Tiranė,
mė 19/11/2004
AVOKATI
I POPULLIT BEN ANALIZEN E MANDATIT TE TIJ TE PARE: SHQIPTARET,
MOSBESUES TE LIGJI
-
Interviste e Avokatit te
Popullit, z. Ermir DOBJANI,
dhene
gazetes "ALBANIA" -
-
Z. Avokat, Ēfarė pėrbėn nė tė vėrtetė Institucioni i
Avokatit tė Popullit, nė njė vend ku, ta themi hapur, zor se
funksionon drejtėsia. Ēfarė merr pėrsipėr tė kryejė zyra
juaj?
Me
dy fjalė do tė thoja se Institucioni ynė merr pėrsipėr tė
ndihmojė shtetasit shqiptarė tė vendosin drejtėsinė ndaj ēdo
veprimi tė parregullt apo dhe tė paligjshėm tė organeve tė
administratės publike nė Shqipėri. Kjo ėshtė pėr tė
gjitha rastet, me pėrjashtim tė vendimeve tė gjykatės.
-
Qė prej periudhes kur u hap sė pari kjo zyrė, pra qysh prej
pese vjetesh, cilėn do tė pėrkufizonit tani si ēėshtjen mė
tė rėndėsishme qė ka arritur tė fitojė institucioni juaj?
Ne
kemi zgjidhur disa ēėshtje mjaft tė rėndėsishme. Nė njėzetė
ankesa nė ditė qė ka kapacitetin tė marrė pėrsipėr
Avokati i Popullit, pra rreth katėr mijė ankesa nė vit,
natyrisht ka patur edhe ēėshtje tė vėshtira. Disa qė do tė
pėrmendja janė sė pari problemi i nxitjes mė tė madhe pėr
transparencė tė plotė tė administratės ndaj kėrkesave dhe
ankesave tė qytetarėve.
Njė
ēėshtje tjetėr e vėshtirė sė cilės ia kemi dalė mbanė
ka qenė vendimi i Gjykatės Kushtetuese mbi bazėn e kėrkesės
sė Avokatit tė Popullit, qė ish pronarėve tė trojeve tu
njihet e drejta e pronėsisė me vlerėn reale tė truallit kur
ai tė privatizohet pėr objektet shtetėrore qė shiten ose qė
futen nė shoqėri aksionere. Ndėrsa me karakter individual, si
njė sukses tė zyrės do tė paraqisja ēėshtjen e zbardhjes sė
shkaqeve tė vėrteta tė vdekjes sė njė qytetari, z Gramoz
Tahirllari. Pas ndėrhyrjes sonė rezultoi se qytetari kishte
vdekur si pasojė e dhunės sė policisė. Pas kėsaj policėt
shkuan nė gjyq. Natyrisht, siē mund ta merrni me mend, ka shumė
raste tė vėshtira
me tė cilat merret institucioni i Avokatit te Popullit.
-
Sikur t'ju ndėrprisja pak. Ju nė krye pėrmendėt njė ēėshtje
me interes pėr tė gjithė ne: nxitjen e transparencės sė
zyrave tė qeverisė pėr publikun. Sikur tė na e shpjegonit
pak mė gjerė. Si ka vepruar zyra juaj pėr ti bėrė mė tė
ndjeshme institucionet e shtetit?
Kjo
ėshtė njė temė e gjerė dhe specifike por me dy fjalė fjalė
do tė thoja se falė dhe pas ndėrhyrjes sonė na rezulton se
institucionet shtetėrore janė tashmė mė tė prirura se mė
parė t'u japin pėrgjigje kėrkesave tė qytetarėve, tė
organizojnė punėn brenda institucioneve tė tyre pėr kėtė qėllim
dhe tė hartojnė nė disa raste rregullore tė brendshme. Por
zyra ka ndėrhyrė edhe pėr t'iu pėrgjigjur kėrkesave tė
qytetarėve, qė ata tė paisen nė kohė me dokumentat tė
cilat iu nevoiten atyre, natyrisht brenda
afateve qė pėrcakton ligji mbi tė drejtėn e
informimit.
-
Cila ėshtė njėsia juaj matėse pėr kėtė. Pra, si e kuptoni
ju se administrata jonė ėshtė bėrė mė fleksibėl pas ndėrhyrjes
suaj ndaj kėrkesave qytetare?
Gjithmonė
tatohet fluksi i ankesave tė qytetarėve, qė me njė mesatare
ka ardhur nė ulje. Janė shifrat ato qė e tregojnė shkallėn
e ankesės sė publikut ndaj institucioneve shtetėrore.
-
Tashmė duhen edhe dy - tre muaj qė ju tė pėrfundoni mandatin
e Avokatit tė Popullit. Z. Dobjani, cili
do tė ishte suksesi juaj mė i madh tashmė nė pėrfundim
tė mandatit tuaj.
Besoj
se arrritja mė e madhe, por natyrisht jo krejt personale, ėshtė
se ky institucion i parashikuar nė Kushtetutėn Shqiptare,
fillimisht u mor si ta them, pak si me tė qeshur nga politikanėt
dhe mė shumė nga publiku mosbesues. Por, e vėrteta tregoi se
Avokati ėshtė bėrė njė institucion mjaft i rėndėsishėm e
qė ka kontribuar sė tepėrmi nė rritjen e rolit dhe tė
mbojtjes sė tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri.
Institucioni ynė ėshtė funksionues, pra funksionon, ndihmon
qytetarėt nė tė drejtėn e tyre dhe ka treguar se ėshtė
rritur kredibiliteti i tij nė sytė e opinionit.
-
Tė flasim pak pėr ligjin. Pėrshtypja e pėrgjithshme ėshtė
se shqiptarėt e kanė humbur besimin te ligji. Nėse jeni
dakort me kėtė opinion mund tė na tregonin pėrse kjo humbje
e besimit?
Nuk
mendoj se tė gjithė shqiptarėt e kanė humbur besimin te
ligji. Por ka raste qė ndodhin padrejtėsi tė rėnda. Pėrsa u
takon qytetarėve qė ballafaqohen me gjykatat do tė thoja se nėse
gjykatės i drejtohen dy palė, kuptohet se njė prej tyre do tė
mbetet gjithmonė e pakėnaqur. Ēėshtja ėshtė kush palė
mbetet e pakėnaqur: viktima apo fajtori. Nėse ngjet tė jetė
e pakėnaqur viktima kjo ėshtė e rėndė. Nė rast tė kundėrt...
nuk mund tė flasim pėr humbje tė besimit tek dretėsia.
Megjithatė, nė kėtė fazė tranzicioni qė po kalojmė dhe
kur janė prodhuar shumė ligje nė Shqipėri (nė sistemin e njė
legjislacioni shumė tė mirė bashkėkohor, tė cilin
vazhdimisht po e perfeksionojmė), ka vakume ligjore,
interpretime tė gabuara dhe duhet ende kohė pėr ti
intepretuar dhe zbatuar siē duhet kėto ligje. Si kudo ka raste
edhe tė keqpėrdorimit tė pushtetit dhe keqzbatimit tė
ligjit, por organet e administratės sonė akoma vuajnė nė
fushėn e zbatimit tė ligjeve ekzistuese.
-
Zoti Avokat, ku mendoni ju se ēalon mė shumė drejtėsia nė kėtė
vend. Pse ėshtė kaq e vėshtirė qė qytetari i zakonshėm, si
i thonė njė fjale, t'i shkojė tė vėrtetės deri nė fund?
Janė
disa faktorė qė shpjegojnė se pėrse drejtėsia jonė, ta
themi mė butė, nuk dallon pėr mirė. Ka akoma mungesė
profesionale, presion nga pushteti politik mbi gjyqėsorin, ende
nuk ėshtė arritur barazia e plotė e pushteteve dhe ende nuk
janė ndarė nga rradhėt e drejtėsisė elementėt e
kompromentuar.
-
Sa besoni se ka ndihmuar Ombusmani pėr tė rikthyer sadopak kėtė
besim tek ligji dhe e drejta?
Ne
pikėrisht pėr kėtė jemi. Siē edhe iu tregova, nė kėto pesė
vite punė zyra e Avokatit ka ndikuar pėr kthimin e shpresės sė
shqiptarėve ndaj ligjit. Por gjithmonė do tė ketė edhe tė
meta dhe ndonjė paqartėsi.
-
Z Avokat, kush ėshtė "atdheu" i institucionit tė
ombusmanit dhe ēfarė ju dallon ju nga kolegėt e vendeve tė
tilla, psh si Suedia
apo Danimarka?
Institucioni
i Avokatit tė Popullit ka lindur pėr herė tė parė nė Suedi
nė shek XVIII por ka rivendikime edhe nga Turqia, vend i cili
njihet si atdheu tjetėr i ombusmanit, si praktikė pune e
sulltanit tė asaj kohe. Sot kėtė instiucion e kanė Franca,
Greqia dhe ende jo Italia, e cila e ka institucionin e
ombusmanit nė nivel rajonal.
Duket
disi e habitshme qė vende tė tilla si kėto qė pėrmenda tė
kenė nevojėn e njė institucioni qė mbron popullin por
arsyetimi i tyre ėshtė se ēdo qeveri, sado e pėrgjegjshme tė
jetė ka nevojė pėr njė kontroll nė veprimtarinė e saj.
Instucione tė tilla ngrihen me qėllimin qė sidoqė pa fuqi
vendimmarrėse, ato tė ndihmojnė nėpėrmjet rekomandimeve pėr
mirėqeverisjen.
Lidhur
me pyetjen tuaj tė dytė, mė duhet tė them se me njė
ombusman suedez psh ne jemi tė barabartė nė trajtimin
kushtetues tė problemeve, nė mėnyrėn e operimit. Por
natyrisht ka edhe disa ndryshime. Psh nė Suedi, kur flet
ombusmani, institucionet e shtetit i zbatojnė pa mėdyshje
rekomandimet e tij, duke e marė mendimin e tij si gjykimin mė
profesional dhe apolitik tė ēėshtjes. Ndėrsa tek ne ka
ndryshime tė thella, pėrfshirė dhe trajtimin financiar.
Gjithsesi
diferenca kryesore e ombusmanėve tė vendeve respektive ėshtė
kjo qė nė Shqipėri autoritetet politike e shtetėrore duhet
ta respektojnė mė tepėr mendimin e institucionit tė Avokatit
tė Popullit dhe rekomandimet e tij.
-
Njė pjesė e opinionit e etiketon institucionin tuaj si
"ombusman tė qeverisė" dhe jo tė
"popullit". Cili eshte komenti juaj pėr kėtė?
Ky
ka qenė njė dyshim fillestar nė vitet e para, pasi filloi punė
institucioni ynė. Por zėra tė tillė janė rralluar. Nuk pėrjashtoj
mungesėn e informacionit te njė kategori e caktuar, nė ndonjė
moment edhe keqdashje me qėllime tė caktuara, por unė kam
bindjen e thellė se kam qenė Avokat i Popullit dhe jo i ndonjė
krahu tė caktuar politik. Natyrisht ombusmanit i duhet tė
punojė shpesh me qeverinė meqėnėse pala qė ankohet, mė sė
shumti ankohet pėr qeverinė. Por mendimet e Avokatit do tė pėrputhen
gjithnjė me kushtetutėn,
legjislacionin pėrkatės dhe tė askujt tjetėr.
-
Nė rastin e njė mandati tė dytė tuajin, cilat janė synimet
e avokatit Dobjani si Avokat i Popullit?
Pas
njė periudhe pesėvjeēare punė mė mirė se dikush e tjetėr
unė njoh institucionin, veprimtarinė, anėt pozitive dhe mangėsitė.
Ka mjaft pėr tė pėrmirėsuar dhe objektiva pėr t'u arritur.
S'mund t'i tregoj pėrpara kohe strategjitė e reja nė rastin e
njė mandati tė dytė. Gjithsesi do tė punoja pėr ngritjen e
njė institucioni tjetėr, tė pavarur nga Avokati i Popullit:
Avokatin e Fėmijėve, institucion qe do tė merrej seriozisht
me pėrmirėsimin e kushteve e tė jetesės sė tė gjitha
kategorive tė fėmijėve nė Shqipėri. Por duhen rekomandime
serioze, pėrgatitje e fazės ligjore, shtrimi i problemit para
parlamentit e qeverisė.
Bisedoi:
Jerina Zaloshnja
|