|
Gazeta
"SHQIP" , 7 Korrik 2007
DOBJANI:
Per
te perparuar dhe arritur standartet qe kerkon integrimi
evropjan, nuk mjafton vetem deshira e mire
-Interviste
me Avokatin e Popullit, z. Ermir Dobjani-
Pyetje:
Z.Dobjani,
aktualisht jeni ne mandatin e dyte si Avokat i Popullit
Shqiptar. Si shfaqet problematika e punes tuaj me institucionet
shtetėrore, dhe a mund te na permendni disa prej tyre, ne
varesi te nivelit te bashkepunimit qe keni?
Pergjigje:
Do te thoja
se marredheniet e Avokatit te Popullit rezultojne frutdhenese me
Policine e Shtetit, Institutin e Sigurimeve Shoqerore, Zyrat e pėrmbarimit
etj, sikunder problematike me Zyrat e Regjistrimit te Pasurise
se Paluajtshme, Policine e Ndertimit, Drejtorine e Pergjithshme
te Burgjeve dhe disa organe tė pushtetit vendor etj. Kuptohet,
teksa permenda keto institucione, qofte per mire, qofte per nje
lloj kriticizmi, dua te theksoj se asgje nuk eshte nje vleresim
statik, i dhene njehere e pergjithmone.
Problemet,
pra ankesat e popullit, por edhe me institucionin tonė, si
pasojė shume here lindin nga mosnjohja e Kushtetutes dhe
ligjeve, duke filluar qysh nga drejtuesit, (sidomos ne nivelin e
pushtetit vendor), nga sistemi aktual zgjedhor qe ka sjelle
paralizimin e pushtetit vendor pėr muaj me radhe, nga niveli i
ulet i juristeve qė punojnė prane tyre, shfaqja e korrupsionit
ne te tere format e tij, mungesa e transparences, mungesa e
vullnetit per te zbatuar secili detyrat e veta funksionale,
injoranca e nje pjese te administrates publike, injorimi i punes
ne grup, mungesa apo mosfunksionimi i kontrollit tė brendshėm,
komunikimi jo ne nivelin e duhur profesional dhe me etikė
zyrtare, thene me shqip, mentaliteti i vjeter i shfrytezimit tė
postit e te tjera e te tjera, qe mund te perbejne nje liste edhe
me te gjate, nese do ti radhisnim te gjitha.
Megjithate,
ne kushtet kur te gjithe ndjehemi te sfiduar per te permbushur
standartet qe shoqėria dhe shteti yne ka marre persiper si
detyrim perballe vetvetes dhe bashkesise nderkombetare, me
optimizem konstatoj se e pergjithshmja eshte pozitive. Pra ne
ndjejme se mund te punojme duke permiresuar edhe veten, por nė
radhė tė parė administraten. Ne fund te fundit, motori qe
shtyn para reformat jane burimet njerezore, cilesia e te cilave
lipset te vije gjithmone ne rritje.
Pyetje:
Njė
nga ēėshtjet mė tė bujshme qė ka prekur opinionin publik
shqiptar janė keqtrajtimet e emigrantėve shqiptarė nė
komisariatet e policisė nė Greqi. Cili ėshtė reagimi i
Avokatit tė Popullit nė Shqipėri dhe a ka filluar ndonjė
hetim tė kėtij rasti?
Pergjigje:
Reagimi
yne publik ka qene i menjehershem, pra qysh te nesermen e
shfaqjes se asaj videoje dhe ne vazhdim. Ne thelb kemi denoncuar
brutalitetin e asaj skene, duke kujtuar edhe faktin se nje rast
i tille mund te jete vetem maja e ajsbergut. Referuar rasteve te
dhunes policore greke ndaj shqiptare, mund te them se kjo ka
qene teme debati dhe diskutimesh mes nesh dhe homologut grek, si
ne takimet dypaleshe, ashtu edhe ne tryezat rajonale dhe me
gjere. Kete do ta bejme edhe ne te ardhmen. Sidoqofte, lidhur me
rastin konkret, mund te them se tashme drejtesia greke eshte
investuar, dhe ne keto kushte ka pak hapesire qe ne te kerkojme
edhe investimin e homologut tone ne Greqi.
Nese
flasim per raste te veēanta, me i fundit eshte ai i shtetasit
18 vjeēar Kamber Beshiri nga komuna Cukalat Berat i qelluar me
arme zjarri nga pjesetare te policise ushtarake greke.
Pas
berjes publike ne media, nga ana jone ngjarja u vleresua dhe
filloi ndjekja me iniciative. Nga ndjekja e ketij rasti jemi te
informuar se organet tona te policise kane marre takim me
autoritetet e policise greke te Janines, te cilet i kane
informuar se ngjarja e ndodhur ne token greke po ndiqet edhe nga
autoritete e drejtesise greke te cilet kane filluar ēeshtje
penale.
Ne
vijim dhe ne varesi dhe te dhenies se pelqimit nga i demtuar, ne
do te bashkepunojme me Ombudsmanin
e Greqise per tu interesuar prane organeve te
drejtesise greke per mbarevajtjen e procesit penal te filluar ne
kete rast.
Pyetje:
Ditėt e fundit qindra
mijėra shqiptarė nga Ēamėria marshuan pėrgjatė kufirit
grek nė njė protestė paqėsore. Nė institucionin e Avokatit
tė Popullit a ka patur ankesa nga ēamėt pėr largim nga
trojet e tyre?
Pergjigje:
Lidhur
me aktivitetin qe ju permendni, mund te them se kam marre pjese
shpirterisht ne gjithe kete performance sa njerezore, aq edhe
patriotike. Por le te qendrojme tek thelbi i ketij problemi, me
te cilin ne jemi marre qysh ne fillimet e veprimtarise tone e ne
vazhdimesi. Si jurist e kam shprehur mendimin tim qysh vitin e
kaluar, kur nje vendim
i Gjykates se
Kasacionit te Greqise, la ne fuqi vendimin e Gjykates se
Selanikut, qe nuk i njihte te drejten mbi pronen nje shtetasi
grek me origjine shqiptare (ēam).
Duke
patur parasysh se ky vendim gjyqsor do te perbėjė precedentin
per te mohuar kerkesat e shqiptarėve e nė veēanti tė
popullsise ēame, e cila kerkon njohjen dhe gezimin real te
pronave te tyre, per te cilat kane dokumente origjinale dhe te
ligjshme, ēdo justifikim i gjykatave greke se keta persona
kane mbi 20 vjet qe nuk jane interesuar per pronen e tyre
e kam cilesuar fals dhe spekulativ.
Jo
vetėm me kete rast, por prej kohėsh u kam sugjeruar
autoriteteve shqiptare te vene sa me shpejt ne veprim te drejten
e parashikuar nga neni 33 i Konventes Evropiane per te Drejtat e
Njeriut dhe Lirite Themelore, qe thote: Ēdo Pale e Larte
Kontraktuese mund ti drejtohet Gjykates Europiane tė tė
Drejtave tė Njeriut nė Strasburg, per ēdo shkelje te
dispozitave te Konventes e te protokolleve te saj, per te cilat
mendon se ka faj nje Pale e Larte Kontraktuese. Ne kete
situate, kur shqiptareve qe u jane sekuestruar pronat ne Greqi,
qofshin ēame ose jo, dhe ata nuk i gezojne ato si pronare te
ligjshem, duhet nje gjykate ndekombetare si ajo e Strasburgut
apo Gjykate Arbitrazhi qe ta zgjidhe kete ēeshtje, e cila pėr
hir tė vėrtetės duhet thėnė se ėshtė njė shkak qė
tensionon herė pas here marredheniet shqiptaro-greke. Kur
individėt nuk e arrijnė dot ta ēojnė ēėshtjen nė kėtė
Gjykatė, del si detyrė pėr shtetin shqiptar qė tė bėjė kėtė
gjė.
Pyetje:
A
ka ndryshuar natyra e ankesave vitet e fundit krahasuar me kohėn
kur Avokati i Popullit nisi punėn nė vitin 2000?
Pergjigje:
Nuk do te thoja ka ndryshuar, por eshte pasuruar. Pra
problematika e rasteve ka ardhur duke u shtuar dhe perfshin te
gjitha institucionet shqiptare, ne nivel lokal dhe qendror. Pra
veē ankesave tradicionale pėr moszbatimin e vendimeve gjyqėsore,
zvarritjeve pėr proēeset gjyqėsore, pėr policinė, pėr
prokurorinė, pėr ndėrtimet pa leje, moszbatimin e tė drejtės
sė informimit etj, kryesisht ne jemi munduar te priorizojme
permiresimin e punes ne disa sektore qe ofrojne sherbime
publike. Vetem sherbimet e KESH-it sikur te marrim, problematika
shfaqet qysh me faturimin e parregullt, mungesen e kompensimit
te drejte ne raste demtimesh, ēmimin e energjise, diskriminimin
midis shtresave te ndryshme sociale, problemet me koncesionet e
HEC-eve te vogla, e deri tek simptoma e perbashket e te gjitha
fushave te tjera te administrates publike, pikerisht ajo qe
lidhet me largimet nga puna te punonjesve. E njejta gje mund te
thuhet edhe per sektore te tjere si sherbimet e Albtelekomit,
ujesjellesit, sherbimet e transportit rrugor e keshtu me radhe.
Kemi planifikuar tė pėrqėndrohemi mė tepėr tek tė drejtat
e konsimatorit, tė drejtat e fėmijėve, pėrfitimet nga
pensionet etj.
Pyetje:
Si
e konsideroni gjendjen nė burgje dhe nė ato tė paraburgimeve?
Pergjigje:
Problematika
e ankesave te te burgosurve dhe te paraburgosurve ka patur te
beje me mospajtimin e tyre me vendimet e gjykatave, me
keqtrajtimet e tyre ne raste te veēanta, me kushtet e veshtira
te ambjenteve, me transferimet e parregullta nga njeri burg ne
tjetrin, me lejet dhe shperblimet e tyre e deri edhe me
problemet e takimeve te tyre me familjet.
Avokati i Popullit ka patur nje bashkepunim te mire me
Ministrine e Drejtesise dhe me te gjitha institucionet e
ekzekutimit te vendimeve penale me burgim. Ndersa marredheniet
me Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve vitin e fundit lene per
te deshiruar. Per hir te se vertetes, duhet te them se gjendja e
kėtyre personave ka ardhur duke u permiresuar nga viti ne vit,
por ende kushtet per trajtimin e te denuarve dhe te
paraburgosurve nuk jane brenda gjithė standarteve te kerkuara
sipas legjislacionit shqiptar per sistemin e burgjeve. Vetem
mbipopullimin sikur te marrim si problem, kjo do te mjaftonte
per te komprometuar tere ato masa qe jane marre per te
permiresuar sistemin ne teresi.
Me miratimin e tė drejtės sė Avokatit tė Popullit pėr
tė bėrė inspektime nė burgje pa autorizim, ėshtė krijuar
njė mundėsi shumė mė efektive pėr mbrojtjen e tė drejtave
dhe lirive tė tė denuarve. Praktika e inspektimeve do tė bėhet
mė e shpeshtė nė tė ardhmen.
Pyetje:
Gjatė
kėtyre viteve nė detyrė, tė cilat janė shkeljet mė tė
shpeshta qė ju keni hasur si nga Administrata Shtetėrore,
ashtu edhe nga bizneset private?
Pergjigje:
Vete problematika e trajtuar nga Avokati i Popullit perputhet
pikerisht edhe me shkeljet, pasi ne me shkeljet e te drejtave
merremi. Natyrisht qe nuk mund te jete kjo interviste vendi per
te numeruar shkeljet. Po te ndalesha tek shkaku kryesor i ketyre
shkeljeve, do te thoja se jane moskuptimi dhe moszbatimi si
duhet i dy ligjeve, te cilat une i kam cilesuar se duhet te jene
busulla e ēdo zyrtari publik. Ato jane Ligji per te Drejten e
Informimit dhe Kodi i Procedurave Administrative. Theksoj se
zbatimi i kėtyre dy ligjeve do tė bėjė qė tė
ndryshohet mentaliteti i nepunesit shqiptar. E them kete, sepse
shume here, te drejtat e qytetareve shkelen si pasoje e etikes
joprofesionale te zyrtarit, pasuar kjo edhe me injorancen e tij
ne fushen e ligjit. Kjo vlen si per marredheniet brenda sektorit
shteteror, ashtu edhe per ato qe i takojne sektorit privat,
pavaresisht se tek ky i fundit ne nuk legjitimohemi per te
nderhyre.
Pyetje:
Ēfare mund te thoni si mesazh te fundit nė kete interviste, z.
Dobjani?
Pergjigje:
Duke u munduar te ndikojme sa me mire ne performancen qeverisese
te administrates publike, do te kerkoja njohjen sa me mire dhe
zbatimin pa lėshime tė ligjeve, nga gjithė administrata
publike dhe minimalisht nga juristet qe punojne ne tere rrjetin
e saj ne shkalle vendi. Dhe po kaq do te kerkoja qe zeri i tyre
te degjohet dhe merret me shume ne konsiderate nga drejtuesit.
Per te perparuar dhe arritur standartet qe kerkon integrimi
evropjan, nuk mjafton vetem deshira e mire, pasuar me
oportunitetin ndaj veprimtarisė sė shefave. Nese kjo deshire e
mire nuk perputhet me nje nivel te larte dijesh dhe
informacioni, pasojat jane po aq negative, ne mos me shume, se
ato te shkaktuara nga mosdashja dhe poshtersia, te marra
sebashku. E rėndėsishme tani ėshtė qė tė gjithė bashkė tė
punojmė pėr tė parandaluar apo minimalizuar fenomenet
negative qė na pengojnė tė ngjitemi mė lart, qė janė
korrupsioni, krimi i organizuar, trafiqet si dhe tė plotėsojmė
tė gjitha standartet pėr zgjedhje tė lira e tė ndershme qė
pėrmbėjnė themelin e legjitimitetit tė ēdo pushteti.
|