INTERVISTA

___________________________________________________________________________

 

Datë 21/10/2002

 

INTERVISTE E KOMISARIT TE LARTE TE KESHILLIT TE EUROPES PER TE DREJTAT E NJERIUT Z.ALVARO GIL ROBLES NE TV NORBA, ME GAZETARIN ERVIN BAKU

 

   

 

Z. Gil Robles, ju falenderojme qe pranuat ftesen tone per interviste

 

Pyetje: Ç’eshte Komisari Europian per te Drejtat e Njeriut, ç'perfaqeson dhe cila eshte puna e Institucionit tuaj?

 

Pergjigje: Komisari Europian eshte nje institucion qe u shfaq me 1999 me vendim te Keshillit te Europes dhe ka tre qellime:

l. Promovimi i te drejtave te njeriut ne vendet anetare te Keshillit te Europes ne 44 vende.

2. Ne rast nevoje, t’u jape vendeve mendime, opinione, si dhe ben studime juridike te situates se ketyre vendeve ne raport me konventat e te drejtave te njeriut dhe shmangiet nga keto konventa.

3. Lufton per respektin efektiv te te drejtave te njeriut ne praktiken e ketyre vendeve anetare, pra per te pare nese ka raste patologjike te te drejtave te njeriut ne veprimtarine e shteteve. Per te dhene nje shembull: nese dy aspektet e para ishin me shume teorike, ky i treti eshte me shume praktik. E ben komisarin te punoje me shume, si p.sh: rasti i Çeçenise.

 

Pyetje: Qysh prej dje, ju jeni ne Tirane per nje vizite dyditore shume te rendesishme. Pse jeni ne Tirane? Jeni i ftuar nga Avokati i Popullit z. Ermir Dobjani apo Tirana eshte etapa e turit tuaj qe keni ndermarre ne Europe per te pare situaten e te drejtave te njeriut ne kontinentin tone.

 

Pergjigje: Mund t’ju them se jane te dyja ne njefare menyre, qe t’i pergjigjem nje ftese shume dashamirese te Avokatit te Popullit, te cilin e njoh prej vitesh tashme, qe ne fillim te punes se tij, i cili ben nje pune te rendesishme e te shkelqyer ne Shqiperi dhe natyrisht qe te vij ketu e te tregoj solidaritetin tim ndaj punes se tij dhe mendoj se kjo eshte shume e rendesishme, themelisht e rendesishme ne fushen e te drejtave te njeriut.

Se dyti, qe te marr kontakt me vendin, te njihem me realitetin e tij direkt, duke e perfshire kete edhe ne linjen e vizitave qe normalisht komisari ben ne fushen e te drejtave te njeriut ne vendet e Keshillit te Europes. Mua me pelqen te shkoj direkt neper vende, te flas me Qeverine, me perfaqesuesit e shoqerise civile, me parlamentaret, pra si te thuash te kem nje njohje direkte, duke e vizituar drejtperdrejt vendin, duke e pare me syte e mi.

Pra, ky eshte objektivi i vizites, te njihem vete une me realitetin e vendit e qe konkretisht t’i bej nje vizite Avokatit te Popullit.

 

Pyetje: Pas kesaj dite shume te ngarkuar qe keni pasur, cila do te ishte ideja juaj per respektimin dhe mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne pergjithesi.

 

Pergjigje : Do t’ju them vertet qe ishte nje dite shume e ngarkuar kjo e sotmja, por qe mban edhe lajme shume te mira, pasi nuk duhet harruar se nga Luksemburgu kemi lajme shume te mira, jo vetem per Shqiperine. Jam shume i kenaqur qe erdhen keto lajme sot dhe jam vertet i lumtur qe gjate prezences sime ketu u hapen shume dyer per Shqiperine. Ky eshte nje lajm, si dhe eshte nje detyrim akoma me i madh per te inkurajuar respektin e te drejtave te njeriut ne Shqiperi, dhe per te inkurajuar Qeverine, shoqerine civile dhe gjithe te tjeret. Pra, siç e thame, problemi qe me intereson ne menyre specifike, eshte situata e asaj pjese te shoqerise shqiptare, qe eshte me e dobet, e cila mund te vuaje me shume, e qe eshte me pak e mbrojtur nga sulmet e dhunes te te drejtave te njeriut, qe jane grate, femijet, njerezit e privuar nga liria, disa grupe te tjera sociale, siç jane romet, te cilet kane nje situate te veçante.

Por, per t’iu kthyer çeshtjes se grave dhe femijeve, eshte e vertete qe ka nje problem serioz. Pra, qe gruaja vuan nga ushtrimi i dhunes brenda perbrenda familjes. Kjo gje behet ne heshtje. Ajo nuk eshte e mbrojtur sa duhet. Mund te them se tek autoritetet shqiptare kam gjetur nje kompromis, nje deshire per te luftuar kete gjendje dhe une besoj se duhet te pranohen ne kete rast edhe rezultatet pozitive qe vijne nga kjo deshire.

 

Pyetje: Z. komisar, shpesh here, ne Shqiperi, grate te cilat jane viktima te trafikut njerezor, kane frike te deshmojne perballe trafikantit te tyre, tutoreve te tyre. Si e shihni mungesen ne Shqiperi te nje ligji per mbrojtjen e deshmise dhe a mundet Institucioni juaj te jape nje ndihme konkrete, persa i perket ketij problemi?

 

Pergjigje: Gjithçka qe behet per te krijuar nje kuader legal te pershtatshem dhe teknikisht te mire per te mbrojtur pikerisht pjesen me te dobet te shoqerise dhe konkretisht gruan dhe femijet, mendoj se eshte thelbesore. Shihni p.sh: Kodin e Familjes, eshte ende duke u diskutuar, duhet avancuar ne kete ligj, ndoshta duhet punuar edhe ne Kodin Penal per te percaktuar me mire denimet e krimineleve ne mbrojtje te gruas dhe te femijeve. Por, besoj se eshte akoma me e rendesishme se kuadri ligjor, qe te zbatohet pasi kam degjuar nga OJQ-te dhe njerez te ndryshem se kemi ligje, por ato nuk zbatohen.

Drejtesia funksionon keq, eshte e ngadalte. Policia ka shume probleme ne marredheniet e saj me qytetaret, ka akte dhune. Eshte e domosdoshme qe keto te korrigjohen, pra jo vetem eshte nje problem i ekzistences se ligjit, por edhe nje problem mentalitetesh qe duhet te ndryshohen dhe nje problem institucionesh, te cilat duhet te permiresojne funksionimin e tyre. Ju them se kam shume besim ne Institucionin e Avokatit te Popullit, i cili mund te ndihmoje qe te ndryshojne gjerat. Ai ka bere nje pune shume te madhe dhe jam shume i sigurte se do te beje nje pune edhe me te rendesishme dhe une si komisar do te jap gjithe mbeshtetjen time per keto ndryshime.

 

Pyetje: Eshte mese e vertete se qe prej krijimit te Institucionit te Avokatit te Popullit dhe fale punes se Avokatit te Popullit, i cili eshte bere vertet nje percjelles dhe mbrojtes i te drejtave te njeriut, por cilat jane raportet tuaja konkrete me Avokatin e Popullit.

 

Pergjigje: Mund t’ju them se raportet jane raporte institucionale, ne kemi mbledhjet tona nderkombetare te Ombudsmanit, te cilat jane ne nje fare menyre institucione te ngjashme ne te gjithe Europen, ku shkembejme opinione e eksperienca. Nderkohe do te mendojme per gjera, te cilat mund t'i bejme se bashku dhe mos harroni qe Avokati i Popullit eshte nje force e madhe, sepse eshte i pavarur, totalisht i pavarur. Komisari nuk ka nevoje te jape keshilla. Ai e di mire se çfare duhet te beje. Gjeja e vetme qe mund te bej eshte te ofroj solidaritetin tim total dhe mbeshtetjen time nderkombetare ndaj punes se tij.

 

Pyetje: Ju, pak me pare thate se interesoheni per ato pjese me te dobta te shoqerise si grate dhe femijet. Pikerisht, trafiku i femijeve ka marre masat alarmante kete vit ne Shqiperi. Sipas statistikave rezultojne dhjete raste qe nga fillimi i vitit.

A ka nje projekt konkret ne ndihme te femijeve dhe Institucioni juaj mund te ndihmoje konkretisht?

 

Pergjigje: Persa i perket mbrojtjes se femijeve, jemi ne nje çeshtje, sepse femijet jane viktimat me pak te mbrojtura ne te gjitha çeshtjet qe u perkasin atyre, sidomos kur kane te bejne me trafikun dhe veprimet kriminale. Nese me lejoni dhe besoj se ketu kemi te bejme me nje reflektim, te cilin te gjithe duhet t'a bejme, duhet ti trajtojme çeshtjet jo vetem ne nje kontekst shqiptar, por ne nje kontekst rajonal do te thoja, pasi eshte nje problem qe ka nje shtrirje qe duhet pare ne te gjithe kontekstin e vet dhe do te doja te punoja ketu pikerisht ne kete terren.

Duke pasur parasysh qe eshte jo vetem nje problem i zhvillimit ekonomik, varferise, por, mendoj se vemendja duhet perqendruar tek kriminelet, sepse behet jo vetem trafikimi, por behet edhe trafik organesh qe eshte nje problem qe duhet denoncuar me force. Ka raste qe femijet trafikohen, perdoren per lemoshe. Nuk mund te jemi neutrale. Komisari nuk mund te jete asnjanjes dhe ketu kam pare e me ka bere shume pershtypje se shoqeria eshte shume e sensibilizuar, shume pozitive, qofte ne nivelin e Qeverise, OJQ-ve, Parlamentit, pra duhet te kete nje lufte globale kunder krimit te organizuar.

 

Pyetje: Ju folet per takimet tuaja me Avokatin e Popullit, me OJQ­-te dhe nderkohe jeni takuar me autoritetet me te larta te vendit, nder te tjera, Ministrin e Puneve te Jashtme z.Ilir Meta dhe z.Luan Rama, Minister i Brendshem. Persa i perket autoriteteve shqiptare, ç’mendoni per mbrojtjen e te drejtave te njeriut nga keto autoritete?

 

Pergjigje: Do t’ju them se pata mundesine te flisja me anetare te Qeverise qe me shume dashamiresi me priten dhe diskutuam gjate, si te punojme me mire. Mendoj se duhet jo vetem te plotesojme kuadrin legal dhe kjo duhet bere sa me shpejt, psh, duhet te ratifikohet Karta Sociale e modifikuar qe tashme ka kaluar ne Parlament dhe shpresoj se shume shpejt do te ratifikohet, duke modifikuar apo aprovuar ligjin per familjen, kodin e punes dhe te tjera dispozita qe jane ne proçes e siper ne Parlament. Duhet avancuar ne kete drejtim, por duhet reformuar drejtesia. Kjo duhet bere me themel. Ministri i Drejtesise eshte shume i qarte. Duhet punuar me policine dhe luftuar kunder nje fenomeni qe une e pashe qe ekziston ne shoqeri, nje problem shume i madh, fenomeni i gjakmarrjes, çeshtja e gjakmarrjes qe ben viktima jo vetem ne kuadrin e gjakmarrjes, por gjithe familjen, e cila jeton e ngujuar ne shtepi. Me qindra njerez jane ne kushte te tilla, madje femijet nuk shkojne ne shkolla. Mendoj se te gjithe duhet te bejne perpjekje, drejtesia, policia dhe shoqeria per te luftuar kunder ketij fenomeni. Edhe une si komisar po mendoj me thelle se ç’mund te bej gjithashtu me Avokatin e Popullit, i cili ka bere nje seminar shume te rendesishem per kete çeshtje per te gjetur si mund te punojme ndryshe kunder kesaj dhune. Eshte nje dhune qe prek jeten e njeriut dhe eshte shkelja me e rende e te drejtave te njeriut. Ketu ka nje detyrim per komisarin qe te mendojme si mund t’a ndihmojme Shqiperine ne kete lufte te perbashket kunder veprimit kriminal, krimit te organizuar dhe kunder gjakmarrjes, pasi perkrah gjakmarrjes ka edhe raste kriminale.

 

Pyetje: Kjo eshte mese e vertete. Sikurse e thate dhe ju, viktimat e kesaj gjakmarrjeje jane femijet krejt te pafajshem e qe braktisin shkollen, shoket e tyre e qe nuk luajne me. Konkretisht, ju thate qe do te reflektoni me Avokatin e Popullit per kete problem akut qe ka Shqiperia, por ne mendjen tuaj, a keni ndonje ide per te gjetur ilaçin e kesaj semundje teper te rende qe ka shoqeria?

 

Pergjigje: Une besoj se zgjidhja e ketyre problemeve duhet gjendur nga secili vend, forca e zgjidhjes duhet te vije nga e gjithe shoqeria, e cila duhet te jete e bindur se mund t’i shpalle lufte e do ta fitoje kete lufte. Eshte tmerresisht e padrejte qe per Shqiperine ka gjithnje nje imazh te nje vendi te kriminalizuar dhe qe i nenshtrohet ketyre dhunave, ndersa realiteti eshte ndryshe, eshte nje vend ku behen gjera dhe mendohet se duhet bere diçka per t’a ndryshuar kete imazh. Por, per kete duhet te shkohet ne rrenje te çeshtjeve dhe ky duhet te jete vullneti i popullit, i Qeverise, i parlamentareve dhe i te gjitha forcave sociale te ketij vendi, padyshim me ndihmen e nderkombetareve. Si te gjitha proçeset e transformimit dhe tranzicionit, do te thote qe vetem populli duhet te jete i bindur qe duhet ta fitoje kete lufte kunder krimit te organizuar. Ne kete kontekst, Shqiperia eshte nje vend, qe ne nje kohe shume te afert do te flasim per çeshtjet qe po diskutojme si probleme qe i perkasin historise. Do te shohim nese komisari mund te ndihmoje p.sh: me nje seminar mbi te gj itha keto probleme.

 

Pyetje: Sipas informacioneve tuaja, nuk e di nese keni pasur mundesine per te vizituar ndonje burg, a mendoni se Shqiperia sot respekton plotesisht te drejtat e te burgosurve te saj?

 

Pergjigje: Besoj se ne Shqiperi si ne te gjithe vendet, por do te flasim per Shqiperine se per kete jemi ketu sot, te burgosurit kane shume probleme. Do te thoja qe te burgosurit kane probleme ne dy nivele. Se pari, te arrestuarit ne komisariate. Ata ende jane objekt i dhunes dhe i shkeljes se te drejtave te njeriut nga policia. Mendoj se autoritetet ketu jane te ndergjegjshem per kete fakt dhe mendoj se po punohet per t'i korrigjuar keto gjera; eshte çeshtje mentaliteti dhe çeshtje e nivelit te kultures. Gjerat duhen ndryshuar totalisht, por kjo duhet bere me shume vendosmeri. Se dyti ka probleme edhe neper burgje. Per çfare lloj problemesh behet fjale? Do t'ju them se njerezit e privuar nga liria jane vetem te denuar me kete, u eshte hequr vetem liria dhe nuk jane te denuar me heqjen e dinjitetit njerezor. Edhe kushtet e jeteses nuk jane te mira neper burgje. Nderkohe, ministri me tha se jane duke mbaruar punimet ne dy burgje te reja qe do te ndihmojne qe te shkarkohet situata aktuale e ngarkuar, nderkohe qe shume te denuar qe kane marre denimin, ndodhen ne qelite e komisariateve. Vizitova edhe nje burg ku nje person me tha qe kam shtate muaj qe pres te me komunikojne vendimin e gjykates, qe une e di qe me ka denuar, por ende s'ma kane komunikuar. Per keto gjera duhet punuar qe te ndryshojne.

Do te doja te thoja nje gje shume te rendesishme qe konstatova gjate udhetimit tim. Ketu nuk perpiqen t’i fshehin gjerat, por tani flitet qarte per problemet qe ekzistojne dhe ky eshte nje hap shume i rendesishem per te gjetur zgjidhje. Autoritetet nuk e kthejne koken nga ana tjeter, as shoqeria nuk e kthen koken nga ana tjeter, e shikojne problemin perballe, i dalin balle perballe. Qe nga ky moment mund te punohet seriozisht per t’a fituar kete beteje ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Besoj qe eshte detyrimi i te gjitheve ne qe t’ju ndihmojme ne menyre solidare, jo duke ju dhene mesime e leksione, por si miq. Miq qe ndihmojne te tjere miq ne nevoje.

 

Pyetje: Pra, ju mendoni se kur nuk i fshehim problemet, kemi edhe vullnetin per t’i zgjidhur ato. Ju keni besim te plote tek autoritetet, tek Avokati i Popullit, tek OJQ-te e shoqeria shqiptare per t'i zgjidhur ne te ardhmen te gjitha problemet qe prekin Shqiperine, persa i perket fushes se te drejtave te njeriut qe eshte fusha themelore?

 

Pergjigje: Natyrisht, sot me mire se asnjehere tjeter jane krijuar kushtet per t’i ndryshuar gjerat seriozisht, ky eshte nje mendim personal dhe mendoj se vendimi i Luksemburgut sot eshte nje mirenjohje per kete gje, qe tregon se ju po ecni ne kete rruge, por eshte nje rruge qe ende kerkon perpjekje te medha per t'i shkuar deri ne krye. Behet fjale qe duhen bere perpjekje te luftohet per nje transformim social qe te mbrohen te gjitha grupet me te dobta te shoqerise, te behet lufta kunder kriminalitetit, korrupsionit qe eshte edhe ky nje problem shume i rendesishem. Jeni ne rrugen e duhur, duhet ecur ne ate rruge. Kjo eshte pershtypja ime tani qe jam ne Shqiperi. Duke degjuar shume njerez, une arrita ne kete konkluzion, por nuk duhet te pergjumemi, ka ende shume gjera per t’u bere.

 

Pyetje: Ne takimin qe keni patur me Ministrin e Rendit z.Luan Rama, eshte rene dakord qe ne patronazhin tuaj, pra nen patronazhin e komisarit te te drejtave te njeriut e te Ministrise se Rendit do te organizohet nje konference nderkombetare rajonale per standartet europiane te te drejtave te njeriut. Eshte nje prove me shume, se Shqiperia ka nje stabilitet politik, nje vend i qete.

 

Pergjigje: Po, ne fakt folem me Ministrin pikerisht per permasat dhe rendesine qe duhet te marre lufta kunder fenomenit te gjakmarrjes dhe se une si komisar mendoj qe duhet nje reflektim rajonal. U fol pikerisht per mundesine qe te organizohet ky seminar ne muajt e ardhshem ketu ne Tirane dhe do te shohim mundesite konkrete. Mendoj se eshte shume e rendesishme qe te behet nje gje e tille dhe te flitet qarte me te gjithe specialistet e fushes dhe te shohim nese mund te ndertojme linja te perbashketa pune.

 

Pyetje: Ndoshta nje bashkepunim rajonal midis vendeve do te ishte i frytshem, sigurisht me gjithe asistencen tuaj ne zgjidhjen e shume problemeve?

 

Pergjigje: Po, sigurisht, si ne te gjitha seminaret qe organizon Komisari, ne perpiqemi qe t’i gjykojme problemet ne te gjitha permasat e tyre, ne te gjithe shtrirjen e tyre, qofte dhuna familjare, qofte dhuna e gjakmarrjes, nuk eshte thjesht kjo vetem per Shqiperine. Une mendoj se keto s'jane vetem tipike shqiptare e prandaj duhet te ftojme edhe njerez te tjere nga vendet e tjera te rajonit ne kete tavoline te perbashket dhe te reflektojme te gjithe se bashku, por kjo duhet bere pa mistere, pa sekrete. Besoj se qe nga momenti qe nuk fshihen problemet, menyra per t’i zgjidhur nuk ka pse fshihet gjithashtu. Pra, te perpiqemi qe te mbledhim sa me shume fryme pozitive ne kerkimin e zgjidhjeve, qofte ne Shqiperi, qofte ne rajon.

 

Pyetje: Se fundi, Shqiperia eshte nje nga 44 vendet e Keshillit te Europes dhe u be tashme 7 vjet qe ajo ka aderuar ne Organizaten e madhe paneuropiane. Pas gjithe informacionit qe ju i dispononi pas kesaj vizite te rendesishme qe ju kryet ne Tirane e ne Shqiperi, si e gjykoni standartin e e te drejtave te njeriut ne Shqiperi? Shqiperia eshte nje nxenese shume e mire, nje nxenese e mire e Keshillit te Europes?

 

Pergjigje: Po me kerkoni qe une te bej profesorin, mesuesin qe jep noten si te thuash. Ne nje fare menyre, ne te gjitha vleresimet e notat qe jep mesuesi, ka pak padrejtesi. Do t'ju them se une besoj se Shqiperia, duke perdorur termat qe perdoret ju, eshte nje nxenese qe po fillon te beje detyrat e veta, por i duhet ende te punoje shume. Hapi i pare shume i rendesishem eshte bere. Ka nje projekt deri me 2004-en qe synon te luftoje emigracionin klandestin, dhunen etj. Eshte e rendesishme te pranohen problemet ne menyre publike, nuk fshihen ato dhe une ketu mendoj se duhet inkurajuar ky nxenes qe nje dite te arrije dhe ai te jete profesori me i mire ne Europe madje, por eshte nje rruge shume e gjate qe duhet bere deri aty. Atehere duhet filluar te punohet seriozisht, sepse ende mbeten shume probleme mjaft serioze, te cilat nuk mund t'i injorojme; sapo folem per keto sot. Pra do t'ju them se une nuk do te jap note sot. Eshte heret per te dhene nje note, une dua vetem te inkurajoj sot. Duhet te vazhdohet ne rrugen qe sapo keni filluar dhe ne kete perpjekje do te keni mbeshtetjen e Keshillit te Europes.

 

Ju faleminderit!

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim në faqen kryesore

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site është ndërtuar dhe mirëmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al