INTERVISTA

___________________________________________________________________________

 

Datė 09/06/2004

 

INTERVISTĖ E AVOKATIT TĖ POPULLIT Z. ERMIR DOBJANI ME GAZETARIN GREK TE NET TV GEORGE KAUVAROS

 

 

 

Z.George Kauvaros: 

Ē’mund tė thoni pėr problematikėn e trafikimit tė fėmijėve nė Shqipėri dhe Greqi ?

  

Z. Ermir Dobjani: 

Nė radhė tė parė unė falenderoj televizionin tuaj dhe ju personalisht, pėr marrjen nė konsideratė tė ēėshtjes sė trafikimit tė fėmijėve shqiptarė pėr zgjidhjen e kėtij problemi, sidomos tani para lojrave olimpike nė Greqi. Ėshtė e vėrtetė qė kėto vite tranzicioni nė Shqipėri, pra dhjetė dymbėdhjetė vitet e fundit, ēėshtja e trafikut tė fėmijėve shqiptarė, por jo vetėm shqiptarė, por dhe nga vende tė tjera ish komuniste, ėshtė njė problem i madh shqetėsues. Me tė drejtė shqetėson gjithė vendet ballkanike, por nė veēanti Greqinė, qė ėshtė vendi ku njė pjesė e madhe e kėtyre fėmijėve kanė mbetur, tė shtyrė apo jo nga prindėrit e tyre, jo vetėm pėr t’u trafikuar, por dhe pėr tė kryer punė tė ndershme, dhe qė dashje pa dashje shpesh herė kanė rėnė edhe pre e trafikantėve, duke u shfrytėzuar pėr lypėsi, prostitucion dhe pėr punė tė tjera. Faktikisht, numri mė i madh i kėtyre fėmijėve qė kanė vajtur nė Greqi ka qėnė para vitit 2000. Deri diku pati fluks rreth vitit 1997, 1998, por mund tė them qė kėto vitet e fundit ky trafik ėshtė bėrė mė i stėrholluar, sidomos pėr trafikun e foshnjeve dhe tė bebeve etj. Mund tė them qė ky trafik ka ardhur nė rėnie, sepse edhe shteti shqiptar, ēdo vit e mė tepėr po merr masa shumė tė rrepta pėr ta parandaluar kėtė trafik dhe pėr tė vėnė para pėrgjegjėsisė sidomos ata persona qė janė implikuar dhe janė zbuluar se kanė bėrė kėtė trafik. Ne kemi njoftuar pėr kėtė institucionet pėrkatėse, qė nė janarin e vitit tė kaluar, pasi u vumė nė dijeni nga gazetat shqiptare, referuar gazetės “The Indipendent”, sipas sė cilės ishin rreth 800 fėmijė, tė cilėt ishin strehuar, por qė pėrsėri ishin larguar nga Agi Varvara nė Greqi. Tė shqetėsuar pėr kėtė ēėshtje, ne menjėherė problemin ja deleguam pėr hetime zyrės sė Ombudsmanit Grek. Mund tė them paraprakisht qė kemi njė bashkėpunim shumė tė mirė dhe falenderoj pėr njė punė tė lavdėrueshme qė kanė bėrė pėr kėtė ēėshtje, por dhe pėr ēėshtje tė tjera qė ka dėrguar zyra jonė. Pas rreth njė viti, qė bėnė hetimet e tyre, nė 6 maj tė kėtij viti zyra e Ombudsmanit Grek na dėrgoi njė raport tė hollėsishėm nė lidhje me Agi Varvarėn. Rezultoi qė nė vitin 1998-2002 nė kėtė qendėr janė strehuar rreth 640 fėmijė, por qė faktikisht kėto fėmijė, mbasi janė strehuar nė Agi Varvara, pėrsėri janė larguar nė pjesėn mė tė madhe dhe nuk dihet nė ē’drejtim kanė vajtur dhe nė dorė pėrsėri tė kujt kanė rėnė. Paraprakisht, qė nė vitin 1998 ėshtė bėrė njė projekt me qėllim shumė tė mirė nga ana e Ministrisė sė Mirėqėnies Sociale tė Greqisė dhe Ministrisė sė Rendit tė Greqisė pėr tė sistemuar fėmijė tė cilėt ishin pa strehė dhe ishin pa kujdes. Nė Greqi nuk flitet vetėm pėr fėmijėt shqiptarė, por kishte edhe tė nacionaliteteve tė tjera dhe qė policia, pasi i kapte, i sistemonte nė Agi Varvara. Por problemi ishte, sepse ky projekt, ndonėse me qėllim tė mirė, nuk u justifikua me marrjen e masave tė duhura organizative dhe teknike qė projekti tė pėrfundonte si duhej. Pra, pėr fėmijėt qė strehoheshin nė Agi Varvara tė kujdeseshin kujdestarėt qė tė mos binin pėrsėri nė duart e njerėzve tė cilėt i shfrytėzonin ose qė t’u dorėzoheshin autoriteteve tė vendeve pėrkatėse si Shqipėrisė, Maqedonisė, Bullgarisė. Rezulton qė pjesa mė e madhe e atyre fėmijėve janė larguar dhe nuk ka evidenca tė sakta se nė dorė tė kujt kanė rėnė kėto fėmijė. Pra qėllimi i mirė i autoriteteve pėrgjegjėse greke nuk u justifikua me masat e marra dhe me rezultatin qė realisht ėshtė konstatuar nga ana e zyrės sė Ombudsmanit Grek.

   

Z.George Kauvaros: 

Pjestarė tė policisė greke pohojnė se bashkėpunimin midis tyre dhe policisė shqiptare e pengon korrupsioni i kėtyre tė fundit.

  

Z.Ermir Dobjani

Unė nuk mund tė kundėrshtoj rastet e korrupsionit ndaj oficerėve ose policėve shqiptarė, por unė them qė fajin e vet kėtu e ka dhe policia e tė dy vendeve, qoftė pėr mungesėn e bashkėpunimit tė duhur, qoftė dhe pėr afera korruptive me njeri tjetrin. Ėshtė e vėrtetė qė policia shqiptare ka mjaft tė meta nė drejtim tė pėrgatitjes, nė drejtim tė trajnimit tė zbatimit tė tė drejtave tė njeriut. Po kaq tė meta ka edhe policia greke, bile unė mund tė jap disa shembuj qė dhe vetė autoritetet e larta greke, nė takimet personale qė kanė patur me mua kanė pranuar se policia greke ka nevojė pėr trajnime dhe sidomos nė fushėn e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut. Fjala vjen, unė mund tė them qė ka disa raste, qė janė tė njohura, pėr vrasje tė shqiptarėve nga ana e policisė greke, ku nuk ka patur rast pėr tė shkrepur armėn, pėr tė nxjerrė armėn dhe pėr tė pėrdorur armėn kundėr emigrantėve shqiptarė ose rrahje dhe plagosje tė kėtyre tė fundit derisa kur kanė hyrė nė kufirin shqiptar, kėta persona janė dėrguar nė spital, ku ose u ėshtė hequr veshka, ose u janė bėrė ndėrhyrje kirurgjikale pėr t’u shpėtuar jetėn. Dhe kėtė gjė ne e themi, duke bėrė antitezėn me policinė italiane, sepse shqiptarė klandestinė ka edhe nė Itali dhe nė vėndet e tjera tė Europės Perėndimore. Ata kalojnė kufirin, janė pa dokumenta, mund tė kryejnė dhe krime, por shqiptarėt nė kėto vende nuk i dėgjon tė akuzojnė policėt e atyre vendeve, pra Italisė, Gjermanisė etj, se i kanė vrarė ose i kanė keqtrajtuar apo nxjerrė armėn pėr t’i qėlluar, kur nuk ka qenė nevoja, nė njė kohė qė raste tė tilla nga ana e policisė greke pėr fat tė keq nuk janė tė pakta.

 

          Faleminderit!

         

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al