Ligjvenesi nuk mund te perkeqesoje ne menyre te paarsyeshme
gjendjen ligjore te personave, te mohoje te drejtat e fituara ose
te shperfille interesat legjitime te tyre. Ne nje shoqeri me kah
demokratik, ligji duhet te garantoje siguri, qartesi dhe
vazhdimesi ne menyre qe individet ti drejtojne veprimet e tyre
ne menyre korrekte e ne perputhje me te dhe, nga na tjeter, vete
ligji te mos qendroje statik nese duhet ti jape forme nje
koncepti, siē eshte ai i drejtesise, ne nje shoqeri qe ndryshon
me shpejtesi. Ēdo shoqeri qe synon nxitjen dhe mbrojtjen e te
drejtave te njeriut, ka si parim thelbesor epersine e ligjit.
Rregullime ligjore mund te kryhen vetem ne perputhje me nje proēedure
te percaktuar me pare dhe pa cenuar parimet dhe normat
kushtetuese. Parimi i sigurise juridike duhet respektuar nga te
gjitha institucionet dhe se pari nga vete Kuvendi.
Ligji
nr.9948, dt.07.07.2008 ben pikerisht te kunderten e kesaj kerkese
te parimit te sigurise juridike dhe perkeqeson ne menyre te
paarsyeshme gjendjen ligjore te shtetasve, pasi u heq atyre te
drejten e prones. Nenet 2, 3 dhe 4, ne korelacion me nenin 9 dhe
10 te Ligjit krijon bazen ligjore te heqjes se titullit te
pronesise, te dhene qe para shume vitesh. Ligji nuk merr parasysh
afatet e parashkrimit te padise, neni 103 i Kodit Civil, dhe ato
per fitimin me parashkrim fitues te prones, me mirebesim dhe ne
baze te nje veprimi juridik qe nuk eshte i ndaluar nga ligji, neni
168 po i Kodit Civil. Parimi i sigurise juridike cenohet, perveē
sa me lart, edhe per faktin se Ligjit i eshte dhene fuqi
prapavepruese. Nenet 2, 3, dhe 4 vendosin kritere per vlefshmerine
e veprimeve juridike te kalimit ne pronesi te tokes bujqesore,
duke anashkaluar kriteret e pavlefshmerise se veprimit juridik dhe
pasojave, te parashikuara ne nenet 92-111 te Kodit Civil. Dhenia e
fuqise prapavepruese ketyre neneve, te kritereve te reja qe
vendosin, perkeqeson gjendjen juridike te pronareve te tokes
bujqesore, sepse as parashkrimi fitues nuk i mbron nga veprimet
dhe vendimet e Komisioneve Vendore dhe Komisionit Qeveritar te
Tokes.
2.
Ligji eshte ne kundershtim edhe me nenin 7 te Kushtetutes,
norme
qe parashikon nje nga parimet baze mbi te cilin organizohet dhe
funksionon nje shtet me tipare demokratike, ate te ndarjes dhe
ballancimit te pushteteve :
Sistemi
i qeverisjes ne Republiken e Shqiperise bazohet ne ndarjen dhe
balancimin ndermjet pushteteve ligjvenes, ekzekutiv dhe
gjyqesor .
Me
kete nen, pushteti kufizohet, kontrollohet dhe ndahet midis
organeve te ndryshme sipas funksioneve te ndryshme; ēdo organi
kushtetues i jepet nje funksion i qarte aktiv dhe njekohesisht
parandalohen abuzimet e ndryshme. Dhenia e drejtesise eshte e
ndare nga organet dhe drejtuesit e organeve qe marrin vendime me
karakter politik, qofshin te pushtetit ekzekutiv apo legjislativ.
Klasifikimi i pushteteve e mbron shtetasin nga arbitrariteti dhe i
lehteson atij njekohesisht te kuptuarit e proēesit te qeverisjes.
Vetem fakti, qe organet ekzekutive kane marre kompetencat e
pushtetit gjyqesor, eshte i mjaftueshem per ta shpallur si
antikushtetues Ligjin nr. 9948, dt. 07.07.2008 Per shqyrtimin e
vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token
bujqesore. Ligji nuk dallon as ato raste kur gjykatat jane duke
shqyrtuar konfliktet e pronesise se tokes bujqesore. Ne keto
kushte veshtiresohet perfundimi i proēeseve gjyqesore, krijohen
zvarritje dhe, me e keqja : Prefekti perseri mund ta anulloje
titullin e pronesise, Aktin e Marrjes se Tokes ne Pronesi.
Duke
ja deleguar te drejten e konstatimit te vlefshmerise se titujve te
pronesise pushtetit ekzekutiv (komisioneve vendore dhe prefektit),
ligji e ve pushtetin gjyqesor ne poziten e riverifikuesit te
pavlefshmerive te titujve te pronesise, duke denatyralizuar arsyen
e ekzistences se tyre dhe shkelur rende parimin e ndarjes dhe
ballancimit te pushteteve.Ne kete menyre krijohet nje preēedent i
ri, teper negativ, qe per arsye te ndryshme te ēelen, here pas
here, proēedura rishqyrtimi dhe riverifikimi per shume raste te
tjera. Verifikimi i vlefshmerise se titujve te pronesise mbi token
bujqesore, pa nje proēes te rregullt gjyqsor, ka cenuar rende te
drejten kushtetuese te gezimit, posedimit dhe disponimit te prones
private nga pronari. Shteti, me anen te funksionit te tij
ligjvenes, vendos norma qe perbejne rendin e tij juridik. Ndersa
me anen e funksionit gjyqesor, garanton mbrojtjen e te drejtave
dhe normave kryesore me qellimin e vetem te sigurimit te nje jete
normale sociale per njerezit.
Nga
ana tjeter Ligji penalizon mbajtesin e titullit te pronesise per
gabime apo shtremberime ne zbatimin e ligjit nga ish komisionet e
tokave, gje qe bie ndesh me funksionimin normal te shtetit te se
drejtes dhe cenon garantimin e te drejtave dhe lirive te
individit.
Keto
garanci jane jo vetem ne kuptimin proēedurial, por edhe ne
kuptimin thelbesor te atyre ēeshtjeve qe i paraqiten.
3.
Ligji eshte ne kundershtim me nenin 41 te Kushtetutes
ne
te cilin parashikohet mbrojtja dhe garantimi i nje prej te
drejtave themelore te njeriut, ajo e prones private.
1)
E drejta e prones eshte e garantuar.
2) Prona fitohet me dhurim, me trashegimi, me blerje dhe me
ēdo menyre tjeter klasike te parashikuar ne Kodin Civil.
3)
Ligji mund te parashikoje shpronesime ose kufizime ne ushtrimin e
e se drejtes se prones vetem per intreresa publike
Pronesia,
si e nje e drejte per te gezuar dhe disponuar lirisht sendin,
brenda kufinjve te caktuar nga ligji, si nje maredhenie
juridike civile pasurore, eshte jo vetem nje nga te drejtat me
kryesore te njeriut, nje nga menyrat e begatimit te tij dhe qe
mbart nje bagazh te madh trajtimi teoriko-juridik, por edhe
elementi baze i nje shoqerie demokratike te bazuar ne ekonomine e
tregut te lire dhe te konkurences se ndershme. Si e tille prona ka
garancine e nje mbrojtjeje te veēante ne Republiken e Shqiperise,
ne ate mase, parametra dhe mjete ligjore si ne te gjitha vendet e
tjera te zhvilluara. Ligjvenesi, per keto dhe shkaqe te tjera, nuk
ka bere dallim ne Kushtetute, persa i takon mbrojtjes nga ēdo
dhunim, midis prones private dhe asaj shteterore ose publike.
Ne
nenin 153 te Kodit Civil, ne menyre taksative parashikohet se :
Askush nuk mund te shpronesohet ose ti kufizohet e drejta e
ushtrimit te se drejtes se prones qe barazohet me shpronesimin,
perveēse kur kete e kerkojne interesat publike dhe kurdohere
kundrejt nje shperblimi te plote dhe paraprak.
Ka
shume subjekte qe gjate viteve 1993-2009 kane fituar pronesine e
tokes bujqesore me vendim gjyqesor te formes se prere. Edhe ne
keto raste, Ligji tregon prepotence, me shfuqizimin qe ju ben
faktikisht, vendimeve gjyqesore te formes se prere.
Kushtetuta,
ka prevalence te dispozitave te saj ndaj atyre ligjore. Ajo
permban ate qe konsiderohet kushtetueshmeri dhe hierarki e rendit
juridik. Ligjshmeria nenkupton ndertimin e raporteve te veēanta
midis pushtetit dhe shtetasve ne baze te ligjit, garantimin e te
drejtave te njeriut, respektimin e ligjit edhe nga organet e
administrates shteterore. Neni 296 i Kodit Civil, sansionon qe :
Pronari ka te drejte te ngreje padi per te kerkuar sendin e tij
nga ēdo posedues apo mbajtes. Kete te drejte e ka edhe ēdo
bashkepronar per sendin e perbashket, me qellim qe ai ti
dorezohet gjithe bashkepronareve
4.
Ligji eshte ne kundershtim edhe me nenin 42/2 te
Kushtetutes,
1)
Liria, prona dhe te drejtat e njohura me Kushtetute
dhe me ligi
nuk mund te cenohen pa nje proēes te rregullt ligjor.
2) Kushdo, per mbrojtjen e te drejtave, te lirive dhe te
interesave te tij kushtetues dhe ligjore, ose ne rastin e akuzave
te ngritura kunder tij, ka te drejten e nje gjykimi te drejte dhe
publik brenda nje afati te arsyeshem nga nje gjykate e pavarur dhe
e paanshme e caktuar me ligj
Keshtu
garantohet nderhyrja e pushtetit gjyqsor per te mbrojtur te
drejtat, lirite dhe interesat kushtetuese dhe ligjore te
individeve. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj nr.32, te vitit
2003, ka konstatuar se, kontrolli gjyqesor ndaj akteve me karakter
administrativ, duke qene shprehje e parimit te kontrollit dhe
ballancimit te pushteteve e duke qendruar ne themel te pavaresise
se organeve, ka ndryshime thelbesore nga kontrolli administrativ
qe kryhet ne rruge hierarkike apo nga organe te krijuara posaēerisht.
Aksesi per tiu drejtuar gjykates eshte nje nga elementet e se
drejtes per nje proēes te rregullt gjyqesor.
5.
Neni 15/1
i Kushtetutes sanksionon se :
Te drejtat dhe lirite themelore te njeriut jane te pandashme, te
patjetersueshme e te padhunueshme dhe qendrojne ne themel te te
gjithe rendit juridik
Organet
e pushtetit publik, ne permbushje te detyrave te tyre, duhet te
respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, si dhe te
kontribuojne ne realizimin e tyre.
Ish
komisionet e Tokave, te krijuara ne fshat, komune, bashki, qark
dhe ne qeveri, ishin strukura shtetrore ekzekutive ne zbatim te
Ligjit nr.7501, dt.19.07.1991 Per token dhe atij me nr.8053,
dt.21.12.1995 Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes
bujqesore, dhe te tilla duhej te mbeteshin deri ne fund te proēesit.
Gjate
gjithe segmentit kohor nga nxjerrja e aktit administrativ deri ne
ekzekutimin e tij, organi kompetent ka te drejte ta revokoje apo
ta shfuqizoje ate. Akti administrativ i Komisioneve, Akti i
Marrjes se Tokes ne Pronesi, i ka sjelle pasojat e tij juridike me
regjistrimin ne ZRPP te rrethit. Ne kete moment, akti
administrativ nga nje maredhenie juridike individ-administrate
publike, shndrohet ne nje maredhenie juridike pronesie, midis te
njejtit individ dhe prones. Ketu eshte edhe kufiri qe e ndan proēeduren
administrative dhe pushtetin ekzekutiv nga pushteti tjeter, ai
gjyqesor.
6.
Neni 17 i Kushtetutes parashikon se :
Kufizime
te te drejtave dhe lirive te parashikuara ne kete Kushtetute mund
te vendosen vetem me ligj per nje interes publik dhe per mbrojtjen
e te drejtave te te tjereve. Kufizimet duhet te jene ne perpjestim
me gjendjen qe e ka diktuar ate.
Keto
kufizime nuk mund te cenojne thelbin e lirive dhe te drejtave dhe
ne asnje rast nuk mund te tejkalojne kufizimet e parashikuara ne
Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut.
Ne
kete
menyre disiplinohen kufizimet qe mund tu behen te drejtave dhe
lirive kushtetuese te individeve, kufizime qe nuk mund te cenojne
thelbin e te drejtave, ku e drejta e prones eshte nga me
thelbesoret.
7.
Neni 5 i Kushtetutes afirmon qarte faktin qe :
Republika
e Shqiperise zbaton te drejten nderkombetare te detyrueshme per
te.
Me
ratifikimin e Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut, kjo e
fundit eshte inkluduar ne legjislacionin tone te brendshem, te
detyrueshem per zbatim. Ne nenin 1, te Protokollit nr.1 te
Konventes, parashikohet qe ēdo person fizik apo juridik ka te
drejten qe ti respektohet pasuria e tij. Askush nuk mund te
privohet nga prona e tij, perveēse per arsye te interesit publik
dhe ne kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e
pergjithshme te se drejtes nderkombetare. Protokolli 1 i Konventes
Europiane per te Drejtat e Njeriut, garanton te drejten e
garantimit te pacenueshem te prones, qe ne rastin konkret eshte
anashkaluar.
Edhe
Vendimi i Keshillit te Ministrave nr.1269, dt.17.09.2008 Per
perberjen, menyren e funksionimit dhe detyrat e pergjegjesite e
strukturave shtetrore te ngarkuara per shqyrtimin e vlefshmerise
ligjore
te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore,
per te njejtat arsye, ka te njejten papajtueshmeri me Kushtetuten
si dhe Ligji, ne mbeshtetje dhe per zbatim te te cilit ka dale,
prandaj duhet shfuqizuar si antikushtetues.
Ne
keto kushte, ne baze te nenit 131, germa dh te Kushtetutes
se Shqiperise dhe nenit 24, germa c te Ligjit nr.8454,
dt.04.02.1999 Per Avokatin e Popullit, i ndryshuar :
K E R K O J M E
1)
Shfuqizimi
si, antikushtetues te Ligjit nr.9948, dt.07.07.2008, Per
shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit e titujve te
pronesise mbi token bujqesore., si dhe te Vendimit te Keshillit
te Ministrave nr.1269, dt.17.09.2008 Per perberjen, menyren e
funksionimit dhe detyrat e pergjegjesite e strukturave shtetrore
te ngarkuara per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te
titujve te pronesise mbi token bujqesore.
2)
Pezullimin e Ligjit nr. 9948, dt. 07.07.2008, Per shqyrtimin e
vlefshmerise ligjore te krijimit e titujve te pronesise mbi token
bujqesore. dhe te Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.1269,
dt.17.09.2008 Per perberjen, menyren e funksionimit dhe detyrat
e pergjegjesite e strkturave shtetrore te ngarkuara per shqyrtimin
e vlefshmerise ligjore te te krijimit te titujve te pronesise mbi
token bujqesore.
KERKUESI
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI
|