|
Gazeta
Telegraf , 8 Prill 2006
Dobjani:
Per nje shoqeri dhe shtet sa me pak te dhunshem
Interviste
me Avokatin e Popullit, z. Ermir Dobjani
Pyetje:
Ne raportet e departamentit te shtetit Amerikan dhe organizmave
te ndryshem vendore dhe nderkombetare, raportohen shkelje te
vazhdueshme te te drejtave te njeriut nga policia shqiptare, ne
menyre te veēante ne gjendje paraburgimi. Si do ta komentonit
kete gjendje te krijuar?
Pergjigje:
Shkeljet e vazhdueshme te te drejtave te njeriut nga policia
shqiptare e ne menyre te veēante gjendja e te ndaluarve ne
dhomat e paraburgimit, ka patur reflektim sistematik ne raportet
e departamentit te shtetit amerikan si dhe te organizatave te
ndryshme nderkombetare. Kjo ka qene objekt investigimi edhe i
misioneve te herepashershme te Komitetit Kunder Tortures prane
Keshillit te Evropes, sikunder per kete problem edhe shteti
shqiptar ka raportuar prane organizmave nderkombetare, duke
marre angazhime per permiresimin e gjendjes.
Megjithate,
une deshiroj te perqendrohem ne veprimtarine konkrete te
Avokatit te Popullit, duke referuar ate qe kemi trajtuar ne vete
si institucion. Keshtu, ne Institucionin tone per sektorin e
Policise se Shtetit gjate vitit 2005, kane ardhur 157 ankesa.
Nga keto 30 kane qene per keqtrajtime tė shtetasve nga Policia
e Shtetit, nga tė cilat aktualisht kane pėrfunduar 29 dhe 1
eshte ne shqyrtim. Mesa rezulton nga trajtimi i tyre, 6 janė
vlerėsuar tė drejta, 22 tė pa bazuara dhe 1 ankues ka hequr
dorė. Per 6 rastet per te cilat kemi vertetuar perdorimin e
dhunes kemi bėrė 5 rekomandime organit tė Prokurorisė pėr
fillimin e ndjekjes penale, nga tė cilat 3 janė pranuar dhe 2
jane nė shqyrtim. Sqarojme se per 2 ankesa eshte bere 1
rekomandim i perbashket meqenese kishim te benim me nje ngjarje
te perbashket te dy ankuesve te veēante.
Dhuna
nga punonjesit e policise eshte perdorur ne ambjentet e policise
gjate marrjes ne pyetje te te shoqeruarve apo arrestuareve nga
inspektoret e policise kriminale. Ne disa raste dhuna eshte
perdorur edhe ne momentet e kontaktit te pare te policise me
shtetasit. Keto raste kane te bejne me Forcat Speciale te
Policise, te cilat jane perdorur ne operacione policore per
kapjen e shoqerimin e personave autore te veprave penale apo te
dyshuar si autore. Kjo eshte tabloja faktike e asaj ēfare kemi
trajtuar ne gjate vitit qe shkoi, por qe natyrisht mbetet si
problematike korente edhe per kete vit e ne vazhdimesi.
Pyetje:
Ēfare ka kontribuar ne ndertimin e nje kulture dhune ne rradhet
e policise shqiptare? Mendoni se kjo eshte nje mangesi e nje
numri te vogel efektivash, apo eshte nje kulture pune e
perhapur?"
Pergjigje:
Shkaqet e dhunes ne pergjithesi lidhen me faktore te vete
fizionomise tone si shoqeri dhe kjo eshte objekt studimi
psiko-sociologjik, jo i kesaj interviste. E nisa me kete
vleresim, pasi e njejta logjike funksionon edhe per fizionomine
e atyre organeve qe historikisht i kemi quajtur organe te
dhunes, por ne kushtet e sotme i quajme organe ligjimponuese. Me
konkretisht, nder disa shkaqe te dhunes policore mund te
permendim:
-
Mungesa e kulturės sė pėrgjithshme nė radhėt e policisė, e
asaj profesionale, si dhe mosnjohja e konventave ndėrkombėtare
tė njohura e ratifikuara nga shteti ynė dhe akteve tona
ligjore nė tė cilat parashikohen tė drejtat dhe liritė
themelore tė njeriut, si dhe detyrimi i shtetit pėr
respektimin e tyre.
-
Trashėgimia nga e kaluara nė radhėt e policisė e
mentalitetit tė tė fortit, tė tė paprekshmit,
policia ėshtė shteti, etj.
-
Mentaliteti qė ekziston tek disa drejtues policie se rendi
vendoset me dhunė.
-
Mosorientimi nė kohėn e duhur me sistemin e ri demokratik dhe
shtetin ligjor qė po ndėrton shoqėria jonė.
-
Situata politike relativisht e paqėndrueshme dhe situata e rėndė
e rendit qė kemi kaluar disa herė vitet e fundit.
-
Vrasja dhe plagosja e dhjetra policėve, ndikon nė humbjen e
qetėsisė dhe tė vetkontrollit nė veprimtarinė e pėrditshme
tė punonjėsve tė saj.
-
Ndryshimet e shumta qė i janė bėrė akteve ligjore e nėnligjore
qė rregullojnė veprimtarinė e policisė dhe mosnjohja nė kohėn
e duhur me to tė efektivave tė policisė.
-
Mungesa pėr njė kohė relativisht tė gjatė e aplikimit tė
programeve tė edukimit profesional e nė mėnyrė periodike tė
efektivave tė policisė.
-
Mungesa e kontrollit tė brendshėm me objekt respektimin e tė
drejtave dhe lirive tė njeriut nė organet dhe nga punonjėsit
e policisė.
-
Mospėrgjithėsimi i shėmbujve dhe fenomeneve negative nė radhėt
e policisė, tė cilat vijnė si nga mungesa e pėrgjegjėsisė
ashtu edhe nga druajtja e daljes sė namit tė keq per postėn
policore, repartin, rajonin, komisariatin, drejtorinė e policisė
sė qarkut e mė lart. Me keqardhje konstatoj se kjo vazhdon te
jete ende nje kulture pune e perhapur ne radhet e policise. Ne
synojme ta reduktojme ate sa me shume te jete e mundur.
Pyetje:
Ēfare strukturash ka te ndertuara Avokati i Popullit per te
bere te mundshme identifikimin dhe procedimin penal te ngjarjeve
te tilla?
Pergjigje:
Qe te besh te mundur vertetimin e dhunes policore, kerkohet
domosdoshmerisht verifikim ne vend i ēdo rasti. Mirepo, ne
Institucionin tone eshte vetem nje ekspert qe ndjek te gjitha
ankesat e policise, si ato te shtetasve ndaj organeve te
policise, ashtu edhe ato te bera nga vete punonjesit e policise
ndaj organeve te tyre eprore. Raste te dhunes policore ndodhin
ne te gjithe territorin e Shqiperise. Kjo do te thote se per te
bere verikim ne vend per ēdo rast dhune eshte praktikisht eshte
e pamundur edhe per shkak te mungeses se mjeteve dhe te fondeve
buxhetore. Megjithate, gjate 6 viteve te veprimtarise tone, ne
jemi ndalur ne me shume se 100 raste, dhe per pasoje mbi 120
punonjes policie jane ndeshkuar me masa disiplinore dhe ndjekur
penalisht ne baze te rekomandimeve tona per shkelje te ligjeve.
Shumica e tyre kane qene per ushtrim dhune ndaj shtetasve.
Gjate
trajtimit te ketyre rasteve kemi bere edhe rekomandime per
pergjithesimin ne radhet e efektivave te policise te rasteve te
ushtrimit te dhunes dhe te masave te dhena ndaj punonjesve te
policise. Ne te njejten kohe kemi bashkepunuar edhe me median
per publikimin e rasteve te perdorimit te dhunes, e cila
mendojme se ka efekt parandalues.
Pyetje:
Si do ta komentonit incidentin e fundit me nje gazetar ne
policine e Lushnjes?
Pergjigje:
Gjykojme se kemi te bejme me nje rast tipik te ushtrimit te
dhunes nga policia ndaj nje qytetari, ne radhe te pare, dhe ndaj
nje gazetari, ne radhe te dyte, i cili ka dashur qe te ushtroje
profesionin e tij. Ne mbeshtesim prononcimet publike te
autoriteteve shqiptare per ndeshkimin e pergjegjesve, pasi ēeshtja
lidhet sa me dhunen ndaj nje personi ne ushtrim te detyres, aq
edhe me nje pasoje tjeter negative nga kjo, sikunder eshte liria
e shprehjes. Dhe nje foto shpreh, madje ne disa raste me mire
edhe se sa nje shkrim, apo jo? Ne vleresojme masat e
deritanishme te pezullimit, sikunder kembengulim qe ēeshtjes
ti shkohet deri ne fund. Natyrisht, per nje ndjekje me te
plote nga ana jone, na nevojitet edhe ankimi i gazetarit ne
fjale prane Institucionit tone.
Pyetje:
Ne rastet e dokumentuara te keqtrajtimeve, ka pasur shume pak
ndjekje penale. A mendoni se ka njefare tolerance nga shteti
ndaj kesaj kategorie krimi?
Pergjigje:
Mendojme se eshte i vertete fakti qe ka nje fare tolerance te
shtetit ndaj ketij fenomeni. Kete e konstatojme ne faktin qe nuk
kemi konstatuar asnje rast qe drejtuesit e policise te
ndeshkojne me vetnisme punonjesit e tyre per rastet e ushtrimit
te dhunes. Ka raste kur dhuna perdoret ne prezence ose me
dijenine e drejtuesve te policise. Ne disa raste te tjera, vete
drejtuesit behen frymezuesit e saj ne menyre indirekte, duke
kerkuar zbulushmeri te krimeve apo vendosje te rendit me ēfaredo
lloj mjeti, qofte ky edhe i kunderligjshem. Por, tolerancen e
shtetit ndaj ketij fenomeni e kemi konstatuar edhe ne organin e
prokurorise, e cila ne disa raste te fillimit te ndjekjeve
penale mbi bazen e rekomandimeve tona per ushtrim dhune nga
punonjesit e policise, i ka zvarritur hetimet apo i ka pushuar
ato. Sidoqofte, pavaresisht nga tonet e ashpra qe perdora me
siper, nuk duhet menduar se kemi te bejme me profil policor te
shtetit apo me papergjegjshmeri te organeve te prokurorise. Kaq
sa une parashtrova me siper eshte vetem nje tablo e pjesshme e
pare me lupen e Avokatit te Popullit dhe kurresesi diagnoze
perfundimtare e situates se pergjithshme. Ne perputhje me
situatat konkrete eshte edhe reagimi i Avokatit te Popullit, si
pjese e teresise se atyre institucioneve qe mbrojne te drejtat e
njeriut, tekefundit per te patur nje shoqeri sa me pak te
dhunshme, nje shtet sa me pak te dhunshem, qe do te thote
standarte gjithnje e me te larta edhe ne kete drejtim. Profili
evropjan i vendit dhe shoqerise tone nuk mund te ndryshojnė mė
pėr keq. Garanci per kete eshte dhe do te jete pergjegjshmeria
ne rritje e te gjitheve ne, si shoqeri dhe si shtet.
|