ARTIKUJ

___________________________________________________________________________

 

Gazeta "Koha Jone" , 5 Shkurt 2001

 

KORRUPSIONI NIS TEK ZYRTARI

   

Avokati i Popullit shprehet per nismat qe mund te ndalojne korrupsionin ne Shqiperi

  

   

Dua tė theksoj qė nė fillim se korrupsioni vepron si ndryshku, i cili pasi ka bėrė punėn e tij, shumė pak ngelet pėr tė ndrequr. Funksionimi i Avokatit tė Popullit ėshtė qė nėpėmjet verifikimit tė ankesave tė individėve pėr shkelje tė tė drejtave tė tyre tė vihen nė lėvizje mekanizmat administrative mundėsisht pa lejuar qė korrupsioni tė zėrė vend si pluhuri poshtė qilimit, me shpresėn se njė ditė do t’a fshijmė atė me vrull.

Si Avokat i Popullit jam kėtu jo pėr tė vėnė gishtin tek abuzues konkretė financiarė tė Administratės Publike Shqiptare. Ky ėshtė objekt i veprimtarisė sė njė sėrė organesh tė tjera qė fillojnė me Kontrollin e Shtetit e mbarojnė me Prokurorinė dhe Gjykatėn.

Ombudsmani ėshtė njė institucion i paraparė tė jetė ndikues nė mirėadministrimin e shtetit, pra nė mirėqeverisje. Rrjedhimisht, sa kohė qė mirėqeverisja nė kėtė shekull po shikohet si e drejtė themelore e njeriut, pėrgjegjėsia e institucionit qė unė drejtoj ėshtė qė tė ndėrhyjė me sygjerime dhe rekomandime, pėr tė zbutur keqqeverisjen dhe forcuar mirėqeverisjen. Pėr tė dalė nė terma mė tė thjeshtėzuara edhe pėr veshin e qytetarit mė tė rėndomtė tė Republikės, pa hezitim do tė konsideroja si sjellje korruptive ndaj qytetarit ēdo veprim tė zyrtarit si mė poshtė:

1.   Kur zyrtari mbyllet nė Kullėn e Fildishtė tė zyrės dhe karriges qė ka dhe nuk kontakton me ankuesit.

2.   Kur zyrtari i jep zgjidhje problemit mė shpejt nėpėrmjet ndėrmjetėsit se sa vetė ankuesit.

3.   Kur zyrtari e interpreton detyrimin e vet ligjor si angazhim personal.

4.   Kur zyrtari tė kryen punė dhe nuk “harron” tė tė pėrmendė se pėr kėtė “nder qė unė tė bėra, ti do tė kishe paguar aq e kaq”.

5.   Kur zyrtari nuk tė sqaron siē duhet apo tė keqorienton pėr zgjidhjen e problemit.

6.   Sė gjashti, por jo sė fundi, kur zyrtari ta kėrkon copė apo e pranon si diēka normale dhėnien e mitės.

Ėshtė e kuptueshme qė Institucioni i Ombudsmanit synon tė harmonizojė gjithēka mė sipėr nė favor tė mirėqeverisjes dhe tė zbutjes sė konfliktualitetit eventual midis qytetarit dhe pushtetit, e gjitha kjo nė favor tė forcimit  tė shtetit tė sė drejtės.

Dhe pėr arritjen e kėsaj mendoj se ėshtė e vėrtetė se suksesi i misionit tė Avokatit tė Popullit varet nga angazhimi i stafit qė unė drejtoj qysh muajt e parė tė punės. Por, nga ana tjetėr mė duhet tė pohoj se ky sukses do tė varet edhe nga mėnyra sesi e percepton rolin e Avokatit tė Popullit administrata dhe qytetarėt.

Sikundėr pohohet edhe nga organizmat qeveritare dhe mediat “korrupsioni nė vendin tonė ėshtė nė nivele shqetėsuese, dhe kėtė nuk mund t’a mohojė askush”. Dhe nuk ka se si tė ndodhė ndryshe nė njė vend si Shqipėria ku paraja qarkullon CASH dhe paratė mbahen poshtė dyshekut, dhe jo nė Banka; ku nėnpunėsit kanė njė rrogė tė vogėl; ku vepron Kodi i Heshtjes dhe njė ligj penal i paplotė dhe i paefektshėm, qė pothuajse dėnon zyrtarin qė merr rryshfet po aq sa edhe atė qė e paguan kėtė rryshfet. Tė mos  flasim edhe pėr mangėsitė e punės profesionale dhe mjeteve teknike qė kanė nė dispozicion organet e policisė apo tė prokurorisė pėr tė vėrtetuar para Gjykatės kėto lloj krimesh.

Pra, pyetjet se “si matet korrupsioni dhe sa real ėshtė ai” vėshtirė se do tė marrin ndonjėherė pėrgjigjen e duhur publike. Kjo, pėr faktin se, fatkeqėsisht Administrata Shqiptare ende nuk ka arritur tė bindė sė pari vetė nėnpunėsit e saj se nėse i lejon vetes ose tė tjerėve veprime korruptive, do tė mbash pėrgjegjėsinė pėrkatėse, madje jo vetėm administrative, por edhe penale.

Korrupsioni dhe sjellja korruptive ėshtė edhe objekt i punės sė Ombudsmanit. Sado qė kemi folur shumė pėr korrupsionin, mė duket se koncepti pėr tė rezulton tejet i reduktuar. Madje, deri tani jam i bindur se korrupsioni identifikohet thjesht me mitėdhėnien e mitėmarrjen. Ai ėshtė njė koncept mė i gjerė, sepse korrupsioni shprehet nė ēdo veprim apo mosveprim tė nėpunėsit civil apo shefit tė tij, mjaft qė kėto tė bien ndesh apo tė shprehin indiferencė ndaj zbatimit tė ligjit.

Si Avokat i Popullit bėj thirrje qė Kodi i Proēedurės Administrative dhe Ligji pėr Informimin duhet tė jenė Bibla pėr punėn e pėrditshme tė administratės shqiptare, sepse janė pengesat e para ndaj korrupsionit.

Nisur nga kjo, ajo qė minimalisht u kam kėrkuar dhe do t’i kėrkoja organeve tė Administratės Publike Shqiptare ėshtė qė ēdo ministri apo organ tjetėr qėndror dhe lokal tė promovojė pa asnjė rezervė shėrbimet qė ato iu ofrojnė njerėzve. Shumė mirė bėhet qė pėr njė urdhėr tė Bashkisė bėhen qė nga njoftimet e thjeshta deri tek spotet televizive. Akoma mė mirė do tė ishte qė nė tė njėjtėn mėnyrė apo edhe mė shumė tė veprohet edhe pėr tė gjitha shėrbimet qė “x” bashki apo ministri ofron pėr qytetarėt. Kjo ka tė bėjė me elementin mė tė rėndėsishėm nė luftėn kundėr korrupsionit qė ėshtė transparenca, e cila duhet tė hedhė dritė mbi ēdo veprim administrativ dhe financiar nga ēdo zyrė apo zyrtar.

Na duhet tė pranojmė se parimi i mirėqeverisjes kėrkon dy kushte bazė, transparencėn dhe pėrgjegjėsinė, ngulitje mirė nė kohė tė faktit se qeverisja bėhet gjithmonė nė emėr tė tė qeverisurve, tė cilėt janė shumė tė ndjeshėm ndaj korrupsionit.

Progresi drejt arritjes sė njė shoqėrie sa mė tė ēliruar nga korrupsioni mendoj se kėrkon si kusht thelbėsor:

-    marrja e masave institucionale nėpėrmjet krijimit dhe pėrshtatjes sė legjislacionit dhe strukturave shtetėrore pėr tė parandaluar dhe goditur korrupsionin dhe tė korruptuarit. Ndėr kėto masa pėrfshihen edhe:

-     ngritja e njė organizmi antikorruptiv tė pėrgjegjshėm si para legjislativit ashtu edhe para qeverisė, pėr tė hetuar ankesat dhe tė dhėnat pėr korrupsion.

-    Miratimi i legjislacionit pėr tė mbrojtur denoncuesit, pra njerėzit me kurajo pėr tė raportuar, nga hakmarrja e tė korruptuarit.

-    Paraqitja e njė programi edukativ kundėr korrupsionit me objektiv tė gjitha segmentet e shoqėrisė.

-    Mbrojtja dhe pranimi i ndershmėrisė si nė sjelljen personale, ashtu edhe nė ushtrimin e pushtetit, nuk ėshtė kurrė moralizėm bosh. Madje, kjo po kėrkohet gjithnjė e mė shumė e pikėrisht sot, jo vetėm pėr shqiptarėt, por pėr tė gjithė popujt e rajonit edhe nėpėrmjet Paktit tė Stabilitetit.

Korrupsioni administrativ ėshtė njė barrė e jashtėzakonshme pėr njė vend qė e ka atė. Pasojat dihen: njerėzve iu vjen nė majė tė hundės vetėm kur e mendojnė se ka korrupsion nė qeverisje. Dhe kjo ėshtė edhe njė nga arsyet kryesore qė qeveritė bien, pa mundur tė krijojnė stabilitetin e pritshėm. Nė kėto kushte ėshtė e drejtė ideja se vetėm njė sistem administrativ qė u lejon njerėzve tė dijnė se ēfarė tė drejtash kanė si dhe rrugėt me tė cilat duhet t’i mbrojnė, ėshtė i aftė tė ndėrtojė njė shoqėri tė ēliruar nga korrupsioni.

Bashkėpunimin me shoqėrinė civile e shoh si njė angazhim tė pėrbashkėt pėr tė ndėrtuar atė sistem qeverisjeje tė kontrollit dhe balancės, tė tillė qė ēdo qytetar i zakonshėm tė perceptojė se nė kontakt me administratėn ai do tė trajtohet me drejtėsi dhe ndershmėri. Kjo ėshtė arsyeja qė stafit tim qysh nė fillim tė punės i kam kėrkuar qė t’a trajtojmė ankuesin njėlloj sikur tė ishim vetė ankues. Tė njėjtėn gjė kam parasysh edhe kur mė duhet tė bėj ndėrhyrje pranė organeve tė administratės, kur konkluzionet e hetimit tonė tė ēojnė nė konkluzionin se ankuesi ka tė drejtė. Unė e pėrgėzoj nismėn pėr zhvillimin e njė strategjie anti-korrupsion, si dhe tė krijimit tė njė koalicioni joqeveritar nė luftėn kundėr korrupsionit. Me kėtė rast shpreh edhe angazhimin tim pėr t’iu bėrė krah atyre organizatave tė Shoqėrisė Civile qė do tė jenė tė pėrfshira nė kėtė nismė shumė tė rėndėsishme.

Nė funksion tė asaj qė thashė nė fillim pėr transparencėn, mendoj se sot, nė epokėn e informacionit, kur dihet se ky i fundit forcon individin dhe e bėn mė kėrkues ndaj tė drejtave tė tij, ēdo veprim i paqartė dhe absolutisht i diskrecionit tė pushteteve nuk pėrbėn veēse njė ndryshk korruptiv nė mekanizmin administrativ.

Ēdo vėzhgim i thellė konfirmon se ushtrimi i pushtetit tė ēdo niveli nuk ėshtė i imunizuar nga dobėsitė njerėzore. Pikėrisht kėto ingranazhe tė mekanizmit tė kontrollit dhe balancės kalon edhe misioni lubrifikues i Institucionit tė Ombudsmanit, apo nė Shqipėri – Avokati i Popullit. Pėr tė pėrfunduar po e mbyll fjalėn time me njė pohim tė thjeshtė: uroj qė tė mos keni nevojė pėr ndėrhyrjen e Institucionit tė Avokatit tė Popullit. Nėse po, unė ju garantoj se derėn e keni tė hapur.

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.