REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 148 Prot.                                                   Tiranë, më  23/06/2009

 

 

 

Kërkues:                                  Avokati i Popullit

Perfaqesuar nga Avokati i Popullit

Z. Ermir Dobjani

                        TIRANE

 

 

Subjekt i interesuar:                Kuvendi i Shqiperise

Keshilli i Ministrave i Republikes se

Shqiperise.

 

Shoqeria “Dudaj Construction”sh.p.k., si   

pjese e Grupit “Dudaj”,

Rr. “Brigada VIII”, P.Teknoprojekt, Kat.I,

perfaqesuar nga Administratori i saj, zoti

Besnik Dudaj

   TIRANE

 

 

Objekti:                                         1) Shfuqizimin si antikushtetues te paragrafeve te dyte dhe te trete, te nenit 10, te Ligjit nr.7843, dt. 13. 07. 1994 “Per Regjistrimin e pasurive te paluajtshme”, me ndryshimet e bera.

 

2) Shfuqizimin si antikushtetues te Udhezimit te Keshillit te Ministrave nr.4, dt. 21. 11. 2007, “Per miratimin e proçedures se fshirjes se regjistrimeve te kryera ne kundershtim me ligjin dhe te atyre, qe krijojne mbivendosje, ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme”.

3) Shfuqizimin si antikushtetues te neneve 2 dhe 6, te Udhezimit te Keshillit te Ministraver nr.1, dt. 31. 01. 2007 “Per proçedurat e regjistrimit ne zyrat e regjistrimit te pasurive te palujtshme”

4) Pezullimin e paragrafeve te dyte dhe te trete, te nenit 10, te Ligjit nr.7843, dt.13.07.1994 “Per Regjistrimin e pasurive te paluajtshme”, me ndryshimet e bera;

5) Pezullimin e Udhezimit te Keshillit te Ministrave nr.4, dt. 21.11.2007, “Per miratimin e proçedures se fshirjes se regjistrimeve te kryera ne kundershtim me ligjin dhe te atyre, qe krijojne mbivendosje, ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme”.

6) Pezullimin e neneve 2 dhe 6, te Udhezimit te Keshillit te Ministraver nr.1, dt. 31. 01. 2007 “Per proçedurat e regjistrimit ne zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme”

 

 

 

Baza ligjore:                            Nenet 4, 7, 15, 17, 18, 41, 42 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise; nenet 27-30, 39, 45 dhe 49/2 te Ligjit nr.8577, dt.10.02.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise” dhe neni 24/“c”, i Ligjit nr.8454, dt. 04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, i ndryshuar.

   

   

Perpara :                                 Gjykates Kushtetuese  

   

   TIRANE

 

  

 

Paraqitja e faktit :

 

Prane institucionit tone, kohet e fundit, kane ardhur ankesa nga persona fizike dhe juridike, ne te cilat shprehet shqetesimi, lidhur me veprimet dhe vendimet administrative te regjistruesve te Zyrave te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne rrethe dhe te Kryeregjistruesit ne qender, qe rrjedhin nga nje akt ligjor, ligji nr.9701, dt. 02.07.2007 “Per disa ndryshime ne Ligjin nr.7843, dt.13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive te palujtshme” si dhe nga Udhezimi i Keshillit te Ministrave nr.4, dt.21.11.2007 “Per miratimin e proçedures se fshirjes se regjistrimeve te kryera ne kundershtim me ligjin dhe te atyre, qe krijojne mbivendosje, ne zyren e regjistrimit te pasurive te palujtshme”. Shoqeria “Dudaj Construction”shpk, si pjese e Grupit “Dudaj”, e cila qe prej 17 vjetesh ushtron aktivitetin e saj privat, duke investuar ne sektore te ndryshem te ekonomise ka ngritur prane nesh shqetesimin e saj lidhur me aktet ligjore te sipercituara te cilat prekin direkt interesat e saj. Konkretisht, ajo sqaron se nder te tjera, ka realizuar blerjen e nje siperfaqe toke prej 59.090 m2 ne Gjirin e Lalzit, Durres, per te cilen kane perfunduar te gjitha procedurat ligjore lidhur me regjistrimin e saj prane ZVRPP Durres, duke patur keshtu titull pronesie per kete prone. Mbi kete baze dhe ne funksion te programit te zhvillimit te prones, shoqerise i eshte miratuar dhe nje kredi prej 8 milion euro per realizimin e investimit perkates prej 4.89 milion euro. Shoqeria investitore, pretendon se po pengohet te vazhdoje implementimin e projektit, sepse nje pale e trete ka pretendime per pronesine e tokes, pretendime keto te cilat ndonese jane paraqitur jashte te gjitha afateve ligjore kane vene ne levizje Kryeregjistruesin dhe Drejtorin e Pergjithshem te AKKP-se te shqyrtojne çeshtjen ne baze te percaktimeve te bera ne ligjin nr.7843, dt. 13. 07. 1994 “Per Regjistrimin e pasurive te paluajtshme”, me ndryshimet e bera dhe Udhezimet e dala ne zbatim te tij dhe te renditura ne kete kerkese dhe kane filluar procedurat per çregjistrimin e titullit te pronesise te shoqerise duke anashkaluar gjykatat dhe duke cenuar realisht investimin dhe pronesine e shoqerise. Nga ana e Institucionit te Avokatit te Popullit, kjo ankese konsiderohet e drejte dhe dispozitat perkatese te ligjit dhe akteve te Qeverise konsiderohen antikushtetuese sepse:

   Me ndryshimet e bera me Ligjin nr. 9701, dt.02.04.2007 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin nr.7843, dt.13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive te palujtshme” te ndryshur”, neni 10, me dy paragrafet e shtuara, ka kete formulim :

“Ne rastet kur, per te njejten pasuri, jane bere me shume se disa regjistrime, te cilat nuk kane rrjedhur nga njeri tjetri, ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, regjistruesi, me vendim te arsyetuar, i kerkon Kryeregjistruesit te vendose fshirjen e regjistrimeve te kryera pas regjistrimit te pare, kur ky i fundit eshte ne perputhje me nenet 192-197 te Kodit Civil, duke bere shenimin ne kolonen perkatese. Deri ne nxjerrjen e vendimit te Kryeregjistruesit per miratimin ose refuzimin e kesaj kerkese, regjistruesi ben pezullimin e regjistrimit dhe mbi pasurine nuk mund te kryhen veprime, si dhe njofton palen/palet e interesuara brenda 10 diteve. Konfirmimi i marrjes se njoftimit depozitohet ne dosjen perkatese.

Kryeregjistruesi merr vendim brenda 30 diteve nga marrja e kerkeses. Ne rast te mosmarrjes se vendimit nga Kryeregjistruesi, zbatohet neni 328 i Kodit te Proçedures Civile. Vendimi i Kryeregjistruesit i njoftohet  pales/paleve te interesuara brenda 10 diteve dhe konfirmimi i marrjes se njoftimit depozitohet ne dosjen perkatese”.   

Kjo dispozite, e cila rezulton absurde dhe e papreçedent ne legjislacionin shqiptar, te pakten pas viteve 90-te, qe mbart mentalitetin etatist, nuk ben gje tjeter veçse, ne rruge dhe me akt administrativ, ju heq te gjitha tagrat pronareve mbi pronat e tyre te palujtshme, sendin me shenjte dhe me te rendesishem ne qarkullimin civil. Regjistruesi i Zyres se Regjistrimit te Pasurive ne rreth, “me vendim te arsyetuar”, pezullon kryerjen e veprimeve nga pronari legjitim me pasurine e tij, dhe i kerkon Kryeregjistruesit fshirjen e regjistrimit te bere pas te parit, ne mbivendosjet qe nuk rrjedhin nga njeri- tjetri. Ky i fundit merr vendim, ose jo, per fshirjen e pasurise se palujtshme, kompetenca qe Kushtetuta ja ka deleguar pushtetit gjyqesor. Nese i shkohet llogjikes se kesaj praktike te re administrative deri ne fund, ne rastin kur pronari nuk ankohet brenda afatit 30 ditor ne Gjykate kunder vendimit te Kryeregjistruesit per fshirjen e prones, atij i hiqet e drejta e prones administrativisht, nje nga te drejtat me themelore te njeriut dhe nga me te garantuarat. Paragrafi i dyte dhe i treti i ketij neni, eshte nje perzjerje dhe konfondim i marredhenieve juridike civile te pronesise, te percaktuara ne Kodin Civil, me marredheniet ne fushen administrative, si teresi e akteve dhe veprimtarise nepermjet te cilave formohet dhe manifestohet vullneti i kesaj administrate dhe ekzekutimi i ketij vullneti.

Neni 10 i Ligjit 7843, dt. 13.7.1994 “Per regjistrimin e pasurive te palujtshme”, me ndryshimet e bera, ne menyre teper te dukshme, eshte ne kundershtim me Kushtetuten e RSH, prandaj e kontestojme para kesaj Gjykate, teper te respektuar per keto arsye:

1. Ne Kushtetuten e Shqiperise ka nje nen qe i kushtohet teresisht  prones private, neni 41, ne te cilin parashikohet mbrojtja dhe garantimi i nje prej te drejtave themelore te njeriut, ajo e prones private, duke i dhene nje dimension te ri :

1) E drejta e prones private eshte e garantuar.

2) Prona fitohet me dhurim, me trashegim, me blerje dhe me çdo menyre tjeter klasike te parashikuar ne Kodin Civil.

3) Ligji mund te parashikoje shpronesime ose kufizime ne ushtrimin e se drejtes se prones vetem per interesa publike.”

4) Shpronesimet ose ato kufizime te se drejtes se prones qe barazohen me shpronesimet, lejohen vetem perkundrejt nje shperblimi te drejte.

5) Per mosmarreveshjet lidhur me masen e shperblimit mund te behet ankim  ne gjykate.”

Pronesia, si e nje e drejte per te gezuar dhe disponuar lirisht sendin,  brenda kufijve te caktuar nga ligji, si nje marredhenie juridike civile pasurore, eshte jo vetem nje nga te drejtat me kryesore te njeriut, nje nga menyrat e begatimit te tij dhe qe mbart nje bagazh te madh trajtimi teoriko-juridik, por edhe elementi baze i nje shoqerie demokratike te bazuar ne ekonomine e tregut te lire dhe te konkurences se ndershme. Si e tille ajo ka garancine e nje mbrojtjeje te veçante ne Republiken e Shqiperise, ne ate mase, parametra dhe mjete ligjore si ne te gjitha vendet e tjera te zhvilluara. Ligjvenesi, per keto dhe shkaqe te tjera, nuk ka bere dallim ne Kushtetute, persa i takon mbrojtjes nga çdo dhunim, midis prones private dhe asaj shteterore ose publike.

Norma e sipercituar kushtetuese, gjen pasqyrim edhe Kodin Civil; keshtu ne nenin 153 te tij, ne menyre taksative parashikohet se : “Askush nuk mund te shpronesohet ose t’i kufizohet e drejta e ushtrimit te se drejtes se prones qe barazohet me shpronesimin, perveçse kur kete e kerkojne interesat publike dhe kurdohere kundrejt nje shperblimi te drejte”, ndersa paragrafi i pare i nenit 191 i KC parashikon humbjen e pronesise: “Pronesia humbet kur fitohet nga nje tjeter ose kur hiqet dore prej saj”.

 Menyra e fshirjes se regjistrimeve nga ZRPP ne rrethe, sipas paragrafeve 1 dhe 2 te nenit 10 te Ligjit nr.7843, dt.13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive te palujtshme”, te ndryshuar, bie ndesh hapur me garacite kushtetuese per pronen.

2. Ne nenin 42 te Kushtetutes parashikohet garancia kushtetuese per nje proçes te rregullt gjyqesor :

“1) Liria, prona dhe te drejtat e njohura me Kushtetute  dhe me ligj nuk mund te cenohen pa nje proçes te rregullt ligjor.

2) Kushdo, per mbrojtjen e te drejtave, te lirive dhe te interesave te tij kushtetues dhe ligjore, ose ne rastin e akuzave te ngritura kunder tij, ka te drejten e nje gjykimi te drejte dhe publik brenda nje afati te arsyeshem nga nje gjykate e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”

Keto garanci jane jo vetem ne kuptimin proçedurial por edhe ne kuptimin thelbesor te atyre çeshtjeve qe i paraqiten gjykates per zgjidhjen ne themel. Pezullimi i veprimeve mbi pronen dhe fshirja e regjistrimit te mbivendosjeve nga regjistruesi dhe kryeregjistruesi, pa nje proçes te rregullt gjyqsor, ka cenuar rende te drejten kushtetuese te gezimit, posedimit dhe disponimit te prones private nga pronari. Shteti, me anen te funksionit te tij ligjvenes, vendos norma qe perbejne rendin e tij juridik, ndersa me anen e funksionit gjyqesor, garanton mbrojtjen e te drejtave dhe normave kryesore me qellimin e vetem te sigurimit te nje jete normale sociale. Ne rruge administrative (alternative me ate gjyqesore), mund te korrigjohen dhe rivendosen disa cenime qe i behen gezimit dhe posedimit te prones, te parashikuara ne ligj, siç eshte rasti i nenit 21 te Ligjit nr.7501, dt 19.07.1991 “Per token”, i ndryshuar, qe parashikon marrjen e nje vendimi nga Keshilli i Komunes/Bashkise, ne rastet e pushtimit, zenies, perdorimit, ndertimeve te paligjeshme dhe demtimeve te tokes bujqsore nga personat te trete, fizike apo juridike. Por, nuk mund te hiqet administrativisht, ne asnje rast, me perjashtim te shpronesimit per interesa publike, tagri me i rendesishem i pronarit qe e dallon nga poseduesit e paligjshem, disponimi i prones. Kushtetuta ka epersine e dispozitave te saj ndaj atyre ligjore, permban ate qe konsiderohet kushtetueshmeri dhe hierarki te rendit juridik. Ligjshmeria nenkupton ndertimin e raporteve te veçanta midis pushtetit dhe shtetasve ne baze te ligjit, garantimin e te drejtave te njeriut, respektimin e ligjit edhe nga organet e administrates shteterore. Neni 296 i Kodit Civil, sansionon qe : “Pronari ka te drejte te ngreje padi per te kerkuar sendin e tij nga çdo posedues apo mbajtes. Kete te drejte e ka edhe çdo bashkepronar per sendin e perbashket, me qellim qe ai t’i dorezohet gjithe bashkepronareve

3. Neni 7 i Kushtetutes parashikon nje nga parimet baze mbi te cilin organizohet dhe funksionon nje shtet me tipare demokratike :

“Sistemi i qeverisjes ne Republiken e Shqiperise bazohet ne ndarjen dhe balancimin ndermjet pushteteve ligjvenes, ekzekutiv dhe gjyqesor” .

Me kete nen, pushteti kufizohet, kontrollohet dhe ndahet midis organeve te ndryshme sipas funksioneve te ndryshme.Çdo organi kushtetues i jepet nje funksion i qarte aktiv dhe njekohesisht parandalohen abuzimet e ndryshme. Dhenia e drejtesise eshte e ndare nga organet dhe drejtuesit e organeve qe marrin vendime me karakter politik, qofshin te pushtetit ekzekutiv apo legjslativ.

Fakti qe neni 10 parashikon qe kundra vendimit te fshirjes se regjistrimit te prones nga Kryeregjistruesi, mund te behet ankim ne gjykate, nuk mund te perligje ne asnje rast dhe me asnje argument cenimin e prones administrativisht. Çdo pronar, perfshire edhe shtetin, si subjekt i barabarte me subjektet e drejta te te drejtes civile, nese i eshte tjetersuar pasuria e palujtshme dhe regjistruar ne ZRPP, mund te kerkoje gjyqesisht deklarimin e pavlefshmerise absolute te aktit te tjetersimit dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme. Kjo e drejte nuk mund t’i delegohet nje organi administrativ; per me teper organit qe ben regjistrimin e pasurive te palujtshme dhe te drejtave reale mbi to.

Ne nenin 2/1, te Ligjit nr.7843, dt.13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive te palujtshme”, i ndryshuar, percaktohet objekti i veprimtarise se Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Palujtshme. : “Objekt i veprimtarise se zyres se regjistrimit te pasurise se palujtshme eshte regjistrimi i titujve te pronesise dhe te te drejtave te tjera reale per pasurite e palujtshme ne baze te dokumentave ligjore qe vertetojne pronesine mbi pasurine e palujtshme, si dhe pergatitja, mbajtja dhe administrimi i regjistrave te pasurive te palujtshme, hartave treguese te te regjistrimit dhe dokumentacionit, qe vertetojne te drejten e pronesise dhe te drejtat e tjera reale mbi pasurine e palujtshme”. Shtesat ne nenin 10, perveç pabazueshmerine e tyre ne Kushtetute dhe ne ligj, dhe me vullnetin e ligjvenesit, kane zgjeruar objektin e veprimtarise se ZRPP ne rrethe.

 Sistemi i regjistrimit te pasurive te palujtshme, eshte nje baze te dhenash ligjore te rendesishme, qe percakton statusin e tokes, te ndertesave si objekte te te drejtes civile dhe evidenton pronesine dhe te drejtat reale mbi to. Ne te perfshihen te dhena saktesisht te percaktuara si : vendndodhja e sakte e çdo njesie te pasurise, permasat dhe kufinjte, identitetin e pronarit, ekzistencen e te drejtave reale mbi pasurine (qiramarrja, servituti, e drejta e perdorimit, hipoteka) dhe personat qe mbajne keto te drejta. Ne menyre te sforcuar, dhe ne kundershtim jo vetem me Kushtetuten, por edhe me vete ligjin perkates organik, me dy paragrafe te nenit 10, qe kontestojme, keto zyra, nga organe qe mund te quhen “banka”, te evidentimit, te mirembajtjes, perditesimit e te ruajtjes te titujve te pronesise se palujtshme dhe transaksioneve, qe perveç te qenit prone private, eshte edhe pasuri kombetare dhe faktor real i thithjes se investimeve, jane shndruar ne organe administrative qe kane te drejten e heqjes se prones dhe si rrjedhoje mund te konsiderohen strukture administrative antikushtetuese.

4. Ne piken 1, te Nenit 4, te Kushtetutes tone, sanksionohet qe :

“E drejta perben bazen dhe kufinjte e veprimtarise se shtetit”

 Neni 10 i Ligjit te lartpermendur, cenon parimin e sigurise juridike me mos garantimin e prones private, krijon ambient pasigurie per nje mase shume te madhe pronaresh, humbet besueshmeria e shtetasve tek shteti, nuk jep garanci per vijueshmeri dhe mos-ndryshime legjislacioni, dhe qe le shteg te gjere per abuzime, subjektivizem dhe selektivitet gjate zbatimit te tij. Per me teper, me kete proçedure behet edhe fshirja e regjistrimeve, per konfiktet te mbivendosjeve, qe jane duke u shqyrtuar ne rruge gjyqesore. Per gjate 15 vjeteve te fundit, me pronat e palujtshme te fituara ne baze te legjislacionit perkates, jane bere tjetersime ne mijra raste, ajo ka ndryshur disa here pronar dhe per me teper, ne to jane bere tashme investime te medha nga subjekte te ndryshme. Neni 10 i Ligjit, per nga qellimi i “shkurtimit te rruges” per korrigjimin e veprimeve antiligjore ne kalimet e pronesise dhe veprimet ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Palujtshme, i mungon perkujdesja per te zgjidhur ne keto raste pasojat, kthimin e paleve ne gjendjen e mepareshme. Kjo per shkak se ankimi ne gjykate per vendimin e Kryeregjistruesit per fshirjen e regjistrimit do behet kundra aktit te tij administrativ, dhe jo per themelin e konfliktit te prones. Ne kete menyre do krijohen shume konflikte te reja ne shoqerine tone qe eshte jo pak e mbarsur me to.

Ligji eshte ne kundershtim me parimin e sigurise juridike.

Ashtu siç e thame dhe me lart, siguria juridike presupozon besueshmerine e shtetasve tek shteti dhe pandryshueshmerine e ligjit per marredheniet juridike te krijuara. Shtetasi nuk duhet te shqetesohet vazhdimisht me lloje ndryshimesh qe sjellin efekte negative ne gjendjen e vendosur me akte te meparshme. Nga patja parasysh e parimit te sigurise juridike, mbrohen jo vetem lirite dhe te drejtat themelore te njohura ne Kushtetute, por edhe te drejtat subjektive materiale te individeve te njohura nga ligjet e zakonshme.

Me ligjet nr.7501, dt.19.07.1991 “Per token”, i ndryshuar, nr.8053, dhe ate me dt.21.12.1995 “Per kalimin ne pronesi, pa shperblim, te tokes bujqesore” dhe me akte te tjera nenligjore, shume subjekte kane fituar te drejten e pronesise mbi token bujqesore. Ndersa me Ligjin qe kontestojme per papajtueshmeri me Kushtetuten, organet administrative kane te drejten te verifikojne, shqyrtojne dhe anullojne titujt e pronesise.

Ligjvenesi nuk mund te perkeqesoje ne menyre te paarsyeshme gjendjen ligjore te personave, te mohoje te drejtat e fituara ose te shperfille interesat legjitime te tyre. Ne nje shoqeri me kah demokratik, ligji duhet te garantoje siguri, qartesi dhe vazhdimesi ne menyre qe individet t’i drejtojne veprimet e tyre ne menyre korrekte e ne perputhje me te dhe, nga na tjeter, vete ligji te mos qendroje statik nese duhet t’i jape forme nje koncepti, siç eshte ai i drejtesise, ne nje shoqeri qe ndryshon me shpejtesi. Çdo shoqeri qe synon nxitjen dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut, ka si parim thelbesor epersine e ligjit. Regullime ligjore mund te kryhen vetem ne perputhje me nje proçedure te percaktuar me pare dhe pa cenuar parimet dhe normat kushtetuese. Parimi i sigurise juridike duhet respektuar nga te gjitha institucionet dhe se pari nga vete Kuvendi.

Ligji, nenet e te cilit kerkojme te shfuqizohen si antikushtetues, parashikojne proçedura qe prekin brutalisht parimin e sigurise juridike, perkeqeson gjendjen ligjore te shtetasve duke ju hequr te drejten e prones te fituar para shume viteve dhe te regjistruar. Nga ana tjeter, ky ligj nuk merr parsasysh afatet e parashkrimit te padise, neni 103 i Kodit Civil, dhe ate per fitimin e pasurise se palujtshme me parashkrim fitues.Parimi i sigurise juridike preket perveç sa me lart, edhe me faktin se ligjit i eshte dhene fuqi prapavepruese.

5. Neni 15/1 i Kushtetutes sanksionon se :

“Te drejtat dhe lirite themelore te njeriut jane te pandashme, te patjetersueshme e te padhunueshme dhe qendrojne ne themel te te gjithe rendit juridik

Organet e pushtetit publik, ne permbushje te detyrave te tyre, duhet te respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, si dhe te kontribuojne ne realizimin e tyre.”

Zyrat e regjistrimit te pasurive te palujtshme, ne veprimtarine e tyre duhet t’u permbahen detyrave te tyre per te cilen jane krijuar, te respektojne te drejtat kushtetuese te pronareve dhe jo te kontribuojne ne shkeljen e tyre.

 6. Neni 17 i Kushtetutes parashikon se :

“Kufizime te te drejtave dhe lirive te parashikuara ne kete Kushtetute mund te vendosen vetem me ligj per nje interes publik dhe per mbrojtjen e te drejtave te te tjereve. Kufizimet duhet te jene ne perpjestim me gjendjen qe e ka diktuar ate.

Keto kufizime nuk mund te cenojne thelbin e lirive dhe te drejtave dhe ne asnje rast nuk mund te tejkalojne kufizimet e parashikuara ne Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut”.

 Ne kete menyre disiplinohen kufizimet qe mund t’u behen te drejtave dhe lirive kushtetuese te individeve, kufizime qe nuk mund te cenojne thelbin e te drejtave, ku e drejta e prones eshte nga me thelbesoret.

7. Neni 5 i Kushtetutes afirmon qarte faktin qe :

“Republika e Shqiperise zbaton te drejten nderkombetare te detyrueshme per te”.

Me Ligjin nr.8137, dt. 31.07.1996 vendi yne ka ratifikuar Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut, duke e inkluduar ne legjislacionin tone te brendshem te detyrueshem per zbatim. Ne nenin 1 te Protokollit nr.1 te Konventes, parashikohet qe çdo person fizik apo juridik ka te drejten qe t’i respektohet pasuria e tij. Askush nuk mund te privohet nga prona e tij, perveçse per arsye te interesit publik dhe ne kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e pergjithshme te se drejtes nderkombetare. Protokolli 1 i Konvente Europiane per te Drejtat e Njeriut, garanton te drejten e garantimit te pacenueshem te prones, qe ne rastin konkret eshte anashkaluar.

8. Pika 1, i nenit 18 te Kushtetutes :

“Te gjithe jane te barabarte perpara ligjit”

Barazia perpara ligjit, ose barazia formale, u siguron te gjithe shtetasve barazi te drejtash. Ky parim i drejtohet kryesisht shtetit dhe te gjitha enteve sociale, sipas kompetencave, per te marre te gjitha masat e duhura per realizimin e saj ne praktiken administrative te perditeshme. Por paragrafi dyte dhe i trete i nenit 10 te Ligjit nr.7843, dt/13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive te palujtshme”, nuk garanton kete barazi. Ne vetvete ai mban faren e pabarazise, se selektivitetit dhe te abuzimit gjate zbatimit te tij. Norma parashikon vetem fshirjen e regjistrimeve qe nuk kane rrjedhur  nga njeri tjetri. Nuk ka argument pse e njejta proçedure te mos shtrihet te te gjitha mbivendosjet. Deri tani, ligji i lartpermendur, ka pesuar disa ndryshime, i fundit eshte ai me nr.9701, dt. 02.04.2007, te cilat kane hequr dhe shtuar nene dhe paragrafe qe kane ndryshuar vullnetin fillestar te ligjvenesit, duke sajuar standarte te ndryshme, ne kohe te ndryshme (per te njejten marredhenie juridike, sipas ligjit material, ne proçeduren e regjistrimit te  titujve te pronesise), dhe te fshirjes e tyre ne raste mbivendosjesh, qe ne fakt, eshte konflikt pronesie midis paleve dhe i zgjidhshem ne rruge gjyqesore.

Per sa me lart kerkojme shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten e Shqiperise, te paragrafeve te dyte dhe te trete te nenit 10, te Ligjit nr.7843, dt.13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive te palujtshme” i ndryshuar.

Te njejten gje kerkojme edhe per Udhezimin nr.4, dt.21.11.2007, te Keshillit te Ministrave, “Per miratimin e proçedures se fshirjes se regjistrimeve te kryera ne kundershtim me ligjin dhe te atyre, qe krijojne mbivendosje ne zyren e regjistrimit te pasurive te palujtshme.” dhe Udhezimin e Keshillit te Ministrave nr.1, dt.31. 01. 2007 “Per proçedurat e regjistrimit ne zyrat e regjistrimit te  pasurive te palujtshme” me qe aktet normative, kane dale ne mbeshtetje te neneve 10 dhe 56 te Ligjit nr.7843, dt.13.07.1994 “Per regjistrimin e pasurive te palujtshme”, te ndryshuar, te njejtat argumenta ekzistojne edhe per papajtueshmerine e tyre me Kushtetuten.

Ne keto kushte, ne baze te nenit 131, germa “dh” te Kushtetutes se Shqiperise dhe nenit 24, germa “c” te Ligjit nr.8454, dt.04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, i ndryshuar :

 

                                                           

K E R K O J M E

           

                                                                                                                       

1) Shfuqizimin si antikushtetues te paragrafeve te dyte dhe te trete, te nenit 10, te Ligjit nr.7843, dt. 13. 07. 1994 “Per Regjistrimin e pasurive te palujtshme”, me ndryshimt e bera .

2) Shfuqizimin si antikushtetues te Udhezimit te Keshillit te Ministrave nr.4, dt. 21. 11. 2007, “Per miratimin e proçedures se fshirjes se regjistrimeve te kryera ne kundershtim me ligjin dhe te atyre, qe krijojne mbivendosje, ne zyren e regjistrimit te pasurive te palujtshme”.

3) Shfuqizimin si antikushtetues te neneve 2 dhe 6, te Udhezimit te Keshillit te Ministraver nr.1, dt. 31. 01. 2007 “Per proçedurat e regjistrimit ne zyrat e regjistrimit te pasurive te palujtshme”

4) Pezullimin e paragrafeve te dyte dhe te trete, te nenit 10, te Ligjit nr.7843, dt.13.07.1993 “Per Regjistrimin e pasurive te palujtshme”, me ndryshimet e bera;

5) Pezullimin e Udhezimit te Keshillit te Ministrave nr.4, dt. 21.11.2007, “Per miratimin e proçedures se fshirjes se regjistrimeve te kryera ne kundershtim me ligjin dhe te atyre, qe krijojne mbivendosje, ne zyren e regjistrimit te pasurive te palujtshme”.

6) Pezullimin e neneve 2 dhe 6, te Udhezimit te Keshillit te Ministraver nr.1, dt. 31. 01. 2007 “Per proçedurat e regjistrimit ne zyrat e regjistrimit te pasurive te palujtshme”

 

 

 

                                       KERKUESI

 

                                           AVOKATI I POPULLIT

 

 

                                            Ermir DOBJANI

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.