|
Gazeta
Shqiptare , 13 Janar 2006
DOBJANI:
SIMBOLET FETARE PA LEJE
DUHET
TĖ PRISHEN
Propozimi:
Lejet e ndėrtimit pėr objekte fetare
ti
miratojė KRRTRSH
Simbolet
fetare tė ngritura pa leje duhet tė prishen. Nė vorbullėn
e shqetėsimit tė ngritur pas rrėzimit pak ditė mė parė tė
njė kryqi nė komunėn e Bushatit, Avokati i Popullit Ermir
Dobjani nuk ka zgjedhur vetėm fjalėt qetėsuese dhe
inkurajuese pėr ruajtjen e tolerancės por ka prekur njė nga
pikat qė kohėt e fundit po nxit problemet mes feve nė Shqipėri.
Policia Ndėrtimore duhet tė zbatojė pa hezitim ligji dhe tė
prishė ēdo simbol fetar tė ngritur pa leje, qoftė nė Shkodėr,
Sarandė, Elbasan, apo gjetkė, ka deklaruar dje Dobjani duke
pėrmendur pikėrisht ato zona ku janė shfaqur probleme tė kėtij
lloji. I ndėrgjegjshėm pėr natyrėn delikate tė ēėshtjes
ajo mė kot I rekomandon edhe drejtuesve fetarė tė bashkėpunojnė
me policinė ndėrtimore pėr prishjen e ēdo simboli tė
vendosur pa leje.
Ndryshimi
i Ligjit
Avokati
i Popullit nuk ka mbetur vetėm nė propozimin e kėsaj forme e
cila do tė mund tė tingėllonte radikale pėr ndonjėrėn
prej besimeve fetare, por ka propozuar rregullimin e kėsaj
gjendjeje duke ndryshuar ligjet tė cilat tė drejtėn e dhėnies
sė lejeve ia njohin pushtetit vendor. Situatė nga e cila nė tė
vėrtetė kanė gjeneruar konfliktet, pasi ėshtė shumė e lehtė
qė njė komunė katolike, fqinje me njė tjetėr muslimane
ti japė tė drejtėn vetes tė ndėrtojė njė kryq nė majė
tė njė kodre, apo anasjelltas fshati musliman tė vendosė njė
simbol tė vetin. Pėr tė shmangur pikėrisht njė situatė tė
tillė Dobjani shpjegon se pak ditė mė parė ka vėnė nė
dijeni Kryeministrin pėr njė rekomandim tė tijin pėr
nxjerrjen e njė ligji tė ri ose plotėsimin e atij ekzistues pėr
dhėnien elejeve tė ndėrtimit pėr objektet fetare. Proēedura
e dhėnies sė lejes pėr ndėrtime tė tilla, dokumentacioni qė
duhet tė plotėsohet dhe organi qė duhet tė jetė kompetent pėr
miratimin e lejes sė ndėrtimit duhet tėjetė Kėshilli i
Rregullimit tė Territorit tė Republikės pasi tė ketė marrė
dhe mendimin e Komitetit tė Kulteve, rekomandon Dobjani i
cili e bazon atė nė njė nga nenet e Kushtetutės. Sipas tij,
pasojat e aktit tė dėnueshėm tė rrėzimit tė kryqit
bėhen mė tė rėnda po tė kemi parasysh faktin se
incidente tė tilla po shėnojnė pėrsėritje tė kohėpaskohėshme.
Polemikat
Nė
tė vėrtetė polemikat pėr ēėshtje tė tilla kanė ngritur
krye nė mėnyrė tė pėrsėritur. Edhe nė reagimin e tij kreu
i Kishės Katolike imzot Rrok Mirdita, megjithėse me tone qė
synonin tė ulnin gjakrat, nuk harroi tė kujtonte se pėr
Kryqin nė Bushat para se tė rrėzohej kishte dalė me njė
deklaratė publike Myftinia e Shkodrės. Ashtu sikurse kreu i
Komunitetit Musliman, i cili e dėnoi aktin, nuk la pa pėrmendur
edhe njė herė se nuk ishte e arsyeshme rivendosja e
kryqit, ndėrkohė qė i bėri thirrje myftinive nė rrethe qė
megjithatė, nė ēdo rast tė mos reagonin me ashpėrsi, por tė
zbusnin situatėn.
Nė
kėto kushte, kur deklaratat e solidaritetit dhe thirrjet pėr
harmoni nuk e kanė peshėn e duhur pasi ndodh njė incident,
propozimi i Avokatit tė Popullit duket mė i arsyeshmi pėr tė
evituar pėrsėritjen e ngjarjeve tė tilla dhe mė pas
rikujtesat pėr bashkėjetesėn mes feve.
|