ARTIKUJ

___________________________________________________________________________

 

Gazeta "RD" , 5 Shkurt 2005

 

 

DOBJANI: 

Forcat e policisė shkelin te Drejtat e Njeriut

 

 

 

 

-Avokati i Popullit vlerėson raportin e Amnesty International-

  

Nė fund tė mandatit tė tij tė parė, Avokati i Popullit i Shqipėrisė, Ermir Dobjani, thotė se Institucioni qė ai drejton, ka ndikuar qė institucionet ta kuptojnė se duhet tė jenė nė shėrbim tė Popullit dhe jo pronarė tė tė  drejtave tė tyre. Zoti Dobjani, drejtuesi i parė i kėtij institucioni tė ngritur vetėm 5 vjet mė parė, tha nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, se ankesat e qytetarėve kanė sjellė ndryshime dhe pėrmirėsime nė vendime qeveritare dhe ligje, qė kanė shkuar nė tė mirė tė qytetarėve. Nė instervistėn me kolegen Keida Kostreci, zoti Dobjani tha se ka ende shumė ankesa pėr gjendjen nė dhomat e paraburgimit  nė Shqipėri.

 

-         Zoti Dobjani, ju ndodheni kėtu nė Shtetet e Bashkuara pėr tė marrė pjesė nė Mėngjesin e Lutjeve. Ēfarė kuptimi ka pėr ju dhe pėr institucionin qė ju drejtoni ftesa pėr tė marrė pjesė nė kėtė ceremoni tė pėrvitshme?

 

Ky ėshtė njė eveniment i rėndėsishėm edhe pėr Institucionin e Avokatit tė Popullit tė Shqipėrisė, sepse unė e vlerėsoj si dashamirėsi tė institucioneve dhe vlerėsim tė punės sė Avokatit tė Popullit nga institucionet amerikane, nga Kongresi Amerikan qė e organizon Mėngjesin e Lutjeve.

 

-         Ju jeni nė pėrfundim tė mandatit tė parė nė kėtė detyrė dhe mesa duket, jeni edhe kandidatura mė e fortė pėr mandatin e dytė. A mund tė na thoni se cilat janė arritjet mė tė rėndėsishme, mbase jo nė detaje, por si institucion pėr Avokatin e Popullit?

 

Unė vlerėsoj qė ky institucion ka ndikuar shumė pėr transparencėn e punės sė organeve tė administratės, qė tė ndikojė nė mirėqeverisje, duke punuar fort me anė tė rekomandimeve, sepse i vetmi mjet pune pėr Avokatin e Popullit janė rekomandimet dhe kėrkesat, dhe tė bėjė mė tė pėrgjegjshme Administratėn Publike dhe gjithė institucionet qė iu drejtohet, se ata duhet tė jenė nė shėrbim tė masave tė popullit dhe jo pronarė tė tė drejtave tė tyre.

 

-         Gjatė kėtyre viteve nė detyrė, tė cilat janė shkeljet mė tė shpeshta qė ju keni hasur si nga Administrata Shtetėrore, ashtu edhe nga bizneset private, ato pra qė mund tė kenė marrė formė tė pėrsėritur ndaj personave ose grupeve tė personave qė janė ankuar tek Avokati i Popullit?

 

Unė mund tė pėrmend qė ankesa tė shumta kėto pesė vjet ne kemi patur lidhur me ēėshtjet e ekzekutimit tė vendimeve gjyqėsore tė formės sė prerė, kemi patur ndaj organeve tė policisė, pėr forma tė ndryshme keqtrajtimi dhe keqpėrdorimi tė pushtetit nė kėto organe, kemi patur nė fushėn e ambientit, tė ndėrtimeve pa leje dhe tė mosekzekutimit tė vendimeve pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje ose cėnimit tė pronave tė ndryshme tė qytetarėve, kemi patur  nė fushėn sociale dhe njėkohėsisht mjaft ankesa kemi patur edhe nė fushėn e tė drejtave tė punonjėsve.

Gjatė kėtyre 5 viteve tė punės si institucion, Avokati i Popullit ka pritur rreth 15 mijė ankesa, pas sė cilave qėndrojnė shumė mė tepėr njerėz, sepse tek ne njė ankesė regjistrohet, por mund tė jenė me qindra njerėz qė pėrfitojnė kur zgjidhet kjo ankesė. I bie qė mesatarisht nė Zyrėn tonė tė bėhen 20 ankesa nė ditė dhe ėshtė pozitive qė nė kėto 5 vjet, 20 pėrqind e ankesave qė janė pranuar, janė zgjidhur nė favor  tė qyetarėve.

Vendime tė Kėshillit tė Ministrave ose ligje tė ndryshme janė ndryshuar, pėrmirėsuar, me rekomandimin e Avokatit tė Popullit dhe qė kanė pėrfituar mjaft. Mund tė pėrmend vendimin e Gjykatės Kushtetuese qė u dha pas kėrkesės sonė, qė vlera e truallit tė tokės sė ish – pronarėve tė mos vlerėsohej sipas ēmimeve qė vinte qeveria, por sipas kėrkesės dhe ofertės. Nga njė gjė e tillė pėrfituan tė gjithė pronarėt.

Shpesh herė ka ndodhur qė nė bazė tė rekomandimeve tona, nėpunės ose zyrtarė policie janė shkarkuar, dėrguar nė gjyq. Mund tė pėrmend qė kėto 5 vjet, mbi 50-60 oficerė policie janė ndėshkuar ose ulur nė detyrė, ose dėrguar nė Prokurori, vetėm mbi bazėn e rekomandimeve tė Avokatit tė Popullit. Po kėshtu ka patur edhe raste nė Administratėn Publike ku zyrtarė tė ndryshėm janė ndėshkuar me masa disiplinore, mbi bazėn e rekomandimeve tona.

 

-         Organizata e tė Drejtave tė Njeriut,  Amnesty International, sapo ka publikuar njė raport dje lidhur jo vetėm me trajtimin dhe  keqtrajtimin nga ana e forcave tė policisė. Sa shqetėsues ėshtė ky problem dhe a keni pasur ju ankesa qė kanė lidhje pikėrisht me kėtė  dukuri nė Shqipėri?

 

Shqetėsimet e organizmave ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut, pėr keqtrajtimet nga forcat e policisė, janė me vend. Ne, gjatė punės sonė, kemi qenė mjaft ekzigjentė ndaj ankesave pėr shkelje tė tė Drejtave tė Njeriut nga organet e policisė dhe kemi patur mjaft rezultate nė punėn tonė, dhe mund tė them qė nga viti nė vit, kėto shkelje kanė ardhur duke u ulur, pavarėsisht se pėrsėri konstatohet nga raportet qė ka shkelje. Por, po t’i shikosh nė raport me vitin 2000, kur ne filluam punė, nga viti nė vit organet e policisė po bėhen mė tė pėrgjegjshme nė raport me respektimin e Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut. Natyrisht ka shumė punė pėr tė bėrė, sepse edhe nė vendet me demokraci tė zhvilluar vazhdon tė ketė shkelje nė kėtė fushė, por unė mendoj se kemi ndikuar mjaft pėr kėtė dhe vazhdojmė tė kemi nė qendėr tė vėmendjes shkeljen e tė Drejtave tė Njeriut nga organet e Policisė, dhe tė kontribuojmė mjaft pėr pėrmirėsimin e rregullave, kushteve qė kėto shkelje tė mos ndodhin.

           Problematike tani, pėr shembull ėshtė gjendja nė dhomat e paraburgimit, qė akoma padrejtėsisht administrohen nga ana e policisė, sepse duhet tė kishin kaluar me kohė nė administrim tė Ministrisė sė Drejtėsisė dhe ka ankesa edhe pėr keqtrajtime brenda kėtyre dhomave, sidomos pėr kushtet nė tė cilat mbahen kėta persona, qoftė edhe pėr 24 orė ose 72 orė, ose dhe afate mė tė gjata. Ne, vazhdimisht, jemi nė kontakte me organet e policisė, qė kėto kushte tė pėrmirėsohen.

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al