ARTIKUJ

___________________________________________________________________________

 

   

Gazeta "TIRANA OBSERVER" , 22 Korrik 2005

   

 INTERVISTE\ Flet Avokati i Popullit, Ermir Dobjani

 

 

 

 

Dobjani: Falje te pjesshme per te denuarit ne Greqi 

 

 

Z. Dobjani ju pak muaj mė parė rimorėt njė mandat tė dytė pėr tė drejtuar institucionin e Avokatit Popullit. Ēfarė risie do t’i sillni kėtij institucioni nė kėtė mandat tė dytė?

 

Une kam patur fatin dhe mundesine qe, duke qene avokati i pare i popullit, te kontribuoj ne ngritjen dhe mirefunksionimin e ketij institucioni te llojit te veēante ne Shqiperi, pa patur me pare ndonje pervoje, veēse modele ne vendet me demokraci te konsoliduara. Duke referuar ketu cilesimin e Ombudsmanit te Mbreterise se Danimarkes, se funksionimi i nje zyre te Avokatit te Popullit eshte art i mbajtjes se balancave, mendoj se edhe fakti i rizgjedhjes time per nje mandat te dyte eshte rrjedhoje e ketij vleresimi pozitiv, qe klasa politike shqiptare dhe Parlamenti kane patur parasysh ne gjykimin e funksionimit te institucionit. Dhe natyrisht, sfida e pare qe qendron perpara eshte konsolidimi i metejshem i Institucionit. Vete risia duhet kuptuar ne vazhdimesine e arritjeve me te mira, ne priorizimin e ēeshtjeve qe qeverisjen e sjellin sa me prane njerezve te thjeshte, pra ne zgjidhjen e halleve te tyre. Ne kete drejtim, mund te them se mbi 15000 ankesa qe ne kemi trajtuar ne 5 vjet veprimtari, jane nje pervoje e mire per te shpallur si prioritete mbrojtjen e te drejtave te tilla, sikunder jane ato te femijeve, te te moshuarve, te personave me aftesi te kufizuara, te te burgosurve, dhe sidomos te konsumatoreve, pra te atyre shtresave, pozicioni i te cilave paraqitet disi me i thyeshem nga pandjeshmeria e shtetit si makine e makropolitikave. Thjesht nje fakt, investimi yne per uljen e tarifave te telefonise fikse e celulare apo te energjise elektrike shkon drejtperdrejt ne lehtesim te barres ekonomike qe mbajne sot te gjitha familjet shqiptare.

 

Sa ka qenė nė kėto vite Avokati i Popullit mbrojtės i ankesave te qytetarėve?

 

Qofte edhe mesa shtjellova me siper, une mendoj se kemi qene plotesisht ne anen e qytetareve. Kam deklaruar dhe deklaroj vazhdimisht se nese kam nje kontrate te pashkruar, por te shenjte, ajo eshte kontrata me qytetaret shqiptare. Misioni im, tek e fundit eshte te rris besimin e qytetareve tek administrata publike shqiptare. Avokati i Popullit nuk eshte nje ingranazh qe punon ne boshllek. Ai eshte i pavarur, por funksionon ne varesi te funksionimit te kesaj administrate, madje me synim permiresimin e performances se saj qeverisese. Dhe kjo performance duket sidomos ne qendrimin qe zyrtaret e saj mbajne ndaj nje pale te trete, sikunder eshte Avokati i Popullit, pasi nese kemi parasysh funksionimin piramidal te saj, dihet qe urdherat e eprorit gjithmone kane karakter detyrues. Emancipimi duket ne qendrimin qe mbahet ndaj urdherave apo vendimeve te sfidueshme nga nje pale e trete, sikunder jemi ne. E ne kete kuptim, ne gjithmone kemi patur parasysh se tek ne drejtohen pikerisht ata njerez qe ndjehen vulnerabel dhe jo ata me pushtet. Prandaj them se kemi mbajtur gjithmone anen e qytetareve, kur kane patur te drejte, sigurisht.

 

Njė nga ēėshtjet mė tė bujshme qė u mor institucioni juaj ka qenė dhe “Femijet e zhdukur”. Aktualisht po merreni me kėtė ēėshtje dhe sa fėmijėve tė zhdukur u ėshtė mėsuar vendndodhja?

 

Po. Kjo eshte nje ēeshtje me te cilen ne jemi marre gjate dhe me durim, duke sensibilizuar ne menyren dhe kohen e duhur te gjitha instancat, si kombetare, ashtu edhe ato nderkombetare, pa presionin e te cilave veshtire se ne Greqi do te hapeshin procese penale per te kerkuar pergjegjesine dhe dhene fund praktikave abuzive apo te pasuksesshme ne trajtimin e te miturve ne fjale. Dime qe kjo ēeshtje po ndiqet nga prokuroria e shtetit fqinj. Ne kemi arritur te sigurojme edhe nje liste me emrat e femijeve te ketij kontigjenti. Nese do ta gjykojme te udhes, kete liste mund ta botojme se shpejti, pse jo, per te ingranuar edhe OJF-te dhe institucionet e shtetit shqiptar ne kerkime te metejshme. Natyrisht kjo liste nuk pretendojme te jete shume e sakte, per shkak edhe te rrethanave, ne te cilat atyre iu jane marre gjeneralitetet nga autoritetet greke, pra rastesisht, sikunder dhe per faktin se femijet jane subjekte pa formimin e duhur per t’u shprehur qarte. Sidoqofte, ketu kemi te bejme me nje fenomen, adresimi i te cilit perben nje proces bashkepunimi me te gjitha strukturat. Ne nuk kemi munguar dhe bashkepunimin ne te ardhmen do ta bejme edhe me te ngushte.

 

Me cilin institucion shtetėror keni hasur mė shumė probleme pėr tė zgjidhur ankesat e qytetarėve? Po institucioni qė ka qenė mė i gatshėm pėr tė bashkėpunuar me ju?

 

Me keqardhje them se vitin e fundit nuk eshte treguar shume bashkepunuese Ministria e Rendit. E them kete, pasi ne vitet e para kemi patur vertete nje bashkepunim te shkelqyer, duke u munduar te ndikojme ndjeshem ne rritjen e cilesise se policimit ne komunitet dhe paraqitjen e figures se policit si krah i sigurte i qytetarit ne problemet e ndeshura. Policin e kemi para edhe si objekt, edhe si subjekt, ne kuptimin qe, sa jemi kujdesur qe policia te garantoje te drejtat e qytetareve, aq edhe shefat e tyre te garantojne respektimin e te drejtave te punonjesve te policise. Kjo ka qene edhe fryma, me te cilen ne kemi raportuar edhe ne instancat nderkombetare, sikunder eshte Komiteti kunder Tortures prane OKB-se ne Gjeneve. Megjithate, duke shikuar pertej komunikimit nderpersonal me drejtues te veēante, mund te them se bashkepunimi me policine do te mbetet konstante e veprimtarise tone te perditshme. Ne anen tjeter te medaljes do te vendosja bashkepunimin me Ministrine e Drejtesise, i cili ka qene ne nivelin e duhur. Ne dy aspektet e bashkepunimit tone, sikunder jane Zyrat e permbarimit dhe Burgjet, mund te them se shkalla e respektimi te rekomandimeve te Avokatit te Popullit ka qene e kenaqshme dhe besoj se e tille do te jete edhe ne te ardhmen.

 

Sipas Avokatit tė Popullit cilat ishin shkeljet qė u bėnė nga politikanėt tanė gjatė fushatės zgjedhore?

 

Avokati i Popullit eshte ne te njejten linje me vleresimin e vezhguesve lokale dhe nderkombetare per kete ēeshtje. Nuk behet fjale per shkelje te politikaneve te veēante. E rendesishme eshte qe pavaresisht formulave qe ka zgjedhur apo do te zgjedhe politika ne te ardhmen, procesi i votimit dhe numerimit te votave te kanalizohet permes nje burokracie te nevojshme dhe te mos i lihet shteg manipulimit te rezultateve gjate procesit te numerimit. Nese arrijme kete, mendoj se jemi ne rruge te mbare. Per probleme te tjera teknike jam shprehur dhe do te shprehem ne instancat qe kane ne dore te bejne ndryshimet. Nese u prononcova publikisht per mosperfshirjen e femijeve ne fushaten elektorale, kjo eshte diēka qe shkon ne drejtimin e duhur te krijimit te klimes se mirekuptimit, apo me mire te menjanimit te konfliktualitetit. Sigurisht qe kjo nuk eshte gjithēka, por besoj qe ne te ardhmen ndalimi i pjesemarrjes se femijeve ne fushaten elektorale do te behet me ligj dhe do te parashikohet ne Kodin e Sjelljes.

 

Institucioni juaj pėr njė farė kohe pati marrė nė shqyrtim ankesat e tė dėnuarėve shqiptarė nė Greqi qė u transferuan nė burgjet shqiptare. Sa mendoni ju ėshtė zgjidhur ky problem?

 

E nisem ate ēeshtje me qellimin e mire per te ngritur zerin ne mbrojtje te te drejtave te te burgosurve shqiptare jashte vendit. Per kete, sikunder e dini, kemi shperndare ne shume burgje te Evropes nje botim te perbashket me Ministrine e Drejtesise per standartet minimale te ketyre te drejtave. Me te njejten ndjeshmeri trajtuam edhe problemin e te denuarve te transferuar ne Shqiperi, pas proceseve te pretenduara te padrejta, per shkaqe etnike apo te mosperkthimit adekuat nga nje perkthyese qe nuk kishte ditur shqip. Megjithate, nje fajesim apo shfajesim nuk mund te behet en bloc, pra gjykatat funksionojne duke i trajtuar ēeshtjet rast pas rasti. Sikunder dihet, te denuarve te transferuar nuk mund t’u behen ulje denimi nga gjykatat shqiptare, pasi keshtu do te komprometoheshin te gjitha marreveshjet e ekstradimit. Per pasoje, ēmimi do te paguhej si nga shteti shqiptar, ashtu edhe nga shtetasit shqiptare qe kane kerkuar te ekstradohen ne vendin e tyre. E thene shkurt, nuk mund te luhet me vendimet e gjykatave. Ajo qe une mund te sugjeroja me ndjeshmerine si Avokat i Popullit, por edhe me logjiken e nje juristi, eshte ndonje procedure faljeje te pjesshme denimi. Kjo, pasi juridikisht une jam i bindur se ne ato raste ku ka perkthyer dikush qe nuk e ka njohur gjuhen e tyre, eshte shkelur neni 6 i Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut dhe Lirite Themelore, dhe pikerisht pika e trete qe kushtezon “nje proces te rregullt ligjor”.

 

A ka ndryshuar natyra e ankesave vitet e fundit krahasuar me kohėn kur Avokati i Popullit nisi punėn?

 

Eshte rritur numri, por nuk ka ndryshuar natyra e ankesave. Une mund te them se ka patur me pak ankesa per keqtrajtime nga policia, sikunder mund te them se kemi patur nje vazhdimesi te ankesave qe lidhen me mosveprimin e policise ndertimore. Presim qe te rriten ankesat edhe per vendimet gjyqsore, ankesa te cilat deri tani kane qene jashte juridiksionit te Avokatit te Popullit. Kjo pritet te ndodhe pas ndryshimeve te mundshme ne Kodin e Procedures Penale dhe Civile, te cilat do te percaktojne edhe rrugen se si Avokati i Popullit do te nderhyje per te trajtuar keto ankesa. Nje gje do te thoja si perfundim. Rrezja e ankesave qe mund te behen prane Avokatit te Popullit eshte shume e gjere dhe shumedisiplineshe. Parimisht ne presim ankesa per gjithēka qe ka te beje me qeverisjen e nje vendi, duke filluar qe nga mospastrimi i mbeturinave e deri ne kundershtimin e vendimeve qeveritare ne Gjykaten Kushtetuese. Veēse rritja e pritshme e ankesave duhet mbeshtetur me rritje te stafit dhe buxhetit te institucionit. Besoj se do te gjejme mirekuptim edhe nga trupa e re legjislative.

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al