Tiranė,
mė 19/01/2005
KONFERENCA
PER SHTYP E AVOKATIT TE POPULLIT
TE SHQIPERISE, Z.
ERMIR DOBJANI,
DHE
OMBUDSMANIT TE DANIMARKES, Z. HANS
GAMMELTOFT HANSEN
Hapja:
Zedhenesi i Avokatit te Popullit
Zedhenesi:
Faleminderit
per pjesemarrjen dhe mbulimin mediatik qe i keni bere ketij
aktiviteti. Sikunder tashme e dini, qėllimi i vizitės se
z.Gameltoft Hansen ishte qė tė bėhej nje analizė e arritjeve
tė kėtij institucioni pėr kėto 5 vjet punė qė ėshtė
zhvilluar dhe pėr tė pėrcaktuar drejtimet ku ne duhet tė pėrqėndrohemi
ne te ardhmen.
Fjala
e z. Ermir Dobjani:
Tė
nderuar pėrfaqėsues tė Medias,
Ju
falenderoj pėr ndjekjen dhe pėrcjelljen mediatike tė vizitės
sė Ombudsmanit tė Danimarkės si dhe pjesėmarrjen nė kėtė
Konferencė shtypi.
Zoti Gammeltoft Hansen ėshtė njė nga Ombudsmanėt mė
tė vjetėr nė Evropė. Prej 18 vjetėsh ai drejton njė ndėr
zyrat mė tė mira tė Ombudsmanėve nė botė. Kjo ėshtė
vizita e tij e 4-t nė Shqipėri dhe tregon sė pari pėr vlerėsimin
dhe rėndėsinė qė ai i ka kushtuar ngritjes dhe forcimit tė
Zyrės sė re tė AP nė Shqipėri.
Nė shtator 2000, ndėrsa unė kisha 6 muaj qė isha
zgjedhur dhe zyra vetėm tre muaj qė funksiononte, z.
Gammeltoft Hansen ishte i pari Ombudsman qė erdhi tek ne pėr tė
na inkurajuar dhe ofruar ndihmėn dhe pėrvojėn e tij si dhe tė
zyrės sė tij.
Qysh nga ajo kohė kanė kaluar thuajse 5 vjet, dhe sot
me kėnaqėsi konstatoj se zyra jonė nė Shqipėri, nė tė
gjithė organizimin dhe veprimtarinė e vet ėshtė bazuar nė
modelin danez. Kjo ėshtė rrjedhojė e ndihmės sė pakursyer tė
qeverisė daneze, nė kuadėr tė projektit DANIDA, qė ka
investuar rreth 800 000 USD pėr zyrėn tonė, si dhe tė punės
personale qė ka bėrė z. Gammeltoft Hansen dhe stafi i tij pėr
ne.
Nė kėto pesė vjet ne kemi zgjidhur mbi 15 000 ankesa,
nga tė cilat rreth 20 pėrqind janė zgjidhur nė favor tė
qytetarėve. Kjo shifėr tregon pėr besimin qė ka publiku
shqiptar tek ne, por njėkohėsisht ėshtė tregues mjaft
pozitiv i administratės publike shqiptare, e cila ka mirėpritur
rekomandimet e Institucionit te Avokatit tė Popullit.
Gjithashtu, ne falenderojmė Parlamentin shqiptar, tė
gjitha grupet parlamentare dhe forcat politike qė ato pėrfaqėsojnė,
qeverinė shqiptare, qė kanė mbėshtetur dhe inkurajuar fort
veprimtarinė e Avokatit tė Popullit. Gjithashtu vlerėsoj mbėshtetjen
e faktorit ndėrkombėtar prezent nė Shqipėri pėr mbėshtetjen
qė i ka dhėnė Avokatit tė Popullit.
Ne sot jemi anėtarė tė tre organizatave tė Ombudsmanėve
dhe Mediatorėve nė botė, dhe kemi lidhje me rreth 100
institucione homologe. Por mbi tė gjitha kemi patur dhe
vazhdojmė tė kemi lidhje dhe mbėshtėtje nga zyra e z.
Gammeltoft Hansen, me tė cilin ndajmė suksesin tonė.
Me kėtė rast falenderoj Mediat shqiptare pėr mbėshtetjen
qė i kanė dhėnė institucionit tė Avokatit tė Popullit gjatė
kėtyre 5 viteve.
Fjala
e Ombudsmanit te Danimarkes, Hans Gammeltoft Hansen:
Tė
nderuar zonja dhe zotėrinj tė medias. Mė vjen keq qė unė
nuk flas shqip. Kjo ėshtė vizita e katėrt e imja nė Shqipėri.
Sikundėr
jua shpjegoi dhe z. Dobjani, unė jam prej 18 vjetėsh,
Ombudsman nė Danimarkė, ndėrkohė qė Institucioni ka 50 vjet
qė ėshtė krijuar. Nė zyrėn e Ombudsmanit Danez tashmė ėshtė
konsoliduar njė traditė pėr tė mbėshtetur dhe asistuar
ngritjen e institucioneve tė Ombudsmanit, pra Avokatit tė
Popullit, pothuajse nė ēdo pjesė tė botės.
Ka
qėnė njėkohėsisht e frutshme, tepėr e kėnaqshme pjesėmarrja
jonė pėr ngritjen dhe mirėfunskionimin e zyrės sė Avokatit
tė Popullit nė Shqipėri.
Duke
ju referuar edhe standarteve ndėrkombėtare, unė ju falenderoj
Juve pėr lehtėsimin nė ngritjen e kėtij institucioni tepėr
tė efektshėm.
Bashkėpunimi
me Zyrėn e Avokatit tė Popullit dhe veēanėrisht me z.
Dobjani ka qėnė vėrtete tepėr frymėzues.
Unė
vij nga njė vend ku koncepti i Ombudsmanit ėshtė krijuar prej
vitesh dhe natyrisht e kam parasysh edhe zhvillimin e kėtij
koncepti tashmė edhe nė vendet tė tjera, si nė Shqipėri.
Pyetje
e gazetares se TVA:
Si
e konsideroni veprimtarine e Avokatit tė Popullit dhe a keni
ndonje verejtje?
z.
Gammeltoft Hansen:
Unė
jam i mbreslėnė, pra i impresionuar nga suksesi dhe nga
arritjet e zyrės sė Avokatit tė Popullit, pra te zyrės sė
zotit Dobjani. Keshtu, personalisht mezi pres tė vazhdoj bashkėpunimin
midis zyrės sė Avokatit tė Popullit dhe zyrės time si dhe
vendeve te tjera nordike.
Z.Ermir
Dobjani:
Nė
5 vjet kemi punuar pėr ta ngritur kėtė institucion kur nuk
ekzistonte, kur nuk kishte as zyrė, asgjė. Njė institucion i
cili nė ēdo vend tė botės ekziston prej vitesh, pra ku
mbrojtja e tė drejtave dhe lirive tė njeriut eshte nje koncept
i konsoliduar. Kuptohet qė derisa kemi ardhur deri kėtu dhe gėzojmė
mbėshtetjen e faktorit ndėrkombėtar natyrisht dhe tė
organizmave qeveritare, do te thote se ėshtė bėrė njė punė
mjaft e mirė, dhe qė tė flasėsh pėr tė mirat dhe dobėsitė
e kėtij institucioni duhet njė analizė e gjėrė. Por unė
them qė mė mirė duhet tė ishim pėrqėndruar nė problemet mė
themelore qė qėndrojnė sot para njerėzve tanė nė Shqipėri.
Pyetje
per Ombudsmanin e Danimarkes:
Ēfare
mund te na thoni tjeter per punen e Avokatit te Popullit ne
Shqiperi?
z.
Gammeltoft Hansen:
Duke
kujtuar atė ēka unė kam lexuar pėr Ombudsmanin e Parė nė
Danimarkė, pra kėtu e 50 vjet mė parė, ai ka qėnė
rizgjedhur dhe ka qėndruar nė atė pozicion pėr 16 vjet me
rradhė, ēka i dha edhe atij mundėsinė pėr tė stabilizuar
dhe zhvilluar zyrėn e tij. Ajo ēka unė kam parė nga afėr
gjatė kėtyre 5 viteve tė veprimtarisė sė Avokatit tė
Popullit nė Shqiperi mė ka impresionuar, aq mė tepėr duke
ditur se sa vėshtirėsi dhe komplikime, Ombudsmani i parė, ne
secilin vend tė botės, do tė kishte. Pra shkurt dhe kjo ėshtė
pėr ēdo Ombudsman nė botė, por sidomos atė tė vendit tuaj,
nė njė farė mėnyre Ombudsmanėria, pra arti i Ombudsmanit ėshtė
njė art i mbajtjes sė ekuilibrave. Nga njėra anė Ombudsmani
duhet tė jetė njė rojtar i te drejtave tė njeriut dhe i mirėqeverisjes
dhe natyrisht qė ai nuk duhet tė trembet pėr tė marrė dhe
trajtuar ēėshtjet qė mund tė jenė, le tė themi, kundėrthėnėse
dhe problematike. Nga ana tjetėr ėshtė shumė e rėndėsishme
qė Ombudsmani tė sigurojė pranueshmėrinė nga ana e organeve
tė administratės, tė cilėt atij do ti duhet ti
kontrollojė. Prandaj unė kėtė e quaj art tė mbajtjes sė
ekuilibrave, dhe kjo ka mė tepėr rėndėsi pėr Ombudsmanin e
Parė, i cili natyrisht qė duhet tė hedhė gjurmėt e para.
Natyrisht qė ju mė pyetėt pėr ndonjė koment tjetėr me punėn
e kolegut tim z.Dobjani pėr kėto 5 vjet. Unė e konsideroj
z.Dobjani njė artist tė madh qė ka performuar artin e
mbajtjes sė ekuilibrave.
Pyetje
e gazetares:
Ēfare
keni pėr tė thėne nė lidhje me kandidatin tjetėr tė
propozuar pėr Avokat tė Popullit dhe sė dyti, a keni patur vėshtirėsi
dhe presione gjatė punes tuaj?
z.Ermir
Dobjani:
Unė
nuk kam absolutisht asgjė kundėr me kandidatin e shfaqur dhe
me cilindo kandidat tjetėr qė do tė dalė. Ėshtė e drejta e
gjithėsecilit tė konkurojė, ėshtė e drejta e ēdo deputeti
tė mbėshtesė kandidatėt qė kėrkojnė mbėshtetje prej
tyre. Unė kam kėtė pėr tė thėnė qė do tė ishte mirė qė
proēesi i zgjedhjes sė Ombudsmanit tė mos pėrfshihej nė lojėn
politike. Kjo do tė ishte njė kėnaqėsi e imja. Pėrsa i pėrket
punės pėr rreth 15 mijė ankesa qė kanė ardhur nė zyrėn
tonė kuptohet nuk ka qėnė e lehtė tė punoje sepse nė fund
tė fundit pėr tė gjitha kėto shkelje janė ankuar qytetarėt
pėr institucionet qeveritare qėndrore dhe lokale. Dhe
natyrisht askujt nuk i pėlqen tė kritikohet dhe ti
rekomandohen zgjidhje qė bien ndesh me ato pėr tė cilat
ankohen qytetarėt. Por e rėndėsishme ka qėnė qė ne kemi
ruajtur balancat, ashtu siē shpjegoi kolegu im, kemi bėrė njė
punė tė paanshme, me mjaft profesionalitet, dhe kemi fituar mbėshtetjen
si tė opinionit, si tė ankuesve, ashtu dhe tė institucioneve
tė cilat janė kritikuar nga ana jonė.
Zedhenesi:
Meqė
nuk ka mė pyetje, ju falenderojme, duke kujtuar para jush njė
tė vertetė se njė Ombudsman ėshtė aq i zoti sa ēėshtė
i aftė per tu bėrė i njohur. Ju keni kontributin tuaj ne
kete drejtim. Faleminderit dhe mirupafshim.
|