ARTIKUJ

___________________________________________________________________________

 

Gazeta "KORRIERI" , 25 Maj 2005

 

PER FEMIJET, POLITIKA ME E MIRE, MOSPOLITIZIMI

 

 

Nga Ermir DOBJANI

  

I nderuar lexues,

          Si Avokat i Popullit, puna e ka sjelle qe, permes problematikes se shumanshme qe trajtohet prane Zyres qe drejtoj, te njihem mire me patologjine e shoqerise shqiptare dhe administrates shteterore, qendrore dhe vendore, qe funksionon brenda kufijve te atij qe rendom e cilesojme si shtet i se drejtes.

          Jo vetem ne cilesine e nje zyrtari te Republikes se Shqiperise, por ne radhe te nje prindi dhe qytetari, edhe une sikunder shume te tjere e radhis veten nder ata njerez qe tashme kane ndjeshmerine e mjaftueshme per te perfillur domosdoshmerine qe, nese duam te sigurojme te ardhmen, na duhet te mirekujdesemi per shtresen e te miturve, pra brezin e neserm.

          Nga kjo pikepamje, te gjitheve na dhemb kuturisja e femijeve me kutiçka kartoni te mbushura me cigare, çakmake dhe ora kineze, te ofruara ne pazarin e pare me nje shume fantastike “si te vjedhura”, por qe ne te dytin zbresin vetem per pese mije leke te vjetra. Vini re me lart, “si te vjedhura”. Reklame me vetvrasese per shperblimin e imoralitetit nuk mund te gjesh. E keshtu me radhe, mund te rikujtoja ketu mangesite dhe pamundesite e shume te tjereve per te vazhduar shkollen, kufizimet e disa te tjereve nga frika e gjakmarrjes sa te kobshme, aq edhe absurde, diku nje depresion fatal me litarshallin ne qafe e te tjera skena te tjera, ndoshta jo kaq makabre. Femijet mbi kokat e prinderve ne grumbullime dhe demonstrime me karakter thellesisht politik, edhe me lule ne dore, perseri nuk te lene veçse nje shije te hidhur manipulimi dhe abuzimi me harene e tyre feminore. Dhe ketu eshte fjala per femije 5-10 apo 14-vjeçare dhe jo per 16-17-vjeçare qe pergatiten per te ushtruar te drejten e votes.

          Pikerisht keto ndjesi me kane kapluar ditet e fundit, teksa shikojme ne televizion takime elektorale, ku ne radhet e para jane pikerisht ata qe nuk kane te drejte vote, pra femijet.

          Ne dukje – spontanitet minorenesh - vetvetiu te lindin dy pyetje: e para, jane te rriturit ata qe sigurojne kete pjesemarrje te te pavotëve ne takime vote-kerkuese, apo te pavotët shkojne pas tyre njelloj sikur te shkonin pas nje karvani dasmoresh, te yshtur nga ritmet e daulles?

          Ne çdo situate, njeriu nuk mund te qendroje moskokeçares, dhe natyrshem ben ate qe ka ne dore, e ne mos ne dore, ate qe mendon se eshte me e mira. Kjo ishte nje arsye e mjaftueshme qe si Avokat i Popullit bera nje deklarate per median para disa ditesh. Kjo eshte arsyeja qe edhe tani vendosa te shprehem disi me gjere per kete problem.     

          Institucionalisht si Zyre e Avokatit te Popullit kemi ndermarre nje fushate sensibilizimi ne shume drejtime per njohjen dhe respektimin e te drejtave te femijeve. Mbrojtja e posaçme me ligj e femijeve, sanksionohet qarte dhe kuptueshem ne shume akte ligjore kombetare e nderkombetare.

          Konventa e OKB mbi te drejtat e femijeve, perben nje instrument unik qe permbledh se bashku te drejtat civile, politike, ekonomike, sociale e kulturore, duke u nisur nga realiteti unitar i te drejtave njerezore dhe duke urdheruar nje pamje unike te mbrojtjes se ketyre te drejtave. Por jo gjithmone reagohet ne menyren e duhur per garantimin e ketyre te drejtave.

          Parimi i pergjithshem, rregulli interpretues i te gjitha normave juridike per mbrojtjen e subjektit ne menyre evoluese, te cilit i kushtohet nje vemendje e veçante dhe e vazhdueshme ne te gjitha vendimet dhe ne çdo procedure administrative, shoqerore apo juridike, kompetence e institucioneve publike apo private, eshte dhe duhet te jete interesi me i larte i femijes. Interesi i femijes duhet te perkoje me te drejten e tij per arsimim, si dhe ne krijimin e kushteve favorizuese per zhvillimin ne shkallen me te gjere e te plote te personalitetit te tij. Çdo percaktim qe ka lidhje me femijen, duhet t’i permbahet ketij parimi. Ne kete menyre e gjithe administrata duhet te specializohet me synimin e garantimit, ne sherbimet te veta, te ketij interesi te tij me te larte. Kjo do te arrihet nepermjet percaktimit te detyrave, masave komplekse dhe konkrete dhe te edukimit te femijeve, per pacenueshmerine e tyre fizike dhe psikologjike ne te gjitha mjediset, per permiresimin e kushteve dhe mjediseve qe lidhen drejtepersedrejti apo terthorazi me arsimimin dhe formimin e tyre kulturor, me rritjen e nivelit te informacionit, me zhvillimin e shendetshem, me çlodhjen dhe argetimin, me nxitjen e prirjeve dhe talenteve te femijeve, etj.

          Ne themel te politikave te mbrojtjes sociale te vendit duhet te vihen femijet, te cilet per shkak te veçorive te moshes, mungeses se pjekurise fizike dhe intelektuale, kane nevojen e nje mbrojtjeje dhe vemendjeje te veçante, nga familja dhe institucionet shteterore. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise (neni 54) parashikon nje mbrojtje te veçante te femijeve dhe te te rinjve nga shteti.

          Por mund te theksojme se femijet, si pjesa me e brishte e familjes se madhe njerezore shpeshhere gjenden te pambrojtur, te diskriminuar ne gezimin e ketyre te drejtave. Ky perben nje problem aktual dhe shqetesues  edhe per shoqerine shqiptare, sidomos ne realitetin e fushates parazgjedhore ne te cilen ndodhemi.

          Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut (neni 11) dhe Kushtetuta e Republikes se Shqiperise (nenet 46 dhe 47) garantojne te drejten e organizimit kolektiv per çfaredo qellimi te ligjshëm si dhe lirine e tubimeve paqesore. Në nenin 47 te Kushtetutes theksohet se “tubimet paqesore ne sheshe dhe ne vendet e kalimit publik behen sipas procedurave te parashikuara ne ligj”.

          Politika gjithmone shfrytezon ato elemente qe ndikojne me shume ne ndergjegjen e votuesve. Dhe nisur dhe nga imazhet e fushatave te meparshme elektorale, jane ndeshur mjaft raste kur forcat e ndryshme politike shqiptare i kushtojne perkujdesin maksimal imazhit, ne vend te sqarimeve per programet e tyre elektorale. Ka mjaft raste kur verehet nje pjesemarrje aktive e femijeve ne fushaten elektorale te cilesdo parti politike. Ne keto raste verejme forma te ndryshme te manipulimit apo perfshirjes se femijeve si element “dekorativ” apo per qellime simbolike. Nuk duhet harruar qe femijet nuk kane pjekurine intelektuale, fizike apo mendore njesoj si te rriturit, dhe shpesh as vete ata nuk e kuptojne qellimin e ketyre organizimeve apo mitingjeve. Prandaj mosha per te zgjedhur dhe per t’u zgjedhur eshte caktuar 18 vjeç e lart. Eshte pikerisht kjo arsyeja qe ata kane nevojen per nje mbrojtje te veçante. Ata duhen mbrojtur jo vetem nga neglizhenca apo abuzimi, por edhe nga pergjegjesite qe kalojne tej aftesive te tyre. Per me te per qe ne jo pak raste, ne tubime gjen shprehje gjuha e konfliktualitetit dhe akuzave respektive teper te renda.

          Mbrojtja e te drejtave te femijeve duhet te perbeje nje prioritet per te gjitha forcat politike. T’u kultivojme atyre tolerancen, nje fryme me te madhe mirekuptimi, humanizmi, shpirtin konkurues dhe ambicjet pozitive dhe jo ndjenjen e konfliktualitetit. Nuk duhet te harrojme qe mjedisi i jetes dhe i veprimtarise se femijeve luan nje rol percaktues ne edukimin dhe formimin e karakterit dhe personalitetit të tyre. Ata jane qytetaret e ardhshem dhe le t’i edukojme ata te jene sa me te denje per Shqiperine. Vetem keshtu do te kemi frytet e nje pune me vlera njerezore, edukuese e mbi te gjitha me vlere kombetare. Ne te kunderten edukimi i femijeve ne mjedise te trazuara e te tensionuara, do te thote qe ne personalitetin e tyre te mbizoteroje dhuna, ndarja dhe urrejtja.

          Duke respektuar faktin qe ne shoqerine tone diversiteti respektohet dhe duke kerkuar qe te drejtat femijeve ne çdo rast te mbahen ne konsiderate dhe ku asnje femije te mos ndjehet i perjashtuar, ne kembengulim per mosperdorimin e kesaj pjese te shoqerise per nevoja elektorale. Kjo vlen per te gjitha forcat politike ne vendin tone. Prandaj lideret t’u bejne thirrje kandidateve per deputete dhe prinderve qe jane perkrahes apo mbeshtetes te partive te ndryshme, qe te mos marrin me vete ne aktivitetet elektorale femijet. Shkollat te distancohen nga fushatat elektorale, drejtorite arsimore te mos lejojne qe mesuesit t’i aktivizojne femijet ne aktivitetet elektorale.

Konsiderojme se prioritete ne punen me femijet duhet te perbejne, realizimi i te drejtes se femijeve per arsimim dhe edukim si dhe sensibilizimi i opinionit per mbrojtjen e te drejtave te femijeve  dhe ketu nje rol te madh ka media.

Edukimi i femijeve perben jo vetem nje te drejte universale per femijet, por eshte dhe nje kusht i domosdoshem i formimit dhe zhvillimit te gjithanshem te personalitetit te tyre, integrimit social per femijet ne nevoje. Dhe nga ana tjeter integrimi nepermjet shkollimit kerkon dhe nje pune me te kujdesshme e profesionale ne shkolla. Shkolla perben faktorin me te rendesishem qe percakton cilesine intelektuale te nje vendi, eshte garanci e se ardhmes.

          Nuk duhet te harrojme qe investimi i shoqerise per ta, eshte investim per te ardhmen e vendit. Ndaj cilesia dhe sasia e te ardhurave publike qe shkojne ne favor te shkollimit, kontrolli ne menyre te vazhdueshme i shendetit fizik e mendor te femijeve, sigurimi i hapesirave publike te nevojshme per argetimin e femijeve, bashkerendimi i punes shkolle-familje, mbrojtja e femijeve nga dhuna fizike e psikologjike e te rriturve, jane disa nga shembujt ku mund te drejtohet veprimi politik ne favor te femijeve. Femijet duhet te perbejne vizionin e se ardhmes sone. Prandaj mendoj se duhet te jete pjese e Kodit te Sjelljes, qe kane firmosur perfaqesuesit e partive politike me 27 Prill 2005, edhe mosangazhimi dhe mosperfshirja e femijeve ne fushata elektorale.

          Se fundi, le t’i leme femijet te qete e te shkujdesur, te gezojne femijerine e tyre, larg andrrallave dhe problemeve te politikes. Nese momentalisht do te kishte nje politike sa me prane tyre, ajo do te ishte politika e mospolitizimit te femijeve. Ata kane permasa te tjera te realitetit, i cili edhe pa politizimin e skajshem, mbetet tejet i rende dhe sfidues per nje moshe teper te ndjeshme dhe mbreselenese per mentalitetin e se ardhmes, te cilen te gjithe e duam te ndryshme nga e sotmja.

___________________________________________________________________________

 

Kthim në faqen kryesore

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site është ndërtuar dhe mirëmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al