ARTIKUJ

___________________________________________________________________________

 

Gazeta "SHEKULLI" , 22 Korrik 2005

 

Dobjani: Mos dėboni shqiptarėt nga Gjermania

 

  

- Kėrkesa i ėshtė bėrė 29 deputetėve gjermanė

qė kanė ardhur tė shohin kushtet e jetesės nė Shqipėri - 

 

 

 

T I R A N Ė  – Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, i kėrkon njė grupi prej 29 deputetėsh tė Landit tė Hessenit tė Gjermanisė tė mos dėbojnė shqiptarėt taksapagues tė rregullt. Nė kėrkesėn e tij, Dobjani ėshtė fokusuar mė shumė tek personat q­ė janė nė gjakmarrje, homoseksualėt si dhe gratė e divorcuara me fėmijė. “Shteti shqiptar nuk mund t’a mbrojė jetėn e njė personi qė ėshtė nė gjakmarrje. E them me keqardhje edhe se nė Shqipėri nuk respektohen tė drejtat e homoseksualėve dhe ata shikohen me pėrbuzje e diskriminohen nga opinioni”, - ka kėrkuar Ermir Dobjani duke mbėshtetur kėrkesat e kėtyre kategorive tė azil-kėrkuesve nė shtetin gjerman. Kėto kėrkesa, Dobjani i bėri dje nė takimin me njė grup prej 29 deputetėsh gjermanė tė Komisionit tė Peticioneve pranė Parlamentit tė Landit tė Hessenit, tė kryesuar  nga Sekretarja e Shtetit nė Ministrinė pėr Punėt e Brendshme dhe Sportin, Oda Scheibelhuber. Takimi u kėrkua nga grupi i deputetėve gjermanė, nė kuadrin e njė misioni qė ata kanė ndėrmarrė nė rajonin e  Ballkanit, pėr t’u njohur mė mirė me realitete konkrete qė ofrojnė Shqipėria, Kosova dhe  Maqedonia, lidhur kjo, me numrin relativisht tė madh, tė emigrantėve nė shtetin gjerman.

 

Kėrkesat

 

Nė fjalimin e tij, drejtuar miqve gjermanė, Dobjani ka kėrkuar favorizimin edhe tė grave tė divorcuara e me fėmijė, duke thėnė shprehimisht “se u duhet dhėnė leje personave qė e kėrkojnė kėtė pėr shkak tė gjakmarrjes, tė orientimit tė tyre seksual, pra tė homoseksualėve, si dhe tė grave tė divorcuara”. Sipas njoftimit pėr shtyp tė Zyrės sė Marrėdhėnieve me Publikun pranė Avokatit tė Popullit, Dobjani u ėshtė pėrgjigjur mė tej tė gjitha interesave qė shprehnin tė huajt nė lidhje me kompetencat dhe funksionimin qė ky institucion ka nė vendin tonė. Por nė lidhje me problematikėn e takimit tė deputetėve gjermanė, Avokati i Popullit, ėshtė shprehur se “Ndėr shumė arsye qė mund tė parashtrojė njė azilkėrkues nė Gjermani, duhet konsideruar se nė Shqipėri nuk ka mohim, apo shkelje tė tė drejtave dhe lirive themelore tė individit, vetjake apo politike, si liria e fjalės, e besimit, e zgjedhjeve, mediave, organizimit, lėvizjes sė lirė”. Pasi ka pasqyruar kėtė gjendje nė vendin tonė, Dobjani sqaroi mė nė detaje edhe pozicionin e tri kategorive pėr tė cilat u kėrkoi mė shumė vėmendje deputetėve gjermanė. Nė lidhje me personat nė gjakmarrje, homoseksualėt dhe gratė e divorcuara, Avokati i Popullit u shpreh se “kushtet social-ekonomike, tė cilat i kanė detyruar ata tė largohen nga Shqipėria, nuk kanė ndryshuar aq, sa pėr t’i kthyer ata kėtu, nė vendin e tyre”. “Konsideroni se shumė prej tyre nuk kanė as punė dhe as shtėpi kėtu”, - shtoi Dobjani duke theksuar mė tej edhe nevojat e tjera familjare qė nė Shqipėri kėta kategori nuk mund t’i kenė tė garantuara si shkollimi i fėmijėve. “Dėbimi me forcė do tė shkaktonte trauma tek ata fėmijė tė pėrfshirė nė sistemin arsimor gjerman si edhe tek familjarėt e tyre”, - tha Dobjani.

 

Gjermanėt

 

Grupi i pėrbėrė prej 29 deputetėsh gjermanė tė Komisionit tė Peticioneve pranė Parlamentit tė Landit tė Hessenit, tė kryesuar nga Sekretarja e Shtetit nė Ministrinė pėr Punėt e Brendshme dhe Sportin, Oda Scheibelhuber, qė kishte mbėrritur nė vendin tonė me njė inisiativėn e tij pėr tė njohur mė mirė realitetet qė ofrojnė vendet e Ballkanit si Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia. Njė vizitė tė tillė “verifikuese” tė gjendjes reale qė i pret emigrantėt e dėbuar, deputetėt gjermanė e kishin ndėrmarrė nė kuadėr tė kufizimeve qė kanė sjellė ligjet e reja gjermane pėr legjitimimin e qėndrimit tė mėtejshėm tė shtetasve tė huaj atje. Ata do tė shqyrtojnė tė gjitha problemet qė ka vendi ynė pėr tė pasur edhe vetė njė kuadėr  mė tė qartė tė situatės. Mė pas, grupi i deputetėve gjermanė do tė pėrpilojė edhe disa kėrkesa, tė cilat do t’ia parashtrojnė parlamentit gjerman. Nė pėrfundim tė fjalės sė tij, Avokati i Popullit, Dobjani theksoi edhe se nė kėrkesat e tij nuk pėrfshihen personat problematikė. “Kur them kėtė nuk kam parasysh individėt problematikė tė lidhur me krimin, por ata familjarėt, tė cilėt janė  nė kėrkim tė punėsimit dhe tė njė jete tė ndershme, duke kontribuar si taksapagues nė vendin tuaj. Unė flas pėr tė gjithė ata njerėz qė kanė dokumenta tė rregullta dhe zhvillojnė njė jetė normale nė Gjermani”, - pėrfundoi Dobjani parashtrimin e situatės reale qė i kėrkuan 29 deputetėt e Landit tė Hessenit. 

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al