|
Nr. 192 Prot.
Tiranë, më 11/09/2009
KERKESE:
Kërkues: Institucioni i Avokatit
te Popullit,
Perfaqesuar
nga Avokati i Popullit,
z.
Ermir Dobjani
Subjekt
i interesuar: Kuvendi
i Shqiperise
Keshilli
i Ministrave i Republikes se
Shqiperise.
Shoqeria
“Dudaj Construction”;
Rr.
“Brigada VIII”, pall.Teknoprojekt, kat.I, perfaqesuar nga
administratori i saj, z.Besnik Dudaj
Objekti:
Shfuqizimin,
si antikushtetues te germes “ç”, te pikes 1, te nenit 16, dhe
heqjen e fjales “kryesisht” nga paragrafi i dyte i nenit 18 te
Ligjit nr.9235, dt.29.07.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e
prones”, ndryshuar me nenin 1/ “ç” dhe me paragrafin e dyte
te nenit 2 te Ligjit nr.9684, dt.06.02.2007 “Per ndryshime ne
ligjin nr.9235, dt.29.07.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e
prones”
Baza
ligjore: Nenet
4, 7, 15, 17, 41, 42 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise;
nenet 27-30, 39, dhe 49/2 te Ligjit nr.8577, dt.10.02.2000 “Per
organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes
se Shqiperise” dhe neni 24/“c”, i Ligjit nr.8454, dt.
04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, i ndryshuar.
Perpara
:
Gjykates Kushtetuese
TIRANE
Institucioni
i Avokatit të Popullit, ka administruar ne vijim disa ankesa qe
kane te bejne me
permbajtjen e germes “ç”, te pikes 1, te nenit 16, te
Ligjit nr.9235, dt.29.07.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e
prones”, ndryshuar me nenin 1/ç, te Ligjit nr.9684,
dt.06.02.2007 “Per ndryshime ne ligjin nr.9235, dt.29.07.2004
“Per kthimin dhe kompensimin e prones””, ne te cilin
parashikohet se : “Zyra e AKKP-se ne
qender ka keto pergjegjesi :…ç) mund te shqyrtoje, me nismen e
vet, vendimet e dhena nga zyrat rajonale te AKKP-se ne qark apo
ish komisionet vendore per kthimin dhe kompensimin e pronave dhe
te ish komisioneve te rretheve ose bashkive per kthimin ose
kompensimin e pronave ish pronareve”. Ne zbatim te pergjegjesive
te veta per kompensimin, zgjidhjen e ankimeve dhe shqyrtimin
kryesisht te vendimeve te dhena nga zyrat rajonale te AKKP-se ne
qark apo ish komisionet vendore per kthimin dhe kompensimin e e
pronave dhe te ish komisionet e rretheve ose bashkive per kthimin
ose kompensimin e pronave ish pronareve, Drejtori i Pergjithshem i
AKKP-se shprehet me vendim”.
Administratori
i Shoqerise “Dudaj Konstruksion” z. Besnik Dudaj, në ankesen
qe na ka adresuar tek ne, parashtron se me kontrata te rregullta
dhe pas nje verifikimi te plote te te gjitha akteve te pronesise
ne organet perkatese, kjo shoqeri ka blere nje siperfaqe toke prej
59.000 m2 ne Gjirin e Lalzit, Durres, prone e regjistruar ne
ZRPP-ne e te te njejtit rreth, ne emer te tij. Per zbatimin e
projektit te tyre te investimit mbi kete siperfaqe, qe eshte ne
shumen 48,9 milion euro, subjekti ka marre nje kredi bankare prej
8 milion euro. Keto investime pretendohet se ne vijim po pengohen
nga ndryshimet e sipercituara ne ligjin nr.9235, dt.29.07.2004
“Per kthimin dhe kompensimin e prones”.
Keshtu,
Drejtori i Perrgjithshem i AKKP-se, bazuar ne keto ndryshime, ka
shfuqizuar vendimet nr.157, dt.30.06.2006 dhe ate me nr.29,
dt.03.02.2006 te ish Komisionit Vendor te Kthimit dhe Kompensimit
te Pronave te Qarkut Durres, qe kane shqyrtuar dosjen e te
shpronesuarit Zenel Kertusha (Dani ) me nr.95, dt.08.05.2006 dhe
te subjektit tjeter te shpronesuar, z. Tome Çerri, me dosjen
nr.16, dt.04.08.2004, qe jane pikerisht pronat qe jane blere nga
firma “Dudaj Konstruksion” ne perputhje te plote me
legjislacionin shqiptar.
-
Subjekti i lartpermendur, mendon se permbajtja e pikes 1/ç te
nenit 16 dhe fjala “kryesisht” ne paragrafin e dyte te nenit
18, te Ligjit nr.9235, dt.29.07.2004 “Per kthimin dhe
kompensimin e prones”, i ndryshuar, bien ndesh me parimet e
mbrojtjes se prones private te parashikuara ne Kushtetuten e
Republikes se Shqiperise.
-
E drejta qe i eshte dhene Drejtorit te Pergjithshem te AKKP-se,
per te shqyrtuar kryesisht dhe anulluar vendimet e dhena para
shume viteve nga ish KKKP-ve, ne rruge administrative, eshte nje e
drejte dhe atribut i pushtetit gjyqesor.
-
Ndryshimet e bera ne ligj, mund te legjitimonin shqyrtimet e
vendimeve te ish KKKP-ve nga Drejtori i Pergjithshem, ne baze te
Kodit te Proçedurave Administrative, vetem per ato pasuri te
palujtshme te pa regjistruara ne ZRPP-te e rrethit.
-
Ne kete menyre, ky ligj le shteg te gjere per abuzime,
subjektivizem selektivitet gjate zbatimit te tij.
-
Ligji ne teresine e tij, perveç te tjerave, paralelizon dhe
zevendeson dispozitat e Kushtetutes dhe te Kodit Civil me ato te
Kodit te Proçedurave Administrative.
Ndryshimet
ne nenet 16 dhe 18, ne Ligjin nr.9235, dt. 29.07.2004 “Per
kthimin dhe kompensimin e prones”, krijojne nje strukture
paralele gjykimi, si alternative e ekskluzivitetit te pushtetit
gjyqesor si pushtet i pavarur.
Duke
shqyrtuar keto pretendime. Institucioni i Avokatit te Popullit
gjykon se:
1.
Ligji i kontestuar ne dispozita te veçanta, eshte ne kundershtim
parimin e sigurise juridike.
Neni
10 i Ligjit te lartpermendur, cenon elementet dhe tiparet
themelore te parimit te sigurise juridike, krijon
pasiguri per nje mase shume te madhe pronaresh, humbet
besueshmeria e shtetasve tek shteti, nuk jep garanci per
vijueshmeri dhe per ndryshime legjislacioni ne perputhje me
Kushtetuten.
Me
ligjn nr.9235, dt.29.07.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e
prones”, i ndryshuar, shume subjekte kane fituar te drejten e
kthimit te prones tek te shpronesuarit nga sistemi i kaluar.
Ndersa
me ndryshimet e bera Ligjit, dispozita te te cilit
kontestohen per papajtueshmeri me Kushtetuten, organet
administrative kane te drejten te verifikojne, shqyrtojne dhe
anullojne njohjen dhe kthimin e pasurise se paluajtshme.
Ligjvenesi nuk mund te perkeqesoje ne menyre te paarsyeshme
gjendjen ligjore te personave, te mohoje te drejtat e fituara ose
te shperfille interesat legjitime te tyre. Nderkohe qe, ligji
duhet te garantoje siguri, qartesi dhe vazhdimesi ne menyre qe
individet t’i drejtojne veprimet e tyre ne menyre korrekte e ne
perputhje me te dhe, nga na tjeter, vete ligji te mos qendroje
statik nese duhet t’i jape forme nje koncepti, siç eshte ai i
drejtesise, ne nje shoqeri qe ndryshon me shpejtesi. Çdo shoqeri
qe synon nxitjen dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut, ka si
parim thelbesor epersine e ligjit. Rregullime ligjore mund te
kryhen vetem ne perputhje me nje proçedure te percaktuar me pare
dhe pa cenuar parimet dhe normat kushtetuese. Parimi i sigurise
juridike duhet respektuar nga te gjitha institucionet dhe se pari
nga vete Kuvendi. Nje fakt i tille konfirmohet edhe nga Gjykata
Kushtetuese ne vendimin e saj nr.9, date 26.02.2007.
Ndryshimet
e bera ne Ligjin nr.9235, dt.29.07.2004, bejne pikerisht te
kunderten e kesaj kerkese te parimit te sigurise juridike duke
perkeqesuar ne menyre te paarsyeshme gjendjen ligjore te
shtetasve, pasi krijon mundesi qe t’i
heqe atyre te drejten e prones. Neni 16/”ç” dhe fjala
“kryesisht” ne nenin 18/paragrafi i dyte, ne Ligj, krijon
bazen ligjore te heqjes se titullit te pronesise, te dhene qe para
shume vitesh. Ligji nuk merr parasysh afatet e parashkrimit te
padise, neni 103 i Kodit Civil, dhe ato per fitimin me parashkrim
fitues te prones, me mirebesim dhe ne baze te nje veprimi juridik
qe nuk eshte i ndaluar nga ligji (neni 168 po i Kodit Civil).
Parimi i sigurise juridike cenohet, perveç sa me lart, edhe per
faktin se Ligjit i eshte dhene fuqi prapavepruese. Ndryshimet e
bera, vendosin parametra antikushtetuese per vlefshmerine ose jo,
te vendimeve te ish KKKP-ve ne komuna, bashki dhe ish keshilla
rrethesh, duke anashkaluar kriteret e pavlefshmerise se veprimeve
juridike dhe te pasojave, te parashikuara ne nenet 92-111 te Kodit
Civil. Dhenia e fuqise prapavepruese ketyre neneve, te vendosjes
se shqyrtimit administrativ mbi vendimet gjyqesore te formes se
prere, perkeqeson gjendjen juridike te pronareve, sepse as
parashkrimi fitues nuk i mbron nga veprimet dhe vendimet arbitrare
te Drejtorit te Pergjithshem te AKKP-ve.
2.
Ligji eshte ne kundershtim edhe me nenin 7 te Kushtetutes,
norme
qe parashikon nje nga parimet baze mbi te cilin organizohet dhe
funksionon nje shtet me tipare demokratike, ate te ndarjes dhe
ballancimit te pushteteve :
“Sistemi
i qeverisjes ne Republiken e Shqiperise bazohet ne ndarjen dhe
balancimin ndermjet pushteteve ligjvenes, ekzekutiv dhe
gjyqesor” .
Me
kete nen, pushteti kufizohet, kontrollohet dhe ndahet midis
organeve te ndryshme sipas funksioneve te ndryshme; çdo organi
kushtetues i jepet nje funksion i qarte aktiv dhe njekohesisht
parandalohen abuzimet e ndryshme. Dhenia e drejtesise eshte e
ndare nga organet dhe drejtuesit e organeve qe marrin vendime me
karakter politik, qofshin te pushtetit ekzekutiv apo legjislativ.
Klasifikimi i pushteteve e mbron shtetasin nga arbitrariteti dhe i
lehteson atij njekohesisht te kuptuarit e proçesit te qeverisjes.
Vetem fakti, qe organet ekzekutive kane marre kompetencat e
pushtetit gjyqesor, eshte i mjaftueshem per t’i shpallur si
antikushtetuese ndryshimet ne Ligjin nr. 9235, dt. 29.07.2004
“Per kthimin dhe kompensimin e prones”. Ligji nuk dallon as
ato raste kur gjykatat jane duke shqyrtuar kundershtimet e
vendimeve te AKKP-ve. Ne keto kushte veshtiresohet perfundimi i
proçeseve gjyqesore, krijohen zvarritje dhe, me e keqja,
regjistruesi i ZRPP-se
mund te beje fshirjen e pronesise ne regjistrat perkates ne
baze te vendimeve te dhena nga AKKP.
Duke
ja deleguar te drejten e konstatimit te vlefshmerise ose jo, te
vendimeve te AKKP-se dhe te ish KKKP-ve, ligji e ve pushtetin
gjyqesor ne poziten e riverifikuesit te pavleshmerive te titujve
te pronesise, duke denatyralizuar arsyen e ekzistences se tyre dhe
shkelur rende parimin e ndarjes dhe ballancimit te pushteteve. Ne
kete menyre krijohet nje preçedent i ri, teper negativ, qe per
arsye te ndryshme te çelen, here pas here, proçedura rishqyrtimi
dhe riverifikimi per shume raste te tjera. Nga ana tjeter Ligji
penalizon mbajtesin e titullit te pronesise per gabime apo
shtremberime ne zbatimin e ligjit nga ish komisionet e kthimit dhe
kompensimit te pronave apo AKKP-ja e tanishme, qe bie ndesh me
funksionimin normal te shtetit te se drejtes dhe per garantimin e
te drejtave dhe lirive te individit.
Keto
garanci jane jo vetem ne kuptimin proçedurial por edhe ne
kuptimin thelbesor te atyre çeshtjeve qe i paraqiten.
3.Ligji
eshte ne kundershtim me nenin 41 te Kushtetutes ne
te cilin parashikohet mbrojtja dhe garantimi I nje prej te
drejtave themelore te njeriut, ajo e prones private.
“1)E
drejta e prones eshte e garantuar
2)Prona
fitohet me dhurim, me trashegimi, me blerje dhe me çdo menyre
tjeter klasike te parashikuar ne Kodin Civil
3)Ligji
mund te parashikoje shpronesime ose kufizime ne ushtrimin e se
drejtes se prones vetem per interesa publike”
Pronesia,
si nje e drejte per te gezuar dhe disponuar lirirsht sendin,
brenda kufijve te caktuar nga ligji, si nje marredhenje juridike
civile pasurore, eshte jo vetem nje nga te drejtat me kryesore te
njeriut, nje nga menyrat e begatimit te tij dhe qe mbart nja
bagazh te madh trajtimi teoriko-juridik por edhe elementi baze I
nje shoqerie demokratike te bazuar ne ekonomine e tregut te lire
dhe te konkurences se ndershme.Si e tille prona ka garancine e nje
mbrojtjeje te vecante ne Republiken e Shqiperise, ne ate mase,
parametra dhe mjete ligjore si ne te gjitha vendet e tjera te
zhvilluara.Ligjvenesi, per keto dhe shkaqe te tjera, nuk ka bere
dallim ne Kushtetute, persa I takon mbrojtjes nga çdo dhunim,
midis prones private dhe asaj shteterore ose publike.
Ne
nenin 153 te Kodit Civil, ne menyre taksative parashikohet :
“Askush nuk mund te shpronesohet ose t`I kufizohet e drejta e
ushtrimit te se drejtes se prones qe barazohet me shpronesimin,
perveçse kete kur e kerkojne interesat publike dhe kurdohere
kundrejt nje shpreblimi te plote dhe paraprak”.
Ka
shume subjekte qe kane fituar te drejten e prones se shpronesuar,
te shtetezuar apo konfiskuar ne vite, edhe me vendime gjyqesore te
formes se prere, per ndryshimin apo anullimin e vendimit te
AKKP-se apo KKKP-se.Edhe ne keto raste, Ligji tregon prepotence,
me shfuqizimin qe ju ben faktikisht, vendimeve gjyqesor te formes
se prere.
Kushtetuta,
ka epersine e dispozitave te saj ndaj atyre ligjore, permban ate
qe konsiderohet kushtetutshmeri dhe hiearki te rendit
juridik.Ligjshmeria nenkupton ndertimin e raporteve te veçanta
midis pushtetit dhe shtetasve ne baze te ligjit, garantimin e te
drejtave te njeriut, respektimin e ligjit edhe nga organet e
administrates shteterore.Neni 296 I Kodit Civil, sanksionon qe :
“Pronari ka te drejte te ngreje padi per te kerkuar sendin e tij
nga çdo posedues apo mbajtes.Kete te drejte e ka dhe çdo
bashkepronar per sendin e p[erbashket, me qellim qe ai ti
dorezohet gjithe bashkepronareve”.
4.
Ligji eshte ne kundershtim edhe me nenin 42/2 te Kushtetutes,
1)Liria,
prona dhe te drejtat e njohura me Kushtetute
dhe me
ligi
nuk mund te cenohen pa nje proçes te rregullt ligjor.
2)Kushdo, per mbrojtjen e te drejtave, te lirive dhe te
interesave te tij kushtetues dhe ligjore, ose ne rastin e akuzave
te ngritura kunder tij, ka te drejten e nje gjykimi te drejte dhe
publik brenda nje afati te arsyeshem nga nje gjykate e pavarur dhe
e paanshme e caktuar me ligj”
Keshtu
garantohet nderhyrja e pushtetit gjyqsor per te mbrojtur te
drejtat, lirite dhe interesat kushtetuese dhe ligjore te
individeve. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj nr.32, te vitit
2003, ka konstatuar se, kontrolli gjyqesor ndaj akteve me karakter
administrativ, duke qene shprehje e parimit te kontrollit dhe
ballancimit te pushteteve e duke qendruar ne themel te pavaresise
se organeve, ka ndryshime thelbesore nga kontrolli administrativ
qe kryhet ne rruge hierarkike apo nga organe te krijuara posaçerisht.
Aksesi per t’iu drejtuar gjykates eshte nje nga elementet e se
drejtes per nje proçes te rregullt gjyqesor. Individet nuk mund
te cenohen ne te drejten e tyre te pronesise me nje akt
administrativ dhe jo si rezultat i nje vendimi gjyqesor.
Juridiksioni dhe kompetencat e sistemit gjyqesor nuk mund te
merren ne menyre arbitrare nga pushtetet te tjera. Prandaj çdo
individ qe ka patur dhe ka pretendime per prona te fituara
“padrejtesisht”, e ka patur dhe e ka te hapur deren e gjykates
per te kerkuar te drejtat qe pretendon. Pra nuk ka pse te
legjitimohet administrata te beje “drejtesi” ne nje kohe qe çdo
pretendues per çeshtje me kete objekt
mund t’i drejtohet gjykates per te shqyrtuar kerkesat e
tij. Ne gjykimin tone, funksioni i Drejtorit te Pergjithshem te
AKKKP-se, nuk permbush kriteret e nenit 42 pika “2” te
Kushtetutes dhe nenit 6/1 te Konventes Evropiane per te Drejtat e
Njeriut per te qene “gjykate e pavarur dhe e paanshme” qe te
mund te ushtroje kompetencen e rishikimit te vendimeve
administrative. Gjykata e te Drejtave te Njeriut ne Strasbourg ne
çeshtjen
“Dauti kunder Shqiperise”, nder te tjera ka trajtuar
edhe kriteret qe duhet te permbushe nje autoritet per t’u
vleresuar si gjykate e pavarur dhe e paanshme.
4.
Neni15/1 i Kushtetutes sanksionon se:
“Te
drejtat dhe lirite themelore te njeriut jane te padnashme, te
patjetersueshme e te padhunueshme dhe qenrojne ne themel te te
gjithe rendit juridik.
Organet
e pushtetit publik, ne permbushje te detyrave te tyre,duhet te
respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, si dhe te
kontribuojne ne realizimin e tyre.”
Gjate
gjithe segmentit kohor nga nxjerrja e aktit administrativ deri ne
ekzekutimin e tij,organi kompetent ka te drejte ta revokoje apo
shfuqizoje ate.Akti administrativ i Komisionereve te Kthimit te
Pronave, i ka sjelle pasojat e tij juridike me regjistrimin e
pasurive te paluajtshme te kthyera, ne ZRPP te rrethit.Ne kete
moment, akti administrativ nga nje marredhenje juridike
individ-administrate publike, shnderrohet ne nje marredhenje
juridike pronesie, midis te njejtit individ dhe prones.Ketu eshte
edhe kufiri qe e ndan proçeduren administrative, pushtetin
ekzekutiv nga pushteti tjeter, ai gjyqesor.
6.Neni
17 i Kushtetutes parashikon se :
Kufizime
te te drejtave dhe lirive te parashikuara ne kete Kushtetute mund
te vendosen vetem me ligj per nje ineteres publik dhe per
mbrojtjen e te drejtave te te tjereve.Kufizimet duhet te jene ne
perpjestim me gjendjen qe e ka disktuar ate.
Keto
kufizime nuk mund te cenojne thelbin e lirive dhe te drejtave dhe
ne asnje rast nuk mund te tejkalojne kufizimet e parashikuara ne
Konventen Evropiane per te Drejtat e Njeriut”.
Ne
kete menyre disiplinohen kufizimet qe mund t`u behen te drejtave
dhe lirive kushtetuese te individeve, kufizime qe nuk mund te
cenojne thelbin e te drejtave,ku e drejta e prones eshte nga me
thelbesoret.
7.Neni
5 i Kushtetutes afirmon qarte faktin qe:
“Republika e Shqiperise zbaton
te drejten nderkombetare te detyrueshme per te”.
Me
ratifikimin e Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut, kjo e
fundit eshte inkluduar ne legjislacionin tone te brendshem, te
detyrueshem per zbatim. Ne nenin 1, te Protokollit nr.1 te
Konventes, parashikohet qe çdo person fizik apo juridik ka te
drejten qe t’i respektohet pasuria e tij. Askush nuk mund te
privohet nga prona e tij, perveçse per arsye te interesit publik
dhe ne kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e
pergjithshme te se drejtes nderkombetare. Protokolli 1 i Konventes
Europiane per te Drejtat e Njeriut, garanton te drejten e
garantimit te pacenueshem te prones, qe ne rastin konkret eshte
anashkaluar.
Ndryshimet e bera ne Ligjin “Per kthimin dhe kompensimin
e prones”, jane nje shembull i qarte, se si nuk duhen bere
korrigjime te gabimeve (nese ka te tilla) me pronat e paluajtshme,
me norma te reja ligjore teresisht antikushtetuese. Nje gje e
tille eshte shpronesim i ri i ish pronareve.
Ne
keto kushte, ne baze te nenit 131, germa “a” te Kushtetutes se
Shqiperise dhe nenit 24, germa “c” te Ligjit nr.8454,
dt.04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, i ndryshuar :
K E R K O J M E
Shfuqizimin,
si antikushtetues te germes “ç”, te pikes 1, te nenit 16, dhe
heqjen e fjales “kryesisht” nga paragrafi i dyte i nenit 18 te
Ligjit nr.9235, dt.29.07.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e
prones”, ndryshuar me nenin 1/ “ç” dhe me paragrafin e dyte
te nenit 2 te Ligjit nr.9684, dt.06.02.2007 “Per ndryshime ne
ligjin nr.9235, dt.29.07.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e
prones”.
KERKUES
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI
|