Tiranė,
mė 03/02/2005
INTERVISTĖ
E AVOKATIT TĖ POPULLIT DHĖNĖ STACIONIT "ZĖRI I AMERIKĖS"
Gazetarja
: Z. Dobjani, Ju ndodheni kėtu nė Shtetet e Bashkuara pėr tė marrė
pjesė nė Mėngjezin e Lutjeve. Ēfarė kuptimi ka pėr juve
dhe per institucionin qė ju drejtoni ftesa pėr tė marrė pjesė
nė kėtė ceremoni tė pėrvitshme.
Z.
Ermir Dobjani
: Ky ėshtė njė eveniment i rėndėsishėm edhe pėr
institucionin e Avokatit te Popullit tė Shqipėrisė, sepse unė
e vleresoj si dashamirėsi tė institucioneve dhe vlerėsim tė
punės tė institucionit tė Avokatit tė Popullit nga
institucionet amerikane, konkretisht, nga Kongresi Amerikan qė
organizon Mėngjezin e Lutjeve.
Gazetarja
: Ju jeni nė pėrfundim tė mandatit tuaj tė parė dhe me sa
duket jeni kandidatura mė e fortė dhe pėr mandatin e dytė, a
mund tė na thoni se cilat janė arritjet mė tė rėndėsishme,
mbase jo nė detaje, por si institucion, pėr Avokatin e
Popullit.
Z. Ermir
Dobjani : Unė vlerėsoj qė ky institucion ka ndikuar shumė pėr transparencėn
e punės sė organeve tė administratės, me qėllim qė tė
ndikojė nė mirėqeverisje, duke punuar fort me anė tė
rekomandimeve, sepse i vetmi mjet pune pėr Avokatin e Popullit,
janė rekomandimet e kėrkesat dhe tė bėjė mė tė pėrgjegjshme
administratėn publike dhe gjithė institucionet qė u drejtohet
se ata duhet tė jėnė nė shėrbim tė masave tė Popullit dhe
jo tė jenė pronarė tė tė tė drejtave tė tyre.
Gazetarja
: Gjatė kėtyre viteve nė detyrėn tuaj, cilat janė shkeljet
mė tė shpeshta qė ju keni hasur si nga administrata shtetėrore,
ashtu dhe nga bizneset private, ato pra qė mund tė kenė marrė
formė tė pėrsėritur ndaj personave ose grupeve tė
personave qė janė ankuar tek Avokati i Popullit.
Z. Ermir
Dobjani : Unė mund tė pėrmend qė ankesa tė shumta kėto 5 vjet ne kemi patur
lidhur me ēėshtjet e diskutimit tė vendimeve gjyqesore tė
formės sė prerė, kemi patur ndaj organeve tė policisė pėr
forma tė ndryshme keqtrajtimi dhe keqpėrdorimi tė pushtetit
nga kėto organe, kemi patur nė lidhje me fushėn e ambjentit,
tė ndėrtimeve pa leje dhe tė mosekzekutimit tė vendimeve pėr
prishjen e ndėrtimeve pa leje, ose tė cėnimit tė pronave tė
ndryshme tė qytetarėve, kemi patur nė fushėn sociale dhe njėkohėsisht
mjaft ankesa kemi patur edhe nė fushėn e tė drejtave tė
punonjėsve. Gjatė kėtyre 5 vjetėve tė punės si
institucion, Avokati i Popullit ka pritur rreth 15.000 ankesa,
pas tė cilave qėndrojnė shumė mė tepėr njerėz, sepse te
ne njė ankesė regjistrohet, por mund tė jenė me qindra njerėz
qė pėrfitojnė, kur zgjidhet kjo ankesė. I bie mesatarisht qė
ēdo ditė nė zyrėn tonė tė bėhen rreth 20 ankesa qoftė me
gojė ose me shkrim dhe ėshtė pozitive qė nė kėto 5 vjet
rreth 20 pėr qind e ankesave qė janė pranuar, kanė qėnė
brenda juridiksionit tė zyrės tonė dhe janė zgjidhur nė
favor tė qytetarėve. Vendime tė Kėshillit tė Ministrave,
ose ligje tė ndryshme janė ndryshuar, pėrmirėsuar me
rekomandimin e Avokatit tė Popullit dhe qė kanė pėrfituar
mjaft. Mund tė pėrmend vendimin e Gjykatės Kushtetuese qė u
dha pas kėrkesės tonė, qė vlera e truallit tė tokės ish
pronarėve tė mos llogaritej ose tė mos vlerėsohej sipas ēmimeve
qė vinte Qeveria, por sipas kėrkesės dhe ofertės. Nga
njė gjė e tillė pėrfituan tė gjithė pronarėt. Shpesh herė
ka ndodhur qė nė bazė tė kėrkesave dhe rekomandimeve tona,
nėpunės ose zyrtarė policie janė shkarkuar, dėrguar nė
gjyq. Mund tė pėrmend mbi 50-60 policė, oficerė policie qė
janė ndėshkuar, ulur nė detyrė ose dėrguar nė Prokurori
vetėm mbi bazėn e rekomandimeve tė Avokatit tė Popullit. Po
kėshtu, ka patur raste nė administratėn publike, ku zyrtarė
tė ndryshėm janė ndėshkuar me masa disiplinore nė bazė tė
rekomandimeve tona.
Gazetarja: Organizata
e tė Drejtave tė Njeriut Amnesty International sapo ka
publikuar njė raport dje, lidhur jo vetėm me trajtimin dhe
keqtrajtimin nga ana e forcave tė policisė, por edhe pėr
mosndėshkimin e tyre nga autoritetet, nga Prokuroria. Sa shqetėsues
ėshtė ky problem dhe a keni patur juve ankesa qė kanė lidhje
pikėrisht me kėto dukuri nė Shqipėri?
Z. Ermir
Dobjani : Shqetėsimet e organizmave ndėrkombėtare pėr
mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut, pėr keqtrajtimet nga
forcat e policisė, janė me vend. Ne, gjatė punės tonė kemi
qenė mjaft ekzigjentė ndaj ankesave pėr shkeljet e tė
drejtave tė njeriut nga organet e policisė. Ne kemi patur
mjaft rezultate nė punėn tonė, por mund tė them qė, nga
viti nė vit, kėto shkelje kanė ardhur duke u ulur, pavarėsisht
se pėrsėri konstatohet nga raportet qė ka shkelje. Por, po
ti shikosh nė raport me vitin 2000, kur kemi nisur punėn
dhe tani nga viti nė vit, organet e policisė po bėhen
gjithmonė e mė tė pėrgjegjshme
nė raport me respektimin e lirive dhe tė tė drejtave tė
njeriut. Natyrisht ka shumė punė pėr tė bėrė, sepse dhe nė
vendet me demokraci tė zhvilluar vazhdon tė ketė shkelje nė
kėtė fushė, por unė mendoj qė ne kemi ndikuar mjaft pėr kėtė
dhe vazhdojmė tė kemi nė qendėr tė vėmėndjes shkeljet e tė
Drejtave tė Njeriut nga organet e policisė dhe tė kontribuojmė
mjaft pėr pėrmirėsimin e rregullave dhe kushteve, me qėllim
qė kėto shkelje tė mos ndodhin. Problematike ėshtė gjendja
nė dhomat e paraburgimit, qė akoma padrejtėsisht
administrohet nga ana e organeve tė policisė, sepse faktikisht
duhet tė kishin kaluar me kohė nė administrim tė Ministrisė
sė Drejtėsisė dhe ka ankesa dhe pėr keqtrajtime brenda kėtyre
dhomave, ka ankesa sidomos pėr kushtet nė tė cilėt mbahen kėta
persona, kur ndalohen qoftė edhe pėr 24 orė ose pėr 72 orė,
ose kur mbahen edhe me afate mė tė gjata. Ne po punojmė dhe
vazhdimisht jemi nė kontakte me organet e policisė, me qėllim
qė kėto kushte tė pėrmirėsohen.
Gazetarja
: Zoti Dobjani ju faleminderit.
Z. Ermir
Dobjani : Faleminderit dhe juve.
|