Baza ligjore e ngritjes sė Institucionit

___________________________________________________________________________

       

Pjesė nga Kushtetuta e 

Republikės sė Shqipėrisė  

(Ne qofte se deshironi tekstin e plote ne format pdf te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Klikoni ketu)

Neni 60

  1. Avokati i Popullit mbron tė drejtat, liritė dhe interesat e ligjshme tė individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e tė parregullta tė organeve tė administratės publike.
  2. Avokati i Popullit ėshtė i pavarur nė ushtrimin e detyrės sė tij.
  3. Avokati i Popullit ka buxhet tė veēantė, tė cilin e administron vetė. Ai e propozon buxhetin sipas ligjit.  

Neni 61

  1. Avokati i Popullit zgjidhet nga tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit pėr njė periudhė prej 5 vjetėsh, me tė drejtė rizgjedhjeje.
  2. Avokati i Popullit mund tė jetė ēdo shtetas shqiptar, me arsim tė lartė, me njohuri dhe veprimtari tė njohura nė fushėn e tė drejtave tė njeriut dhe tė ligjit.
  3. Avokati i Popullit gėzon imunitetin e gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė.
  4. Avokati i Popullit nuk mund tė bėjė pjesė nė asnjė parti politike, nuk mund tė kryejė veprimtari tjetėr politike, shtetėrore ose profesionale dhe as tė marrė pjesė nė organizmat drejtues tė organizatave shoqėrore, ekonomike dhe tregtare.  

Neni 62

  1. Avokati i Popullit mund tė shkarkohet vetėm me kėrkesė tė motivuar tė jo mė pak se njė sė tretės sė deputetėve.
  2. Nė kėtė rast, Kuvendi vendos me tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve tė tij.  

Neni 63

  1. Avokati i Popullit paraqet raport vjetor pėrpara Kuvendit.
  2. Avokati i Popullit raporton pėrpara Kuvendit kur i kėrkohet prej kėtij, si dhe mund t’i kėrkojė Kuvendit tė dėgjohet pėr ēėshtje qė ai i ēmon tė rėndėsishme.
  3. Avokati i Popullit ka tė drejtė tė bėjė rekomandime dhe tė propozojė masa kur vėren shkelje tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut nga administrata publike.
  4. Organet dhe funksionarėt publikė janė tė detyruar t’i paraqesin Avokatit tė Popullit tė gjitha dokumentet dhe informacionet e kėrkuara prej tij.  

Neni 134

           1. Gjykata Kushtetuese vihet nė lėvizje vetėm me kėrkesė tė:  

a)     Presidentit tė Republikės

b)     Kryeministrit

c)      jo mė pak se njė sė pestės sė deputetėve

ē)  Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit

d)     ēdo gjykate sipas rastit tė nenit 145 pika 2 tė kėsaj Kushtetute

dh) Avokatit tė Popullit

e)     organeve tė qeverisjes vendore

ė) organeve tė bashkėsive fetare

f)        partive politike dhe organizatave tė tjera

g)     individėve.

2. Subjektet e parashikuara nga nėnparagrafėt dh, e, ė, f dhe g tė paragrafit 1 tė kėtij neni mund tė bėjnė kėrkesė vetėm pėr ēėshtje qė lidhen me interesat e tyre.

            Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė me Vendimin e saj nr.49 dt.31.07.2000 ka vendosur qė Avokati i popullit, nė kuptim tė nenit 134, paragrafi 2 tė Kushtetutės mund t’i drejtohet me kėrkesė Gjykatės Kushtetuese pėr rastete parashikuara nga nenet 49, 52 dhe 71 tė ligjit nr.8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, pėr ēėshtje qė lidhen me funksionin e tij nė mbrojtje tė tė drejtave, lirive dhe interesave tė ligjshme tė individit, kur kėto janė shkelur nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e tė parregullta tė organeve tė administratės publike e tė konstatuara nga Avokati i popullit, si dhe kur janė cėnuar rregullat kushtetuese pėr organizimin dhe funksionimin e Institucionit tė tij.  

 

LIGJI PER AVOKATIN E POPULLIT DHE LIGJE TE TJERA QE CAKTOJNE TE DREJTA DHE DETYRA PER 

AVOKATIN E POPULLIT

 

 

LIGJI

 

Nr.8454, datė 4.2.1999, plotėsuar me ligjin nr.8600 datė 10.04.2000, ndryshuar me ligjin nr.9398, datė 12.05.2005

 

PĖR AVOKATIN E POPULLIT

 

Nė mbėshtetje tė neneve 60-63, 81 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave.

 

KUVENDI

 I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

 V E N D O S I:

 KREU   I

 

DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME

 

Neni 1

 Objekti i ligjit

 

           Objekti i kėtij ligji ėshtė pėrcaktimi i rregullave tė organizimit dhe tė funksionimit tė Avokatit tė Popullit.

 Neni 2

 Detyrat e Avokatit tė Popullit

 

Avokati i Popullit mbron tė drejtat, liritė dhe interesat e ligjshėm tė individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e tė parregullta tė organeve tė administratės publike, si dhe tė tė tretėve qė veprojnė pėr llogari tė saj.

Avokati i Popullit i udhėhequr nga parimet e paanėsisė, konfidencialitetit, profesionalizmit dhe pavarėsisė ushtron veprimtarinė nė mbrojtje tė tė drejtave dhe tė lirive tė njeriut, tė parashikuara nė dispozita kushtetuese dhe nė ligje. Dispozitat e kėtij ligji zbatohen edhe pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tė huajve, tė cilėt janė ose jo rezidentė tė rregullt nė Shqipėri, tė refugjatėve, si dhe tė personave pa shtetėsi qė ndodhen nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, sipas kushteve  tė parashikuara nė ligj.

           Avokati i Popullit kryen edhe detyra tė tjera tė caktuara me ligje tė veēanta.

 

Neni 3

 Kushtet pėr t’u zgjedhur Avokat i Popullit

 

Avokat i Popullit mund tė jetė ēdo person qė plotėson kėto kushte:

a. tė jetė shtetas shqiptar.

b. tė ketė njohuri dhe veprimtari tė shquara nė fushėn e lirive dhe tė drejtave tė njeriut dhe tė ligjit;

           c. tė shquhet pėr aftėsi profesionale dhe figure tė pastėr etiko-morale;

           ē. tė mos jetė dėnuar penalisht

           d. tė mos jetė deputet nė legjislaturėn e Kuvendit qė bėn propozimin a zgjedhjen e tij.

 

KREU    II

 ZGJEDHJA, HEQJA DHE TĖ DREJTAT E

AVOKATIT TĖ POPULLIT

 

Neni 4

 Mėnyra e zgjedhjes sė Avokatit tė Popullit

 

Avokati i Popullit zgjidhet nga tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.

          Para marrjes ose rimarrjes sė detyrės Avokati i Popullit bėn betimin para Kuvendit. Formula e betimit ėshtė: “Betohem se gjatė kryerjes sė detyrave tė mia do tė mbroj kurdoherė liritė dhe tė drejtat themelore tė njerėzve pa dallim, nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe me ligjet e Republikės sė Shqipėrisė”.

 

Neni 5

 Kohėzgjatja nė detyrė

 

Avokati i Popullit zgjidhet nė detyrė pėr njė periudhė prej pesė vjetėsh me tė drejtė rizgjedhjeje.

 

Neni 6

 Imuniteti dhe paga

 

Avokati i Popullit paraqet raport vjetor pėrpara Kuvendit. Avokati i Popullit raporton pėrpara Kuvendit kur i kėrkohet prej kėtij, si dhe mund t’i kėrkojė Kuvendit tė dėgjohet pėr ēėshtje qė ai i ēmon si tė rėndėsishme. Avokati i Popullit gėzon imunitetin e gjyqtarit tė Gjykatės sė Lartė. Paga e tij barazohet me atė tė Kryetarit tė Gjykatės sė Lartė.

 

Neni 7

Mbarimi i funksionit tė Avokatit tė Popullit

 

Funksioni i Avokatit tė Popullit mbaron:

a. kur jep dorėheqjen;

b. kur mbaron afati 5-vjeēar i qėndrimit nė kėtė funksion;

c. me vdekjen e tij;

ē. kur shkarkohet.

 

Neni 8

Heqja nga funksioni i Avokatit tė Popullit

 

Avokati i Popullit shkarkohet nga funksioni vetėm nė rastet kur:

          a. ėshtė dėnuar me njė vendim gjykate tė formės sė prerė;

b. ėshtė i paaftė mendėrisht a fizikisht pėr tė ushtruar funksionet e tij;

c. kryen veprimtari nė kundėrshtim me parashikimet e nenit 10 tė kėtij ligji;

ē. nuk paraqitet nė detyrė pėr mė shumė se 3 muaj.

Mocioni pėr shkarkimin e Avokatit tė Popullit bėhet sė paku me 1/3 e deputetėve tė Kuvendit.

Vendimi pėr shkarkimin nga funksioni tė Avokatit tė Popullit merret me 3/5 e votave tė deputetėve tė Kuvendit.

 

Neni 9

Zgjedhja e Avokatit tė ri tė Popullit

 

Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit brenda njė muaji nga mbarimi apo shkarkimi nga funksioni. Deri nė zgjedhjen e Avokatit tė ri tė Popullit, si pėr rastet kur Avokati i Popullit ėshtė i pamundur tė kryejė detyrat, funksionin e tij do ta kryejė komisioneri mė i vjetėr nė detyrė.

 

Neni 10

Papajtueshmėritė me funksionin e Avokatit tė Popullit

 

Avokati i Popullit ndalohet tė bėjė pjesė nė parti apo organizata politike, tė kryejė veprimtari tjetėr politike, shtetėrore e profesionale dhe tė marrė pjesė nė organizmat drejtues tė organizatave shoqėrore, ekonomike dhe tregtare. Ai mund tė ushtrojė tė drejtėn si autor e mėsimdhėnės.

 

Neni 11

Sigurimi i punės sė mėparshme tė Avokatit tė Popullit

 

Me mbarimin e funksionit sipas shkronjave “a” e “b” tė nenit 7, Avokati i Popullit ka tė drejtė tė rimarrė funksionin ose punėn publike qė kishte para zgjedhjes si Avokat i Popullit.

Kur kjo nuk ėshtė e mundur, duhet t’i sigurohet njė punė e barazvlefshme me atė qė ai kishte pėrpara zgjedhjes nė detyrėn e Avokatit tė Popullit.

 

KREU   III

 

ANKESAT, RREGULLAT E SHQYRTIMIT TĖ ĒĖSHTJEVE DHE KOMPETENCAT E  AVOKATIT TĖ POPULLIT

 

Neni 12

E drejta pėr t’u ankuar

 

Ēdo individ, grup individėsh ose organizata joqeveritare, qė pretendojnė se u janė shkelur tė drejtat dhe liritė dhe interesat e tyre tė ligjshme nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e tė parregullta tė organeve tė administratės publike, kanė tė drejtė tė ankohen ose tė njoftojnė Avokatin e Popullit dhe tė kėrkojnė ndėrhyrjen e tij pėr vėnien nė vend tė sė drejtės ose lirisė sė shkelur.

Avokati i Popullit duhet tė ruajė fshehtėsinė nėse e sheh tė arsyeshme, si dhe nėse kjo kėrkohet nga personi qė bėn ankesėn, kėrkesėn apo njoftimin.

 

Neni 13

Fillimi i shqyrtimit tė ēėshtjes

 

Avokati i Popullit fillon procedurėn e shqyrtimit tė ēėshtjes kur vėren ose dyshon se ka ndodhur njė shkelje e sė drejtės, nė bazė tė ankesės apo tė kėrkesės sė personit tė interesuar ose tė dėmtuar, si dhe me nismėn e vet, pėr raste tė veēanta tė bėra publike, por me pėlqimin e tė interesuarit ose tė dėmtuarit.

           Nė rastet kur Avokati i Popullit fillon proēedurėn e shqyrtimit tė ēėshtjes me nismėn e vet dhe kur kujdestari ose pėrfaqėsuesi i tij ligjor nuk vepron, nuk kėrkohet pėlqimi i tė dėmtuarit kur ėshtė i mitur apo i paaftė mendėrisht apo me aftėsi tė kufizuara ose pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njė numri tė madh tė individėve.

Nė mbrojtje tė interesave tė njė komuniteti tė gjėrė, tė cilėt mund tė preken nga proēedimi administrativ, Avokati i Popullit ka tė drejtė tė fillojė njė procedim administrativ dhe tė marrė pjesė nė tė, nė pėrputhje me kėrkesat e Kodit tė Procedurės Administrative.

 

Neni 14

Kushtet e pranimit tė ankesave, kėrkesave apo njoftimeve

 

Avokati i Popullit mund tė mos fillojė ose ndėrpret hetimin nė qoftė se e njėjta ēėshtje ėshtė vendosur ose ėshtė nė shqyrtim nga prokuroria apo gjykata. Nė kėto raste, ai ka tė drejtė tė kėrkojė informacion pranė kėtyre organeve, tė cilat duhet t’u pėrgjigjen kėrkesave tė tij sa mė shpejt tė jetė e mundur, por jo mė vonė se 30 ditė.

 

 Neni 15

Moskėrkimi i formės pėr ankesat dhe njoftimet

 

Pėr ankesat, kėrkesat dhe njoftimet drejtuar Avokatit tė Popullit nuk kėrkohet ndonjė formė e caktuar, por ato duhet tė shprehin qartė objektin e ankimit ose tė kėrkesės. Avokati i Popullit nuk pranon ankesa ose kėrkesa anonime.

 

Neni 16

Shėrbim pa pagesė

 

Ēdo shėrbim qė bėhet nga Avokati i Popullit lidhur me ankesat, kėrkesat e njoftimet ėshtė pa pagesė.

 

Neni 17

Administrimi i ankesave ose njoftimeve nga Avokati i Popullit

 

Avokati i Popullit, pasi njihet me ankesėn, kėrkesėn apo njoftimin pėr njė shkelje, vendos:

a. ta pranojė ose jo ēėshtjen pėr shqyrtim;

b. t’i kthejė pėrgjigje tė interesuarit, duke i treguar tė drejtat dhe rrugėt nėpėrmjet tė cilave ai mund ta mbrojė kėtė tė drejtė;

c. t’ia kalojė ēėshtjen organit kompetent.

Nė tė gjitha rastet e mėsipėrme, Avokati i Popullit njofton tė interesuarit brenda 30 ditėsh nga dita e marrjes sė ankesės, kėrkesės ose njoftimit.

 

Neni 18

Procedura pas pranimit tė ankesės, kėrkesės apo njoftimit pėr shqyrtim

 

Pas pranimit tė ankesės, kėrkesės apo njoftimit pėr shqyrtim, Avokati i Popullit kryen njėrėn nga veprimet e mėposhtme:

a. ndėrmerr vetė njė proces hetimi;

b. kėrkon shpjegime nga organet e administra-tės, si dhe prokuroria, nė rastet e arrestimeve dhe ndalimeve;

c. i rekomandon Kontrollit tė Lartė tė Shtetit tė ushtrojė funksionet e veta.

 

Neni 19

Procedura e hetimit

 

Nė rastet kur vendos tė kryejė hetime tė pavarura, Avokati i Popullit ka tė drejtė:

a. tė kryejė hetime nė vend, pėrfshirė edhe hyrjen nė ēdo zyrė tė institucioneve publike dhe kėqyrjen nė vend tė akteve apo dokumenteve qė kanė lidhje me ēėshtjen qė heton.

b. tė kėrkojė shpjegime nga ēdo organ i administratės qendrore dhe vendore, si dhe tė marrė ēdo dosje apo material qė ka lidhje me hetimin;

c. tė marrė nė pyetje ēdo person qė, sipas tij, ėshtė i lidhur me ēėshtjen nėn hetim, dhe tė thėrrasė nė zyrėn e tij tė gjithė personat pa imunitet;

ē. tė kryejė ose tė kėrkojė ekspertiza.

          Avokati i Popullit ka tė drejtė tė caktojė njė afat pėr kryerjen e veprimeve tė mėsipėrme.

 

Neni 19/1

 

Avokati i Popullit apo personat e autorizuar prej tij kanė tė drejtė tė hyjnė nė ēdo kohė, pa kufizim e pa autorizim paraprak, por duke vėnė nė dijeni titullarin e institucionit, nė tė gjitha institucionet e administratės publike, nė burgje, nė vende ku policia ose prokuroria mbajnė persona tė shoqėruar, tė ndaluar apo tė arrestuar, (tė paraburgosurit), nė reparte apo institucione shtetėrore, spitale psikiatrike, nė azile, nė shtėpi fėmije, si dhe nė ēdo vend tjetėr kur ka tė dhėna dhe ēmon se ekziston mundėsia e shkeljes sė tė drejtave dhe lirive tė njeriut.

          Hyrja nė tė gjitha mjediset e mėsipėrme mund tė bėhet si pėr tė hetuar njė ankesė, njė kėrkesė ose njoftim tė caktuar, ashtu edhe me nismėn e Avokatit tė Popullit pėr qėllime inspektimi apo studimi. Avokati i Popullit nė kėto raste mund tė marrė takim, tė bisedojė nė mėnyrė konfidenciale e pa praninė e personave zyrtarė me cilindo person qė ndodhet apo mbahet nė kėto mjedise.

          Ēdo lloj korrespondence e kėtyre personave me Avokatin e Popullit nuk duhet tė pengohet ose tė kontrollohet.

  

Neni 20

 

E drejta pėr tė kėrkuar informacione apo dokumente sekrete shtetėrore

Avokati i Popullit ka tė drejtė tė kėrkojė edhe informacione apo dokumente, qė lidhen me ēėshtjen nė shqyrtim, tė klasifikuara si sekret shtetėror. Nė kėto raste, ai ėshtė i detyruar tė respektojė kėrkesat pėr ruajtjen e sekretit shtetėror.

 

Neni 21

Veprimet pas pėrfundimit tė hetimit dhe kompetencat

 

Pas pėrfundimit tė hetimit, Avokati i Popullit kryen kėto veprime:

a. i shpjegon ankuesit se tė drejtat e tij nuk janė shkelur;

b. paraqet rekomandime pėr vėnien nė vend tė sė drejtės sė shkelur tek organi administrativ, qė, sipas tij ka shkaktuar shkelje tė tė drejtave dhe lirive;

Paraqitja e rekomandimit pezullon aktet ose veprimet e paligjshme apo tė parregullta deri nė shqyrtimin e kėtij rekomandimi dhe dhėnien e pėrgjigjes Avokatit tė Popullit.

c. paraqet rekomandime pėr marrje masash pėr vėnien nė vend tė sė drejtės sė shkelur tek organi epror i organit qė ka shkaktuar shkeljen; Mosshqyrtimi i rekomandimit brenda 30 ditėve pezullon aktet ose veprimet e paligjshme ose tė parregullta.

ē. i rekomandon prokurorisė tė fillojė hetime nė qoftė se vėren se ėshtė konsumuar figura e njė vepre penale; ose tė rifillojė hetimet e pushuara ose tė pezulluara.

d. pėr shkelje tė rėnda, tė vėna re, i propozon ēdo organi, si dhe Kuvendit, shkarkimin e funksiona-rėve qė janė kompetencė e tyre;

dh. pėr shkelje tė tė drejtave nga organet e pushtetit gjyqėsor, pa ndėrhyrė nė procedurėn qė ato zbatojnė, Avokati i Popullit i bėn tė ditur shkeljet organit kompetent;

e. u rekomandon personave tė dėmtuar tė paraqesin padi nė gjykatė;

Rastet e mėsipėrme nuk pėrjashtojnė njėri-tjetrin.


Neni 22

 Detyrimi i organeve tė administratės pėr t’ju pėrgjigjur rekomandimeve tė Avokatit tė Popullit

 

Organet, tė cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar njė rekomandim, kėrkesė apo propozim pėr shkarkim, duhet ta shqyrtojnė rekomandimin,  kėrkesėn apo propozimin pėr shkarkim dhe tė kthejnė pėrgjigje brenda 30 ditėsh nga data e dėrgimit tė rekomandimit, kėrkesės apo propozimit pėr shkarkim. Pėrgjigjja duhet tė pėrmbajė shpjegime tė arsyetuara pėr ēėshtjen nė fjalė, si dhe ēfarė veprimesh, mosveprimesh apo masash ka ndėrmarrė ai organ.

Avokati i Popullit duhet tė njoftohet dhe ka tė drejtė tė marrė pjesė e tė flasė nė mbledhjet e organeve kolegjale tė administratės publike, ku merret nė shqyrtim rekomandimi, kėrkesa apo propozimi i tij.

 

Neni  22/1

 Sanksionet pėr mosbashkėpunimin me Avokatin e Popullit

           Refuzimi pėr tė bashkėpunuar me Avokatin e Popullit nga nėpunėsi civil, funksionari ose autoriteti publik pėrbėn shkak qė Avokati i Popullit tė kėrkojė nga autoriteti kompetent fillimin e proēedurės administrative dhe marrjen e masave disiplinore deri nė largimin nga puna ose nga shėrbimi civil.

 

Neni 23

Ndjekja e mėtejshme e ēėshtjes nga Avokati i Popullit

 

Nė rast se Avokati i Popullit nuk i quan tė mjaftueshme pėrgjigjet ose masat e ndėrmarra nga organi, ai ka tė drejtė ta ndjekė ēėshtjen tek organi mė i lartė nė hierarki. Nė rastet e pėrsėritura, si dhe kur organi pėrkatės nuk reagon ndaj rekomandimeve tė Avokatit tė Popullit, ky i fundit mund t’i drejtohet edhe Kuvendit me njė raport, duke propozuar edhe masa konkrete pėr vėnien nė vend tė sė drejtės sė shkelur.

  

Neni 24

E drejta e Avokatit tė Popullit pėr rekomandime legjislative

 

Kur Avokati i Popullit vėren se ėshtė vetė pėrmbajtja e ligjit ose e akteve tė tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qė krijon premisa pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut, tė njohura nga Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka tė drejtė:

a. t’u rekomandojė organeve qė kanė tė drejtėn ligjvėnėse tė bėjnė propozime pėr ndryshimin dhe pėrmirėsimin e ligjeve;

b. t’u propozojė organeve tė administratės ndryshimin ose pėrmirėsimin e akteve nėnligjore; mosshqyrtimi i propozimit brenda 30 ditėve sjell si pasojė pezullimin e fuqisė sė akteve nėnligjore qė shkaktojnė shkelje tė tė drejtave dhe lirive.

c. tė vėrė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese me kėrkesėn pėr shfuqizimin e akteve tė tilla.

 

Neni 25

Personat dhe aktet jashtė juridiksionit tė Avokatit tė Popullit

 

Janė jashtė juridiksionit tė Avokatit tė Popullit personat dhe aktet e mėposhtme:

a. Presidenti i Republikės

b. Kryetari i Kėshillit tė Ministrave

Gjithashtu, janė jashtė juridiksionit tė Avokatit tė Popullit:

b. urdhėrat me karakter ushtarak tė Forcave tė Armatosura

Avokati i Popullit pranon ankesa, kėrkesa ose njoftime pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut, qė rrjedhin nga administrata e pushtetit gjyqėsor, vendimet e formės sė prerė dhe procedurat gjyqėsore. Hetimi dhe kėrkesa e Avokatit tė Popullit nuk prekin pavarėsinė e gjykatės nė marrjen e vendimit.

 

 

KREU  IV

 

MARRĖDHĖNIET E AVOKATIT TĖ POPULLIT ME KUVENDIN, INSTITUCIONET E TJERA SHTETĖRORE DHE ME ORGANIZATAT JOQEVERITARE

 

Neni 26

Raportimi nė Kuvend

 

Avokati i Popullit paraqet nė Kuvend njė raport vjetor, i cili diskutohet nė seance plenare. Njė kopje e kėtij raporti i dėrgohet Presidentit tė Republikės dhe Kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave.

Raporti vjetor pėr vitin pasardhės duhet tė paraqitet jo mė vonė se 30 prilli i vitit nė vazhdim.

 

Neni 27

Raportimet e veēanta nė Kuvend

 

Pėrveē raportimit nė kushtet e nenit 26, Avokati i Popullit mund tė raportojė para Kuvendit me nismėn e tij ose me kėrkesėn me shkrim tė Kryetarit tė Kuvendit ose tė njė grupi deputetėsh. Kryetari i Kuvendit vlerėson nėse ky raportim do tė bėhet:

a. nė seancė plenare;

b. me shpėrndarje tė raportit;

c. nė komisionet e pėrhershme tė Kuvendit;

Edhe nė kėto raste, kopje tė kėtij raporti i dėrgohen Presidentit tė Republikės, Kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave, si dhe organit mė tė lartė epror, vartėsit e tė cilėve janė pėrmendur nė raport.

 

Neni 28

Publikimi i raporteve

 

Raporti vjetor dhe raportet e veēanta bėhen publike dhe botohen jo mė vonė se njė muaj nga data e diskutimit nė Kuvend.

Botimi bėhet nga Kuvendi.

 

Neni 29

Pėrgatitja e raporteve, pėr tė drejtat e njeriut

 

Avokati i Popullit mund tė ndihmojė dhe tė jape mendime e rekomandime nė pėrgatitjen e raporteve dhe tė dokumenteve tė tjera, tė hartuara nga shteti shqiptar, pėr tė drejtat e liritė e njeriut nė Republikėn e Shqipėrisė.

 

Neni 30

Bashkėpunimi me organizatat joqeveritare

 

          Nė kryerjen e funksioneve tė veta, Avokati i Popullit bashkėpunon ngushtė me organizatat jo qeveritare, duke marrė, periodikisht mendimet e tyre pėr gjendjen e tė drejtave dhe tė lirive tė njeriut.

Avokati i Popullit, nė bashkėpunim me organizatat joqeveritare, organizon, tė paktėn njė here nė vit, veprimtari kombėtare pėr gjendjen e tė drejtave dhe tė lirive tė njeriut nė Republikėn e Shqipėrisė.

 

KREU  V

 

KOMISIONERĖT, ZYRA E AVOKATIT TĖ

POPULLIT DHE BUXHETI

 

Neni 31

Struktura

 

Zyra e Avokatit tė Popullit ndahet nė 3 seksione tė specializuara, nė krye tė tė cilave vendosen komisionerėt.

Kėto seksione janė:

1. Seksioni pėr organet e administratės qendrore, tė pushtetit vendor dhe tė tė tretėve qė veprojnė pėr llogari tė tyre;

2. Seksioni pėr policinė, shėrbimin sekret, burgjet, Forcat e Armatosura dhe pushtetin gjyqėsor.

3. Seksioni i pėrgjithshėm pėr trajtimin e ēėshtjeve jashtė fushave tė mėsipėrme, pėr bashkė-punimin me organizatat joqeveritare dhe pėr studimet e veprimtarisė nė fushėn e tė drejtave dhe tė lirive tė njeriut.

 

Neni 32

Emėrimi i njė pėrfaqėsuesi vendor

 

Nė rastet kur Avokati i Popullit e sheh tė arsyeshme, ai mund tė emėrojė njė pėrfaqėsues tė tij vendor pėr njė ēėshtje dhe kohe tė caktuar. Organet e pushtetit vendor kanė pėr detyrė t’a pajisin kėtė pėrfaqėsues me zyrė, si dhe t’i krijojnė kushtet e nevojshme tė punės, pėr zbatimin e gjithė kėrkesave tė kėtij ligji. Ky pėrfaqėsues paguhet nga buxheti i Avokatit tė Popullit.

 

Neni 33

Zgjedhja e Komisionerėve dhe paga e tyre

 

Komisionerėt zgjidhen ndėr juristėt mė tė shquar, pėr njė mandat 3-vjeēar me tė drejtė rizgjedhjeje.

Pėr zgjedhjen e komisionerėve zbatohen kushtet e parashikuara nė nenin 3 dhe nė nenin 10 tė kėtij ligji. Paga e komisionerėve ėshtė sa dy tė tretat e pages sė Avokatit tė Popullit.

 

Neni 34

Mbarimi i funksionit dhe heqja e Komisionerėve

 

Rregullat e pėrmendura nė kėtė ligj pėr mbarimin e funksionit dhe heqjen e Avokatit tė Popullit zbatohen edhe pėr komisionerėt.

Nė rastin e largimit tė komisionerėve, me mbarimin e afatit 3-vjeēar dhe nė rastet e pėrcaktuara nė shkronjat “a”, “c” dhe “ē” tė nenit 7 dhe nė rastet e parashikuara nga neni 8 i kėtij ligji, Avokati i Popullit, brenda njė muaji i propozon Kuvendit zgjedhjen e njė komisioneri tė ri.

           Kėta mund tė shkarkohen edhe me kėrkesėn e Avokatit tė Popullit para mbarimit tė afatit 3-vjeēar pėr shkelje nė detyrė apo sjellje dhe akte qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e tyre.

 

Neni 35

Personeli i zyrės sė Avokatit tė Popullit

 

Personeli i zyrės sė Avokatit tė Popullit bėn pjesė nė shėrbimin civil tė Republikės sė Shqipėrisė.

 Struktura dhe organika e zyrės sė Avokatit tė Popullit caktohet nga Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit dhe tre komisionerėt pėrfitojnė falas Fletoren Zyrtare.

 

Neni 36

Buxheti i Avokatit tė Popullit

 

Mjetet financiare tė Avokatit tė Popullit pėrballohen nga buxheti i shtetit, ku Avokati i Popullit ka njė kre tė veēantė.

Projektbuxheti propozohet nga Avokati i Popullit nė Komisionin e Pėrhershėm tė Ekonomisė, Financave dhe Privatizimit, i cili e paraqet pėr miratim nė Kuvend, nė pėrputhje me Ligjin Nr.8379, date 29.07.1998 “Pėr hartimin dhe zbatimin e buxhetit tė shtetit”.

Avokati i Popullit duhet tė pėrgatisė pėr ēdo vit llogaritė e veta, nė pėrputhje me Ligjin Nr.8379, date 29.07.1998 “Pėr hartimin dhe zbatimin e buxhetit tė shtetit”. Llogaritė financiare tė Institucionit tė Avokatit tė Popullit kontrollohen nga Kontrolli i Lartė i Shtetit.

 

Neni 37

Donacionet qė mund t’i jepen Avokatit tė Popullit

 

Avokati i Popullit mund tė pėrfitojė nga donacione tė ndryshme financiare ose materiale. Donacionet duhet tė jenė pa kushte qė mund tė kompromentojnė pavarėsinė, paanėsinė dhe kushtetushmėrinė e veprimtarisė sė Avokatit tė Popullit. Donacionet duhet tė deklarohen dhe tė shėnohen nė njė regjistėr qė zyra e Avokatit tė Popullit mban pėr kėtė qėllim. Nė fund tė vitit, Avokati i Popullit detyrohet tė ēojė njė kopje tė regjistrit me hyrjet dhe daljet nė Kontrollin e Lartė tė Shtetit dhe njė kopje nė Komisionin e Pėrhershėm tė Ekonomisė, Financave dhe Privatizimit. Regjistri duhet tė pėrmbajė llojin e ndihmės, masėn, kohėn, subjektin qė jep donacionin dhe mėnyrėn e lėvrimit tė donacionit. Regjistri duhet tė pėrmbajė edhe identitetin dhe nėnshkrimin e dhuruesit.

 

KREU   VI

 DISPOZITA TRANZITORE

 

Neni 38

 Dispozita trazitore

 

Brenda dy muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit.

 

Neni 39

Rregullorja e brendshme

 

Brenda 3 muajve nga zgjedhja e tij, Avokati i Popullit, nė bashkėpunim me komisionerėt, harton rregulloren e brendshme tė punės.

 

Neni 40

           Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

 

 

L I G J

Nr. 8485, datė 12.5.1999

 

KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE

TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

 

 

Nė mbėshtetje tė neneve 81 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozim tė Kėshillit tė Ministrave,

 

 

K U V E N D I

I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

 

V E N D O S I  

 

PJESA E PARĖ

 

PĖRKUFIZIME DHE PARIME TĖ PĖRGJITHSHME  

 

KREU I

 

FUSHA E ZBATIMIT DHE PĖRKUFIZIMET  

 

Neni 1  

Fusha e zbatimit

 

Dispozitat e kėtij Kodi zbatohen nga tė gjitha Organet e Administratės Publike gjatė ushtrimit tė funksioneve tė tyre nėpėrmjet akteve individuale.

Parimet e sanksionuara nė kėtė Kod zbatohen edhe mbi aktet normative pėr aq sa njė gjė e tillė ėshtė e mundur.

Parimet e pėrgjithshme tė veprimtarisė administrative tė sanksionuara nė kėtė Kod janė tė detyrueshme pėr tė gjitha aktet administrative, qofshin kėto edhe tė ndėrmarra nė kuadrin e sė drejtės private.

Parimet e pėrgjithshme tė kėtij Kodi, me ligj, mund tė bėhen tė detyrueshme pėr zbatim edhe pėr veprimtarinė e subjekteve private kur kėto veprimtari kanė efekte pėr interesat publikė.

Ky kod zbatohet pėr persona fizikė dhe juridikė, tė cilėve u ėshtė dhėnė e drejta e ushtrimit tė detyrave dhe kompetencave publike me ligj, akt nėnligjor ose kontratė.

Dispozitat e kėtij Kodi nuk zbatohen mbi veprime tė administratės publike, qė rregullohen nga e drejta private.

 

Neni 3  

Organet administrative

 

Nė kuptimin e kėtij Kodi, organe tė administratės publike janė:

-         organet e pushtetit qendror tė cilat kryejnė funksione administrative;

-         organet e enteve publike nė masėn qė ato kryejnė funksione administrative;

-         organet e pushtetit vendor qė kryejnė funksione administrative;

-         organet e Forcave tė Armatosura, si dhe ēdo strukture tjetėr, punonjėsit e sė cilės gėzojnė statusin e ushtarakut, pėr aq kohė sa kėto kryejnė funksione administrative.

 

Neni 4  

Pala e interesuar

 

Palė e interesuar nė njė procedurė administrative do tė quhet ēdo person fizik, juridik ose autoritet shtetėror, tė drejtat ose kompetencat e ligjshme tė tė cilit, qofshin kėto individuale ose tė pėrbashkėta, kanė tė ngjarė tė preken gjatė procedurės administrative.

 

 

PJESA E KATĖRT

 

PALĖT E INTERESUARA NĖ PROCEDIMIN ADMINISTRATIV

 

Neni 44  

Pjesėmarrja nė procesin administrativ

 

1.Ēdokush qė ka interes tė ligjshėm ka tė drejtė tė marrė pjesė nė procedimin administrativ personalisht ose/dhe i pėrfaqėsuar.

2.Zotėsia pėr tė marrė pjesė nė procedimin administrativ rregullohet sipas dispozitave tė sė drejtės civile mbi zotėsinė juridike pėr tė vepruar.

 

Neni 45  

Legjitimimi

 

1.Mbajtėsit e tė drejtave dhe interesave tė ligjshme, tė cilat preken nga vendimet qė merren gjatė procedimit administrativ, kanė tė drejtė tė fillojnė procedimin administrativ, si dhe tė marrin pjesė nė tė. Tė drejtat e mėsipėrme i kanė dhe shoqatat apo organizatat.

2.Nė mbrojtje tė interesave tė gjera, tė cilat mund tė preken nga procedimi administrativ, kanė tė drejtė tė fillojnė njė procedim administrativ dhe/ose tė marrin pjesė nė tė edhe:

a) personat tė cilėve procedimi administrativ u shkakton ose mund t’u shkaktojė dėme nė tė drejtat e pėrbashkėta si p.sh. shėndeti publik, arsimimi, trashėgimia kulturore, mjedisi, si dhe nė cilėsinė e jetės;

b) personat qė jetojnė brenda apo pranė njė prone publike, e cila mund tė dėmtohet nga procedimi administrativ.

c) Avokati i Popullit.

3. Shoqatat qė veprojnė nė mbrojtje tė interesave tė gjera tė publikut, kanė tė drejtė tė fillojnė apo tė marrin pjesė nė procedimin administrativ.  

 

L I G J

Nr. 8503,  datė 30.6.1999

 

PĖR TĖ DREJTĖN E INFORMIMIT PĖR DOKUMENTAT ZYRTARE

 

Nė mbėshtetje tė neneve 23, 17, 78 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave  

 

K U V E N D I

I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

 

V E N D O S I:  

 

KREU I

 

DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME